Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 99
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Per Shqiptaret e Kosoves

    ç Ç


    Nje nga dallimet ne te shkruar mes shqiptareve ne Shqiperi me ata te Kosoves eshte perdorimi i germave q, Q dhe ç,Ç.

    Shembuj se si duhet perdorur drejte Q dhe Ç:

    Çlirimi i Kosoves eshte ngjarja me e madhe ne historine tone.
    Qepa (kepa) eshte shume e ushqyeshme.
    Ështe mire qe çdo njeri te çohet heret ne mengjes.
    Çudia me e madhe zgjat tre dite...(jo qudia)
    O kce moj çike mori çik malsije..(jo qike )
    Çka po thue o Qemal (ose Kemajl) (jo..qka po thue).

    Qeni eshte kafshe besnike. Çdo qen meriton kujdesin e njerzve.

    Çdo shtepi ne Drenice shkelqen nga pastertia.

    Çfare tha Hollbruku per bisedimet? (jo qfare)
    Qazimi eshte kryetar komune.
    Çupa e Hasanit martohet me çunin e Zefit.
    Çika e baces Syl po kalon( asht ne dashni) me djalin e Aliut qe ka shtepine ne Çabrat.

    Hashim Thaçi e jo Thaqi.
    Çimento e Kaçanikut eshte shume e mire.
    Draper e Çekan eshte simbol i komunistave.
    Shko e merr çekiçin tek baca Mehmet se kena me punue.



    Çdo te mire e kujdes qenin e Çifutit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje

    Shume e drejte kritika jote Brari!Edhe une kam kete verejtje, qe e kam vene re me kohe tek shqiptaret e kosoves,por ka dhe nga ne te Shqiperise qe jane me origjine nga veriu,qe e ngaterojn ate germe.Kjo ndoshta vjen edhe nga dialekti i veriut,por besoj me kalimin e kohes ,dhe duke frekuentuar me shpesh forumin,besoj se do ta korrigjojn ate gabim.

    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ne dialektin geg, pak ose fare perdoret ç e forte. Ne Kosove mesohet perdorimi i ç dhe q, mirepo, ata preferojne ti shkruajne ato jo simbas rregullave te gjuhes standarde (qe as 1% te shqiptareve ne Kosove nuk e flasin), po sipas tingullit qe ajo shkronje merr kur shqiptohet nga ta.

    Per shembull, nese flet me nje shqiptar nga Kosova, e veren se ai fare pak ben dallimin mes çekani dhe qershia. Jo se nuk e di, po sepse e shkruan ashtu sic e thote, apo shqipton. Kjo detyrimisht krijon edhe gabime te tilla, qe te injoruara, forcohen dhe krijojne nje lloj shprehie tek shkruesi/shqiptuesi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Të nderuar miq,

    është ky edhe një problem në shoqërinë e Kosovës.

    Të dallohet në shqiptuar ç dhe q këtu quhet "mendjemadhësi" nga disa (që në numër nuk janë dhe aq pak).
    E kjo nuk është tjetër veçse mungesë kulture kombëtare.
    (duke u munduar të ndërlidhem me përgjigjen e AsgjëSikurDielli).

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Problemi, pos që është dialektal, rëndohet nga ajo se shqiptarët në Kosovë janë të ndikuar prej drejtshkrimit të serbishtes. Si pasojë, kosovarët këta tinguj i quajnë ç "e fortë" (për ç) dhe ç "e butë" (për q); përkthim ky bukval prej serbishtes.

    Në një gazetë kosovare diku kam lexuar se si duhet ndihmuar kosovarëve t'i dallojnë këto germa: veni re këtu kosovarë:

    ç-ja jonë korrespondon me c-në "e butë" e sërbëve
    q e jona është edhe më e butë se ajo "e buta" e serbëve (shqipto: kj)

    (ç-ja e fortë e gjuhëve sllave nuk ekziston as te shqipja standarde e as te ndonjë dialekt i shqipes, me përjashtim të shqipes alpine.)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    tjerer: perdorimi me kursim i "e" dhe "e" me kacurrela siper

    kjo nuk vlen vetem per kosovaret por edhe shqiptare te zonave te ndryshme te Shqiperise, qe si pasoje e dialekteve apo perteses thone dhe shkruajne fjale te paplota.
    TBD

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Shqiptaret e Kosoves kane nje nivel te ulte te drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe. Kjo gje mund verehet ne Faqet e ndryshme te Internetit. Mbase, sic e ka permendur me larte Leke Rezniqi, te shkruash dhe te shqiptosh paster Gjuhen Shqipe merret si "mendjemadhesi."

    Mund te ekzistojne edhe aresye tjera. Mesimi i varfer i gjuhes letrare, mungesa e perdorimit te fjalorit te Gjuhesh Shqipe, mungesa e leximit, shkrimit, dhe aresye tjera.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Skerdi Sika,

    sa ç/q i ka serbishtja dhe ne cilat raste perdoren ato? Si dallohen (po u dalluan) dhe si ka ndodhur qe shqiptaret e Kosoves t'i shkruajne te gjitha shkronjat drejt, e te jene ndikuar vetem nga ç/q serbe?

  9. #9
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Brari,

    jo vetem Ç dhe Q, por edhe Xh dhe Gj.

    Problemi është aty që ne edhe po i shkruajtëm si duhet, do t'i shqiptojmë si Ç dhe Xh. Këtu lind konfuzioni, meqë njëjtë i shqiptojmë Ç/Q dhe Xh/Gj, ndonjëherë edhe nuk dimë cilën ta përdorim pa e parë të shkruar diku.

    Ata që kanë lexuar më tepër nuk gabojnë në të shkruar, por megjithatë njëjtë i shqiptojnë. Natyrisht, me kalimin e kohës, edhe kjo do të korigjohet.

    P.S. Më mirë shfryhesh kur thua "Çeni i biri i çenit" se "Qeni i biri i qenit"
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Po ju sjell ketu nje bised me nje te ri Kosovar,i cili eshte njeri prej atyre qe perdorin shkronjat me te tilla gabime.


    Session Start: Sun Oct 19 19:01:44 2003
    Session Ident: Guest88352 (Albi@=OCDZI44CP0.ipt.aol.com)
    ej ich will nichts ich nur mit dir ein bisschen chaten du gefäst mir
    a ja
    ku me ke pare ti mua qe me pelqeke?
    Mendimi im
    hah
    po ku e di ti qe flas nga Gjermania
    Qka u ba alba
    Cfar je ti kosovar?
    (Une jam kosovar po jetoj ne gjermani)
    Gezohem
    Ku jeton
    Edhe une
    Cfar qyteti
    Po shkruajke shume avash
    A spo mundesh pak me shpejt
    Une te shkruva une jetoj ne gjermani eti
    te pyta car qyteti
    Une jetoj ne berlin
    edhe une ne gjermani jetoj
    Une ne München
    e ku jeton
    Nuk te kjem larg
    Me cfare meresh ne Berlin
    une shkoj ne shkoll
    8 vjecare
    cfare klase je
    Edhe pak e baj Abiture
    hah
    Shume mire
    Gezohem
    Me beso spo te rrej
    Qe behesh nje intelektual per ti ardhur ne ndihme Kosoves
    Ej A ki Handy
    jo besa
    jam fukara
    Mos ba hajgare
    e di se ki Handy
    Pasha loken nuk baj hajgare
    A ki bili numer te shpise
    jo
    jetoj ne hajm
    ska ketu numer
    une chatoj ne nje kafe interne
    si ska ketu numer
    ne hajm pra
    Po une jam ketu me letra
    Sa vjet i ki
    une kam vec 1 vit qe jam ketu
    sa mire qe i paske letrat
    hahahahahaha
    a po mi ban dhe mua letrat
    Po nven vetem hade ketu te une
    edhe mitres teane ja baj#
    spo ta marr vesh gjuhen
    a po flet shqip
    une thash si ty ti baj letrat edhe motres tane
    hah
    se shkrujte mitres
    Po shqip pse arabisht na
    U habita
    po kur don me mi ba letrat?
    ta lejm shpejt
    Ej Alba me trego sa vejt i ki
    se mua dun me me kthy keta Gjermant
    18 vjet i kam per kry te lokes
    Kur dua ti
    ok
    A takona neser
    edhe une i kam 18vjet
    vi atje ne Berlin
    a po ma nep numrin
    shume mire
    Si dukesh alba si met njoft une ty
    A jam e bukur fort si mace
    po ti
    Une i kam syt e kalter i kam floket e bojkafta.....
    sa mire
    Qe je simpatik
    e di
    Po a te len nana e baba me u martu kaq i ri
    edhe ti
    apo nuk i pyet fare
    Kush poj vet nenen e baben kur me pelqen ti skan qa thojn ata
    po normal si i pyti po une tash jam rrit
    ej mos ba hajgare ama ni nuker tan te thirri nga njeher
    shkruj ma
    0190369981
    ky asht numri
    a po me thirr
    A ti po don mem mashtru mua
    pse?
    Ej ama qon nje fotografi tane
    po une e di se ksi numra jane a si tjer
    Ej qoma nje fotografi tane
    Kuuuuu sa e kadalshme te kje
    Session Close: Sun Oct 19 19:25:11 2003


    Ej mos qeshni se hajgare kam ba lol

    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •