Rudyard Kipling 1907

Ne mundesh
Ne mundesh te ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes ti besosh,
sa here te ty dyshojne e s'te perfillin,
por edhe dyshimet drejte t'i gjykosh.....
ne mundesh te rrish ne pritje nga pritja paulodhur,
a kur t'urrejne urrejtje mos t'ushqesh,
madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur,
me thjeshtesi me to pa rene ndesh......
ne mundesh t'mendosh por jo gjer ne shkaterrim,
t'enderrosh por jo si rob enderrimesh.
dhe ti t'i trajtosh nje lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh....
ne durofsh dot qe thenjet e tua te drejta
ne kurthe trutharet kopuket te t'i kthejne,
t'i shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
e prap t'i ndertosh me vegla qe nuk vlejne
ne mundesh fitoret qe ke korrur t'i flijosh,
si ne kumar me nje te vetme loje,
te rrezikosh e prap t'ja fillosh dhe
humbjen kurre te mos e zesh me goje.....
ne i detyrosh dot muskul nerv dhe puls e zemer,
te te sherbejne edhe kur gjithcka duket e kote.
e te qendrosh kur ske asgje vec vullnetit,
qe vec nje fjale "qendro" gjithnje te thote...
ne mundesh te flasesh me maskarenj,por nderin tend te ruash
a t'ecesh perkrah mbretit pa krenari qe te verbon...
nese armiku apo miku s'te bejne dot te vuash
dhe gjithkend e cmon,por vec sa meriton
ne mundsh t'i mbushesh ti minutat
qe te renda me veprat qe peshojne
dije dhe mos ke asnje dyshim,
se e jotja do jete bota me cka mbrenda
dhe burre do t'jesh o biri im.
Shqiperoi R.Shvarc