Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Per Lum Lumin e vllaznit e tjere nga Kosova..

    Drejt ke Lum Lumi..per Q dhe Ē-ne

    Veprova si Ai qe tha ...beni si them une e jo si bej une..

    Lexo ktu se eshte e bukur kjo histori..

    Eshte realiteti asaj kohe..pik per pike..


    Gazeta Shqiptare

    .......

    RREFIMI I MARANGOZIT MERSIN SHARRA

    "Nė psikiatri se nuk votova"
    "Tani kam 20 vjet qė shkoj i pari nė qendrėn e votimit"


    ------------------------------------

    Ilir Bushi

    Nė vitin 1980 mė shtruan nė "Pavionin 17" sepse nuk pranova tė votoj, prandaj qysh atėherė kam 23 vjet qė shkoj i pari pėr tė hedhur votėn". Kėshtu u shpreh dje, 56 vjeēari Mersin Sharra, i cili ėshtė me origjinė nga Burreli, por qysh prej vitit 70 jeton nė Tiranė, me profesionin e marangozit. "Unė u fsheha 6 orė nė ditėn e votimit, por pėr kėtė mė shtruan nė spital me tė ēmendurit dhe mė bėnė 48 gjilpėra nė kokė, duke mė thėnė se kėshtu do tė mė vinin mendtė", shton ai.

    Pėrse po nxitoni?
    Duhet tė biem shpejt pėr tė fjetur e tė lajmėroj gruan e vajzat qė tė nisemi herėt pėr tė votuar. Kutitė e votimit hapen nė orėn 7.00, por tė paktėn ne tė shkojmė nė orėn 7.30 minuta. Pasi ta heqim qafe votimin, atėherė mund tė shkojmė tė qetė te vllau pėr tė ngrėnė ndonjė drekė.

    Pėrse doni tė shkoni kaq herėt pėr tė votuar?
    Na ka mbetė zakon qysh nė vitin 1980. Kanė kaluar 23 vjet por s'e harroj. Qysh atėherė unė jam i pari qė shkoj pėr tė votuar dhe asnjėherė nuk kam lėnė njeri pėrpara. Ajo qė mė ka ndodhė mua mos i ndodhtė kėrrkujt.

    Ēfarė ju ka ndodhur konkretisht?
    Mė kanė ngulė 48 gjilpėra nė kokė dhe kam pi ilaēe pėr 23 ditė rresht. Kam nejtė nė nji dhomė me tre tė ēmendur dhe nė vitin 1980 mė kanė shtruar nė "Pavionin 17", ku ishin ata qė lujnė menē. Por ato ditė kam qenė t'uj lujt menē prej vėrteti.

    Pėrse ju kanė shtruar nė Pavionin 17?
    Se nuk votova. Unė vija nga Burreli dhe punoja nė Kombinatin e Drurit, Misto Mame, si marangoz me kategorinė e pestė. Por nuk kisha shtėpi dhe pėr kėtė kisha bėrė 18 lutje me shkrim nė Komitetin Ekzekutiv. Kur e pashė se ata s'po e vinin ujin nė zjarr thashė tė bėja njė presion pėr ditėn e votimit.

    Si e bėtė presionin tuaj?
    Po ja, ditėn e votimit, ishte e diel dhe data mbante 22 tetor. Atėherė gjithė populli shkonte me vrap qė nė orėn 6.00 te kutia e votimit. Por unė atė ditė nuk shkova dhe u fsheha. Atėherė policia dhe kėshilltarėt e lagjes mė kanė kėrku me dy xhipsa.

    Ku u fshehe?
    Ne banonim nė njė dhomė tek pallatet e ndėrtuara prej rusėve. Unė dhe gruaja kishim njė dhomė, kurse njė familje tjetėr kishte kuzhinėn, ndėrkohė qė banjon e pėrdornim tė dyja familjet. Atje tavanet ishin me kallama dhe unė u fsheha sipėr kallamave, nėn ēati. Atje ndenja 6 orė, derisa mė nė fund gruaja nuk kishte rrugė tjetėr dhe u detyrua tė tregojė.

    Ēfarė ndodhi mė tej?
    Nė fillim mė shembėn me grushta e me shkelma turinjve. Pastaj mė mbyllėn nė njė dhomė dhe sollėn kutinė e votimit ku hodha votėn me detyrim. Mbaj mend se atė vit kishim deputet Mehmet Shehun. Kėtu kujtova se shpėtova, por e keqja kishte qenė prapa.

    Si u sollėn mė tej me ty?
    Mbaj mend se njė oficer-operativ mė tha: "ke vetėm dy rrugė, ose burg ose psiqiatri". Gjatė gjithė darkės u mblodhėn edhe nė Komitetin Ekzekutiv dhe meqėnėse kisha biografi tė mirė nga gruaja, (familje dėshmori), vendosėn tė mos mė ēonin nė burg. Pėr kėtė mė thanė: Partia do tė bėjė njė nder tė madh dhe ne do tė ēojmė njė muaj nė spitalin psiqiatrik ku do tė bėjmė gjilpėra nė kokė, qė tė vijė truri nė vend". Kėshtu mė ēuan nė pavionin 17.

    A tė vizituan kur shkove nė spital?
    Jo. Doktori pyeti operativin "pėrse e keni sjellė, sepse ky nuk duket i sėmurė". Por operativi i tha shkurt: Nuk ka pranuar tė votojė dhe ėshtė fshehur majė ēatisė". Atėherė doktori tundi kokėn dhe iu pėrgjigj: Ky jo vetėm qė qenka i ēmendur, por ėshtė edhe nga ata mė tė rrezikshmit". Kėshtu mė ēuan nė njė dhomė me tre tė sėmurė qė bėrtisnin : Rroftė Enver Hoxha, infermieri mė i dalluar i turnit tė tretė". Mbaj mend se njeri prej tyre ngrihej natėn, mė fuste njė fletė fletoreje midis gishtave tė kėmbės dhe pastaj i vinte zjarrin duke mė pėrcėlluar. Flija me frikė.

    A nuk kėrkove ndihmė prej mjekėve?
    Po. I thashė tė mė nxjerrin se isha krejt nė rregull. Por ata mu pėrgjigjėn: Ti je i ēmendur, se po tė ishte nė rregull nga trutė do tė shkoje tė votoje qė nė orėn 6 tė mėngjesit si gjithė shqiptarėt e tjerė. Faktikisht, nga gjithė ato gjilpėra filloi me tė vėrtetė tė mė dhimbte koka. Atėherė i bėra njė letėr Mehmet Shehut dhe iu betova: Sa herė qė tė ketė votime do tė presė tek dera e Qendrės sė Votimit qysh nė orėn 4.00 tė mėngjesit. I pėrmenda edhe Tefik Kamon (vjehrrin) qė kish rėnė dėshmor i Brigadės sė Katėrt. Kėshtu pranuan tė mė lirojnė. Por mė parė erdhi operativi dhe bashkė me doktorin e biseduan, a isha nė rregull apo jo. Pėr kėtė mė pyetėn: Ēfarė bėjmė ditėn e dielė kur kemi ndonjė festė familjare". Unė s'dija si t'i pėrgjigjesha dhe i thashė: "nė fillim shkojmė nė punė vullnetare dhe pastaj kthehemi e gatuajmė byrekė dhe hallvė". Ata panė njeri tjetrin nė sy dhe thanė: "ky qenka pėrmirėsuar". Kėshtu mė liruan, por me kusht: sa herė qė tė kishte votime, unė duhej tė paraqitesha 1 orė pėrpara dhe i veshur me kostumin e dhėndėrrisė.


    Dikur mė fyenin se nuk votova, tani se shkoj i pari nė qendėr

    "Pasi dola nga pavioni 17 unė pėrjetova njė dramė tjetėr sepse njerėzit mė tregonin me gisht". Kėshtu rrėfen Mersin Sharra ditėt e tij, pasi doli nga spitali psiqiatrik. Me kėtė rast ai thotė se kudo qė shkonte pėrgojohej nga tė pranishmit dhe prapa krahėve historia e tij tregohej krejtėsisht e transformuar. Pėr kėtė arsye dhe pėr tė ndrequr gabimin e tij, Mersini filloi tė shkojė gjithmonė i pari nė votime. Por paradoksi i fyerjeve vazhdoi edhe pas viteve 90. "Dikur njerėzit mė shanin dhe thoshin: ky ėshtė ai psikopati qė nuk dontė tė shkonte nė votime". Ndėrsa tani, sipas tij, njerėzit thonė: Ky ėshtė ai i lajthituri qė shkon pėr tė votuar qysh nė orėn 7.00 tė mėngjesit".


    Si rrinin njerėzit nė rradhė pėr tė votuar 100 pėr qind

    "Vishuni me rrobat mė tė bukura dhe qysh nė orėn 6.00 tė mėngjesit prisni nė rradhjė pėr tė votuar kandidatėt tuaj". Kjo ishte motoja dhe porosia kryesore e Partisė sė Punės gjatė viteve tė sundimit tė saj nė pushtet. Kėsisoj pėr 45 vjet rresht koha krijoi traditėn e votimit nė masėn 100 pėr qind, brenda orės 9.00 tė mėngjesit. Atėherė nė tė gjitha qendrat e votimit tė kryeqytetit njerėzit kishin votuar qė pa gdhirė. Nė tė gjithė Shqipėrinė i fundit qė shkonte nė kutinė e votimit ishte vetė Enver Hoxha. Ai votonte kryesisht rreth orės 9.30-10.00, sė bashku me bashkėshorten. Pas votės sė tij dilte lajmi tradicional: Shqipėria votoi 100 pėr qind".

    Nga gazeta Shqiptare..

    --------------


    hahahaaaaa.. mir na e kan ba...
    ashtu i do mushka drute..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Je i mirė Brar

    Ne tė dy edhe pse jemi nė pikėpamje tė ndryshme politike, dimė ta respektojmė dhe cmojmė njėri-tjetrin. Natyra tė ka dhuru ciltėrsi - kjo ėshtė e adhurushme . Bindjet janė bindje e respekti respekt.

    Do na falin moderatorėt se kemi dalur nga tema, por duhet ta dinė se sot ėshtė ditė feste - Ditė Zgjedhjesh, dhe se na lejohet edhe pakėz liri.

    Tash njė poezi nga Kristaq Cipa ( botuar nė vitet e '30-ta).
    M'u duk aktuale pėr ditėn e sotit:

    KANDIDAT PĖR DEPUTET

    Dikur ju kam thanė, popull e milet.
    se edhe un' vendosa tė dal deputet,
    se edhe un' vendosa dhe i dhash' karar,
    vec rrogės sė shtetit, tjetėr gjė mos marr...
    kur ta sjellė rasti, tė ketė lezet,
    tė mos ju prish qejfin, pranoj dhe ryshfet...
    andralla nė paci, punėra nė kini,
    do caktoj orar nė shtėpi tė vini;
    nė sjellshi me vete dhe ndonjė bakshish,
    frikė tė mos kini, se kjo nuk na prish.
    Po tė mos gaboni, fjalė mos mė thoni,
    po s'dhat' nėn dorė, punė nuk mbaroni:
    jo se dua unė, po kshtu ėsht' zakoni,
    cdo mendim paguhet, ktė mos e harroni.
    Vetėm mė jep votėn, pastaj mendjen flije,
    se un' jam pajisur me kultur' e dije
    dhe kam rresht dy muaj qė po praktikoj,
    qe gishtėrinjt' e dorės, shpejt e shpejt t'i coj,
    c'gjė tė paraqitet tė di ta votoj;
    zoti mos e dhėntė qė ta kundėrshtoj!...
    Njė ish- deputet, po mė jep "privat"
    si duhet tė sillem, fjalėt si t'i mat
    dhe c'ilac do marr tė mė zėrė gjumi,
    kur do bisedohet MORATORIUMI... (ha-ha: jo i Thacit!)
    Kam dhe njė program, s'jam sidokudo,
    pastaj, kam dhe shokėt ashtu sic i do...
    Kur tė vijė koha, ja ku lė njė shteg
    ta paraqit listėn cilin kam koleg.
    Zanatin qė zgjodha e kam pėr sevda,
    kush nuk ma jep votėn do jet'maskara
    Dhe, t'ju them tė drejtėn, t'ju kandis mė mirė,
    kini koh' akoma tė mblidhni fiqirė.
    Jo me fjalė boshe, jo llafe tė kota,
    por cdo gjė me rregull, tė cuditet bota;
    tė cuditet bota, t'habitet mileti,
    tė gjith' tė thėrrasin: " Rroftė deputeti!" (1936)


    Merre me mend Brar, po tė ishim unė e ti deputet! Ti pozitė, unė opozitė, ose anasjelltaz. Do ishim gri e prerė nė parlament (me fjalė - debat hesapi), dhe pastaj do na shihnin tė dyve ulur bashkė duke pirė nė njė kafe nė Tiranė apo Prishtinė. Merre me mend, nė mbrėmje nė TVSH, RTK apo KLAN TV lajmin qė merr dhenė: deputet Lum Lumi i opozitės merr pjesė dhe mbanė fjalim nė ditėlindjen e deputet Brarit tė pozitės.

    Ėndėrr hesapi.... kėshtu do ta duaja demokracinė shumė!

    tung-tung se e teprova....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 12-10-2003 mė 10:38

  3. #3
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Te keqen Braro, a ma men si kerciste daullja ne pike te mjesit ne dite zgjedhjesh?
    S"te leshin as me flejt gjum dreqnit, a thu se po ju ikshin votimet.

    O Lumo, a te vij dhe une ta pi i kafe me ju te dy, kot jo si deputet, sa per te degju i dore muhabet, ose ne fun te funit kur te bohemi tape ti fusim ka i konge per qef ton.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga Manciste
    Te keqen Braro, a ma men si kerciste daullja ne pike te mjesit ne dite zgjedhjesh?
    S"te leshin as me flejt gjum dreqnit, a thu se po ju ikshin votimet.

    O Lumo, a te vij dhe une ta pi i kafe me ju te dy, kot jo si deputet, sa per te degju i dore muhabet, ose ne fun te funit kur te bohemi tape ti fusim ka i konge per qef ton.

    Patjeter qe do te te marrin edhe ty Manciste,se nje femer si ty kaq bukuroshe, do t'ia shtonte lezetin muhabetit...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Patjeter qe do te te marrin edhe ty Manciste,se nje femer si ty kaq bukuroshe, do t'ia shtonte lezetin muhabetit...

    Shoqja Lenka i dha udhezimet

    kush do fitoje sot?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    nuk ka rendesi se kush do fitoje, e rendesishme eshte se ky tipi qenka flori dhje ma ngriti shume humorin kur e lexova, hallall plako pavionin 17 se na dhive tu qesh.
    kroksi

Tema tė Ngjashme

  1. Mbyllen numrat e aparateve celulare kondrabande!
    Nga YaSmiN nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 09:05
  2. PD: Negociatat u mbyllėn, qeveria e re publikohet nė 10 gusht
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 29-08-2005, 09:41
  3. Mbyllen 130 miniera
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2004, 08:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •