Tung Tung
Me deshiren qe do kem me shume miq, me shume letra nga ju dhe me shume gjera interesante per te thene dhe per te degjuar vendosa te behem pjese e kesaj familjeje te madhe edhe un
Jam Vala nga Struga, por jetoj ne Shkup.Me 24 vitet mbi supe qe mbusha para ca ditesh (sipas ca-ve koha me e pershtatshme per tu martuar sa nuk eshte bere vone, imagjinoni ), me koken e nje adoleshenteje qe akoma sdo te behet serioze, me nje pune qe ka rendesi dhe kerkon pergjegjesi dhe shume levizje mundohem te kap cdo gje te bukur qe me ofrohet.Po edhe athere kur nuk me ofrohet di ta marr vetesepse di cka dua dhe kur dua.
Vec kesaj jam edhe studente e gjuheve te huaja ne Shkup dhe mendoj se kjo eshte nje nder periudhat me te bukura te jetes time (dmth jeta studentore).Endrra ime eshte qe nje dite do te kem revine time personale "alta moda" e nese ka te interesuar per te marre pjese me tregoni qe tani tju dergoj ftesat. Vec diellit, detit dhe reres, muzika eshte pjese e pandare e jetes time, bile ne vend te alarmit ne mengjes me zgjon muzika e nje radiostacioni ne qytetin tim.Cmendem pas kercimit, kjo ndoshta arsyeton tere ato ore qe kaloj duke ushtruar dhe relaksuar ne jazz dancing.Jam tip qe s'le pa marr pjese ne te gjitha big parties qe ndodhin ketu pa marr parasysh rave,house apo rock, mjafton te jem ne shoqeri te mire dhe gjithshka eshte ne rregull.Shpesh mjafton edhe nje darke mes miqsh apo me familjen ose po edhe 1 film ne Tv te me sjell kenaqesi te vecante.
Lexoj mjaft Kadarene , per momentin kam neper duar "Hija" ndersa cmoj mjaft edhe romanet e Elena Kadarese.
Miqte jane nje nder gjerat qe cmoj dhe vleresoj shume ne kete bote kaq dinamike, shpesh perdor thenien "Me mire 1 mik se 1 ciflig" besoj nuk e kam gabim apo jo ?!
Cmoj njerez te cilter, te sinqerte, njerez qe jane te hapur per gjera dhe ide te reja, ndersa urrej genjeshtren, dyftyresine, cinizmin dhe padrejtesine.
Kjo jam un.....
Per fund do ju kisha thene qeshuni me shume per tu ndjere mire ju edhe ata rreth jush dhe... kapni castin
Krijoni Kontakt