Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Fragile Maska e Alesia
    Anėtarėsuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79

    Lightbulb Edmond Budina

    Filmi i regjisorit shqiptar Edmond Budina " Letra ere" ka pasur jehone ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Londer.
    Ne kete festival, jo konkurues, filmi ne fjale eshte shfaqur ne naten e tij te 3 mes realizimeve me te fundit te kinemase boterore, te sapokthyera nga gara e festivaleve te Kanes dhe Venecies.
    Ne filmin "Letra ere" qe eshte bashkeprodhim italo-shqiptar ne rolet kryesore luajne: Edmond Budina,Yllka Mujo, Adele Budina, Violeta Manushi etj.
    I urojme suksese regjisoreve tane qe bejne qe ti degjohet emri edhe Shqiperise per keshtu gjerash
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Po mire prap vazhdon avazi ne festivalet e filmave ku tema eshte po e njejte ? kanuni, emigracioni ?! Sa njerez me pak bagazh percojne kulturen tone ne bote !!

  3. #3
    Fragile Maska e Alesia
    Anėtarėsuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Te Percosh kulturen tone neper bote me tema si emigracioni, kanuni eshte qe te jesh me pak kulture!!!!!!!!!!!!
    Cudi me vjen kur degjoj te tille argument..
    Normalisht ka nje larmi temash por aktuale jane keto dhe pse mos ti japim te gjitha kendveshtrime e ketyre temave????
    Duhen pergezuar keto regjisore qe te pakten bejne qe ti degjohet emri Shqiperise per mire dhe pastaj vjen ajo e perzgjedhura teme qe do i justifikonte...
    Une mendoj suksese dhe jo ti presesh me kembe te pare per gjoja jo tema te goditura.....
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Po por e njejta gje edhe ne festivalin boteror te filmit ne Montreal (shtator 2002 ) e njejta teme ! Kanuni ! A thua se kanuni eshte sot mbizoterues ne jeten shqiptare ! ( qe ne fakt eshte nje problem i ca fshatrave ose ca qytezave ne te cilat 70% e popullsise eshte shperngulur ). Me kete une nuk dua te them qe ky nuk eshte nje problem por nuk duhet identifikuar shoqeria shqiptare vetem me kanun dhe emigracion ! A e dini ju dhe ata regjizore (qe per fat te keq i ka ngelur ora diten qe kane lene Shqiperine) , se Shqiperia ka nj kryeqytet me afro 1000000 banore , qe eshte nje qytet me larmi dinamizmi ne shume fusha te jetes, a e dini ju se aty, ka njerz qe dashurohen, ndahen, drogohen,pasurohen,vetvriten,shkollohen,degjojne muzike,shkojne ne Pub-e dhe lokale moderne qe per hir te se vertetes nuk i gjen as ne perendim , ka shume Radio dhe Tv private te standarteve europiane dhe me gjere, ka nje mentalitet qe dita dites ndryshon ka MODEEEEEEEEEEE !!!! qe nuk e sheh as ketu ne Canada psh ! Ka vetura moderne, dhe shume gjera te tjera, ka edhe jete nate, ka dhe plazhe si ai i Dhermiut !
    Dhe rregjizoret tane e afte njohin vtem dy tema Kanuni dhe Emigracioni ! F.U.C.K. THEM !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Dhe kur me kujtohet filmi "Gruaja pa krahe" prodhim shqiptaro -kanadez (teme kanuni kuptohet !) nje shoku une shqiptar ftoi ne premieren e filmit ca miq te tij nga Montreali (quebecas) per ti treguar Shqiperine !
    Me erdhi shume keq per te kur ata iken pa takuar asnjeri sepse kur pane kush ishte Shqiperia (vendi qe sipas regjizorit mbizoterone kallashi, perdhunimi, dhe vrasja deri e femijve) dhe ndoshta ne te tjeret aty ju dukem si kope ujqerish !
    Kjo per hir te njerezve pa horizont ,pa bagazh, dhe jorealiste qe per fat te keq perfaqesojne kulturen tone ne akivitetet nderkombetare !

  6. #6
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Pėrralla e bukur e “Letra nė erė”

    Edmond Budina
    Pėrralla e bukur e “Letra nė erė”

    Nė Taormina, regjisori shqiptar Edmond Budina, refugjati qė punon nė njė
    ndėrmarrje tė Bassanos, ėshtė shfaqur pėr herė tė parė pėrballė publikut Italian
    me filmin “Letra nė erė” me aktorėt Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Violeta Trebicka
    Banushi

    Edmond Budina mishėron optimizmin e vullnetit. Ndryshe si do t’ia kishte dalė
    mbanė, mes fundit tė viteve ‘80 dhe fillimit tė viteve '90, nga njė njeri i
    spektakleve tė vinte nė krizė regjimin komunist shqiptar, duke e detyruar nė
    fillim tė binte nė ujdi me studentėt e revoltuar e mė pas tė hapej ndaj
    reformave e mė vonė tė tėrhiqej?! Ndryshe si do ia kishte dalė mbanė sot, qė nga
    njė punėtor i thjeshtė i nivelit tė katėrt nė njė fabrikė nė Bassano tė Italisė,
    tė drejtonte njė film qė jo vetėm e ka prezantuar nė festivale tė ndryshme filmi
    nė Itali, por edhe nė Londėr, nė Kinemanė Europiane tė Leēes dhe nė atė tė
    Taorminės, duke realizuar njė vepėr tė njė cilėsie tė mrekullueshme? Pėr kėdo qė
    nuk ėshtė i pasur si ai me njė vullnet tė hekurt dhe njė karakter tė fortė, do
    tė kishte qenė e pamundur tė kalonte nga jeta e njė aktori tė njohur nė
    Shqipėri, nė zėvendėsrektorin e Akademisė sė Arteve dramatike nė Tiranė, nė
    udhėheqės tė njė demokracie qė po lindte nė Shqipėri e mė pas nė njė punėtor
    mekanik nė njė vend tė huaj. As qė imagjinohet sesa forcė mund tė duhet pėr tė
    vazhduar mbajtjen gjallė tė flakės sė artit dhe tė dėshmisė intelektuale pėr tė
    ndihmuar njohjen e atdheut tė largėt, aq shumė tė dashur pavarėsisht zhgėnjimeve
    tė mėdha dhe tė dhimbshme, qė i kanė ndodhur mbas sezonit tė parė tė shpresės.
    Pėr tė xhiruar filmin “Letra nė erė”, Budina ka kėrkuar plot tetė javė leje nga
    puna. Pėr ta prezantuar nė Taormina, ka marrė edhe pesė ditė tė tjera, por pas
    kėsaj, puna e tij ka vazhduar si zakonisht kėto vitet e fundit, nė vendin e tij
    tė punės si kolaudues i grupit hidraulik tė kaldajave me gaz. Sepse nėse arti
    mbush shpirtin, pėr tė mbushur barkun, tėnd dhe tė familjes, gruas dhe dy
    fėmijėve, duhet tė llogarisėsh mirė shpenzimet.

    Ju keni kontribuar nė mėnyrė tė vendosur pėr tė sjellė demokracinė nė Shqipėri e
    megjithatė u larguat. Si kėshtu? Motive ekonomike? Zhgėnjime?
    Qė tė dyja. Kisha ide tė ndryshme nga ato tė lirisė sė shfrenuar qė u imponua
    dhe qė nuk arrinte tė mbronte njerėzit mė tė dobėt. Do tė luftoj gjithmonė pėr
    tė drejtat e tyre. Ėndėrronim njė shoqėri mė tė drejtė, mė pak tė korruptuar,
    ndėrsa atdheu im ra nga njė ferr nė tjetrin, u kalua nga kulti i zotit marksist
    nė atė tė zotit para.

    Kur dhe si mbėrritėt nė Itali?
    E lashė Tiranėn sė bashku me familjen nė '91. Vjehrra ime ishte me kombėsi
    italiane dhe u riatdhesua sė bashku me bashkėatdhetarė tė tjerė, nė bazė tė njė
    marrėveshjeje mes qeverisė shqiptare dhe asaj italiane. Na priti ministri
    Boniver, kėshtu qė i pritėm edhe nga presidenti Cossiga nė Quirinale: dy javė nė
    hotel dhe mė pas… rregullohuni vetė. Ishte shumė e vėshtirė.

    E megjithatė nuk ishit njė njeri si gjithė tė tjerėt. Ishit njė nga
    intelektualėt mė tė fuqishėm shqiptarė.
    Kėtu nuk vlente pėr asgjė fakti se unė kisha punuar si aktor, si nė kinema,
    ashtu dhe nė televizion. Dhe as fakti qė kisha shkruar dhe drejtuar vepra
    teatrore qė ishin regjistruar edhe nė TV. Tė punosh nė botėn e spektaklit nė
    Itali ėshtė shumė e vėshtirė pėr njė Italian, merre me mend sa e vėshtirė mund
    tė jetė pėr njė shqiptar. Duhet ta rinisja nga zero, por jeta tė mėson rregullat
    e saj dhe ti duhet vetėm t’i respektosh.

    Punėtor, por pa hequr dorė nga pėrdorimi i venės suaj krijuese…
    Atė nuk do ta bėja dot kurrė. Nė Bassano nė kohėt e para nuk kisha asnjė rrogė,
    por shpenzoja 20 mijė lira pėr tė shkuar nė Teatrin Astra pėr tė parė
    spektaklet. Njė mbrėmje nė 1993 apo nė 1994, pashė Enrico Maria Salerno nė
    pjesėn "Vdekja e njė tregtari udhėtar”, pjesė tė cilėn e kisha recituar dhe unė
    nė Shqipėri. Qaja nga mallėngjimi dhe nga zemėrimi dhe i thoja vetes se nuk
    duhet tė dorėzohesha por tė luftoja.

    Tė mos dorėzohesh ēfarė do tė thotė?
    «Nė 1995 arrita tė pėrgatisja dhe vija nė skenė si regjisor dhe si actor, me dy
    aktorė tė tjerė nga Padova, njė spektakėl pėr fėmijė me poezitė e Ismail
    Kadaresė qė i kisha pėrkthyer nė italiash, "Pallati i ėndrrave". Pati sukses. Qė
    nga ajo periudhė rrota filloi tė rrotullohet. M’u prezantua njė profesor i
    Universitetit tė Venecias, Antonio
    Atisani, qė mė pas mė njohu me Marco Balianin, i cili mė zgjodhi si protagonist
    tė “Migranti”. Spektakli u shfaq dhe nė Pragė, nė “Piēolo” tė Milanos, nė
    Napoli, Firenze. Pastaj Baliani mė rekomandoi pėr “Un posto al sole”.
    Dalėngadalė gjėrat ndryshuan. M’u ofrua mundėsia tė xhiroja episodin “E diela e
    palmave” nė filmin “Drita e Brindisit” dhe kėshtu, skenari “Letra nė erė” pati
    financim dhe njė producente kurajoze mė ka ndihmuar ta realizoja, Donatella
    Palermo.

    E tani?
    Do tė kthehem nė punėn time si punėtor. Nuk mund ta harroj atė qė kam kaluar kur
    nuk kisha punė. Njė vuajtje dhe ankth i padurueshėm. Ėshtė e pamundur tė jetosh
    duke e ditur se tė nesėrmen nuk do tė kesh asnjė para nė xhep me njė familje pėr
    tė mbajtur nė shpinė. Kėtė vend do ta mbaj fort sa mė shumė tė jetė e mundur.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  7. #7
    Shqipetar i dashur Maska e Never Say Never
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    33

    Lightbulb Edmond Budina, ose Felini shqiptar

    Edmond Budina, ose Felini shqiptar nė Itali
    (GAZETA SHQIPTARE)

    Migena Hoxhalli

    TIRANE

    Prej disa ditėsh mediat e shkruara italiane i kanė lėnė jo pak hapėsirė edhe njė artisti shqiptar. Edmond Budina, ish-aktor dhe regjisor i Teatrit Kombėtar, ka arritur jo vetėm tė depėrtojė nė kinemanė italiane, por dhe tė kokurrojė edhe nė krah tė saj. Eshtė pikėrisht filmi "Lettere al vento" (Letra nė erė), i shfaqur kėto ditė nė Festivalin e Taorminės, me regji tė Budinės, i cili e ka shndėrruar atė nė objekt tė disa artikujve gazetareskė. Kėto tė fundit madje kanė folur me superlativa pėr artistin shqiptar, veēanėrisht pas shfaqjes sė filmit. "Ndodhet njė vend i ri mbi hartėn e kinemasė europiane: Shqipėria. Kėtė e themi pasi kemi parė filmin "Lettere al vento" tė Edmond Budinės…", kėshtu shkruhet nė njė artikull me titull "Lettere al vento ose Shqipėria magjike" nė gazetėn "Il Mesaggero".
    Sipas artikullit, filmin e bėn shumė tėrheqės jo aq historia, se sa stili i pėrdorur nga Budina, i cili pėr realizimi e tij ka bashkėpunuar me aktorėt Bujar Asqeriu, Ermela Teli, etj. "Budina mbetet nė atdhe si njė qenie e tipit tė 'realizmit magjik' me jehona feliniane, ku ndėrthuren ėndrra dhe realitete, tė konkturuar me thjeshtėsi", vazhdon shkrimi i "Il messaggero". Alternimi mes tragjikes dhe absurdes pasqyrohet nė njė subjekt tė gjetur tė Budinės, personazhi kryesor i tė cilt ėshtė Niko, njė baba rreth tė pesėdhjetave. Ai ka pasur njė djalė, i cili rezulton i humbur pas largimit nė njė vend tė largėt. Personazhi kryesor luhet nga vetė Budina, njė ish-profesor gjatė kohės sė komunizmit, i cili nė periudhėn e demokracisė u katandis duke shitur banane. Nė njė tjetėr artikull nė gazetėn "Liberazione" historia pėrkufizohet si retorike, por aspak banale.
    E pėrbashkėta e artikujve tė shkruar pėr Edmond Budinėn nė artikujt e gazetave italiane ėshtė pikėrisht historia e jetės sė tij. Madje nė "Liberazione" subjekti i filmit "Lettere al vento" konsiderohet dhe si i pėrafėrt me biografinė e Budinės, i cili ėshtė larguar nga Shqipėria nė vitin 1991 pėr nė Itali, ku punon si punėtor turbinash hi-draulike nė Bassano del Grappa. I gjetur ėshtė konsideruar edhe titulli i filmit.

    Love And You'll Be Loved

  8. #8
    Shqipetar i dashur Maska e Never Say Never
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    33
    Faqja 22 - KULTURE Tetor 25, 2003

    TE SHTUNEN PREMIERE NE MILLENIUM 2

    "Letrat…" e Budinės mbėrrijnė nė Tiranė

    mi.ho.

    Kėtė fundjavė filmi "Lettere al vento" do tė jetė premierė nė kinema Millenium 2. Ai ka pėr regjisor Edomond Budinėn, i cili prej disa vitesh jeton nė Itali, ku vetėm tani ka mundur tė rigjejė (dhe me sukses) dashurinė e tij tė vjetėr, kinematografinė.

    LAJMI

    TIRANE

    Ajo qė mund tė vlerėsohet mė shumė sesa historia qė tregohet nė kėtė film ėshtė stili me tė cilin ėshtė treguar. Budina nė pozicionin e njė babai arrihet me njė "realizėm magjik" me elemente feliniane, ku tė bie nė sy gėrshetimi i thjeshtė mes realitetit dhe ėndrrės". Kėshtu ėshtė vlerėsuar nga kritika italiane filmi "Letra ere" (Lettere al vento) i regjisorit shqiptar Edmond Budina, gjatė kohės kur ai ishte pjesėmarrės i Bienales sė Taorminės nė Itali. Pas suksesit qė u reflektua dhe nė median e shtetit fqinjė, Budina ka vendosur ta sjellė filmin e tij edhe nė Tiranė, pėr tė marrė duartrokitjet e bashkėkombasve tė vet. Pėr kėtė, nė bashkėpunim me Institutin Italian tė Kulturės nė Tiranė, nė datėn 25 tetor nė kinema Millenium 2 do tė jetė premiera e filmit "Letra ere". Pėr kėtė regjisori Budina, i cili aktualisht punon si teknik nė njė fabrikė nė Basano (sipas medias italiane), do tė mbėrrijė sot nė Tiranė.
    Filmi "Lettere al vento" i Edmond Budinės ėshtė njė bashkėprodhim italo-shqiptar, ku regjisor dhe aktor kryesor ėshtė vetė ai. Aktorėt me tė cilėt ai ka bėrė tė mundur realizimin e kėtij filmi janė emra tė njohur tė skenės dhe ekranit shqiptarn duke filluar qė nga Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Naun Shundi e deri tek mė tė rinjtė, si Ermela Teli, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli etj. Filmi ėshtė xhiruar nė Shqipėri dhe Itali. Pėr herė tė parė ai ėshtė shfaqur nė ekranin italian nė datėn 13 qershor tė kėtij viti. Pas prezantimit dinjitoz nė Bienalen e Taorminės, filmi i Budinės arriti tė futej edhe nė njė tjetėr varg konkurrentėsh. Kėtė herė nė edicionin e shtatė tė Festivali tė Kinemasė Italiane nė Gailo (Itali).
    Love And You'll Be Loved

  9. #9
    Shqipetar i dashur Maska e Never Say Never
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    33
    reklama e filmit




    Edmond BUDINA




    Foto nga Filmi

    Love And You'll Be Loved

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Urimet e mija te sinqerta.
    Suksese te metejshme regjizorit Budina.Une e kam nbjohur si aktor teper i zakonshem per te mos thene i rendomte.Por shikoj se ne fushen e regjise po shkelqen.
    Krenohemi me njerez te tille,qe vec emrit te tyre bejne te njohur neper bote edhe emrin e atdheut tone te vogel.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Edmond Shallvari
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 02:58
  2. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  3. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  4. Dhimosten Budina, arkeologu qė ruajti freskinė e Butrintit
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2004, 21:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •