Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Policia e UNMIK-ut arreston 4 oficerë të TMK

    Policia e UNMIK-ut arreston 4 oficerë të TMK: Kanë kryer krime kundër shqiptarëve më 1999


    PRISHTINE, 18 qershor - Policia e UNMIK-ut ka ndërmarrë sot një operacion kontrolli në Prishtinë. Policia ka njoftuar se operacioni ka të bëjë me hetimet për krime, ndërsa nga ana tjetër, Zona e Tretë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër pjesëtarë të këtyre trupave. Vetëm në orët e pasdites policia e UNMIK-ut njoftoi se në operacionin e sotëm janë arrestuar 4 persona të dyshimtë për kryerjen e krimeve serioze kundër shqiptarëve gjatë qershorit të vitit 1999. Sipas zëdhënësit të policisë, Derek Çapell, krimet janë kryer në zona të ndryshme të Kosovës dhe të gjitha viktimat konsiderohen të zhdukur. "Arrestimi i tyre është bërë me kërkesën e një prokurori publik ndërkombëtar", tha Çapell. Forca të mëdha të policisë, përfshirë edhe njësitë speciale, kanë ndërmarrë një operacion në Prishtinë, duke bllokuar disa orë rrugën përballë Pallatit të Rinisë e deri te ndërtesa e policisë. Fillimisht Çapell kishte njoftuar se operacioni i madh kishte të bënte me hetimin e krimeve, por nuk kishte dhënë asnjë hollësi pa përfunduar operacioni. “Ky është një operacion për hetimin e krimeve. Për këtë arsye nuk mund të them asgjë në këtë moment, sepse do të ndikonte në suksesin e operacionit dhe sjelljen e njerëzve para drejtësisë”, tha Çapell. Nga ana tjetër, Zyra për Informim publik e Zonës së Tretë të Mbrojtjes në Pejë njofton se policia e UNMIK-ut i ka arrestuar 4 pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës; oficerin e lidhjes në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Lahi Brahimaj, oficerin e lidhjes me policinë e UNMIK-ut në Zonën e Tretë të Mbrojtjes majorin Sadik Çeku, zëvendëskommandantin e Batalionit Gardist në Zonën e Tretë të Mbrojtjes, majorin Idriz Balaj dhe pjesëtarin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Beklim Zekaj. Në njoftim bëhet e ditur se të arrestuarit janë keqtrajtuar nga policia e UNMIK-ut. Në njoftimin e TMK-së thuhet po ashtu se eprorët Lahi Brahimaj e Sadik Çeku janë liruar nga arresti pas mbi dy orësh, kurse për dy të arrestuarit tjerë nuk ka njoftime nëse janë liruar apo vazhdojnë të mbahen në arrest. Lidhur me këtë, zëdhënësi i policisë Derek Çapell as nuk e pohoi, as nuk e përgënjeshtroi njoftimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ??

    Dihet kush jane te keq trajtuarit prej ketyre 4 "eproreve" te TMK-se?
    Per cperiudhe behet fjale...para..gjate ose mbas luftes??

    Ne cfare zone jane kryer keto veprime nga keta persona?

    Cfare opinioni ka ne popull per keta persona?

    Kush di dicka te na skjaroje...

    Jo 4 por dhe 400 qofshin ne se kane treguar "trimeri" me bashkatdhetare te pafajshem ne burg le te shkojne.

    Pa drejtesi ska perparim e ska Kosove.

    Natyrisht Ashimi do mobilizoje popullin ne protesta por populli Kosoves e di se pa NATO nuk vlejne as sadiku e as Lahja e as ashimi me jakupin.
    Kriminelet nuk kan pse te fshihen nen masken e luftetareve.
    Luftetaret e vertete nuk "luftojn" me porosi speciale te hijeve te zeza..

    Rrofte kosova ..rrofte Nato!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Kush është i kidnapuar, i keqtrajtuar, i mbajtur në burg dhe i zhdukur ende nuk dihet.

    Bëhet fjalë për për periudhën e pasluftës, muaj qershor 1999, në të gjitha rrethet e Kosovës sipas RTK-së.

    Në popull, më së shumti dhe më së keqi, flitet për Idriz Balën-"togerin", i cili duket të jetë i implikuar në gjëra të njëjta edhe gjatë luftës. Ka vepruar nën komandën e Ramushit në Rrafshin e Dukagjinit, por kryesisht në komunën e Deçanit. Para disa kohe ka qenë viktimë e një atentati të kurdisur. Sipas rrethit ku jeton, flitet se kjo është vepër e shokëve të tij, të cilët kanë dashur ta likuidojnë sepse i përmenduri di shumë fshehtësi për vrasjet politike në Kosovë.

    Hashimi nuk do të mund të mobilizojë askend, sepse ai tash nuk është më ndonjë lider me reputacion. Plasaritjet në PDK kanë filluar dhe shumë shpejt do të dalin në shesh gjëra të pabesueshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 18-06-2002 më 22:21


    Durimi është më e madhja trimëri.


  4. #4
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Ju pershendes!

    kosovar, disa gjera jane konfujuze dhe nuk krijojne te une nje sense besimi rreth nje personaliteti qe ju e keni vequar. Meqense, jam shume large nga Kosova dua te ceki se per personi e me lart kam jo pak info.

    Por se pari jam kureshtare te dij a eshte vrar apo ka pesuar vetem me lendime Idrizi?

    Idriz Bala eshte nga Strellci rrethi i Deqanit dhe gjate gjithe kohes se luftes ne Kosove ka qene ne Tirane duke treguar per "betejat" e tij kunder shkaut qe nga themelimi i UCK, per kete kam fakte por nuk e shoh te rendesishme te diskutoj ato me ju (kos...). Idriz Bala nuk eshte njeri me nofken "togeri", kaq kam per te thene ne kete pike. Idrizi si bashkefshatar i njerezve qe kane jetuar ne Strellce edhe ai eshte marre me pune te ndyera: si vjedhje, plaqkitje etj. Ne ne Peje thojme per Strellcin: 200 shtepi e 400 hajna.
    Pas luftes ne Kosove ka qene njeri nder udheheqesit e kompanise se sigurimeve "Jaguaret" te cilet kane bere reket - kane marrur pare me force dhe me kercinime nga bizismenet por mbas 2 muajve veprimtari te gjithe i futen ne burge afer 50 "Jaguara" por gjithemon "trimat" kane fat dhe ai shpetoj nga burgu se bashku me Alin nga Irzniqi i Deqanit nje "ushtar trim" i UCK, por edhe per kete shtypi ne te ardhmen do te alarmohet se bashku me popullin. Shtepiat ne Deqan i kane bere te dyte me te mira se Presidentet e Evropes fal njerezve e "ndershem" dhe te pasur te Pejes qe i ndryshojne kapucat shpesh dhe shkoj nga fryen era.

    Kam edhe shume gjera per tij treguar shume por t'ja lejme kohes...., mendoj se eshte me mire.

    Ky eshte Forum Shqiptare dhe kete forum mesiguri lexoj shume shqiptare kudo ne bote, mos i merrni burimet e popullit si te verteta dhe 100 % te sigurta. Ne oda te popullit e sidmos rajonit te Drenices dhe Rrafshit te Dukagjinit Miza bullice bohet.

    kosovar, si kalove ne pushime ne Kosove?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  5. #5
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Per brarin!

    Ore Brari, shume persona sot gjenden ne lire dhe qe kane bere krime te ndryshme.
    Pa perjetuar situaten e pas luftes ne Kosove ku gezimi dhe frika kane qene ne piken me te larte nuk ke mundesi te shkruash shume.

    Shkresa intelektuale e Kosove sipas mendimit tim eshte bashkuar dhe eshte duke punuar qe te gjithe kriminelete (jo ordiner) tij dergojne prapagrilave. Shtresa intelektuale me se shumeti ka qene e demtuar dhe e sulmuar pas luftes ne Kosove dhe si duken ata e kane kuptuar se gjendja e jashtezakonshme luftohet me masa te jashtezakonshme.

    Qobanat (barit) pa 8 vjet shkolle fillore dhe duke mos pasur ide se ku i bjen Prishtina pas luftes kane qene ata qe kane bere ligjin dhe e kane zbatuar dhe per ate ligje qe e kane bere ka ardhur koha (fal shtreses intelektuale) te nenshkohen para gjykatave. Qdo gje ne kete bote do te kthehet, heret apo vone, edhe qobanave do t'ju vjen fundi edhe njerezve qe urrejne do t'ju vjen fundi.

    Kaq per sonte.

    PS. kosovar, anton1as, ilaqi i juaj (penecilini i juaj) sot e kishte shpallur identitetin e tij ne forum. A keni ndonje koment, beni ne forumin e moderatoreve se shume e keni zgjatur ate problem dhe cdo fillim e ka mbarimin e tij.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Ju pershendes

    Thote nje fjale e urete e emire pa te se me te" eshte pyetja per te ligun.Pra me mire per populline e Kosoeves te jetoj pa ATA qe e maltertuan dhe e gjykuan pa asnje te drejte si kur ne kohen e shkaut.
    Eshte eper tu cuditur sis ky KFOR-i po u bie ne efije ketyre fare banditave .
    Do te demonstrojme , do te protestojme se avallahi nashta na vjen rendi edhe tjereve.
    Te ligjt,te keqijte,kruiminelet,trafaikantete me njerezz,droge,arme e spijujte e UDB-s nuk do te kene vend ne mesin e popullit te shsumvuajtur Kososvare , eshte me vend burgosja e tyre,por kishte me qene eme e mkire qe per te gjitha aato te liga qe ata i bene popullit te informohet populli.Analfabetete "Gjeneral" ata nuk dine tjeter vetem krimin dhe punete e liga.
    Le ta pesojne .
    Eshte mekat te qaje vetem nena e dikujte ,pa le te qaaj edhe nena e ketyre fare aalamet analfabet "Gjeneraleve"nuk priish pune. "Oj sharki e lehet si era, a¨ka ardhur ne Sh´qioperi pranvera"?
    Jam martuar002

  7. #7
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Prishtinë, 19 qershor - Policia speciale e UNMIK-ut ka arrestuar tre eprorë të lartë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, për të cilët dyshohet se kanë kryer krime të rënda kundër shqiptarëve në qershor të vitit 1999. Administrata e UNMIK-ut ka deklaruar se këto arrestime janë bërë me kërkesë të prokurorëve publikë ndërkombëtarë dhe se të arrestuarit janë shqiptarë, ashtu si edhe viktimat e krimeve për të cilat dyshohet. UNMIK-u nuk ka dhënë identitetin e të arrestuarve.
    Zëdhënësja e UNMIK-ut në Prishtinë Suzan Manuel tha se katër të dyshuarit janë shqiptarë të arrestuar gjatë një operacioni të gjerë të policisë ndërkombëtare. Ajo ka theksuar se këta persona janë të dyshuar se kanë kryer krime serioze kundër shqiptarëve në Kosovë në qershor të vitit 1999, pra në përfundim të luftës. Të gjitha viktimat janë shqiptarë të Kosovës dhe një pjesë e tyre llogariten si të zhdukur.
    Zonja Manuel u ka deklaruar disa agjencive të huaja se këto arrestime nuk kanë të bëjnë me Tribunalin e Hagës.
    Ndërkohë, Zona III e TMK-së me seli në Pejë ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se tre eprorët e lartë të TMK-së janë arrestuar dje nga policia speciale e UNMIK-ut.
    Në këtë komunikatë thuhej se Lah Ibrahimaj, oficer i lidhjes në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së, major Sadik Çeku, janë liruar pas disa orësh, ndërsa në arrest mbahen major Idriz Balaj zëvendëskomandant i Batalionit Gardist në Zonën III të Mbrojtjes, i njohur me emrin e luftë komandant "togeri" dhe Bekim Zeka. Po ashtu thuhet "se metodat e policisë së UNMIK-ut nuk dallojnë aspak nga metodat e policisë serbe, e cila arrestonte dhe zhdukte njerëz pa gjurmë, rrahte dhe keqtrajtonte pa pretekst, dëshmon edhe sjellja e policisë së UNMIK-ut".
    Pas dy orësh e 30 minuta janë liruar Brahimaj dhe Çeku,por në arrest ende po mbahet majori Idriz Balaj, thuhej në këtë komunikatë të TMK-së.
    Në anën tjetër një zëdhënës i policisë ndërkombëtare, Beri Fleçër, tha se katër persona të arrestuar për krime lufte janë ende në burg dhe nuk dihet se kush janë tre të arrestuarit pos Idriz Balajt.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  8. #8
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Arrestohet edhe Daut Haradinaj, pas katër të arrestuarve të djeshëm

    Prishtinë, 19 qershor - Policia e UNMIK ka arrestuar sot në Prishtinë Daut Haradinajn, vëllain e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së. Siç njoftohet Dauti u dorëzua me ndërmjetësimin e të vëllait Ramush Haradinaj.
    Daut Haradinaj, si edhe katër dje të arrestuarit, dyshohen për vrasjen dhe rrëmbimin e shqiptarëve në qershor të vitit 1999, fill pas përfundimit të luftës.
    Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësja e UNMIK-ut Suzan Manuel, por ajo shtoi se operacioni i arrestimeve po vazhdon sepse ende ka persona të tjerë në kërkim në lidhje me krimet e përmendura.
    Manuel hodhi poshtë spekulimet se këto arrestime kanë të bëjnë me gjyqin e Hagës.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    ILP,

    Ti flet shumë për qiell. Pasi thua që je larg dhe nuk ke informacione, mgjithatë përzihesh si zakonisht vend e pa vend. Idriz Bala është vetë "togeri" të cilit ia kanë montuar një bombë para disa kohe "ti e di kush pasi ke shumë informacione" të cilat si ke kurrë. Pastaj Ky nuk është fare prej Stellcit.

    Sa i përket "penicilinit", identittetin e tij e ke bërë publik ti vetë, para tij, madje tek shumë njerëz. Të njejtën gjë e ke bërë edhe për të tjerë. MUA AQ MË BËNË. Unë vetëm s'kam dashur të besoj dhe t'ia prishi veti ëndërren e mirë sa i përket "penicilinit". Kuptoje tash pse? A do ta reprodukoj këtu atë çka ke shkruar ti për "penicilinin", apo "dushmanin"; siç e ke quajtur ti: medet!!!

    ILP, ne kohës ia kemi lënë tash e pesë vjet, por UNMIK-u dhe KFOR-i nuk po dojnë, bile Stajneri ka thënë se do ta bëjë punën në Kosovë me 0 (zero) tolerancë. Sidoqoftë, në këtë moment RTK (19h31)më 18.06.2002, e martë, po lajmëron për dorëzimin edhe të dy vetave vullnetarisht në policinë e UNMIK-ut, njëri nga ta është Daut Haradinaj-vëllau i Ramushit.

    Por, sipas RTK, Lahi Ibrahimi është liruar si dhe Sadik Çeku, të cilët nuk bëjnë pjesë në numrin e ketër të arrestuarit dhe të dy të dorëzuarëve vullnetarisht.

    Në Kosovë kam kalur shumë mirë!!! Mund t'i mbyllësh lirisht hetimet, ka qenë vetëm një kurth për ty???

    PS: Dauti qenka dorëzuar vetë, jo siç thua ti!!!!


    Durimi është më e madhja trimëri.


  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    balkanwebi thote..

    ---------------
    PRISHTINE (21 Qershor) - "Arrestimi i gjashtë personave të dyshuar për aktivitete kriminale nuk është drejtuar kundër TMK-së, por kundër individëve të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999". Këtë ka deklaruar sot Marsel Valenten, komandanti i KFOR pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi. Kreu i ekzekutivit tha se, "arrestimet e ditëve të fundit janë bërë bazuar te vendimet e organeve kompetete të drejtësisë dhe nuk mund të jepet asnjë vlerësim paraprak për këtë çështjee cila mund të jetë bazuar në paragjykime". ad/ko (BalkanWeb)

    Arrestimet e UNMIK: Ja emrat e gjashtë pjesëtarëve të TMK-së
    Lajmi i ores 3:55 PM


    PRISHTINE (21 Qershor) - Gjashtë të arrestuarit, pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë: Daut Haradinaj, vëllai i liderit të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Idriz Balaj, Beqim Zekaj, Faton Mehmetaj, Ahmet Elshani dhe Ramush Haradinaj. Emrat u konfirmuan për Balkanweb nga burime të mirëinformuara. Policia e UNMIK arrestoi të gjashtë të lartëpërmendurit në bazë të akuzave për keqtrajtim të shqiptarëvve të Kosovës më 1999. ad/an (BalkanWeb)

    UNMIK: Të arrestuarit e TMK-së, një muaj në dhomat e paraburgimit
    ------------------------

    Edhe ramushi??
    Mos eshte ndonji lapsus i agjensise balkanweb?

    Do bertasim rroft ramushi e posht nato apo do i veme gjerat ne Kandar..
    Po i vume ne kandar..Kosova e lire vlen me shume se ramushi..
    Po degjuam Melaim Zekat e Ernest Lumat na mori lumi..

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •