Ēfarė mendoni ju pėr termin "klandestin"?

Mendimi im: Klandestinėt janė ikanakė (refugjatė). Ata e ushtrojnė tė drejtėn e garantuar me ligje ndėrkombėtare pėr tė kėrkuar strehim nė njė vend tjetėr. Ata detyrohen tė hyjnė nė BE pa leje, meqe BE u nxjerr atyre pengesa tė qėllimshme konsullare, policore etj, pikėrisht pėr t'i penguar ata nga ushtrimi i tė drejtės sė tyre tė garantuar me ligje e konventa ndėrkombėtare.

Ta zėmė qė unė jetoj nė shtetin X, me tė drejtė tė trafikoj lirisht BE-nė. Nėse shpėrthen luftė civile nė X, pra nėse nė X krijohen shkaqe legjitime qė arsyetojnė arratisjen dhe azilin, ahere BE e vė shtetin X nė karantinė: kėndej u kėrkon shtetasve tė X viza, e andej i kėshillon nėpunėsit e vet konsullarė qė tė mos lėshojnė viza nė asnjė mėnyrė.

Mua mė duket qė termi klandestin, "i fshehtė", rrjedh nga njė dėshirė e autoriteteve sidomos nė Itali, Greqi, Spanjė, dhe nė ca vendeve tjera mė prolematike tė BE-sė, qė t'i kriminalizojnė apriori njerėzit qė e ushtrojnė njė tė drejtė legjitime, pėr ta kriminalizuar qė andej - a e pakta pėr ta kufizuar - tė drejtėn legjitime tė azilit.

Nėse vret njė ikanak, gjykohesh nga tėrė bota. Por nėse fundos njė anije me klandestinė, ahere fajtorė janė ata, "tė fshehtit"; emėrtimi i tyre, qė t'i ngjall asociacione me mafiozot, tė tregon qysh nė fillim se kėtu u dashka fajėsuar viktimat.

Me sa di unė, termi "klandestin", i fshehtė, nuk ka asnjė bazė, as nė ligjet ndėrkombėtare, as nė ato nacionale, nė asnjė vend evropian.

Habitem, athua pse e kanė pranuar edhe autoritetet e mediat shqiptare kėtė term njollosės!?

Me sa kuptoj unė, nė SHBA, nė Skandinavi, nė Mbretėrinė e Bashkuar, nė Gjermani etj etj ky term nuk ekziston fare, ose nuk pėrdoret nė kėtė kontekst fajėsues.