Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1

    Pse vetem ne shqiperi njerezit u konvertuan nga te krishtere.....

    Kush mund te me flase ne pergjithesi me fakte pse vetem ne shqiperi u bene aq shume konvertime nga te krishtere ne myslimane gjate pushtimit 500 vjecar turk?

    Greqia, Bullgaria, Rumania, Maqedonia (Jugosllavi, Serbi-quajeni si te doni)ajetuan edhe ato nen Turqine, c'fare faktore politike, fetare, ekonomike ndikuan qe Shqiperia u prek me teper nga ana fetare sesa vendet e tjera ballkanike?

    Kjo nuk eshte pyetje thjesht me karakter fetar, por per te kuptuar perhapjen e nje feje, dhe ndihmen apo kundershtimin qe ne patem nga fqinjet tane ne ate periudhe te erret te gadishullit tone.

    Pershendetje
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Nuk qene vetem shqiptaret qe u konvertuan ne Islam gjate
    pushtimit turk.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Nuk u konvertuan gati 70% e popullsise ne vendet fqinje. Vetem ne shqiperi ndodhi ky konvertim ne mase.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  4. #4
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Manulaki!

    Nuk e kuptoj se ku do te dalesh me ekte pyetje qe ke ngritur por kjo te con vetem ne dy perfundime ne kete forme qe eshte formuluar:
    1. Shqiptaret u treguan me te zgjuar se te tjeret dhe e kuptuan qe islami ishte feja e vertete.
    2. Shqiptaret treguan se mund te manipulohen fare kollaj nga te tjeret dhe te ndjehen krenare qe jane manipuluar.

    Per mendimin tim nuk eshte e vertete as njera dhe as tjetra, me nje fjale kjo teme eshte jashte kontekstit fetar, pasi presioni qe u ushtrua ne Shqiperi nga turqit nuk u ushtrua ne asnje vend tjeter te Ballkanit, kjo per faktin e vetem qe Shqiperia ishte me se e mjaftueshme per turqit si nje ure per ne Evrope.

    Pershendetje, SS

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    hahahhahahha!
    meqe kjo teme nuk ndryshon fare nga tema ime atehere skam pselodhem po bej copy ,paste nga atje.
    Pergjigjien ju a jep Fishta rpfti dhe atdhetari i madh shqiptar ne lahuten e malesise.

    …Por pse na te vegjel jemi,
    pse kend fis e vella nuk kemi
    Na sot shkjahut smund ti bajme balle,
    Qi po don tna perpije gjalle.
    Prandej thom se e lyp e mara,
    Qi dhe sot na si perpara,
    Te rrijme njit me mbret te Stambollit
    Per me i bamun balle Nikollit.

    pra nje nga 1000 arsyet ishte qe te mos asimiloheshin nga serbi apo greku.
    Dhe po te shohesh vargjet fishta shprehet. Them se e lyp e mara qe edhe sot na si perpara....
    pra kjo tregon se shqipetaret kane luftuar shpesh perkrah osmaneve kunder felliqesirave sllavo-greke.
    Bye/
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Postuar më parë nga INDRITI

    Mendoj qe kjo qe po thua ti eshte vetem gjysma e se vertetes. Eshte shume e vertete qe shqiptaret kane luftuar kunder felliqesirave sllavo-greke. Por jo perkrah osmaneve. Arsyeja pse e hapa kete teme, nuk ishte thjesht fetare, por edhe historike. E verteta eshte qe shqiptaret kane pasur presion te disafishte, dhe atyre nuk ju desh te luftonin vetem kunder pushtuesve por edhe kunder fqinjve te tyre, qe asnjehere nuk i njohen dhe qe gjithmone ne te kaluaren (megjithese ka disa greke dhe sllave injorante dhe sot e kesaj dite per fat te keq) u perpoqen t'i zhduknin si komb. Nese sllavet, apo greket mbijetuan fene e tyre kjo ishte sepse ata nuk mbyten njeri-tjetrin. Kurse shqiptaret ishin vete kunder nje politike dhe lufte qe kishte me teper se nje kundershtar.Prandaj shqiptaret jo vetem qe u dhunuan nga Turqit por edhe nga fqinjet e tyre. Dhe po te jap nje pergjigje per ate temen tende, shqiptaret u kthyen ne myslymanizem jo vetem nga dhuna osmane, por edhe nga dhuna fqinje. Dhune, dhune, dhune...

    Shendet
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  7. #7
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Meqenese dolem nga tema po dal edhe pak me shume dhe po nxjerr nje konkluzion:

    Shqipetaret kurre nuk kane qene te lidhur me fene aq sa mundohen disa te na bejne te besojme, pasi gjeja e pare qe sakrifikuan per te mbijetuar (qofte si komb, qofte si individe) ishte feja. Ja sa fetare kemi qene, prandaj mos na hajdeni me me ato parrullat e famshme FEJA PASTAJ KOMBI.

  8. #8
    Postuar më parë nga SuNRiSeR

    Edhe kjo eshte nje e vertete e hidhur fatkeqesisht. (Per mendimin tim eshte e hidhur, per disa mund te mos kete shije fare)

    Pershendetje
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Manulaki :
    "Nuk u konvertuan gati 70% e popullsise ne vendet fqinje. Vetem ne shqiperi ndodhi ky konvertim ne mase."

    A ke mundesi tu hedhesh nje sy statistikave te perberjes fetare
    te qyteteve si Athina, Selaniku, Janina ... menjehere pas fitores
    se pavaresise se Greqise ? Shiko me vemendje perqindjen
    e myslymaneve; i kalon lete 50%. Po sot?

    Mendimi im eshte qe greket e sllavet gjate shekullit te pare
    te pavaresise se tyre munden te fshijne shenjat e islamit
    me menyra nga me te ndryshmet; ri-konvertim, nderrim popullsise
    me Turqine, genocid etj. Gjate asaj kohe gjera te tilla ishin
    normale; nuk kishte OKB apo Komitet Helsinki.
    Greqia eshte "nxenesja me e dalluar" ne kete fushe me nje
    rezultat pothuajse 100% "pasterti fetare", te tjeret, sllavet
    per arsye kohe e rrethanash nuk munden ti shkonin ne fund
    procesit te "ri-pastrimit" fetar.
    Shqiptaret; shumica as qe duan tja dine per fene dhe kete
    e them me plot gojen. Jemi pagan ne shpirt, jemi te lidhur
    me natyren me bukurite, me legjendat, me mitet ....
    Myslyman, Ortodoks, Katolik ... e ç'rendesi ka kur nuk dua
    tja di as per njeren e as per tjetren, perderisa jetoj shume
    mire pa to, pasi jam i kenaqur pa to, pasi do vdes me to e pa
    to... Ky eshte shpriti praktik i paganit shqiptar, beson tek
    rrufeja qe te vret, tek deti qe te mbyt, tek era qe te prish
    vreshtin, tek ujku qe ta ha delet ... me nje fjale tek gjerat
    qe sheh e prek. Te tjerat fete e ardhura nga jashte jane
    te huaja dhe te huajt duan qe te kemi nje etiket mbi vete:
    kryqin, gjysem henen, yllin e Davidit ...
    Pra 70% 30% 50%, per mua s'ka asnje rendesi perderisa
    jam i kenaqur me qenien time ashtu siç jam pa qene skllav
    i asnje ideje fikse.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #10
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    E megjithate ne perseri hiqemi si fetare te thekur kur Zoti per shqiptaret nuk ka pasur kurre nje domethenie me te thelle sesa zoterat pagane ilire apo romake, dhe aq me teper kur Shqipetaret e kane pare me syte e tyre se si feja dhe Zoti u perdor per te percare dhe sunduar mbi ne.

    Pershendetje, SS.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Edwin Jacques: "Shqiptarët - Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme"

    SHKAQET E PËRQAFIMIT TË FESË ISLAME NGA TË KRISHTERËT SHQIPTARË

    Ndonëse shumë besime misionare në një kohë apo një tjetër, në këtë apo atë masë, kanë përdorur forcën në përhapjen e fesë së tyre, një gjë e tillë nuk ka qenë autorizuar në asnjë libër fetar. Vetë Kurani shprehimisht e ndalonte përdorimin e forcës në shndrrimin e të tjerëve në myslimanë. "Asnjë përdorim force në besim." Më tej: "Ata që besojnë, cifutët, sabeitët dhe të krishterët - kushdo që beson në Perëndinë dhe në ditën e gjykimit dhe bën atë që është e drejtë - mbi ta nuk do të mbretërojë frika, ata nuk do t'i zërë kurrë vaji" Në një vend tjetër thuhet: " E vërteta vjen nga Zoti: le të besojë kush të dëshirojë; le të mbetet i pafe kush të dojë." Dëshmi të tilla mund të grumbullohen për të vërtetuar se Kurani (ashtu si Bibla!) nuk i miraton ndërrimet e besimit me forcë.

    Sa për islamizmin, ideali ose qëllimi i tij është krijimi i një monarkie teokratike universale. Profeti Muhamet dhe pasuesit e tij, kalifët, e shkrinë në një individ të vetëm pushtetin fetar e politik. Ata e ndanë botën në dy kategori: Daryl Islam (fusha e islamit) dhe Daryl Harb (fusha e betejës). Shpata komandohej nga Kurani si mjet për nënshtrimin e botës jomyslimane ndaj sulltanit si një autoritet politik. Ky nënshtrim politik do të hapte pastaj udhën për një propagandë fetare të shpenguar, që synonte shndërrimin e të pafeve haracpagues në fenë islame. Mirëpo disa idhtarë të zellshëm preferuan më mirë rezultate më të shpejta me shpatë, sesa rezultate të mundshme me propagandë fetare.

    Kur një shkrimtar shqiptar i paditi turqit se kishin përdorur mjete nga më të turpshmët për shndërrimin e shqiptarëve në myslimanë, përgjigjja zyrtare ishte dredhuese: "Sikur Turqia të kishte përdorur metoda të tilla, do të kishte arritur të krijonte një unitet të plotë. Megjithatë, feja islame nuk i lejon metoda të tilla". Edhe më e drejtpërdrejtë është thënia e tyre: "Për pesë shekuj me radhë kombet e Ballkanit jetuan nën sundimin e Turqisë dhe askush nuk u detyrua të ndërronte fenë dhe gjuhën, përvec se atyre që dëshiruan ta bënin këtë me vullnetin e vet." Mirëpo kjo deklaratë kategorike është edhe më e pathemeltë.

    ...Historia nuk jep asnjë provë që të vërtetojë se përqafimi i islamizmit kishte filluar para se në Shqipëri të shfaqej JATAGANI TURK. Në të vërtetë, dervishi bektashian, Ali Tyrabi, pranoi se turqit e sollën fenë e tyre në Europë "më forcë dhe luftë".

    Më lartë përmendëm historinë e fillimit të shek. XVIII nga Kantemiri, i cili u mbështet në dokumente turke për përshkrimin e ndërrimeve të besimit me forcë gjatë sundimit të Muratit II. "Murati urdhëron që ose të bëhen synet të gjithë Epirotët ose të lahet tradhtia e tij (Skënderbeut) me vdekje. Në këtë mënyrë, në një kohë fare të shkurtër i gjithë Arnauti u përfshi në besimin muhamedan." Ligji mysliman u jepte tri alternativa të pafeve ose jomyslimanëve: ndërrimin e besimit, pagesën e haracit ose luftën. Nëse të krishtërët pranonin të paguanin haracin, teorikisht ata i kishin shpëtuar kërkesës për ndërrimin e fesë. Mirëpo fanatikët e bëjnë vetë ligjin.

    Në Shkodër, famulltarti i fshatit tashmë të zhdukur të Kisanjës, në saje të "zellit të tij të flaktë për shpëtimin e shpirtrave të besimtarëve që kishin nën kujdes, ngjalli zemërimin e turqve. Më 1624 atë e kapën dhe, "pas refuzimit të tij për të përqafuar fenë myslimane", e ndëshkuan me vdekje. Besimtarët e famullisë së tij e morën trupin duke paguar para dhe e varrosën në fammulli. Më 1668 dy franceskanë nuk pranuan të braktisin detyrat e tyre në Shkodër, por u nxitën të krishterët që të vazhdonin në besimin e tyre. Atëherë pashai urdhëroi që t'i kapnin e t'i sillnin para tij dhe kur ata, pavarësisht nga dhuratat e kërcnimet e tij, prapë nuk u bindën që të mohonin fenë e tyre, u ndëshkuan me vdekje.
    Një tjetër misionar franceskan u kap nga turqit më 1721 dhe u vu përpara dy alternativave: të mbulohej me nderë nëse mohonte fenë e krishterë, ose të vdiste nëse ngulte këmbë në besimin e tij. Fundi i tij ishte një vdekje mizore dhe e ngadaltë me anë të mbytjes.

    Sansovino përshkroi përdorimin e eger të forcës nga turqit ndaj të krishterëve haracpagues. "Edhe sikur të të shajnë ty apo Krishtin me fjalët më të turpshme, mos nxirr zë dhe duro heshtje. sikur edhe gjysmë fjale e keqe të thuash kundër besimit të tyre, do të bëhesh synet me forcë; kurse, po hape gojë kundër Muhametit, digjesh menjëherë në zjarr".

    Një rast i vecantë i përdorimit të forcës, i përshkruar nga Pujadi, kishte ndodhur pak para mbërritjes së tij në Janinë. një efendi i pasur mysliman kishte patur një shërbëtor të quajtur Gjergj, i cili kishte për detyrë të mbante cibukun e të zotit dhe rrogozin e tij të lutjeve në xhami. Ngaqë vetë nuk hynte kurrë në xhami, pasi kjo i ndalohej një të krishteri, ai priste në oborr derisa i zoti mbaronte së faluri. Megjithatë. i zoti zuri ta thërriste me emrin mysliman Mustafa dhe një ditë vendosi ta fuste në xhami. Ngaqë Gjergji nuk pranoi, i zoti u shti sikur Gjergji ishte bërë mysliman, sikur ai kishte hyrë edhe më parë në xhami, kështu që tani duhej të bindej. Këmbëngulja e këtij efendiu dhe mospranimi kokëfortë i shërbëtorit shkaktuan zemërimin e myslimanëve. Për ta kjo ishte fyerje ndaj besimit të tyre. Prandaj Gjergjin e futën në burg dhe e torturuan. Ngaqë nuk pranoi të bëhej mysliman, ai vdoq gjatë torturave. Për të shpëtuar fëmijët nga feja myslimane, bashkëshortja e tij i shpalli ata të jashtëligjshëm, duke preferuar më mirë humbjen e nderit të saj, sesa islamizimin e fëmijëve të saj.

    Jo të gjithë të krishterët ishin kaq të vendosur. Lejtnant Adolf Serfber nga Strasburgu, që ishte në shërbim të Ali Pashës së Janinës si oficer artilerie dhe e maskonte identitetin e tij nën nofkën Manzur-Efendi, shkroi më 1818 se Ali Pasha i urdhëroi banorët e një fshati të krishterë në krahinën e Laberisë që të bëheshim myslimanë, pa u dhënë asnjë arsye për këtë veprim, që ishte në kundërshtim të plotë me Kuranin dhe me ndërgjegjen njerëzore. Megjithatë, ngaq¨'e kishin frikë të refuzonin, të gjithë burrat, me në krye priftërinjtë e tyre, u paraqitën që të bëheshin synet. Turqit dërguen një hoxhë që t'u mësonte besimin e ri dhe kërkuan djem të rinj si pengje.

    Robërit e luftës dhe skllëverit e arratisur nga Europa shpesh trajtoheshin egërsisht nga efendilerët turq, derisa më në fund ndërronin besimin e tyre. sansovino, i gjendur vetë në pozitën e robit të luftës, u shpreh se turqit bënin gjithcka që t'i detyronin të krishterët të mohonin besimin dhe të bëheshin synet. Ai shkruante: "të tjerët, që nuk dëshironin të bëheshin synet, trajtoheshin shtazarisht; një mjerim të tillë e kam provuar për 13 vjet dhe mund të flas lirisht për kobet e asaj jete skëterrë."
    Që disa u dorëzuan para këtij presioni, kjo vërtetohet nga një klauzolë e traktatit të paqës midis Turqisë dhe Venedikut, pas rënies së Shkodrës më 1478, si dhe në traktate të tjera të mëpasme. "Skllevëroit që arratisën nga venedikasit dhe bien në duart e turqve, do të kthehen mbrapsht; nëse ata përfaqësojnë fenë islame, atëherë të zotit të mëparshëm i duhet paguar 1000 aspra për cdo skllav." Duket qartë se, të paktën në disa raste, forca nuk u përdor vetëm për nënshtrimin e të krishterëve ndaj shtetit mysliman, por edhe për nënshtrimin e tyre ndaj fesë myslimane. Tashmë shumë njerëz pajtohen me mendimin se përdorimi i forcës, qöftë nga myslimanët apo nga të krishterët, duhet të konsiderohet si një faktor i turpshëm në ndërrimin e besimit.

    DISKRIMINIMI EKONOMIK KUNDËR TË KRISHTERËVE

    Duke i diskriminuar popullsitë jomyslimane, turqit ushtruan një trysni aq të rendë ekonomike, saqë shumë njerëz e kërkuan shpëtimin te përqafimi i fesë islame.

    Taksat për jomyslimanët

    Pagesa e haracit vjetor ishte një nga tri alternativat që ushtritë pushtuese myslimane vunë përpara të krishterëve. Në veprën e tij të njohur mbi ligjin islamik, kuduri radhiti taksat e ndryshme që vileshin. ato përfshinin HARACIN, TË DHJETËN dhe XHIZËN (taksën për kokë). Ndonëse shumat e kërkuara mund të duken sot të arsyeshme, varfëria e tejskajshme e fshatarëve shqiptarë nën feudalizmin turk i bente këto taksa të padurueshme. Përvec taksave të lartpërmendura, që u paguheshin drejtpërdrejtë nëpunësve të Portës së Lartë, kishte edhe të tjera që Porta ua vilte pashallarëve. Këta të fundit, në mënyrë të paarsyeshme, me anë të tagrambledhësve të tyre, kërkonin nga njerëzit shuma më të larta, në mënyrë që të mos humbnin asgjë nga rehatia vetjake.
    Një historian francezshkroi se "grabitje të tilla binin kryesisht mbi kurrizin e të krishterëve. Selimi I qëllimisht i ngarkoi të krishterët me taksa të renda, por premtoi përjashtimin e një familjeje të tërë nga taksat, me kusht që të paktën një pjesëtar i saj të përqafonte fenë islame.

    Në fillim të shek. XVI një aventurier venedikas ndenji në Shqipërinë veriore pranë një familjeje që kishte shtatë djem, ndër të cilët më i madhi ishte "bërë turk" për t'u shpëtuar taksave të rënda. "Një politikë e tillë zyrtare", vërejti ai, "kishte detyruar një numër të madh njerëzish që të clirohëshin nga taksa të tilla të renda." Në atë kohë u islamizuan fshatra e madje krahina të tëra si fusha e Kosovës dhe krahinat e Prizrenit e të Gjakovës. Grigor Mesareki, një misionar katolik nga Prizreni, në një raport të tij më 1651 i përmendi një për një fshatrat ku, me përjashtim të disa grave që mbetën të krishtera, praktikisht të gjithë banorët ishin bërë myslimanë. Ndonëse protestonin se në zemër nuk mund të ishin vecse të krishterë, ata njerëz thonin se e kishin ndërruar besimin, për shkak se ishte e pamundur të paguanin taksat e renda. Një raport i ngjashëm me këtë erdhi nga Etien Gaspari rreth vitit 1671.

    Vetëm në malësinë veriore, ku tagrambledhësit nuk guxonin të futëshin, të krishterët shqiptarë i shpëtuan trysnisë ekonomike. Në Shqipërinë jugore, kur aleatët venedikas u tërhoqën nga Himara në fillim të shek. XVII, hakmarrja mbi popullsinë vendese ishte aq e egër, saqë "shumë njerëz, që t'i shpëtonin tagrave të rënda, u bënë turq." Manzuri gjithashtu raportoi se në krahin¨en e Labërisë, në Shqipërinë e jugut, "shpesh ndodh që familje e madje fshatra të tëra përqafojnë fenë islame, me qëllimin e vetëm që t'i shpëtojnë taksës së quajtur HARAC, të cilin janë të detyruar ta paguajnë shtetasit jomyslimanë".

    Konfiskimi i tokave

    Ndonëse ligji mysliman i lejonte të krishterët e nënshtruar të mbanin pronësinë e tokës në këmbimin e pagesës së haracit, ata prapë binin viktimë e padrejtësive të pashallarëve të paskrupull.
    Po t'i hipte dëshira të bëhej pronari i një fshati të lirë, ai i detyronte pronarët e vegjël t'i shitnin tokat me cmimet e diktuara prej tij. Po të dështonte ky marifet, ai mund t'ua grabiste tokën atyre me mashtrime, kërcënime e padrejtësi. Kur nuk ia dilte dot mbanë me mjete të tilla, atëherë vendoste në atë fshat një repart të madh e të padisiplinuar, mbajtja e të cilit do t'i varfëronte fshatarët. Kështu që ata do të ishin të gatshëm të siguronin qetësinë duke e paguar atë me tokat e tyre. Një taktikë të tillë përdorte Ali Pashai. Nganjëherë, kur qëllonte që pashai lakmitar i madh, ai linte mënjanë marifetet paraprake dhe u grabiste arbitrarisht tokën fshatarëve. Jeta mund të sigurohej disi vet'ëm duke u bërë mysliman. Hekardi tregoi për disa katolikë të papërkulur, të cilët i braktisën fushat e tyre afër qytetit dhe u strehuan nëpër male, në një kohë kur " për të ruajtur tokat, bashkëbesimtarët e tyre përqafonin fenë islame".

    Kufizimet industriale

    Gjatë pushtimit turk, taksat dhe kusaria bënë që industria të ngecte në vend numëro. Rrugër e karvaneve nëpër Shqipëri u braktisën, kurse eksportet ishin të papërfillshme. Pa eksport, import ose tregti fshatrat e madje familjet duhej të mbështeteshin te vetja për gjithcka. Edhe në këtë organizim fillestar industrial turqit e kufizuan rreptësisht pjesëmarrjen e të krishterëve. Në Shkodër ata i ndaluan të krishterët të ushtronin disa zeje, duke i kërcënuar me denim me vdekje. Myslimanet kishin monopolin e fabrikave të qëndismave e të regjjes së lëkurave, si edhe të nxjerrjes e të shitjes së kripës. Ngaqë Mustafa Pasha kishte rrobaqepës të krishterë, ky zanat u lejohej si të krishterëve, ashtu edhe myslimanëve. Mirëpo, deri në vitin 1857 ditë pazari në Shkodër ishte e diela. Që t'i mbanin gjallë zejet e tyre, trgtarët e krishterë ishin të detyruar t'i hapnin dyqanet edhe ditën e tyre të shenjtë. Familjet e krishtera ishin të detyruara ta bënin pazarin të dielave për gjithë javën. Për shkak të kundërshtimit të vendosur të myslimanëve, dita e pazarit u caktua të mërkurën vetëm në vitin 1857. Në Elbasan, pavarësisht se popullsia ortodokse ishte 20 përqind, deri në vitin 1860 tregtarët e krishterë e patën të ndaluar hapjen e dyqaneve në pazarin e qytetit. Kurse deri në shek. XX shitja e produkteve të derrit ishte rreptësisht e ndaluar në pazar; vetëm nëpër oborret e kishave ortodokse mund të guxoje të shitej mishi i asaj kafshe aq të urryer për shumicën myslimane. Pastaj skeletin e varnin në një kunj në murin e jashtëm të ndërtesës së kishës. Ndërsa më në jug, në Janinë, trysnia mbi tregtarët e krishterë ishte aq e madhe, saqë "shumë tregtarë të pasur të Janinës u detyruan të largohëshin nga qyteti për në Peterburg, Vienë e Trieste."

    Titujt e gradat

    Feja muhamedane u përhap në fillim në Shqipëri ndër prijësat e vendit. Disa prej tyre e ndërruan besimin jo të detyruar me forcë, por të joshur nga ambicia e tyre egoiste. Në fillim, sulltani e kishte qeverisë Shqipërinë e pushtuar duke emëruar turqit si pashallarë, bejlerë e agallarë. Megjithatë, këta ofiqarë osmanë, ngaqë nuk i njihnin zakonet shqiptare, shkaktonin zemërime e trazira të panevojshme. prandaj sulltani e la qeverisjen lokale në duart e prijësve vendas, të cilët duhej të bëheshin myslimanë e t'i jepnin besën atij. Në këtë mënyrë, këta prijës mbanin ushtrinë e tyre, mbronin interesat e sulltanit, vilnin taksat e mbitaksat dhe e paguanin sulltanin sipas rregullit. Prijësit shqiptarë që u treguan besnik, u graduan në ofiqe më të larta si pashallarë, gjeneralë, deputetë, ministra, kryeministra e ambasadorë. Në këtë mënyrë, turqit i nxitën prijësit vendas që të ndërronin besimin, duke u premtuar tituj e duke u dhënë tokë, prestigj e autoritet në qeveri.

    Gjurmët e një praktike të tillë janë gjetur që në kohën e Balshajve, rreth vitit 1400. Guvernatori i Krujës, i rrezuar prej fronit nga goditja e beftë e Skënderbeut, ishte një shqiptar i islamizuar që në atë periudhë të hershme. Madje, edhe malësorët e veriut, të pacënuar nga taksat, konfiskimi i tokave dhe kufizimet industriale, nuk ishin të paepur ndaj joshjes së ambicies personale. Hekardi vuri në dukje se në Rapsh të Hotit kishte dhjetë familje që kishin përqafuar islamin me qëllim që të gëzonin favoret e pashait. Ky u kishte dhënë atyre privilegjin e zgjedhjes së BYLYKBASHËVE nga fisi i tyre - një pozitë kjo e fuqishme, aq edhe fitimprurëse. Prijësit e fisit të Shkrelëve, ndonëse ishin katolikë të devotshëm, kishin përqafuar fenë islame për të fituar vend pune e ndere. Ngaqë fiset e Recëve e Lokajve cmohëshin për besnikëri e urtësi, pashallarët, që kishin nevojë për shërbimet e tyre, u ofruan ndere e dhurata, duke kthyer shumë prej tyre në myslimanë.
    Ky dezertim i prijësve, i shtyrë më shumë nga nevoja për t'u përshtatur ose oportunizmi, u bë një shembull fatal për pjesën tjetër të popullsisë. Në atë organizim shoqëror feudal rajaja ishte e varur nga pronarët feudalë dhe kishte prirje të ndiqte shembullin e tyre. Në studimin e lindjes dhe përhapjes së islamizmit, Stube vuri në dukje këtë vecanti të turqve: "Duke i ngarkuar të krishterët me taksa dhe harace e duke i mbajtur larg pozitave e gradave, jo vetëm që arritën t'i mbanin të nënshtruar, por islamizuan më shumë syresh me premtimin për tituj e grada, sesa c'kishin mundur me anë të përndjekjes".

    TRYSNIA SHOQËRORE MBI JOMYSLIMANËT

    Ndonëse gjatë gjithë kohërave shqiptarët ishin mësuar me zotër të huaj, ata kurrë nuk ishin ndodhur nën peshën e një sistemi që të nguliste aq fort tek ata ndjenjën e inferioritetit. Ligji islamik shprehej qartë: "Haracpaguesve u kërkohet të dallohen prej myslimanëve nga veshja, kafshët e transportit, shala e kafshëve dhe kapelat e tyre. Ata nuk duhet të përdorin më kuaj e as të mbajnë armë." Sansovino ishte edhe më i qartë. Të krishterëve nuk u lejohej të mbanin armë ose të vishnin kostumin turk. Kur një i krishterë mbi kalë donte të parakalonte një mysliman ose një njeri që kishte përqafuar besimin turk, atij i duhej të zbriste nga kali dhe të përulte kokën. Po të mos e bënte këtë, kishte rrezik që ta fluturonin nga kali me dru. Nëse myslimani qëllonte në këmbë e i lodhur, ai kishte të drejtë të hipte mbi kalë, kurse i krishteri të vazhdonte më këmbë.
    Në librin e tij të titulluar "Të Krishterët e Turqisë: Gjendja e tyre nën Sundimin Osman", Dentoni citoi Mutkën (qitapin e ligjit zakonor turk) si më poshtë:

    Haracpaguesi (ose i krishteri) duhet të dallohet nga kafsha që kalëron dhe nga shala e saj; atij i ndalohet të ecë me kalë dhe të mbajë armë në vendin e punës; i ndalohet të kalërojë mbi shalë me jastëk prapa, përvec rasteve kur është e domosdoshme, dhe duhet të zbresë prej saj në vendet publike; ai nuk duhet të veshë rroba që veshin të diturit, të devotshmit dhe paria. Gruaja e tij duhet të dallohet në rrugë e në banjo dhe ai duhet të vendosë në shtëpinë e tij një shenjë, në mënyrë që njerëzit as të mos luten për të e as të mos e përshëndesin. Rruga për të duhet bërë e ngushtë dhe ai duhet ta paguajë haracin në këmbë, kurse haracmarrësi të jetë ulur; ky ka të drejtë ta mbërthejë për jake, ta shkundë mirë e t'i thotë: "Paguaje haracin, o haracpagues! Hë, pra, o armik i Perëndisë!"

    Një program i qëllimshëm e sistematik për poshtërimin e jomyslimanëve shihet në traktatin midis Kalifit Omar dhe popullit të Jerusalemit në vitin 638. Ky i ngjan më shumë formulës së mëvonshme të kapitullimit. Kuduri e ruajti tekstin i sigurt se shumë nga kushtet e atyshme ishin ende rreptësisht të detyrueshme për popujt jomyslimanë që ishin nën zgjedhën turke.

    Më poshtë po radhitim kushtet e vëna nga Omari (Perëndia e ndjeftë!) në kushtetutën e tij mbi të drejtat e haracpaguesve, kushte të cilat ishin aq të detyrueshme, saqë, po të shkeleshin nga këta të fundit, jeta dhe prona e tyre kalonte në dorë të tjetërkujt. haracpaguesit duhet:

    1. Të mos ndërtojnë as kisha e as sinagoga të reja në territor muhamedan.

    2. Të mos i rindërtojnë ato të rrënuar.

    3. T'i mbajnë dyert hapur për të gjithë udhëtarët myslimanë.

    4.T'u ofrojnë gjithmonë mikpritje myslimanëve deri në tri ditë.

    5. Të mos përzihen në punët e myslimanëve e të mos raportonin për to të pafeve.

    6. Të mos i kundervihen dëshirës së njerëzve të gjakut të tyre, të cilët duan të përqafojnë fenë islame.

    7. Të sillen me respekt ndaj myslimanëve.

    8. T'u lirojnë vendin myslimanëve kur këta janë të pranishëm, pasi ato vende janë të myslimanëve.

    9 Të mos mbajnë kurrë rroba apo zbukurime të ngjashme me ato të myslimanëve.

    10.Të mos përdorin emra myslimanë.

    11.Të mos ecin mbi kuaj me shalë e kapistër.

    12.Të mos mbajnë harqe, shigjeta, shpata e armë të tjera.

    13.Të mos mbajnë kurrë në gisht unazë të zbukuruar me gur të cmuar.

    14.të mos shesin kurrë verë e të mos e pijnë atë në publik.

    15.Të mos vishen kurrë si idhujtarët.

    16.Të mos kopjojnë kurrë doket apo zakonet e idhujtarëve.

    17.Të mos blejnë shtëpi ose banesa në lagjet e myslimanëve.

    18.Të mos i varrosin kurrë të vdekurit në varrezat e myslimanëve.

    19.Të mos ankohen kurrë kur u bien fatkeqësi e të mos derdhin lotë para njerëzve kur u vdesin të afërmit.

    20.Të mos blejnë kurrë skllevër myslimanë.

    Në përfundim të këtyre kushteve të kapitullimit, Omari përcaktoi se, nëse i krishteri i shkelte ato, asnjë dhuratë e argjendtë nuk mund t'ia shpëtojë jetën dhe cdo mysliman kishte të drejtë ta ndëshkonte me vdekje.

    Nuk është e vështirë të imagjinohet efekti i këtyre masave të shqiptarët: kalorës të lashtë, krenarë, të pavarur e gjithë jetës të armatosur. Malet e padepërtueshme të veriut ishin mbrojtës të statusit social të këtyre shqiptarëve të krishterë. Kështu, kur më 1804 disa myslimanë nga Shkodra varën brutalisht një murg kapucin, fjala u shkoi në vesh mirditorëve katolikë. Ata kapën pesë turq, të cilët më vonë u gjetën të varur në portat e qytetit, së bashku me një letër drejtuar pashait. Në të lexohej: "Pesë kokë për një; po të ndodhëherë tjetër një krim i tillë, do ta paguash me kokën tënde." Pashai e qetësoi hakmarrjen e mirditorëve me dhurata e premtime. Mirëpo gjetkë, në fusha e kodra të pambrojtura, pakica e krishterë vuante pa iu ankuar kurrkujt.
    Hekardi raportoi se pashai i Ipekut (Pejës) rrëmbente vajza të reja dhe fëmijë nga familjet e krishtera për t'i përdorur si shërbëtore ose skllevër. Kur Hasan Asllani nga Shoshi, së bashku me një bandë myslimanësh, vranë pashanë e tyre, inspektorin osman të dërguar për të dënuar kriminelët e mashtruan. ai u kthye në Konstandinopojë duke marrë me vete kokat e disa të krishterëve nga Shkreli, gabimisht të paditur për atë krim! Për gjygj apeli as që bëhej fjalë. Dëshmitë e të krishterëve nuk u morën parasysh nga KADIU. Duke shkruar në vitin 1919, rumuni Jorga raportoi se në Krujë të krishterët nuk lejoheshin të kalonin natën deri në kohët e vona.

    Në Shqipëri duket se turqit e zbutën pak ligjin e të veshurit për jomyslimanët. Megjithatë, në Berat e gjetkë myslimanët i ndalonin gratë ortodokse të ecnin nëpër rrugë, po të mos ishin të mbuluara me percen e gjatë dhe po të mos i mbanin duart t'ë kryqëzuara në gjoks. ngaqë myslimanët i konsideronin gratë e pambuluara të turpshme e të përdala, shumë vajza të krishtera në qytetet myslimane zunë të përdornin percen që në moshën dymbëdhjetëvjecare. Pujade vuri në dukje se gratë e krishtera i përdornin shpesh maramat e bardha. Shumë kohë pas pavarësisë nga Turqia, gratë e moshuara ortodokse në Elbasan ende ecnin në rrugë me marama të bardha në kokë, ndonëse tashmë pjesa e fytyrës ishte zbuluar. Ndikimi turk në komunitetin e krishterë shihet gjithashtu në ndarjet me kangjella në pjesën e prapme të kishës ortodokse, pas të cilave rrinin gratë gjatë meshës. Pujade shkruante se kishte takuar në Janinë një fisnik ortodoks, të quajtur Kir Aleksi, i cili vishej si efendi turk me callmë dhe ecte ngadalë me një palë tespie në dorë. Shqiptarët që jetonin në tokën e tyre, nuk mund të duronin që të trajtohëshin si qytetarë të dorës së dytë. Poshtërimi sistematik i këtyre njerëzve, kaq krenarë për trashëgiminë e tyre shqiptare, nuk kishte se si të mos ndikonte në islamizimin e tyre.

    (faqe: 240 - 248)

    --- vazhdon ---

    * Të gjitha fusnotat janë hequr nga postuesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 28-10-2003 më 19:28

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ndryshimi i fese qe kemi bere ne shqiptaret ne kohen e Turqise eshte nje nga cenet me te medha morale qe do te na ndjeke sa te jemi gjalle. Nuk ndrrohet feja sic ndrrohen pantallonat.

  13. #13
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    po kur nuk ke pantallona si i behet?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Me mire te rrish lakuriq se te besh ate qe beme ne.

  15. #15
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    ose ti nderrosh pandallonat sipas modes
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anëtarësuar
    31-07-2005
    Postime
    49
    Mendoj se konverimi i shqiptareve ne fene islame duhet pare edhe nga aspekti ekonomik.
    Ne ate kohe te krishteret i paguanin perandorise osmane dyfishin e taksave ne krahasim me popullsine muslimane. Edhe ky mund te kete qene nje faktor i rendesishem qe i ka bere shqiptaret te kalojne ne fene e sunduesit.
    Kjo tregon se jemi popull finok.

  17. #17
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga lum lumi

    Postim i rendesishem, ky!
    Packa se myslymat e sotem shqipetar akoma vazhdojne te perqafojne fene e vrasesit, shtypesit dhe djallit qe rrenoi Shqiperine per 500 vjet, jam i sigurte qe kjo vjen me teper nga 'injoranca' dhe nuk do jete vone...kur Shqiperia ti thote 'lamtumire' nje here e mire...kesaj plage te rende qe pushtuesi na hapi!

    Mos qofte larg dita!
    Rrofte Shqiperia...

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2005
    Postime
    47

    Nje shkrim i gjate

    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    Pse vetem ne shqiperi njerezit u konvertuan nga te krishtere.....
    Besoj se tashme u be e qarte se nuk jane konvertuar vetem shqiptaret, por edhe kombe tjera. E gjithe kjo, varesisht nga perqendrimi i pushtetit turk. Boshnjaket – sllave te cilet ishin ne mes te Perandorise AustroHungareze/katolike dhe Serbise/Malit te Zi, qe kishin mbeshtetjen e Rusise/ortodokse dhe per nje arsye apo tjeter ata u bene mysliman. Ne kane qene komb me vete para konvertimit ne islam, une nuk mund te them.

    Citim Postuar më parë nga Sunriser
    1. Shqiptaret u treguan me te zgjuar se te tjeret dhe e kuptuan qe islami ishte feja e vertete.....
    ....presioni qe u ushtrua ne Shqiperi nga turqit nuk u ushtrua ne asnje vend tjeter te Ballkanit....
    Prindi im me ka mesuar “trungun” familjar. Me ka mesuar deri ne brezin e 7. Sepse, “ai ka qene i pafe dhe nuk duhet permendur”. Duke pasur parasysh moshen time dhe moshen mesatare kur shqiptaret (sidomos ne shekujt e kaluar) kane lindur femijet (“Katermbedhjete vjec dhender”), del se paraardhesit e mi jane konvertuar ne mysliman jo me larg se nja 200 e ca vjet. Pra, vetem ne fund te shekullit XVIII. Sikur te kishte te bente me kuptimin, do ta kishin pranuar fene qe ne fillim, pra ne shekullin XV-XVI e jo pas 200-300 vjeteve.
    Presioni eshte ushtruar ndaj shqiptareve sepse shqiptaret kane qene me “rebelet” nga te gjithe. Sllavet/ortodokset kane qene te mbrojtur nga “vellai i madh” rus. Meqenese shqiptaret (per arsye te vetekuptueshme) nuk kane pranuar nje “ndihme” te tille, ndersa largesia gjeografike nuk ka mundesuar mbeshtetjen e Austro-Hungarise, e logjikshme se i tere mllefi eshte derdhur ne kombin-jetim.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    1. Shqiptaret u rrembyen me force qe femije nga familjet e tyre dhe u rriten dhe edukuan ne Anadoll si ushtare te sulltanit. Kjo per arsyen se nga rraca e shqiptareve kane dale prijesit me te medhenj te kohes, Pirro i Epirit, Aleksandri i Madh, Konstandini i Madh, Gjergj Kastrioti.
    Femijet e shqiptareve jane marre per harac, nuk jane rrembyer. D.m.th. megjithese pa deshire ata jane dhene nga prinderit si pjese e marreveshjes, pikerisht per ta ruajtur fene. Harac kane dhene te tjeret, jo myslimanet. Kjo nuk ka qene politike otomane ndaj shqiptareve ekskluzivisht, por ndaj gjithe trojeve vazale.
    Citim Postuar më parë nga Albo
    2. Shqiptaret ishin i vetmi popull qe nuk u nenshtrua kollaj nga otomanet, por theu dy ushtri te sulltanit fale trimerise se Gjergj Kastriotit dhe trimave te tij. Shqiptaret e turperuan sulltan Muratin perpara gjithe perandorise se tij, dhe pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, shtypja dhe presioni asimilues i turqve mbi shqiptaret ka qene ekstrem pasi nuk deshironin te shikonin nje kryengritje te re te shqiptareve. Konvertimi i dhunshem ne Islam behej pikerisht qe te fashitej dhe shuhej identiteti i shqiptarit dhe besen shqiptaret te mos ia jepnin me njeri-tjetrit, por sulltanit.
    Konvertimi i shqiptareve, sic thash me larte dhe sic besoj pajtohen te gjithe, ka ardhur pas perfundimit te pushtimit otoman, e jo gjate pushtimit. Ne anen tjeter, edhe pas perfundimit te pushtimit, kryengritjet shqiptare nuk jane nderprere, bile as pas “fazes se konvertimit” dhe ato beheshin nga shqiptaret pa dallim feje.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Asnje popull tjeter ne Ballkan nuk ka njohur dhunen qe kane njohur shqiptaret pasi asnjeri prej tyre nuk i luftoi turqit ashtu sic i luftuan shqiptaret.
    Kjo eshte e vertete, por, jo me tonin qe ti e perdor. Shqiptaret u shtypen dhe vuajten per shkak te mungeses se veprimeve politike – mbeshteteshin vetem ne forcen dhe besnikerine qe kishin ne mes veti. Nuk kishin nje komb/shtet/perandori aleat qe do t’i mbeshteste ne kete lufte dhe ta ndante barren me ta. Eshte pra nje paradoks unik ne filozofine qe perdoret kunder shqiptareve – ata sot identifikohen (permes fese pra) me turqit dhe/ose arabet.
    Ndoshta eshte e vertete se otomanet kane perdore dhune per konvertimin e shqiptareve (si edhe te kombeve tjere), por, te njejten (ne forma tjera) e kane perdore edhe kleriket e feve tjera (sllavet ne veri e greket ne jug). Ndoshta kleriket katolike kane qene (se paku sa i perket pjeses “historike” te kesaj feje nder shqiptare) me “liberal” ngase nuk kane pasur nje shtet i cili i ka “sponzoruar”.

    Une nuk i fajesoj shqiptaret per konvertimin ne Islam...
    Athua te falenderojne myslimanet per kete? Athua kane ata nevoje per shfajesimin tend per gjendjen e tyre shpirterore?

    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    Dhe po te jap nje pergjigje per ate temen tende, shqiptaret u kthyen ne myslymanizem jo vetem nga dhuna osmane, por edhe nga dhuna fqinje. Dhune, dhune, dhune...
    Pra, e verteta asnjehere nuk eshte e thjeshte dhe vetem nje ngjyreshe.

    Citim Postuar më parë nga Sunriser
    Shqipetaret kurre nuk kane qene te lidhur me fene aq sa mundohen disa te na bejne te besojme, pasi gjeja e pare qe sakrifikuan per te mbijetuar (qofte si komb, qofte si individe) ishte feja. Ja sa fetare kemi qene, prandaj mos na hajdeni me me ato parrullat e famshme FEJA PASTAJ KOMBI.
    Shqiptaret si komb, vertete se nuk jane te lidhur me fene, por, kete veshtire se mund ta thuash per shqiptaret si individe. Shfleto pak kete forum dhe do te kuptosh te verteten.

    Citim Postuar më parë nga Shpresmiri
    Ju lutem, peseqind vjet feja Islame eshte munduar te fleje ne shpirtin e shqiptarit dhe ende nuk e ka pushtuar tere popullin, kurse krishterimit nuk iu desht as edhe, ashtu te themi, nje shekull dhe tere populli e perqafoi.
    Se pari, nga ky kontest te perjashtojme hebraizmin pasi qe kjo fe perjashton cdo komb tjeter perpos izraelitet.
    Pastaj, vazhdojme:
    1) Fakti qe nje fe eshte prezente si fe kryesore (apo zyrtare) nuk e bene ate te vetme. Pra, deshmite e skajshme per prezencen e fese se krishtere (qofte edhe ne “formen” e te shenjteve) nuk te garanton se gjithe iliria kane qene te krishtere brenda 100 vjeteve. Nje arritje e tille do te ishte e pamundshme edhe sot – me te gjitha kushtet e komunikimit.
    2) Ekziston nje dallim thelbesor ne mes te kohes kur ka “arrite” krishterimi dhe kohes kur ka “arrite” islami ne trojet ilire/shqiptare: krishterimin e kane pranuar njerezit “pagan”, d.m.th. te paditur, ndersa ne islam jane konvertuar njerez te cilet tashme kane pasur te krijuar kuptimin e Zotit, kane ditur te lexojne dhe kane pasur njerez (prifterinjte) te cilet u kane treguar dallimin ne mes te mires dhe se keqes. Eshte lehte ta bindesh dike qe ka “logjike” per dicka te “logjikshme”, por, ta zhbindesh dike “te logjikshem” se ajo “logjike” eshte e gabuar, eshte nje ceshtje krejte tjeter.

    Citim Postuar më parë nga Dreri
    Ketu ka vend per debate...
    Lehte te debatosh kur ke c’thua

    Citim Postuar më parë nga Kubla Kahn
    Une nuk kam nevoje te kem frike nga askush. Kurre nuk me shkon mendja t'i bej nje te keqe dikuj,jo pse kam frike nga libri i shenjte apo zoti,se do te me denoje,por se shpirti im nuk me lejon ta bej te keqen.Ndaj e them se nuk ka nevoje te jesh besimtar ne nje fe per te qene njeri i mire.
    Besimi ne Zot nuk do te thote te besosh ne nje krijese, por do te thote t’i besosh rregullat te cilat Ai i ka caktuar, per cfaredo arsye qofte. Nese ty te mjafton “shpirti” yt per te bere mire, kjo i mjafton edhe Zotit, perderisa ti nuk e mohon Ate. Ndersa, sa i perket frikes – ky eshte problemi i shqiptareve, nuk i frikohen askujt, as me te fortit (nuk e kam tash per Zotin). Kardinali Reshelje (francez ky), qe drejtonte shtetin per Mbretin Lui XIII, kishte thene: “Shpirti i njeriut eshte i pavdekshem, cfaredo mekati te beje ne kete bote, do e laje ne tjetren. Ndersa shteti eshte i vdekshem, ai nuk mund te mbrohet ne tjetren bote. Gjithashtu, fakti qe une jam njeri i fese, nuk do te thote se te tille do te jene edhe kundershtaret e mi. Une nuk e mbroje dot shtetin vetem me ato qe me lejon Bibla. Duhet te veproj sipas rrethanave qe ata imponojne.” Poenta – nese ty nuk te shkon mendja t’u besh keq te tjereve, nuk te mbron nga “keqesia” e tyre. Prandaj, kujdes.

    Citim Postuar më parë nga Kubla Kahn
    KOMBI para se gjithash-kjo eshte motoja ime.Dhe duhet te jete aq me shume kur ne shqiptaret nuk kemi vetem nje fe .Une i respektoj te trijat ,sepse nuk kam te drejte dhe nuk i lejoj vetes qe njerezit t'i dalloj ne baze te asaj se a shkojne ne xhami apo ne kishe te bejne lutjet e tyre.Ashtu sikur nuk mund t'i urrej bashkekombasit e mi pse i perkasin nje partie politike qe ndjek nje politike qe nuk e pranoj une.Me duket krejt e njejte.Ashtu si bota sot po pergjaket ne saje te dallimeve fetare qe ka mes njerezve,njejte te ne vriten njerezit per shkak se i takojne nje partie tjeter politike.Sikur te ishte vetem Zoti dhe Kombi,shume me mire do te ishim.
    Nuk mjafton te pranohet gjendja ekzistuese. Duhet punuar ne zhvillimin e vetedijes kombetare. Te kuptojme pra, qe kombi eshte mbi te gjitha. Qe kombi eshte ne fakt garance per mbijetesen edhe te fese/feve ne gjuhen shqipe. Pra, kjo do te jete formula qe do te pajtonte te gjithe. Per ta realizuar kete – duhet te punohet ne mbrojtjen e feve e jo ne luftimin e njeres apo tjetres. Nuk po them se shkrimet e tua e luftojne njeren apo tjetren fe. Po them se mosveprimi nuk eshte i mjaftueshem. Shih cka ndodhi ne mesin e shekullit te kaluar per shkak te mosveprimit te “demokracive”.

    Citim Postuar më parë nga Klevis 2000
    Se kupton qe besimi eshte si burim per te bere mire kurse ti kur te del ndonje rast ben mire kurse ne cdo moment.Edhe per pergjakjet besoj se ka fajin feja por njerzit te cilet bejne dredhi dhe krijojne armiqesi dhe skena per te filluar luftra.Pastaj i dashur njeriu duhet te perpiqet qe te kuptoje kush eshte e verteta dhe kush e shrembeta sepse nuk jane tre te verteta po vetem nje sdhe shume genjeshtra .
    Une pajtohem me kete. Problemi eshte se, sic thote nje proverb: rruga per ne ferre eshte e shtruar me qellime te mira. Kjo assesi nuk nenkupton se te gjitha qellimet e mira te cojne ne ferr. Kjo nenkupton se pervec deshires dhe vullnetit, njeriu duhet te “shfrytezoj” edhe mendjen para se te beje nje veprim.

    Citim Postuar më parë nga Iliria e para
    Me e cuditeshme eshte ajo qe sot ka njerz qe okupatoret V -shekullor i quajne miq e bemires.
    Edhe kroatet sot, i quajne austriaket miq, ndonese ishin nen pushtimin e tyre. Jo te gjithe pushtuesit kane bere keq. Keta (austriaket pra) u kane lene “te nenshtruareve” rruget, institucionet arsimore, infrastrukturen ligjore,....

    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    Me fal por llogarine e ke bere gabim, sepse jane vrare me teper sesa 1 shqiptar ne dite nga kjo lufte. Dhe vertet jemi popull i vogel, por ashtu si hebrenjte, lavdi Zotit, dhe ne shtohemi kollaj. Dhe nuk e them per te qeshur, sepse nuk eshte aspak per te qeshur qe shekuj me rradhe njerezit luftuan te mbrojne egzistencen e tyre.

    Me duket se matematika qe ke bere eshte per te qeshur dhe jo lufta 500 vjecare e popullit tone.
    Pushtimi vertete ishte shekullor. Gjithashtu, edhe humbjet e shqiptareve ishin te medha. Shih historine e betejave te Skenderbeut dhe do te kuptosh se kombi shqiptare do te ishte shume me i madh, sikur te ishin bere pazarlleqe me te lehta me turqit osman (me kete rast nuk po them nese keto pazarlleqe kane qene te mundura). Por, kryengritjet (lufterat sic thua ti) nuk ishin te vazhdueshme. D.m.th. eshte e vertete thenia e Indritit:
    O Manulaki!!!!!!!!!!!!!!!1
    A e kupton se cfare gafash po thua?
    500 vjet lufte!
    Atehere nje vit ka 365 dite, llogariti sikur nje shqiptar te vritej cdo dite sa do te mbeteshin sot.
    Ti pandeh se kjo lufte u be me Kinen.
    te lutem mos e ktyhe temen ne gallate.

    Citim Postuar më parë nga cunimartum
    me te vertete Turqit nuk ben spastrim etnik apo edhe ushtrim dhune ne Shqiperi nen emer te Islamit.
    Vetem shkurt – gjyshja ime vdiq duke thene se eshte “turke elhamdulilah”. Kjo do te thot – spastrim etnik (turke) ne emer te fese (elhamdulilah, falenderimi i qofte Allahut). Ndonese as edhe nje fjale turqisht kurr nuk ka ditur. Asaj i ka mjaftuar qe eshte myslimane, ndersa unjisimin e fese me kombin turk – kete me siguri nuk e kane bere mesuesit rilindas.

    Citim Postuar më parë nga seminarist
    ju myslimanet ngaterroni dy gjera
    mua me duket se te njejtin ngaterrim bene edhe ti – barazimi i individit me bashkesine se ciles ai i takon deklarativisht.

    Po prej dites qe turqit lan ballakanin, sa shqiptare u bene musliman?
    Nuk eshte kjo pergjigje, sepse atehere do te duhej te shtrohet edhe pyetja e njejte lidhur me krishterimin.

    Tani po te pjyes dhe un tya si spjegohet qe shume te krishter te ndershen po pranojne Islamin dita dites?????? apo u kane zene arat arabet dhe turqit dhe ju thone behuni musliman qe tju leshojme arat????????
    E sa myslimani konvertohet ne te krishter, hatri i parave. E ke idene cfare ”lufte” e padukshme po zhvillohet ndermjet “Shoqatave” joqeveritare te njeres dhe fese tjeter e sa parat ato i “harxhojne” per
    a) t’i bindur femrat qe te veshin ferexhet, e meshkujt qe te shkojne ne xhami dhe
    b) t’i bindur njerezit qe t’i kthehen besimit te te pareve.

    Mos e perdorni ate fjale se turqit na dhunuan qe te konvertohemi ne musliman, jo ajo nuk eshte e vertete, por shumica e njerezve e pane se ishte nje fe shume ma e bukur per njeriun e thjeshte pa korupcion ne udheheqsine e kishave, dhe ishte nje fe me paqesore, prandaj ato qe ishin duke vuajtur u bene musliman dhe e perjetuan nje jete me te mire.
    Une dalloj dy koncepte: fene islame si te tille dhe feudalizmin osman si nje koncept tjeter. Nuk po diskutoj per konceptin e pare, ngase nuk eshte ai qellimi. Sa i ka sjelle te mira kombit (apo vendit) shqiptar perandoria osmane mund te veresh shume lehte nese qarkullon neper Prizren apo ndonje qytet tjeter te vjeter: veshtire se mund te kalojne njerezit ne dy kahe se per veturat – eshte fare e pamundshme. E te mos flasim per infrastrukturen tjeter. Kur dhe ne cilen shkolle, apo xhami, femijet shqiptare u mesuan ne gjuhen e tyre se jane shqiptar dhe se qenia e tyre dallon prej turqishtes? Kombet qe kane qene nen Austro-Hungarine kane pasur edhe Universitete ne gjuhen e tyre. Ndersa, nese flete per paqen shpirterore dhe durimin ndaj pushtuesit – kete edhe me mire e ofron mesimi katolik sesa ai islam.

    Citim Postuar më parë nga Lum Lumi
    Edwin Jacques: "Shqiptaret - Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme"
    Interpolacioni: perllogaritja e nje vlere brenda kufijve te njohur. Ekstrapolacioni: perllogaritja e nje vlere jashte kufijve te njohur. Nga matematika, keto nocione zbatohen edhe ne shkenca tjera (edhe ato sociale). Por, ato duhen vertetuar per te fituar kredibilitet. Ekstrapolimi i politikes se shekullit VII ne shekullin XVII, eshte teper i veshtire, per te mos thene i pamundshem.

    Citim Postuar më parë nga Iliria e para
    Ju tash me tregoni ne se doni se cilet popuj vuajne me se shumti ne Europe, si shpirterisht si materialisht? Cilet kan probleme shoqerore me shumti, ku jane me te korrumptuarit? Ku ka hakmarrje, ku jane gjithe te keqiat?
    Per mue jane shqiptaret dhe boshnjaket. Po per ju(turqit nuk i numroj si europjan)?
    Nuk eshte feja ajo qe e krijon kete gjendje. Jane njerezit. Sikur mos te kishte qene interesi i perendimit dhe ta hiqnin qafe komunizmin ne Greqi, te njejten gjendje do e kishe edhe atje. Sa per gjendjen shpirterore, dallojne forma dhe permbajtja. Cka do te kishe thene ti per gjendjen e shpirterore te besimtareve te pare te Jezuit?

    Citim Postuar më parë nga Deus
    Packa se myslymat e sotem shqipetar akoma vazhdojne te perqafojne fene e vrasesit, shtypesit dhe djallit qe rrenoi Shqiperine per 500 vjet, jam i sigurte qe kjo vjen me teper nga 'injoranca' dhe nuk do jete vone...kur Shqiperia ti thote 'lamtumire' nje here e mire...kesaj plage te rende qe pushtuesi na hapi!
    Mos barazo pushtuesin me fene e tij. Sipas teje, shqiptaret do te duhej te hidhnin poshte edhe krishterimin, ngase eshte sjelle nga romaket?

    Citim Postuar më parë nga Teddy
    Mendoj se historia qe ne mesojme neper bankat e shkolles eshte shume e gabuar dhe sidomos e padokumentuar. Na kane mesuar qe kemi luftuar per 500 vjet me nje perandori osmane nderkohe qe gjte kesaj periudhe te vetmat emra luftetaresh qe njohim jane Gjergj Kastrioti, Ali Pashe Tepelena e disa te tjere qe kane luftuar ne dimensione me te vogela, si p.sh cerciz Topulli, Mahmut pashe bushati etj.Nderkohe qe harrojme qe i vetmi qe luftoi per interesat e Shqiperise ishte heroi yne kombetar, te tjeret luftuan per pashalleqet e tyre dhe asnjehre per te miren e kombit shqiptar, kjo jo per faj te tyre, po per mungese te nje identiteti kombetarq e na ka gmunguar gjithmone. Te mos harrojme qe te nxjerresh kaq pak lufteare kunder nje pushtimi kaq te tmerrshem sa e bejne librat shkollore eshte shume pak dhe kjo te shtyn te kuptosh qe ndoshta populli shqiptar nuk i ka bere ndonje rezistence te forte atij osman, mjafton te kujtposh qe familjet me te pasura shqiptare largonin femijet e tyre per ne stamboll, sic nuk bente Athina, Sofia, apo dikush tjeter; mjafton te kujtosh qe gjate pushtimit osman ne ishim me te privilegjuarit e rajonit ballkanik, mos te harrojme qe shpesh pashallaret osman kishin gjak shqiptar e kjo jo rastesisht, mos harrojme qe nje nga ushtrite me gjakatare osmane te shekullit te 19 qe shtypen kryengritjet armene ishin te perbera nga jenicere arnaute. Historia gjithashtu duhet te na tregoje qe kur filloi deklini i perandorise osmane filluan te cenohen edhe trojet shqiptare. Te hedhur per 500 vjet ne krah me te fortit ne fillim te shekullit te XX popujt fqinj me ne filluan te perpiqen te na shperbejne( shih Kosoven , Camerine, Pjesen Shqiptare maqedonase)te ndihmuar edhe nga forcat e medha europiane si Franca, Rusia aleate historike te Serbise.Ishte ky cmimi qe duhet te paguanim per faktin qe kishim qene me fitimtaret dhe jo si te bashkangjitur me ta , por si pjese integrale e tyre ne cdoi fushe, ne ushtri, kulture (shih enciklopedine e pare osmane Sami Frasheri)etj...nje cmim qe kemi paguar gjer me sot, nje cmim qe shpresojme mos te pagojme me kurre...
    Shqyrtim interesant. Kur Eqrem Bej Vlora (minister i jashtem ne qeverine e Ismajl Qemajlit) i kishte thene nje gjenerali turk se shqiptaret meritojne me teper pasi qe e perfaqesojne perandorine ne shume ane te saj, ky i fundit i kishte thene (para shpalljes se pavaresise) ne parafrazim te lire: ju shqiptaret vertete e keni mire ne perandori, ngase kjo eshte e gjere dhe e keni lehte te shprehni veten, por, nese do te shpallni pavaresine, ne ate vend te vogel, sic eshte Shqiperia, do te beheni cope, ngase nuk do te kete vend per te gjithe. Pervec telasheve te mendjemadhesise, atebote shqiptaret kishin edhe “krizen e identitetit kombetar” – nje pjese e madhe ende e llogarisnin per ndere te jene “te nenshtruar te padishahut”. Vertete eshte e mundshme qe, ajo shtrirje e lire pergjate pese shekujve te kete pasur ndikim ne “avullimin” e ndjenjes kombetare tek paria e kombit (e cila, natyrisht, eshte pergjegjese per zhvillimin e qenies kombetare).

    Citim Postuar më parë nga bakudr
    Ndersa autori i himnit kombetar turk ishte shqiptar (Mehmet Akif), dhe ai qe shkroi fjalorin e pare te turqishtes ishte shqiptar (Sami Frasheri) dhe kurre nuk ju ndalua te flisnin apo te shkruanin shqip.
    “Ykjo” e fundit nuk eshte e vertete. Edhe Samiu edhe Naimi edhe anetare te tjere te Shoqerise se shkrimeve shqipe, kane shkruar fshehtas ne gjuhen shqipe. Ndersa, guxo e thuej noj turku qe Sami Frasheri ka qene shqiptar.

    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Kur nuk ke me cfare te justifikosh per cfare arsye u shperbleve me taksa zero nga pushtuesit turq keto genjeshtra do nxjerresh. Do thuash hapur se isha bashkepunetor i turqve?, atehere quhesh tradhetar.
    Te pretendosh se “taksat zero” ishin arsye e konvertimit pas mese 200 vjeteve roberimi (kohe per te cilen njerezit do te kishin vendosur nese i dojne apo jo ato taksa), eshte mendim i ceket.
    Pershendetje

  19. #19
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499

    Antagonisti nuk jane vetem taksat, tokat e agallareve, fermanet me poste etj. mos te i rrjeshtoj une cfare shperblimesh kishit kur ndryshuat fene. Do te quaje hapur bashkepunetor te turkut sepse vetem bashkepunetoret shperblehen. Kjo nga turqit ne krahasim me te krishteret shqiptare qe juve i quani greke.

    Nese do te dish Serbia dhe Greqia morren me hir ose me pahir pavaresisne prej te semurit te bosforit, turqise, ose me mire te them u bene te pavarura ne kohen qe Ismail Bej Qemali, bej?, akoma enderronte te i vockel nje dite do te behej sulltan. Vetem sa arriti disa pozicione.

    Nuk eshte ceket fare sepse po hengre njehere corbe te prishur do hash prape corbe te prishur. Mbaje mend kete! Te pakten turqia u dha ca aspra,ca poste etj. por ne greqi pse konvertoheni falas,pa poste etj.? Ju befte mire corba e prishur.

  20. #20
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    mund te them se kurreshtja e shqiptareve per te ngrene corbe te prishur, sot po hane prape corbe te prishur ne greqi, mos genjeni se nuk konvertoheni ne greqi. zoti paste meshire per juve.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  3. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •