Para njė muaji, mė 3 shtator 2003, sic u njoftua nga Shkodra, ndėrroi jetė gjuhėtari i madh shqiptar Jup Kastrati. Nė kėtė shkrim do tė citoj disa tė dhėna pėr tė, duke shtuar disa shėnime personale.

Ky dijetar dhe hulumtues i palodhur, i cili tani u nda prej nesh, vėrtet meriton shumė vemendje nga ana a dashamirėsve tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi dhe tė gjuhėsisė nė vecanti.

Kush ishte Jup Kastrati? Jup Kastrati ka lindur nė Shkodėr, mė 15 prill 1924. U shkollua nė kėte qytet, djep kulturologjik i Shqipėrisė. Mė 1942 studioi pak kohė nė Liceun Shkencor "Galileo Ferraris" nė Torino. U kthye shpejt nė Shqipėri. Gjatė pushtimit italian, si antifashist, ka qenė i persekutuar, i burgosur, i internuar nė "Campo Concetramento", nė kodrat e Tepės nė Shkodėr, pastaj ėshte mbajtur si peng nė Kosovė, nė burgun famėkeq tė Prizrenit gjatė muajve korrik-shtator 1943. Mė vonė ai ka kryer studimet e larta nė fakultetin e filologjisė nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės. Tema e tij e diplomės titullohet: "Kontribute pėr studimin e Ndre Mjedes" mė 1958. U bė Doktor i Shkencave Filologjike mė 1982 me dizertacionin "Historia e gramatologjisė shqiptare" (1935-1944) me 1500 faqe daktilografike. Mė 1987 i ėshtė akorduar titulli Profesor. Ka sherbyer nė arsim 47 vjet. (1946-1993) nga tė cilat 37 vjet nė shkollėn e lartė. Ishte njė nga themeluesit e Institutit tė Larte Pedagogjik tė Shkodrės, mė 2 shtator 1957, dhe ka punuar shumė pėr krijimin e Universitetit tė Shkodrės. Ėshtė dekoruar me urdhrat "Mesues i Popullit" si dhe "Mjeshter i Madh i Punės". Ka qenė shef i Katedrės se gjuhės shqipe nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Shkodrės mė 1973-1990. Jup Kastrati ka mbajtur ligjerata shkencore nė universitetet e Tiranės, Prishtinės, Shkupit, Tetovės, Kalabrisė, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, etj. Ėshtė autor i shumė librave. Brenda viteve 1956-1999 ka botuar 35 libra. Tė dhenat e mesipėrme jane gurėt e kilometrazhit tė rrugėtimit jetėsor dhe krijues te Jup Kastratit. Librat e tij janė tė botuara, pra, tė hapur pėr syrin e lexuesit dhe janė tė tjerėt ata qė lexojnė sot dhe ata qė do tė lexojnė nesėr, qė do te bejnė vleresimin e patjetėrsueshėm tė Jup Kastratit.

---------------------------------------------

Jup Kastrati, "Qytetar nderi"Shekulli, 23.12.2002 Nė mjediset e Universitetit "Luigj Gurakuqi", nė Shkodėr, pak ditė mė parė ėshtė zhvilluar ceremonia e dhėnies sė titullit "Qytetar nderi" i Shkodrės, shkencėtarit dhe figurės sė shquar tė albanologjisė, prof. dr. Jup Kastrati. Intelektualė tė shquar shkodranė, studiues dhe figura tė shquara tė shkencės shqiptare, tė ardhura nga Tirana, ishin tė pranishėm nė kėtė ceremoni, ndėrsa vetė Prof. Dr. Jup Kastrati mungonte, pasi prej disa muajsh ndodhet i sėmurė. Dorėzimi i titullit ėshtė bėrė nė shtėpinė e tij nga ana e autoriteteve lokale tė Shkodrės. Nė veprimtarinė e zhvilluar nė Universitet kanė folur pėr veprimtarinė e prof. dr. Jup Kastrati, rektori Mahir Hoti, drejtori i Institutit tė Gjuhėsisė e Letėrsisė, Jorgo Bulo, dekani i Fakultetit tė Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Shkodrės etj. Ata kanė treguar edhe njė herė pak nga jeta e prof. dr. Jup Kastrati i cili, mė 1987-n mori titullin "Mėsues i Popullit", mė 1999-n mori titullin "Mjeshtėr i madh i punės". Ėshtė pėrfshirė nė "Mendjet e ndritura tė shekullit XXI" nga Instituti Amerikan i Biografisė. Janė mbushur plot 60 vjet tė aktivitetit tė tij, si mėsues, pedagog, pėrkthyes e studiues. Figura e tij si shkencėtar i ka kaluar kufijtė kombėtarė dhe ai ėshtė vlerėsuar dhe nga institucione e personalitete tė njohura shkencore tė botės. Vepra e tij mė e madhe ėshtė "Historia e albanologjisė", vėllimi i parė i botuar mė 2000-n ndėrsa janė dhe tri vėllime tė tjera nė pėrfundim. Megjithėse i sėmurė, prof. dr. Jup Kastrati vazhdon tė punojė pėr pėrfundimin e kėtyre veprave. Prof. dr Jorgo Bulo tha se prof. dr, Jup Kastrati nuk ėshtė vetėm nderi i Shkodrės, por i gjithė vendit. Albanologjia nuk mund tė kuptohet pa emrin e tij. Nė motivacionin me tė cilin shoqėrohej titulli theksohej qenia e tij si personalitet i shquar i kulturės, shkencės dhe arsimit, njohės i shkėlqyer i veprave tė kombit tė tij, prezantues dinjitoz i shkencės shqiptare nė botė. Propozimi pėr "Qytetar nderi" ėshtė bėrė nga Universiteti "Luigj Gurakuqi" ku ai ka punuar 37 vjet dhe ėshtė njė ndėr themeluesit e tij.
A. Dushi

--------------------------------------------------------------------------
Pas kėtyre tė dhėnave do tė shtoj disa shėnime personale.
Do tė tregoj dicka qė mė mundon. Me tė ndjerin Prof.Dr. Jup Kastrati kam pasur marrėdhėnie tė mira gjatė shumė viteve. Ai mė tregoi bujari nė njė situatė tė vėshtirė nė Shqipėrinė socialiste. Pastaj ndodhi dicka tė pakėndshme. Unė kisha marrė nga Jupi njė dorėshkrim mbi njė albanolog suedez Erik Hans Thunman (pionier nė studimet albanologjike nė shekullin XVIII) dhe bėra pėrpjekje - pa sukses - pėr ta botuar. Atėherė Jupi mori njė lajm nga Tirana se njė farė Smajl Ymeri, regjisor nga Kosova me banim nė Suedi, kishte nė pėrgatitje njė botim pėr Thunmanin. Jupi bėri konklusionin e gabuar se Ullmari e paskish tradhėtuar, gjoja duke ia dorėzuar materialin regjisorit nė fjalė. Ky miku i Jupit, Fjodor Domani, edhe dinte pėr kontaktet e mua me Smajlin. (Kjo ėshtė njė histori me vetėvete, gati e pabesueshme, sepse kur erdha nė banesėn e Dorit nė Tiranė pėr tė dorėzuar para nga Suedia pėr njė djalosh nga Kosova, tė cilit Dori kishte dhėnė strehim tė pėrkohshėm, ai mė tregoi disa fotografi me Smail Ymerin. Dhe me Smajlin kisha kaluar natėn e fundit nė Suedi, para fluturimit pėr nė Tiranė, ai mė shoqėroi nė rrugė - por pėr kontaktet e tij me Fjodor Domanin nuk isha aspak nė dijeni! Kuptoni hutimin tim, sikur nė ėndėrr! )

Tė kthehemi tek problemi me Jupin, ai kishte dyshime tė thella a mos e kishte mashtruar miku i tij suedez. Dhe vėrtet, puna dukej mjaft e dyshimtė... Unė bėra pėrpjekje pėr tė sqaruar situatėn, por puna pėrfundoi me disa fjalė tė rėnda nga ana ime.... dhe kontakti me Jupin u kėput. Disa vite mė vonė, Jupi mė dėrgoi tė fala miqėsore pėrmes njė miku shqiptar me banim nė Suedi, ishin takuar nė Prishtinė nė njė konferencė atje. Si duket ai kishte kuptuar se dyshimet e tij ishin pa bazė... Tani mė nė fund po pėrgatitet botimi i studimit tė Jupit, dhe po trishtohem shumė, se nuk u zgjidh mosmarrėveshja jonė. Kisha ndėrmend ta gėzonte me botimin e shumėvonuar ..... por ai vdiq.... u bė tepėr vonė!

E tillė ėshtė jeta jonė - dhe tani po ndjej njė trishtim tė vecantė. Kujtimi i Profesorit Jup Kastrati po errėsohet nga kujtimi i njė mosmarrėveshje tė panevojshme, kishte qenė dėshira ime qė tė pėrfundonte kjo punė me ribashkim, me bindje pėr sinqeritet nga ana e tė dy palėve! Por njė gjė ėshtė e qartė, kur mė nė fund botohet studimi i profesorit pėr albanologun Thunman, kjo do tė jetė njė lapidar pėr nder tė kėtij studiuesi tė palodhur...