Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    ne qafe te bretkoses e matane

    u nis pa ditur se ku do shkonte, c'pengesa e rreziqe do gjente rruges, c'forme do merrnin miqte e rinj qe do takonte pergjate udhetimit. u nis, si i thone llafit, me koke ne torbe.
    e nese ndalesa e fundit eshte xhelati, ose me sakte prezenca e tij pertej erresires se torbes, mendoi, ashtu qofte, por nuk qe mire te mendonte ashtu sepse kishte kohe qe pergatitej menderisht per kete arratisje, besonte se do i forconte karakterin, keshtu qe te mendonte xhelatin qe pa u nisur akoma, i binte qe, qe ne hapin e pare te ndeshej ne vetvrasje. harroje, i bertiti vetes pa ze dhe shkundi koken si te ishte qen i lagur qe shkundte ujin.
    kur mendonte ne menyre pozitive, rruget qe i hapeshin perpara ishin te pafund, te magjishme, shumengjyreshe e botet ne te cilat keto rruge mund te perfundonin, te pazbuluara, te parrahura, te paqta e plot jete ne rutinen e tyre; rutine qe do prishej me ardhjen e ketij kolonizuesi te pare. ose do ishin te vdekura e te harruara, ne pritje te arkeologut i cili do i nxirrte serish ne drite, serish ne jete.
    kontrolloi edhe nje here te fundit rezervat qe do i duheshin, si te ishte duke e shmangur edhe pak nisjen keshtu. ushqimi qe kishte marre me vete do t'i mjaftonte per shtate dite e shtate nete, e pervec ushqimit te perbere prej konservash, buke misri, djathi e qepe, kishte hedhur ne canten e shpines edhe nje kuti shkrepsesh me gjithe nje pishtar qe e kishte pergatitur dy dite me pare prej bishtit te nje fshese e nje cope lecke te vjeter te ngjyer ne dyll, nderresa, duke perfshire edhe nje pale te brendshme qe ia kishte blere gjyshja per ditlindje para dy vjetesh dhe nje sapun. do kishte marre edhe nje furce dhembesh, por canta ishte fryre sa nje kacek edhe keshtu sic ishte e do i duhej te sakrifikonte ndonje konserve qe ndoshta ne te ardhmen do i vlente plot nje lekure.
    u nis qe ne mengjes. dielli ende i padukshem i kishte leshuar rrezet vjollce mbi horizont, nuk frynte as edhe nje fije ere e lageshtia e mengjesit i futi te dridhurat deri ne palce.
    per nje moment iu kujtua nena. kishte folur dje me te. kishte pasur nje deshire t'i thoshte: nene, neser nisem. kishte dashur t'a puthte, t'a shtrengonte fort ne gji, por as i kishte thene gje e as e kishte puthur. kur t'a verente mungesen e tij sot, ndoshta do i kujtohej qe njehere i pat thene se donte te ikte, larg, shume larg, mbase per t'mos u kthyer kurre. e c'jane keto marrezira, i kish thene ajo, rrenjet jane veshtire te shkulen. edhe babait i pat thene disa kohe me pare, por ai nuk ishte pergjigjur. kishte pershtypjen se atij do i vinte me e natyrshme ikja e tij, sikur te ishte duke e pritur. e imagjinonte te ulur ne kafenene e dylit, ulur ne tavolinen e zakonshme me dylin, spartakun e ilirin, duke u thene se tim bir nuk ishte asnjehere per kete bote, se kishte lindur per bema te medha, e dylin qe do i pergjigjej se s'kishte pse merzitej, prite kur te lexojme per te ne gazeten e se dieles.
    nderkaq marigleni kishte kaluar qafen e bretkoses. mengjesi qe dukej se do sillte nje dite te bukur e te ngrohte kishte dale genjeshtar. shiu e kishte zene ne nje fushe ne faqe te malit. ne nje qoshe te fushes ndodheshin dy tre shtepi qe ngjanin tamam si shtepite e fshatit te vet. kishte degjuar nga pleqte e fshatit se edhe nga ana tjeter e malit flisnin shqip. e pse mos kerkonte strehe deri sa te pushonte shiu. kur arriti, vuri re se njera prej shtepive ishte kishe. me siguri qe nuk do me lene te qullem perjashte, mendoi. i ra deres se madhe prej druri dhe duke pritur te hapej, degjoi kerkellimen e nje dritareje diku pas kurrizit te vet. ktheu koken te shihte nga kishte ardhur zhurma. ne katin e trete te shtepise qe qendronte perballe kishes pa figuren e nje femre qe po e veshtronte e habitur.
    c'kerkon, e pyeti ajo qe andej, per fat te mire, ne shqip.
    nje strehe nga shiu, ia ktheu ai duke u perpjekur t'a linte menjane faktin qe koka ne dritare ishte koka me e bukur qe kishte pare ndonjehere.
    nuk ka njeri aty, ia ktheu ajo dhe mbylli dritaren.
    po kjo c'ishte, mendoi? nuk ishte shenje e mire. e kishte zene shiu qe diten e pare te largimit nga shtepia, e jo vetem qe dyert s'po ia hapnin, por edhe dritaret po i mbylleshin ku kalonte. thua keshtu do ishte gjate gjithe kohes, apo do ndryshonte? megjithese ishte perpjekur tia mbushte mendjen vetes se rruga e largimit qe kishte zgjedhur ishte ajo e duhura, bile gjeja me me mend qe kishte bere, e ndjente se po te vazhdonte keshtu, po t'i mbylleshin dyert e dritaret kudo qe te shkonte, do i duhej te kthehej mbrapsht. bile nuk qe vone. po te kthehej qe tani, nuk do e vinte re njeri mungesen e tij, asnjeriu nuk do i shkonte ne mend se ishte nisur per te mos u kthyer, por qe ne fakt ishte nisur e ishte kthyer qe me pengesen e pare. jo, nuk ishte mire te mendoje keshtu. rruga e zgjedhur nuk duhej lene pergjysem. edhe ne qofte se nuk ia hapnin dyert ne kete fshat te vogel me tre shtepi e nje kishe, do vazhdonte rrugen ne mes te shiut, derisa shiu te pushonte, ose derisa te arrinte diku ku te gjente nje strehe.
    c'ishin keta njerez qe e linin tjetrin t'a zinte permbytja e madhe pa pike turpi, mirepo e dinte qe nuk ishte mire te gjykonte njerezit pa i njohur mire. ndoshta ky fshat i vogel, mendoi, ka vuajtur me pare nga prania e te huajve, prandaj edhe tani nuk kane me besim tek ta. ah, me qifshi kocken, mermeriti nder dhembe, duke dashur t'i mallkonte, por pikerisht ne ate moment, dera e shtepise nga dritarja e se ciles vajza kishte nxjerr koken u hap, dhe nje grua e vjeter me nje shami te bardhe ne koke e ftoi te hynte brenda.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    Pa he te shohim ne cqafe do dalim tani...

  3. #3
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    vetro, daj, duhet te dish me mire!!!
    i ke nis gje nipit raki ti?

    si i behet per ca absinthe?
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    Nipcja spo na e var fare qe the ti.
    Elbete , varu qillon atyre qe vuajne padrejtesite e shoqerise
    (padrejtesi qe ushtrohet pak dhe nga ne,ndryshon vetem fatziu i rradhes po nejse)
    Per rakine sdi gje jam hedhur nga vera
    ABSYNTHI
    ahhh absynthi
    dikur nje nipce interesant me kish thene qe ish goxha i mire
    (ata ishin nipce jo si keta tani fillopoete te gjithe)
    shendet

  5. #5
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    o babam! po une te thashe, nem nje qese me jeshile, se edhe une absyhtin te kuq t'a gjej, po ti hic. pse ere, me matrapaz si puna jote do merrem une, qe u ka filluar t'i varet hunda per ca fjale te pathena? pale do edhe te me shtish andej nga grackat e veres. kam pire nje merlot nga kili para nja tre ditesh, qe o nene, o nene, ilac ishte, jo vere. he re legen, kur do me dalesh kendej nga londra, se te betohem qe s'do leme lende kimike pa provuar me te gjitha brimat e trupit. edhe limon ne sy do shtijme, nga malli.
    mariglenin t'a tregoj une, po s'kam pasur kohe.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pazar ?!

    dielli ende i padukshem i kishte leshuar rrezet vjollce mbi horizont, nuk frynte as edhe nje fije ere e lageshtia e mengjesit i futi te dridhurat deri ne palce.

    Arsyeja perse kam filluar te lexoj forumin e letersise (kohe e kohe me pare) kane qene shkrimet e kullaqit. Po ato shkrime me kane bere te tentoj te shprehem (pa arsye poetllëku). Vazhdojne te mbeten keto shkrime me te vecantat, megjithese fjali si ajo me lart akoma nuk di se ku ti fut?! (ne sirtar)


    Fiori (me shume e sinqerte sec duhet)


    Pershendetje!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Babe
    Anëtarësuar
    18-07-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    54
    Shume komplekse : ) por e bukur ... aty qendron bukuria e saj besoj

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    Te gjelber ?
    Po po me llafe te tere te zot.
    (mos ma perserit shume ate ftesen ne londer se me prishet mendja e vij me te vertete pastaj)
    (leqe cja fus kot une kush ta hap deren sot)
    (maksimumi te tregojne deren e hotelit)
    (he he ja se ja fus une kullaqit, se i duket vetja shume i hedhur)
    (pse une sdi ta laj gojen?Na)
    o nipce po he o vlla nga behesh ti?
    (kot fare ne londer eshte ku do veje)
    i lezetshem ky shkrimi sinqerisht
    (nicht)
    jeshile the,po burrash duku ketej nga une o dak se do e bejme ylyver fare,e gjej nga ajo vlonjatja,
    (apapapa)
    nuk me eshte varur hunda gjer te gjunjet jo
    (eshte tjeter placke ajo)
    hahahaha shendet
    ej vazhdoje ate me lart se e le si jetim.

  9. #9
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    marigleni nuk ishte as i pari e as i fundit qe mendoi se nene xhikja ngjante tamam si nje breshke gjigande. nje gunge e madhe ne kurriz, qafa e perkulur perpara pothuajse paralel me token ku shkelte, lekura e rrudhur, e regjur si te ishte patellxhan turshi, syte e futur brenda kafkes e hunda si sqep sikur nuk mjaftonin: ajo ishte 112 vjec dhe levizte edhe po aq ngadale sa vitet qe kishte mbi shpatulla. jetonte vetem me eren, vajzen qe i foli mariglenit nga dritarja. nuk e dinte njeri se ku e kishte gjetur, pasi para 13 vjetesh, kur era kishte qene vec nje foshnje dymuajshe dhe kishte hyre per here te pare nen catine e plakes, ajo kishte me shume se 8 vjet qe jetonte vetem. te fundit qe percolli me nje grusht dhe persiper kishte qene njeri nga djemte. keshtu qe i binte qe era te ishte ose ndonje stermbese qe nuk e kishin dashur prinderit dhe e kishin harruar tek nene xhikja, pa e vizituar as edhe nje here te vetme, ose ne nje nate te erret me shi e me ulerima cakejsh t'a kishte rrembyer era e t'a kishte fluturuar drejt e ne oborrin e asaj shtepie ku vdekja pritej te merrte edhe frymen e fundit. sidoqofte, era kishte trembedhjete vjet qe e mbante vdekjen larg e nuk do te ishte hic gabim po te thuhej se nene xhikja kishte pare shekullin e dyte te jetes se vete, vetem fale eres.
    bashke me vdekjen ishin larguar edhe prifterinjte e kishes qe ndodhej perballe. kur nene xhikja ne moshen 99 vjecare kishte prodhuar qumesht nga gjiri i vet, me te cilin pas shume medyshjesh kishte ushqyer eren, prifterinjte kishin besuar se foshnja ishte pjelle e djallit qe me frymen e mallkuar kishte lene nene xhiken shtatezane. e si per t'i hedhur benzine zjarrit, ajo jo vetem qe nuk i lau kurre mekatet, apo t'i thoshte ndonje shpirti te gjalle se si e qysh e gjeti apo erdhi era, por i thoshte asaj se ishte e bija e vet. dhe kete fakt e besonte me gjithe shpirt, ashtu sic e besonte edhe era, qe ishte ende femije per te menduar ndryshe.
    perqindja e kalciumit te qumeshit te nene xhikes kishte qene e tille qe kockat e eres kishin fituar aq elasticitet, sa qe ura e sparkada te ishin per te lojra kalamajsh aq te mosperfillura dhe qe i jepnin aq kenaqesi sa c'mund t'i jepte ajnshtajnit zgjidhja e nje ekuacioni te grades se dyte. era e perdridhte trupin ne menyrat nga me djallezoret. deri ne moshen 10 vjecare era kishte nje zakon te keq: e bente ate trupin e vet aq elastik si kulac e futej ne tenxheren ku nene xhikja gatuante gjellen e qe nuk mbante me shume se dhjete litra uje, por pas shume qortimesh, me ne fund kishte hequr dore. shpesh here nene xhikja e gjente duke qendruar ne toke me duar, duke lexuar ndonje liber te cilit ia shfletonte faqet me kembet qe i kishte hedhur mbi supe. shume nga figurat artistike qe era kishte mesuar t'i jepte trupit, ia tregonte edhe nene xhikes, e cila e shikonte gjithe frike e tmerr se mos xhevahiri i saj keputej ne mes, dhe edhe plot habi e admirim, por kishte sperdredhje e figura qe kerkonin nxjerrjen e ndonje shpatulle nga vendi, ose edhe ndonje gje tjeter me te rrezikshme, e keto figura era i kryente mbi nje stol perpara pasqyres, vetem pasi te kishte mbyllur deren e dhomes se vet me celes.
    nene xhikja ishte plake me mend dhe nuk i ngelej hatri ngaqe era mbyllej me ore te tera ne dhome. ne fund te fundit kishin njeqind vjet diference dhe ishte pikerisht ky njeqind vjetesh qe justifikonte cfaredolloj psikologjie te fshehur pas deres se mbyllur. ky respekt qe kishte plaka i kalonte edhe kufijte e shtepise. era kishte fituar besimin e nene xhikes ne lidhje me marredheniet e saj me te huajt. njesoj si per trupin edhe per karakterin, nene xhikja e kishte kuptuar se, sa e brishte dukej vajza, aq e forte ishte. sidomos keto dy vitet e fundit, gjate te cilave sa me elastik behej trupi i saj aq me shume ngurtesohej trupi i plakes, ajo kishte fituar liri te plote per te zbritur ne qytet kur te donte. ne njeren nga keto zbritje ne qytet ajo hyri ne nje librari, ku edhe gjeti nje liber me figura akrobatike nga me te nderlikuarat te shoqeruara me udhezime. ishin disa prej ketyre figurave qe ajo nuk guxonte t'ia tregonte nene xhikes.



    e lashe edhe per sot megjithese s'po me lihet, po vdiqa nga koka. pracetamol please!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    ok ,ok

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shefki Hysa
    Nga EDLIN në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-12-2012, 17:23
  2. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  3. Arbëria matanë detit na kujton...
    Nga Ermal Dardania në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 23:58
  4. Akoma vetëm pak matanë qafës së bretkosës
    Nga kulla në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-05-2004, 12:51
  5. Do ta pershendetni skafistin qe ju hodhi matane detit apo...hajde pra
    Nga Alex vlonjati në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •