Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    17

    POEZI (ndryshe)

    Llapjani2


    Anėtar qe nga: Jul 03, 2002
    Mesazhe: 71 Afishuar me: 2003-06-26 02:50
    --------------------------------------------------------------------------------
    Mos i beso fjales se bukur


    Sonte
    edhe
    mendimet
    i kane hequr rrobat
    bejne striptiz
    mbi podium
    cabare
    autoerotike
    apo
    kurore
    me dege fjalesh
    damaret
    mavijosen nder vete
    vetem koka nuk mjafton per identitet
    ti nuk je vetem numer
    apo ID kartele policie
    dhembshem perplasem per kete dite vere
    mushkrite e perpijne qiellin
    bota ka mbetur pa oksigjen
    vetem enderrat e kapercejne oqeanin pa u lagur
    frika eshte aleate e dreqit
    as me qmim te kokes
    kodin mos e jep
    bioritmi yt eshte pune per ty
    qeveria le te brengoset vetem per tatimin
    dhe hajdutet
    e shikon
    pasqyra eshte lakuar nga drita
    nga vjen kjo drite ne kohe reduktimesh
    perralle me pasqyra
    luhaten
    deshirat e pathena
    asnje fjale deshiren nuk e thot
    robershe neper neurone te qmendura
    nga pasioni
    asnje shkronje per be nuk lidhet ne rresht
    per te perfolur kuptimin
    e nje
    bebeze
    qe avullon
    afshem
    rrejne
    askush nuk e thot me fjale muziken e trupit
    ate drithme nervash neper kofshet e bardha
    ato nota udhetare
    qe qarkullojne vrullshem
    fijeve te shpirtit
    plot magji
    mos i beso fjales se bukur
    krejt eshte vetem mashtrim
    me fjale vetem pazar behet
    si ta perzesh nga zemra
    qo gje behet vetem mall
    krej e krisur mbete perjete
    mbi fjalor hipe ate dite
    kur me puthe ne buze
    dhe
    heshte si e pagoje
    nen kembe
    dyqindmije fjale shqipe
    koka
    pelciti ate nate
    pranvere
    nuk i degjoja as ujqit
    as njerzit
    as token
    diqka me thoshte
    vetem qielli i ka permasat
    e dashurise
    ah
    kete zjarre materja nuk e mbijeton
    vetem buza buzen
    e nxjerr nga kjo humnere kosmosi....

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    17

    Zhurme dhe krip

    Vala e kafshon valen
    deti luhatet prajshem
    bota eshte plot uje
    plot kripe
    peshqit heshtin perjetshem
    askush nuk e kupton kodin e qetesise
    njerzit vetem zhurme bejne
    koncept i ngatrruar i intelektit
    baraspesha e natyres nuk eshte njerzore
    asgje e persosur nuk i perket njeriut
    teper prepotent bijte e ademit dhe haves
    vetem pak mileniume me pare e zbuluan rroten
    kuptimi eshte nuse per tjeterkend
    tjera qenje t pagoje ndoshta
    njeriu mbetet i vetem me friken e vet
    me urrejtjen e vet
    vala e kafshon valen
    deti lekundet rende
    vetem siperfaqja shpurthe ne brishtesine e vet
    askush nuk e di prej nga gjith ky vrere
    ne gjoksin e qete te paqesorit
    guret e vjeter ne breg jane veshur me myshk
    nuk dalin lakuriq para detit
    as natyra nuk eshte e paturp krejt
    edhe gjerat pa shpirte nuk jane pa kuptim
    e kush e di qka eshte shpirti
    apo kuptimi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    17

    Yjet avullojne teper larg

    nota
    te krisura
    neper timpan veshi
    gerryejne qetesine
    valvitet
    qarqafi i erret
    qenet endacak lehin
    jane mbledhur
    nga te gjitha skajet e botes
    sillen rreth varrezave te deshmorve
    kujisin rende
    kafshojne dhembshem perjetesine
    nuk e kuptoj
    kujt i terbohen
    keto rrote metali
    dhembe dhembe
    zingjire zingjire
    keto buze te trasha afrike
    qe kafshojne rende djathin e bardhe
    ecin neper nate
    pa kontrast
    vetem kur qeshin detetktohen
    kujt i terbohen
    e
    yjet
    avullojne teper larg
    nuk ngrohin
    buzet e mavijosura
    vashash
    te pangira me puthje
    uji i ftohet nen kembe
    rrjedh
    si zakonisht
    teposhte
    vetem
    akulli
    ngjitet kah zemra
    gjithqka akull
    edhe kjo nate brekegrisur
    edhe kjo dite
    pa diell
    edhe kjo vashe pa buzeqeshje
    dhe ky flamur pa shtize
    perdhe
    pa shtize mbeten flamujt e fiseve
    dymdhjet fise
    dymbdhjet shtiza
    dymbedhjet shqiponja perdhe
    ku je
    atedhe...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    17

    Ekspozite

    Sonte
    notat
    hane shkronja
    asnje fjale se degjoj te plote
    fundja
    jane vagona boshe keto
    nuk bartin kuptimin askund
    bejne pazar
    pazar te imte
    ne kete lokal nate
    ekspozite
    femrash
    trupash
    lecka moderne
    dikush bie ere qepe dhe parfem te shtrnjet
    pi cigare falco
    qeshe falco
    endrra
    ketu nuk ka enderra
    qdo gje eshte shabllon
    plane per te ja hedhur tjetrit
    lloatari
    takon njeriun e duhur
    ne kohen e duhur
    pi diqka te tharte
    kafshon diqka te tharte
    ngreh diqka te tharte
    peshurre tharte
    plot acid edhe kjo mbremje
    plot tym
    ngrihesh
    pak para agimi
    e percjelle per dere edhe kete nate baloshe
    neper sahatin e vjeter prej rere
    nen ritmin tekno
    rrjedhin orete e fundit
    njerzit
    ketu flejne diten
    agregatet
    vazhdimisht
    grryejne trurin
    vend pa zot
    o zot
    meshire per kete
    popuull
    te dehur
    te tredhur

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bukur Llapjani..

    Kosova duke qene dikur me e hapur se Shqiperia ndaj Botes mori me kohe dhe te rejat e botes.
    Ashtu sic Shamponi erdh ma pare ne Kacanik se ne Puke ashtu dhe rrymzat Artistike hyne me pare ne Prishtine se ne Tirane.
    Psh..ne muzike Prishtina ishte me pare se Tirane dhe ardhjet e grupeve Kosovare lane gjurme ne muziken e sotme Shqiptare.

    etj etj..

    urime..

  6. #6

    Mire se na erdhet !

    Llapjani2 poezi te mrekullushme

    Urime

    Shpresoj se do na besafoni prap kendeshm me poezit e juaj!

    Me respekt
    Mjellma

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    17

    NE HUMNEREN E REALITETIT....

    (mikut tim te panjohur qe ka shikuar teper thelle ne pusin e jetes)


    plage jane
    apo
    vetem trup i hapur me dhune
    eshtra ,
    mish
    dhe damare te zhvendosur
    disproporcion
    pa aprovimin e natyres
    kush qeshet atje
    i krisur
    apo gjeni i pakuptuar
    pluhur i bardhe
    dhe nje maje gjilpere
    plot plage shpirti
    maje e vogel
    varre e madhe
    thumb blete te zemruar ne veten e saje
    perse ike me kaq ngut
    ike dhe qeshet plote dalldi
    askush deri sot
    nga vetja nuk iku
    enderrat te ngaterohen neper kemb
    fjalet neper dhembe
    kullojne helme poret e trurit
    kullojne fjale poret e shpirtit
    nentedhjet e nente plage
    trupi
    gjergjelezali
    asfalti pjek sikur zjarre gjehnemi
    rrjedhin fjale
    vetem fjale
    nga neuronet e helmuara te trurit

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    europe centrale
    Postime
    21
    shume te bukura ,llapjani.shume domethenese.
    jeton ne kosove?
    ...rose leaves when the rose is dead
    are heaped to the beloved's bed
    and so thy thoughts when thou art gone
    love itself will slumber on.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    17

    marimanga

    Thuret rrjeti
    global
    I mekatiti
    Rrjet mbi rrjet
    Askush nuk shpeton nga gracka planetare
    Fisi im me nuk eshte fajtor per asgje
    Marimanga e zeze
    Nuk kacafytet me me marimangen e bardhe
    Armpushim
    Secili ka teritorin e vet
    Sistemet me kembe ne toke
    Nuk funksionojne
    Jane ndryshkur telat
    Predikuesit nga altari
    Frikesojne vetveten
    Mbyllin syte
    Lutja nuk arrine askund
    Mekataret kontrollojne qiellin
    Nocioni I fajit eshte shprishur me
    zorre shkaperderdhur asfaltit te shkrumbuar
    Jeta anemike
    rrjedh mundimshem
    perplot
    Qokollata
    Akullore
    Coca cola
    Droge
    sex
    Multimedia
    Me ne fund I kapem enderrat perdore
    Eminem shane memen e vet
    Te tjret mastrubojne ne grup
    Kush mbahet per kend
    Kush do te bjere ne humnere nese dora leshon doren
    Ne apo enderrat
    Heronjet e qunave asnjeher nuk kane jetuar ne tri dimenzione
    Jashta imagjinates
    Vetem vdekja e akullt kafshon cepat e structures
    qunat
    Nga monotonia
    Ne enderr ftojne
    Atentatorin vetevrases
    te udhetoj me autobusine e tyre te shkolles
    Asnje institute me pleq te rrjedhur
    nuk japin pergjegjje te rinjeve pa qellime
    Jeta e organizuar te ze frymen
    Kaosi te ha koken
    O zot
    Ti qe krijove njeriun
    Perse e denove shpirtin
    Me kete trup te ngathte
    Me kete tru dembel

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    17

    Bishe e eger njeriu

    ( Rivarrimi ne Meje, Gjakove, 01.08.2003)

    vijne kufomat
    dhjete
    njezet
    tridhjet
    njemij
    peng neper varre pa emer
    as Danubi nuk duroi me
    njerzit nuk jane peshq me qizme
    kater vjet
    pengje memece
    njeqind vjet
    njemij vjet
    peng
    athua
    a vjen kush i gjalle nga veriu
    vetem vdekje
    sjell koridori
    dhjete
    zot i madh
    bishe e eger
    njeriu

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Femrat dhe meshkujt komunikojnė ndryshe
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  2. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Historia ndryshe Pjesa 2
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 20:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •