Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Cilat jane bankart e interesuara per Banken e Kursimeve

    OTP ėshtė duke plotėsuar dokumentet pėr tė marrė pjesė nė tender, pritet t’i dorėzojė ato brenda 3 ditėve

    Privatizimi i Bankės sė Kursimeve, “Raiffeisen Bank” interesohet zyrtarisht

    Banka austriake ėshtė banka e parė qė shpreh zyrtarisht interes, duke hyrė nė garė pėr blerjen e Bankės sė Kursimeve

    Bledjana Beqiri

    “Raiffeisen Bank” shpreh zyrtarisht kėrkesėn e saj pėr blerjen e Bankės sė Kursimeve. Banka austriake ėshtė banka e parė qė ka tėrhequr dokumentacionin pėr tė marrė pjesė nė tenderin ndėrkombėtar pėr blerjen e bankės mė tė madhe tė nivelit tė dytė nė vendin tonė. Dje “Raiffeisen Bank” ka paraqitur kėrkesėn zyrtare pėr tė marrė pjesė nė fazėn parakualifikuese, duke qenė kėshtu edhe banka e parė qė interesohet zyrtarisht pėr Bankėn e Kursimeve. Kėtė e ka pohuar ekskluzivisht pėr gazetėn “Shekulli” drejtori i Bankės sė Kursimeve, Ardian Kamberi, i cili sqaron se ėshtė nė pritje tė kėrkesave tė tjera. Edhe pse kanė mbetur vetėm 3 ditė kohė nga skadimi i afatit pėr shprehjen e interesit dhe pėr tėrheqjen e dokumenteve pėr tė marrė pjesė nė tenderin ndėrkombėtar pėr blerjen e Bankės sė Kursimeve, “Raiffeisen Bank” nuk ėshtė banka e vetme qė “lakmon” bankėn mė tė madhe tregtare nė Shqipėri. Sipas Kamberit, Banka e Kursimeve e Hungarisė (OTP) gjatė ditėve tė fundit ka shprehur publikisht interesin e saj dhe aktualisht ėshtė nė fazėn e pėrgatitjes sė dokumenteve pėr tė marrė pjesė nė tender, me qėllim qė t’i dorėzojė ato brenda datės 20 tetor. “Edhe gjatė komunikimit me kėshilltarin e privatizimit tė Bankės sė Kursimeve, Banka e Kursimeve tė Hungarisė ka shprehur interes, por deri tani ajo nuk ka dorėzuar dokumentet pėr tė marrė pjesė nė tender”, -pohon Ardian Kamberi. Kėshtu, pas “thyerjes sė akullit” nga banka austriake, e cila ka njė shtrirje pothuajse nė tė gjithė rajonin, drejtori i Bankės sė Kursimeve pohon se ėshtė nė pritje tė kėrkesave tė tjera nga investitorė tė mundshėm strategjikė. “Raiffeisen Bank” ka shprehur interesin e saj qė prej disa muajsh, por kjo bankė kishte vėnė njė kusht pėr blerjen e Bankės sė Kursimeve, gjė qė tregonte se nuk kishte shumė besim nė tenderin e hapur ndėrkombėtar. Kjo bankė disa muaj mė parė kėrkoi blerjen e e 100 pėr qind tė aksioneve tė Bankės sė Kursimeve, por me njė kusht, qė tė pėrjashtohej nga tenderi i hapur ndėrkombėtar, duke kėrkuar kėshtu mosrespektimin e ligjit “Pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve”. Ndėrkohė qė sipas Kamberit, shprehja zyrtare e interesit pėr tė marrė pjesė nė tender, tregon se banka e mirėnjohur austriake ka kuptuar tashmė transparencėn e shitjes sė Bankės sė Kursimeve dhe kėrkon qė tė marrė pjesė nė kėtė tenderin. Ky ėshtė njė hap tepėr i rėndėsishėm pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve, duke treguar se investitorėt e huaj strategjikė janė tė interesuar pėr tė blerė Bankėn e Kursimeve dhe se kjo bankė ėshtė “atraktive” nė treg.
    Pak kohė mė parė pėrveē interesit tė shprehur nga “Raiffeisen Bank” dhe mė pas edhe nga Banka e Kursimeve e Hungarisė (OTP), tė interesuara gjithashtu ishin “Citigroup” dhe “UBS”. “Citi Group” premtoi qė me partnerėt e saj do tė ekspozonte Bankėn e Kursimeve, ndėrkohė qė nė tė njėjtin pozicion gjendet edhe UBS (Union Bank), e cila ka shprehur interes pėr tė pasqyruar privatizimin e Bankės sė Kursimeve. Por pėr momentin asnjė nga kėto dy banka nuk ka dhėnė ndonjė sinjal nė lidhje me ndonjė interesim tė mundshėm pėr Bankėn e Kursimeve.


    Procedurat e privatizimit
    Data 20 tetor ėshtė afati i fundit pėr shprehjen zyrtare tė interesit pėr Bankėn e Kursimeve, duke tėrhequr dokumentacionet e nevojshme pėr tė marrė pjesė nė tenderin e hapur ndėrkombėtar. Kamberi sqaron se pas kėsaj date, do tė shpallen bankat qė janė kualifikuar pėr tė marrė pjesė nė tender, pra ato banka qė kanė plotėsuar tė gjithė dokumentacionin e kėrkuar nga qeveria shqiptare, dokumente kėto qė pėrcaktohen qartė edhe nė ligjin “Pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve”.
    Kėshtu, sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave pasi investitorėt strategjikė paraqesin dokumentet, si dhe kualifikohen pėr tė marrė pjesė nė tender, ato duhet qė tė dėrgojnė stafin e tyre pėr vlerėsuar Bankėn e Kursimeve. Kamberi sqaron pėr “Shekullin” se rreth datės 15 dhjetor bankat pjesėmarrėse nė tender duhet tė paraqesin dokumentet financiare, tė cilat pėrmbajnė edhe shumėn qė ato do tė ofrojnė pėr blerjen e Bankės sė Kursimeve. Sipas ligjit, forma e privatizimit tė Bankės sė Kursimeve do tė jetė ajo e transferimit tė sė drejtės 100% tė aksioneve tek njė palė e tretė, i cili mund tė jetė investitor strategjik, institucion financiar, ose kompani vendase. Autoritetet e mendojnė se do tė ketė mjaft interes nė privatizimin e Bankės sė Kursimeve dhe kryesisht interesi tė jetė nga njė numėr i madh bankash tė vendeve fqinjė.


    Pse interesohet “Raiffeisen Bank”
    “Qėllimi i kėsaj banke ėshtė tė zhvillojė njė aktivitet tė mirėfilltė bankar, tė rrisė konkurrencėn bankare, tė kreditojė ekonominė shqiptare, biznesin privat dhe ekonominė familjare pėr nevojat qė ka, si dhe tė integrojė Bankėn e Kursimeve nė rajon, atje ku ajo ėshtė e shtrirė”, -shprehet Ardian Kamberi. Kėrkesa e “Raiffeisen Bank” ėshtė pėr ta kthyer Bankėn e Kursimeve nė njė qendėr rajonale pėr shumė shėrbime tė tjera, qė kanė tė bėjnė me pagesat. Kjo bankė ėshtė shtrirė me degėt e saj nė Kosovė, Kroaci dhe nė Bosnjė-Hercegovinė, pra ėshtė njė rajon qė ata e kanė nė strategjinė e tyre tė zgjerimit.


    Investitorėt

    Cilat janė bankat e interesuara

    -“Raiffeisen Zentralbank Österreich AG” ėshtė institucioni qendror drejtues i grupit bankar austriak “Raiffeisen”. Duke qenė njė grup bankar universal, ai ofron njė gamė shumė tė gjerė shėrbimesh financiare. Ky grup ėshtė ndėr mė tė njohurit institucione komerciale dhe investuese jo vetėm nė Austri por edhe nė tė gjithė Evropėn Qendrore dhe Lindore.

    -Banka e Kursimeve e Hungarisė (OTP) e krijuar qė nė vitin 1949 ėshtė bėrė njė bankė publike nė vitin 1990, pėr tė kaluar mė pas nė procesin e privatizimit. Aktualisht, rreth 81 pėr qind e kapitalit tė kėsaj banke ose rreth 5 miliardė dollarė zotėrohet nga investitorė tė huaj (jo hungarezė). Kjo ka bėrė qė OTP tė rezultojė njė bankė fitimprurėse, duke qenė njėkohėsisht edhe banka mė e madhe nė Hungari.

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    “Shėnjestrat potenciale pėr t’u blerė nga OTP, janė bankat nė rajonin e Europės Qendrore dhe Juglindore”

    OTP: “Banka e Kursimeve, pjesė e strategjisė sonė nė rajon”


    Bledjana Beqiri

    TIRANĖ - Banka hungareze OTP, e cila ėshtė njė nga bankat e interesuara pėr blerjen e Bankės sė Kursimeve, ka deklaruar dje strategjinė e saj pėr shtrirje jashtė vendit, duke nėnvizuar “shėnjestrat e saj potenciale”. Esmeralda Selita, pėrfaqėsuesja nė Shqipėri e kompanisė mediatike monitoruese MMD, e cila e ka OTP-nė njė nga klientėt e saj, tha dje nė njė deklaratė pėr shtyp se “shėnjestrat potenciale bankare pėr blerje nga banka OTP janė bankat qė veprojnė nė rajonet e Europės Qendrore dhe Juglindore”. Nė kėtė kuadėr, OTP ka pėrgatitur dhe parashtruar nė fund tė tetorit tė kėtij viti, pranė Ministrisė sė Financave njė letėr synimi, si dhe ofertėn e parakualifikimit pėr blerjen e njė pjese strategjike tė Bankės sė Kursimeve. Pėrfaqėsuesja Selita, tha se OTP ėshtė themeluar nė vitin 1949 dhe ėshtė kthyer nė njė bankė private nė vitin 1992, ajo pohon mė tej se “OTP ėshtė aktualisht banka mė e madhe nė tregun bankar tė Hungarisė me gati 40 anėtarė”. Pjesa e tregut qė zė banka OTP nė sistemin bankar hungarez ėshtė 20.1 pėr qind, ndėrsa vlerėsimi i bankės, sipas tregut sot kap shifrėn 3.7 miliardė dollarė amerikanė. Gjatė dhjetė viteve tė fundit kjo bankė hungareze para se tė shprehte interesim pėr Bankėn shqiptare tė Kursimeve ka realizuar operacione tė ngjashme nė Sllovaki e Bullgari. Nė maj tė vitit 2003 si njė fazė e mėvonshme nė shtrirjen rajonale tė bankės OTP, pėrfaqėsuesit e institucionit tė kredisė lidhėn njė kontratė pėr blerjen e aksioneve tė bankės mė tė madhe bullgare me pakicė DSK, e cila ka qenė 100 pėr qind pronė shtetėrore. “Nė 2003, revista “Euromoney” e shpalli OTP-nė si “Banka mė e mirė nė Hungari” ndėrsa revista “The Banker” i fali titullin “Banka mė e mirė e tregjeve nė zhvillim”, - shtoi Selita.



    07/11/2003
    KATEGORIA: Ekonomi
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    BERZH: “Banka e Kursimeve mban peng funksionimin normal tė sektorit bankar nė Shqipėri”

    Banka e Kursimeve, ēelėsi i rritjes sė kreditimit


    Bledjana Beqiri

    Mosprivatizimi i Bankės sė Kursimeve ka penguar zhvillimin e sistemit bankar nė Shqipėri. Ky ėshtė njė vlerėsim qė ka bėrė Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) gjatė studimit tė fenomenit tė tranzicionit nė vendin tonė. “Privatizimi i Bankės sė Kursimeve, si bankė dominuese nė sektorin bankar, ėshtė thelbėsore pėr nxitjen e konkurrencės nė sektorin bankar dhe rritjen e mundėsive pėr financim nga sektori privat”, -shprehet Willem Buiter, shef-ekonomist nė Bankėn Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim. Sipas tij, nėse Banka e Kursimeve do tė privatizohej, do tė rriste konkurrencėn dhe ndėrmjetėsimin nė sistemin bankar, si dhe do tė garantonte padyshim njė funksionim mė tė mirė tė sektorit bankar nė Shqipėri. Tė njėjtėn gjė pak kohė mė parė e ka deklaruar edhe drejtori i pėrgjithshėm i Bankės sė Kursimeve, Ardian Kamberi, sipas tė cilit Banka e Kursimeve duhet tė fillojė sa mė shpejt kreditimin. Sipas studimit tė BERZH-it, privatizimi i Bankės sė Kursimeve mund tė luajė njė rol pozitiv nė rritjen e huadhėnies pėr sipėrmarrjen private dhe pėr investimet e reja tė tyre, duke rritur gjithashtu edhe konkurrencėn ndėrmjet bankave private nė vend. Buiter pohon se banka mė e madhe e nivelit tė dytė nė vend, Banka e Kursimeve, mund tė ndihmojė nė rritjen e kreditimit afatgjatė tė ekonomisė. Aktualisht nė vendin tonė bankat e nivelit tė dytė janė tė prirura pėr tė dhėnė kredi afatshkurtra dhe afatmesme dhe mė pak kredi afatgjata. Por, nėse Banka e Kursimeve do tė riniste kreditimin, pas mėse 5 vjetėsh bllokim, ajo do tė ndikonte nė rritjen e kreditimit dhe nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Kamberi ka pohuar pėr gazetėn “Shekulli” pas kohė mė parė se edhe nėse Banka e Kursimeve nuk do tė arrinte tė privatizohej brenda kėtij viti, nė fillim tė vitit tė ardhshėm kjo bankė do tė rriste kreditimin e ekonomisė. Kėshtu ka ardhur koha qė banka mė e madhe e nivelit tė dytė nė vendin tonė tė fillojė tė operojė si njė bankė private, pėr tė zhvilluar mė tej sektorin financiar shqiptar. Buiter ėshtė shprehur se “sektori financiar nė Shqipėri ka bėrė progres tė dukshėm vitet qė shkuan me Bankėn e Shqipėrisė e cila luan njė rol udhėheqės nė sektorin financiar”. Sipas tij, pas krizės sė skemave piramidale tė vitit 1997, besimi pėr sektorin bankar po rritet gradualisht, gjė qė tregohet nga rritja e depozitave nė monedhė tė brendshme dhe nė valutė, nga forcimi i konsiderueshėm i mbikėqyrjes bankare, si dhe nga fillimi i funksionimit tė skemės sė sigurimit tė depozitave nė muajin tetor 2002".
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Privatizimi i Bankės sė Kursimeve ėshtė nė rrugė tė mbarė. Procesi i ristrukturimit ka pėrfunduar nė afatin e parashikuar dhe aktualisht dy banka tė huaja janė tė interesuara pėr tė blerė Bankėn e Kursimeve. “Banka e Kursimeve ėshtė njė avantazh pėr ēdo investitor, kjo bankė zotėron rreth 53 pėr qind tė depozitave”, -ėshtė shprehur drejtori i pėrgjithshėm i Bankės sė Kursimeve, Ardian Kamberi. Ndėrkohė qė Silvia Wisniwski, drejtore e Akademisė Ndėrkombėtare tė Bankave ka deklaruar se Shqipėria ėshtė njė vend qė ndodhet shumė prapa me procesin e privatizimit tė Bankės sė Kursimeve. Sipas saj, Banka e Kursimeve, e cila zotėron 55 pėr qind tė tregut, prej vitesh vazhdon pėrpjekjet pėr t’u ristrukturuar, me qėllim qė ajo tė jetė e shitshme nė tregun ndėrkombėtar. “Niveli i ristrukturimit tė Bankės sė Kursimeve ka pėrfunduar nė shtator tė kėtij viti”, -ka cituar pėr gazetėn “Shekulli” Ardian Kamberi. “Kjo bankė ėshtė shumė e madhe dhe ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė gjetur njė investitor, i cili ėshtė nė gjendje tė mobilizojė kaq shumė resurse”, -ėshtė shprehur Wisniwski, duke deklaruar se: “kjo bankė nuk ėshtė ristrukturuar deri nė atė pikė sa do tė dėshironte njė investitor perėndimor dhe megjithė prezencėn e madhe tė bankave ndėrkombėtare nė Shqipėri, qytetari i thjeshtė nė Shqipėri vazhdon tė jetė i varur nga Banka e Kursimeve”. Por, drejtori Kamberi sqaron se ato qė ka deklaruar Wisniwski pėr Bankėn e Kursimeve nuk i korrespondojnė aspak me realitetin e sotėm. “Banka e Kursimeve ėshtė nė gjendje tė mobilizojė tė gjitha resurset edhe pa u privatizuar, ndėrkohė qė madhėsia e saj pėrbėn njė avantazh mė shumė pėr investitorėt”, -pohon Kamberi. Sipas tij, Banka e Kursimeve ka gjetur tashmė investitorėt e kėrkuar, madje dy prej tyre janė nė konkurrencė tė drejtpėrdrejtė, “Raiffesein Bank” nga Austria dhe Banka OTP nga Hungaria.


    Kush ėshtė Banka e Kursimeve:

    -Banka e Kursimeve zotėron rreth 53 % tė depozitave tė sistemit bankar shqiptar
    -Banka e Kursimeve ėshtė nė gjendje tė mobilizojė tė gjitha resurset edhe pa u privatizuar
    -Banka e Kursimeve ka gjetur tashmė investitorėt e kėrkuar, RZB- Austri dhe OTP-Hungari
    -Banka e Kursimeve ka pėrfunduar gjatė kėtij viti nivelin e ristrukturimit
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    HUNGAREZET DUAM TE BLEJME 100% BANKEN E KURSIMEVE

    Teuta Shamku

    Ne garen per privatizimin e Bankes se Kursimeve mes dy bankave te huaja, austriakes "Raiffeisen Zentralbank" dhe hungarezes "OTP Bank", nese kjo e fundit fiton, do te bleje 100 per qind aksionet e BK-se. Kete fakt e ka bere te ditur perfaqesuesi i OTP Bank, z.Wolf qe eshte dhe kryetar i Bordit drejtues te bankes. "Ne jemi njohur me Banken e Kursimeve dhe kemi pare edhe deget e saj ne rrethe, te cilat kane nevoje te ristrukurohen. Por e rendesishme eshte se ne mendojme se Banka e Kursimeve eshte me kualitet", eshte shprehur z.Wolf. Ai gjithashtu ka vleresuar me tone pozitive vendin tone, duke u shprehur se ne nje te ardhme edhe Shqiperia do t’i bashkohet familjes se madhe evropiane. Sipas perfaqesuesve te OTP Bank, rritja e favorshme dhe perspektivat e favorshme te zhvillimit te ekonomise shqiptare dhe sistemit bankar shqiptar jane faktoret pas shfaqjes se interesimit te Bankes OTP per blerjen e institucionit me te madh financiar shqiptar, i cili eshte edhe institucioni i fundit i tille qe eshte ende prone shteterore. Ne tenderin e privatizimit te Bankes se Kursimeve OTP Bank, mbeshtet ne tre pika kryesore qe mund t’a kualifikojne ate. Se pari eshte cmimi qe do te afrohet per blerjen e BK-se, i cili per t’a eshte primare, se dyti si pike te forte hungarezet paraqesin stabilitetin e tyre jo vetem ne Hungari por edhe ne disa vende te Evropes, dhe se treti eshte paraqitja e nje planbiznesi ambicioz qe do t’i paraqitet autoriteteve shqiptare.

    Persa i perket vleres se shitjes se BK-se, z.Wolf tha se ne jemi ne gjendje te ofrojme nje cmim te mire. Por mbi te gjitha ai ofron sigurine e nje sistemi bankar perfekt. "Ne kemi nje profil shume te mire si banke. Kush fut parate ne banken tone nuk ka me probleme me sigurine", eshte shprehur z.Wolf.
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    OTP BANK BANKING ME INTERNET

    Nese Banka e Kursimeve do te blihet nga banka hungareze OTP Bank, qytetaret shqiptare do te kene mundesi te kryejne sherbimet qe iu duhen me banken edhe nepermjet internetit. Por me pare hungarezet do te perfeksionojne sistemin elektronik ne te gjithe deget e Bankes se Kursimeve. Jo vetem kaq, sherbimet bankare ndaj klientit mund te kryhen edhe nepermjet telefonise mobile "te levizshme). "Ne patjeter mendojme te fusim shume sherbime te reja bankare ne Banken e Kursimeve nese do t’a blejme ate. Kjo duke futur kudo sistemin elektronik, do te fusim cartat bankare, bankingun me internet dhe me telefon celular, do te ofrojme mundesi te reja per tregtaret e vegjel, si dhe nje sistem te mirfillte menaxhimi bankar", tha nder te tjera z.Wolf.



    Kush eshte OTP Bank

    "OTP Bank" eshte me e madhja ne Hungari. Kohet e fundit kjo banke ka blere banken me te madhe ne Bullgari. "OTP Bank" eshte 22 here me e madhe se Banka e Kursimeve. Banka OTP, eshte themeluar ne vitin 1949. Ne vitin 1992 eshte privatizuar. Eshte banka me e madhe ne tregun bankar te Hungarise qe ka gati 40 anetare, dhe eshte nje banke qe ka dale e afte per te rritur rentabilitetin e saj ne kuadrin e konkurrimit te forte. Banka OTP, ka 15 mije punonjes. Ne Hungari ka 35 banka te nivelit te mesem dhe te ulet qe zoterojne 65 per qind te tregut. Pjesen tjeter te tregut e zoteron OTP Bank. Ka 700 mije kliente si dhe 300 mije konsumatore qe operojne nepermjet internetit apo ne kumunikim me telefon mobil.

    Ne kuadrin e konkurrences ne rritje, banka me e madhe e Hungari arriti ta ruante poziten e saj kryesuese ne fushen e sherbimeve per klientet me pakice si dhe per bashkite e pushtetit lokal, nderkohe qe ajo rriti mjaft pjesen e saj te sektorit te biznesit dhe te firmave, ku ajo ze sot gjithashtu nje nga pozitat me te larta. Qe kur Banka OTP i ofroi veten tregut nderkombetar ne vitin 1995, bursa ka vleresuar arritjet gjithnje e ne permiresim te kesaj banke me nje cmim aksionesh qe eshte rritur ne menyre dinamike; vleresimi i bankes sipas tregut sot kap shifren USD 3.7 miliarde.

    Ne 2003, si ne vitet e meparshme, revista "Euromoney" i fali Bankes OTP titullin "Banka me e Mire ne Hungari". Nje nga arsyet pas perzgjedhjes se Bankes OTP per kete cmim kane qene blerjet e suksesshme te Bankes ne Sllovaki dhe Bullgari. Ekspertet tek revista "The Banker", e cila ka midis lexuesve te saj biznesmene dhe bankiere me influence, i fali Bankes OTP titujt "Banka me e Mire e Tregjeve ne Zhvillim e siper" dhe "Banka me e Mire ne Hungari".

    Strategjia e OTP-se ne tregjet jashte vendit

    Rezultatet qe ka arritur Banka OTP perputhen me nje strategji qe synon te ruaje dhe te perforcoje pozitat e saj, kerkon te permiresoje perqindjet e perfitimit ne tregun vendas, dhe qellon te perdore, duke u mbeshtetur ne eksperiencen dhe rezultatet ne vend, njohurite e fituara ne kuadrin e blerjeve jashte shtetit. Rezultati i strategjise se blerjeve, e cila eshte menduar dhe themeluar mire, eshte qe Banka OTP shihet si nje institucion financiar i konsiderueshem i mesem ne tregjet valutore evropiane, me nje rol vendimtar ne rajon. Shenjeshtrat potenciale bankare per blerje nga Banka OTP jane bankat qe veprojne ne rajonet e Evropes qendrore dhe juglindore. Niveli i larte i perqindjeve te perfitimit ne vend siguron nje baze te qendrueshme per shtrirjen nderkombetare te Bankes. Banka doli e suksesshme ne 2002 si ne zbatimin e strategjise se saj afatmesme duke perfshire rritjen nepermjet shtimit te firmave qe ajo blen, qe do te perputhet me rritjen e saj organike, ashtu dhe ne shtrirjen rajonale dhe nderkombetare qe pervijohet brenda kesaj strategjie: blerja e IRB-se se Sllovakise ne pranvere te vitit 2002 perberi hapin e pare drejt transformimit te Bankes OTP ne nje pjesemarrese mbizoteruese ne rajonin e Evropes qendrore-lindore. Institucioni me i madh i kredise ne Hungari priste qe veprimtarite tek IRB do te fillonin te beheshin rentable ne vitin 2004.

    Shtrirja ne rajon

    Ne maj 2003, si nje faze e mevonshme ne shtrirjen rajonale te Bankes OTP, perfaqesuesit e institucionit te kredise lidhen nje kontrate per blerjen e aksioneve te bankes me te madhe bullgare me pakice, DSK, e cila ka qene 100 % prone shteterore. Pas blerjes se bankes bullgare, Banka OTP shpalli nje partneritet strategjik prej te cilit do te rrjedhin te mra jo vetem per institucionin me te madh financiar bullgar ne sektorin e bankave me pakice dhe per klientet e saj, por edhe per te gjithe ekonomine bullgare. Vegla per arritjen e kesaj eshte nje strategji pesevitore e cila eshte hartuar per banken bullgare, e cila perqendrohet ne krijimin dhe shtimin e vleres. Gjate 5 viteve te ardhshme, nje projekt zhvillimi i shpallur qe perpara, me vlere prej 600 million levash bullgare, do te mbeshtese instalimin e nje sistemi tekno-informatik bashkekohor, do te siguroje mundesine e bankimit ne Internet dhe me celular, do te rinovoje zyrat e filialeve, dhe do te perforcoje rolin jetik dhe te qendrueshem te Bankes DSK ne tregun bullgar te bankave.
    PAUCA SED MATURA

  7. #7
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Kerkova edhe per Raiffeisen Bank por nuk gjeta nje rezyme te punes se saj dhe statistika per ti sjelle. Mgjth pashe qe kjo banke eshte e shtrire ne te gjithe evropen lindore dhe qendrore, duke filluar nga Austria hungaria bullgaria cekia gjermania sllovenia polonia serbia bosnj-herzegovina rumania........

    Ketu ne ceki eshte nje banke e cila perdoret me shume nga biznesmenet pasi ka sherbime te shumta por me cmim pak me te larte se te tjerat.
    PAUCA SED MATURA

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Koment
    A i duhet dorėzuar Banka e Kurisimeve njė dore tė vetme?

    Pavarėsisht se sot ndoshta nuk ekzistojnė kushtet ideale pėr tė pasur edhe njė investitor shqiptar, pėrsėri qeveria nuk duhet tė heqė dorė pėrfundimisht nga pronėsia mbi kėtė bankė





    Nga Adriatik Kotorri / Data (25-11-2003)


    Pas kalvarit tė deritanishėm tė privatizimit tė Bankės sė Kursimeve sot jemi nė njė situatė ku pėr privatizimin e saj janė ofruar dy investitorė tė huaj. Konkretisht, nė fillim Raiffeisen Bank, e cila pėr kėtė raund tė ri tė privatizimit ka qenė banka e parė e interesuar pėr tė marrė pjesė nė blerjen e Bankės sė Kursimeve. Mė vonė, nė javėt e fundit, ėshtė shfaqur banka hungareze OTP. Pavarėsisht pėrvojave dhe projekteve tė ndryshme qė ofron secila prej kėtyre dy bankave, njė gjė ėshtė e pėrbashkėt: secila prej tyre pretendon blerjen e 100% tė aksioneve tė Bankės sė Kursimeve. Pėr mendimin tim, ėshtė e vėshtirė qė ky fakt tė kategorizohet nė mėnyrė tė prerė si pozitiv apo negativ. Ashtu siē mund tė sjellim argumente pro kėtij fakti po ashtu mund tė nxjerrim problemet qė mund tė shfaqen nga njė pronar i vetėm i huaj i bankės mė tė madhe nė vend.
    Personalisht argumentin do ta nisja me pyetjen: A i duhet dorėzuar njė biznesi tė huaj pronėsia absolute e kėsaj banke?
    Pėr mendimin tim, jo! Pavarėsisht se kush do tė jetė pronari i ri i Bankės sė Kursimeve, nuk duhen pėrjashtuar investitorėt shqiptarė nga mundėsia qė tė zotėrojė njė pjesė tė kėsaj saj, qoftė edhe simbolike. Pavarėsisht se sot ndoshta nuk ekzistojnė kushtet ideale pėr tė pasur edhe njė investitor shqiptar, pėrsėri qeveria nuk duhet tė heqė dorė pėrfundimisht nga pronėsia mbi kėtė bankė. Pėr mendimin tim, qeveria duhet tė konservojė njė pjesė tė aksioneve tė BK, tė themi 15 deri nė 25 %, nė mėnyrė qė nė njė tė ardhme tė afėrt t’ua dorėzojė investorėve vendas, kur kėta tė jenė nė gjendje qė t’i blejnė. Kėshtu, dhėnia e pjesės mė tė madhe tė aksioneve tė kėsaj banke (dhe jo 100%) njė investori tė huaj jo vetėm qė kėnaq nė mėnyrė tė konsiderueshme nevojėn e qeverisė pėr tė mbushur arkėn e shtetit, por ėshtė mė se e justifikueshme edhe pėr investitorin e huaj qė tė ndėrmarrė investime serioze pėr ta ristrukturuar bankėn dhe pėr tė sjellė nė kėtė mėnyrė pėrvojėn e tij nė fushėn e menaxhimit tė bankave.
    Ndėrsa nė tė kundėrt privatizimi i plotė i saj dorėzon kontrollin e plotė tė sistemit bankar tė huajve (kujtojmė qė nė Shqipėri pjesa dėrrmuese e bankave janė tė huaja) duke prekur indirekt sovranitetin e ekonomisė shqiptare. Nga ana tjetėr, kjo privon bizneset shqiptare, tė cilat nė njėfarė mėnyre kanė filluar qė tė investojnė nė kėtė drejtim, qė tė kenė mundėsi qė tė pėrfitojnė nga avantazhet qė sjell pronėsia mbi kėtė bankė. Pėr mė tepėr privatizimi i plotė i ndėrmarrjeve shtetėrore ėshtė njė praktikė e papėrdorur nga vendet e tjera nė tanzicion, aq mė tepėr qė nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė ndėrmarrje qė ka njė pozicion tė rėndėsishėm nė treg.
    Sidoqoftė, gjithēka mbetet pėr t’u parė nė javėt nė vazhdim, kur edhe do tė marrim vesh pėr fatin e kėsaj banke. Dhe nėse do tė ndodhė ajo qė ėshtė paralajmėruar, pra dorėzimi i 100% tė aksioneve njė investitori tė vetėm, atėherė na mbetet tė shpresojmė qė tė paktėn ky investitor tė realizojė projektin qė ka prezantuar. Pasi ka ndodhur qė shumė investitorė tė huaj kanė premtuar shumė para procesit tė privatizimit, madje edhe nė kėtė sektor (rasti i KENT Bank qė privatizoi BKT-nė), por pas tij nuk kanė ofruar thuajse asgjė.
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sistemi bankar
    Privatizimi i BK-sė, pėrjashtohen nga pjesėmarrja bizneset shqiptare

    Kamberi: “Politika e qeverisė shqiptare pėr sektorėt shtetėrorė me rėndėsi strategjike ka qenė qė tė privatizohen nga investitorė strategjikė, prandaj edhe biznesmenėt shqiptarė janė pėrjashtuar nga privatizimi i Bankės sė Kursimeve”






    Orieta Zhupa / Data (25-11-2003)


    Banka e Kursimeve, banka mė e madhe nė vend, pritet tė privatizohet mė 16 dhjetor tė kėtij viti. Pas shumė vitesh diskutimi pėr privatizimin e kėsaj banke duket se mė nė fund ky proces do tė finalizohet. Pretendentėt pėr blerjen e kėsaj banke janė dy tė ashtuquajturit investitorė strategjikė: Banka hungareze OTP Bank dhe banka austriake Raiffaisen Bank. Tė dyja kėto banka janė shprehur tė gatshme tė blejnė deri 100 pėr qind tė vlerės sė kėsaj banke, ndėrkohė qė edhe shteti shqiptar ėshtė i gatshėm ta shesė tė gjithė kėtė vlerė. Qeveria e ka marrė vendimin pėr ta shitur kėtė bankė tek njėra prej bankave tė huaja, ndėkohė qė nuk ka marrė parasysh kėrkesėn e vazhdueshme tė biznesit pėr tė marrė njė pjesė tė aksioneve tė kėsaj banke gjigante. Sipas Ardian Kamberit, drejtor i Bankės sė Kursimeve, kjo ėshtė bėrė pasi biznesmenėt shqiptarė nuk do tė mund ta menaxhonin me sukses kėtė bankė me rėndėsi tė madhe pėr ekonominė shqiptare. Por Luan Bregasi, kryetar i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė tė Shqipėrisė, tha: “Biznesmenėt shqiptarė i kanė mundėsitė dhe potencialet pėr ta privatizuar dhe pėr ta menaxhuar me sukses kėtė bankė”. Biznesmenėt shqiptarė e kanė treguar veten se dinė tė menaxhojnė edhe sektorė tė rėndėsishėm dhe me kapital tė madh. Kėshtu, njė prej sektorėve qė po menaxhohet me sukses nga biznesmenėt shqiptarė ėshtė tregu i sigurimeve. Privatizimi i Bankės sė Kursimeve nga investitorė shqiptarė do tė bėnte qė fitimet e realizuara tė ngeleshin brenda kufijve tė Shqipėrisė. Kamberi shprehet se biznesmenėt shqiptarė dalin tė fituar edhe nėse nuk marrin pjesė nė privatizimin e kėsaj banke, pasi ata do tė jenė pjesė e kredive qė do tė aplikohen nga kjo bankė me privatizimin e saj. “Politika e qeverisė shqiptare pėr sektorėt shtetėrorė me rėndėsi strategjike ka qenė qė tė privatizohen nga investitorė strategjikė, prandaj edhe biznesmenėt shqiptarė janė pėrjashtuar nga privatizimi i Bankės sė Kursimeve. Banka e huaj qė do tė vijė do tė sjellė me vete ide dhe praktika tė reja menaxhimi, tha Kamberi.

    Kreditimi
    Pivatizimi i Bankės sė Kursimeve pritet tė rrisė konkurrencėn nė sistemin bankar, pasi do tė nxisė tė gjitha bankat e tjera pėr tė qenė mė aktive nė treg, duke ndikuar kėshtu edhe nė zhvillimin e ekonomisė shqiptare. “Pėrveē kėsaj qeveria nuk ka pse tė marrė mė borxhe nga jashtė nė qoftė se Banka e Kursimeve do tė bėhet aktive nė tregun e kredive”, tha ekonomisti Mitro Ēela. Sipas tij, qė nga viti 2002 Shqipėria ka filluar tė marrė kredi tregtare me interesa mė tė larta sesa para kėtij viti. Kjo pasi borxhet me kushte tė buta pėr njė shtet jepen kur tė ardhurat pėr frymė janė nėn 1200 dollarė nė vit. Kėshtu, aktivizimi i parave tė shqiptarėve (53% janė te Banka e Kursimeve) do tė bėjė qė qeveria tė mos marrė borxhe nga jashtė tė cilat kanė njė faturė financiare qė rėndon pėr vite me radhė.
    Banka e Kursimeve ka 6 vjet qė nuk krediton ekonominė shqiptare. Vendimi pėr ndėrprerjen e kreditimit u mor nga organizmat ndėrkombėtarė gjatė vitit 1997 duke parė se nė atė kohė u grumbulluan shumė kredi tė kėqija nė Bankėn e Kursimeve (rreth 10.6 miliardė lekė). Frika e krijimit tė portofoleve tė kėqija nga presionet politike ka bėrė qė tė merren masa pėr bllokimin e kredidhėnies. “Por afati i bllokimit ėshtė shumė i gjatė”, shprehet Kamberi. Sipas tij, duhet tė ishin gjetur rrugė mė tė mira pėr ta bėrė kėtė bankė prezente nė treg, pasi Banka e Kursimeve ka bllokuar faktikisht kreditimin e ekonomisė shqiptare nga sistemi bankar. Janė mbi 1 miliard dollarė kursime tė shqiptarėve tė cilat duhet tė gjejnė mundėsinė tė futen nė treg dhe tė ndihmojnė biznesin privat”, pėrfundon Kamberi.


    Kamberi: “Paratė e Bankės sė Kursimeve nuk shkojnė pėr financimin e buxhetit”

    Flet Ardian Kamberi, drejtor i pėrgjithshėm i Bankės sė Kursimeve

    A ekziston mundėsia qė me privatizimin e BK-sė tė ngelet pa financuar deficiti buxhetor?
    Pėr sa i pėrket finacimit tė deficitit tė buxhetit, i cili ėshtė borxh publik, duhet tė theksoj se tregu shqiptar ka mė shumė se gjysmėn e parave jashtė sistemit bankar. Pra, i bie qė ky treg ka aq para sa borxhi qeveritar tė mos ngelet pa financuar. Shteti ynė ka ku i shet bonot e thesarit pasi normat e interesit janė shumė tė ulėta. Unė mund tė sjell shembuj tė vendeve tė tjera tė cilat kanė pasur probleme me financimin e borxhit tė brendshėm pėr shkak tė mungesės sė likuiditetit nė treg dhe kėta kanė ngritur interesat e bonove dhe kjo ka sjellė me vete qė disa banka duke dashur tė financojnė buxhetin tė ngrenė interesat e depozitave. Por nė Shqipėri nuk ėshtė kjo gjendje. Normat e interesit aktualisht janė nė rėnie, duke shkuar drejt parametrave normalė tė ekonomisė. Nė qoftė se do tė ishin ngritur interesat, atėherė ky do tė ishte me tė vėrtetė njė problem shqetėsues.

    Sa ka ndikuar moskreditimi nė ekonomi?
    Unė gjithmonė kam theksuar se mė e rėndėsishme ėshtė futja e bankės nė procesin e kreditimit sesa vetė privatizimi. Kėshtu, privatizimi kėrkohet me qėllim qė tė krijohen hapėsirat e nevojshme qė banka tė operojė nė treg. Pra, ne kėrkojmė investitorin strategjik, i cili tė ketė tė drejtėn tė menaxhojė kėtė kredi dhe tė jetė prezent nė treg. Sipas Kamberit, megjithėse Banka e Kursimeve ka normat mė tė ulėta tė interesit nė treg, ajo vazhdon tė ketė peshėn mė tė madhe tė depozitave pėr shkak tė besueshmėrisė qė ka krijuar te shqiptarėt. Privatizimi i kėsaj banke shihet si njė oportunitet pėr zhvillimin e ekonominė shqiptare, e cila do tė mund tė vėrė nė pėrdorim depozitat e klientėve.
    PAUCA SED MATURA

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Raiffeisen Bank: Nė Shqipėri jo vetėm pėr shėrbimet bankare

    Kryetari i Bordit tė Raiffeisen Bank u shpreh dje gjatė prezantimit tė kėsaj banke se do tė synohej dhe dhėnia e ndihmės pėr zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė






    Data (04-12-2003)


    Raiffeisen Bank, njė nga pretendentet kryesore pėr blerjen e Bankės sė Kursimeve, bėri dje njė prezantim tė aktiviteteve tė saj nė ambientet e hotel “Sheraton” nė Tiranė. Pas kontrollit qė u ėshtė bėrė degėve tė Bankės sė Kursimeve nė tė gjithė vendin, pėrfaqėsuesit e grupit RZB, pjesė e tė cilit ėshtė dhe Raiffeisen Bank, kanė prezantuar bankėn austriake si njė nga bankat mė tė rėndėsishme nė Europėn Juglindore. “Raiffeisen Bank” ka qenė banka e parė qė ka shprehur interesin e saj nė mėnyrė zyrtare, duke tėrhequr dokumentet pėr tė marrė pjesė nė tenderin ndėrkombėtar pėr blerjen e bankės mė tė madhe tė nivelit tė dytė nė vendin tonė. Kryetari i Bordit tė Raiffeisen International Bank Holding AG, Herbert Stepic, e cilėsoi atė si “njė avokat tė rėndėsishėm pėr procesin e zgjerimit tė Bashkimit Europian, sidomos nė Europėn Juglindore”, duke qenė se nė kohė grupi austriak RZB ėshtė parė si “njė urė lidhėse midis Europės Lindore dhe asaj Perėndimore”. “Jam i bindur se prezantimi i Raiffeisen Bank do t’u vijė nė ndihmė pėr tė kuptuar nėse kjo bankė ėshtė, ose do tė bėhet, njė partner i rėndėsishėm pėr Bankėn e Kursimeve”, u shpreh Stepic.

    Treguesit financiarė
    Sipas burimeve zyrtare tė Ministrisė sė Financave, Raiffeisen Bank ka njė total tė aseteve 48 miliardė dollarė amerikanė dhe ėshtė rreth 60 herė mė e madhe nė dimensione sesa Banka e Kursimeve. Sipas tė dhėnave tė publikuara nga kjo bankė, deri nė dhjetor tė vitit 2002 depozitat totale tė saj arrinin nė 25.5 pėr qind, depozitat kursimore nė 28.2 pėr qind dhe kreditė nė 22.1 pėr qind.
    “Raiffeisen Zentralbank Österreich AG ka treguar njė fuqi rritėse tė vazhdueshme, duke arritur njė zhvillim mė tė mirė sesa tendencat e fundit tė treguara nga tregu bankar austriak”, shprehet Walter Rothensteiner, presidenti i bordit drejtues tė kėtij grupi. Sipas raportit tė publikuar nga Banka Kombėtare Austriake, viti 2002 ka treguar njė ulje nė sektorin bankar me 2.5 pėr qind dhe njė rėnie tė fitimeve mbi veprimtaritė e zakonshme bankare prej 34 pėr qind. Nė tė njėjtėn kohė, RZB ka vazhduar programin e tij tė investimeve, sidomos nė drejtim tė investimeve nė rrjetin bankar tė Europės Qendrore dhe Lindore. Pėr kėtė arsye shpenzimet e pėrgjithshme administrative janė rritur me 28.8 pėr qind, nė 904.5 milionė euro. Nė kuadėr tė zgjerimit tė saj nė kėtė zonė, si dhe tė investimeve tė reja, Raiffeisen Zentralbank Österreich AG ka pėrvetėsuar banka nė Bosnjė, Hercegovinė dhe Kosovė.

    Grupi bankar austriak Raiffeisen
    Depozita totale 25.5 %
    Depozita kursimore 28.2 %
    Kreditimi 22.1 %
    Fondet e menaxhuara 28.9 %
    PAUCA SED MATURA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. SHBA: Pastrim parash nė Bankėn Kombėtare Shqiptare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-03-2005, 11:11
  3. 85 milion leke vidhen nga Banka e Kursimeve
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 14:06
  4. BSH: Banka e Kursimeve gati pėr shitje
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 08:15
  5. Cfare po ndodh me bankat shqiptare? - Nga ReEdD
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 10:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •