-
Diabolis
Qypa Balte E Qerpiēe
Kjo ishte asistenca e fundit.
E zonja e shtėpisė lė mbi tavolinė ato pak lek, sa pėr tė blerė bukėn e muajit. I shoqi sbėzan, hesht i nxirrė si njė mur i djegur. Gjithė ēka mbetur nė shtėpinė e Tukeqėve janė zahiretė e dimrit, kuptohet ca groshė, trehan, nja dy vargje me cironka tė thara. Pensioni i parakohshėm i fluturon me fletė siē thotė ai pėr faturat dhe ndonjė fletore pėr kalamajtė. Kur ai gjen ndonjė punė blejnė ndonjė gjė pėr tu veshur a pėr shtėpinė, por tani do tju duhet tė presin gati gjashtė muaj qė gruaja tė rinisė atė punėn sezonale qė ka. Kanė ikur dy vjet kėshtu. Asistenca ka plotėsuar boshllėqet e dy viteve, ndėrsa tani pa tė...
Po dal thotė ai dhe ndez njė cigare nė kapėrcim tė pragut tė derės, duke lėnė erėn e keqe tė gazit nė koridor e duke e thithur thellė nėpėr shkallė.
Pranvera nė rrugė e sipėr vetėm sa i mbėshtjell tymin rreth kokės. Ai nis tė ēmbėshtjellė gjendjen ku ndodhet deri kur e ndjen se cigarja po i djeg buzėt, si politikanėt thotė digjet nėn vetė dhe tė vė zjarrin pa e kuptuar. Hedh cigaren poshtė dhe e shuan me kėmbė duke e rrotulluar kėtė tė fundit sikur kushedi kujt po i shtyp kokėn. Ėshtė afruar nga gazetat. Nuk lexon titujt e faqes sė parė e as sheh ndonjė fotografi. Hedh bishtin e syrit nė datėn e faqes sė brendshme tė njė pirgu me gazeta tė vjetra. Tė djeshmet i flet vetes e pastaj duke i zgjatur njė monedhė gazetashitsit i kėrkon gazeta pėr ambalazh. Nuk ju desh tė shpikte ndonjė gėnjeshtėr qė gazetashitsi ti jepte turlilloj gazetash dhe jo vetėm njė lloj. Gjysėm rrumbullakosur gjysėm palosur i fut nėn sqetull e merr rrugėn pėr nė shtėpi.
Tė shikojmė se mos ka ndonjė punė pėrgjigjet i turpėruar nga shikimi i gruas sė vet. Nisin shfletojnė pa fjalė nėn zhurmėn e njė tenxherje qė zjen. Mė mirė ti shikojmė tė dy kėshillon gruaja, mos na shpėtojė ndonjė pa parė. Ngrohtėsia e gruas i duket mė e dashur se pranvera, por ai ul kokėn e vazhdon hap fletėt. Ajo si pėr tė letuar gjendjen mėrmėrit ato qė lexon paēka se asnjėra nuk ėshtė pėr tė.
Dhe mė nė fund lexojnė:
Firma QYPA BALTE E QERPIĒE kėrkon tė punėsojė njė ekonomiste. Tė ketė arsimin e duhur, tė njohė njė gjuhė tė huaj dhe tė zotėrojė kompjuterin. Paga do tė jetė e kenaqėshme. Adresa ish-NISH Tulla, sokaku nga bataku.
Burrė e grua, pėrpijnė rrjeshtat. Ajo ka qėnėn normiste, italishten e than si gjithė shqiptarėt, pak kompjuter mėsoi nė kurset e Zyrės sė Punėsimit se nuk i jepnin asistencėn ndryshe.
Vrap nė firmė, ishte ai qė vendosi.
Duke nxituar aq sa ju hanin kėmbėt shkojnė nė firmė, ku ai qė ju njoh si president ishte i thyer hėm nė moshė, hėm nė tė tjera, i priti mirė, por "...ah sa keq, tė kishit ardhur njė orė pėrpara, se ja ka nisur punė ajo goca" e tregon andej nga kompjuteri ku ajo goca puthit buzėt.
Kalojnė ditė duke vazhduar kėrkimet nė gazeta. Ai detyrohet ti blerė gazetat e pėrdoruara herė tek njėri e herė tek tjetri. Nuk do ta pėrballonte dot atė shikimin pyetės, amballazh, pėrditė? Ritual shfletimi. Asgjė. Pėrsėri asgjė. Ripėrsėri asgjė. Stėrripėrsėri asgjė. Kur diku shfaqet sėrish i njėjti njoftim i firmės "QYPA BALTE E QERPIĒE". Marrin urbanin. I pret po presidenti qė kėsaj here ju thotė "ah sa keq, tė kishit ardhur njė gjysėm ore pėrpara, se ja ka nisur punė ajo nusja" e tregon andej nga kompjuteri ku ajo nusja e ēaplon gojėn vesh mė vesh.
Vazhdojnė kėrkimet nė gazeta. Asgjė. Pėrsėri asgjė. Duhen blerė gazetat e ditės, ai pothuaj ka blerė tek tė gjithė amballazh por dhe sepse me to humbasin tė paktėn njė ditė. Ai mbas kaq vitesh ka lėnė cigaren, lekėt shkojnė pėr gazeta. Mbas njė jave historia pėrsėritet. Xhepi i tyre trokė nuk i ndalon tė marrin taksinė e parė qė ju del nė rrugė. Pa shikuar presidentin, sytė e tyre flakėrohen andej nga kompjuteri. Askush. Ndjehen tė ēliruar. Gėzimi ju shtohet kur presidenti mbetet i kėnaqur qė ajo ka punuar normiste, di italisht, dhe kompjuterin ... e ndez e shu e shkru.Tė tjerat do ti mėsojė me kohė. Paga ėshtė kaq. Ata nuk e zgjasin, pranojnė duke e falenderuar atė zotni burrė njėqind herė.
Shkon dita e parė e punės. Vjen gruaja nga puna pa folur dhe drejt e shkon e lan dhėmbėt.
Po ti se ke bėrė mė parė kėtė i thotė burri.
Po ja bleva njė pastė tė re i thotė ajo e po e provoj.
Mirė ja kalove nga puna.
Mirė i thotė ajo.
Hija e heshtjes nuk hiqet lehtė me njė ditė pune. Kėshtu deri tė nesėrmen kur ajo kthehet nga puna. Pėrsėri drejt e tek lavamani tė lajė dhėmbėt.
Pastė tjetėr ke blerė i thotė jo pa shpoti ai.
Po jo mor burrė por zyrtarėt duhet tė jenė tė pastėr i pėrgjigjet ajo duke dhėnė me stėrmundim njė buzėqeshje tek fjala zyrtarėt.
Mirė ja kalove nga puna.
Po, mirė i thotė kjo, duke e lėnė as mish as peshk tė mirėn.
Ajo nuk ka qejf ta pyesė e ta vrasė mė tepėr, por kur ai vetė nuk po i thotė se ka gjetur ndonjė punė... Asaj i shtrembėrohet fyti e fytyra, sforcon muskujt tė mbajė rrėnkimin qė po i dilte nga shpirti.
Dita e tretė e punės sė saj.
Mua mė pret e pyet e ajo kur ai i hap derėn.
Pse keq bėra ripyet ai.
Pe pėr ndonjė punė vazhdon ajo duke u drejtuar nga lavamani. Dhėmbėve po por edhe gjuhės po i fuste furēe gjithė mllef.
Je mirė? ripyet ai me sytė sa tek duart sa tek fytyra e saj.
Mirėzeza mė nė fund pėrgjigjet ajo duke i treguar dhe atij se ka marrė pėrgjigje pėr pyetjet e saj. Plaset nė divan duke shtuar kisha shumė punė sot.
Ditėn e katėrt s'duron mė burri. Vendi nuk e mbante, gjumi nuk e kishte zėnė aq sa kishte rrėmuar e gjetur nje qese me duhan tė hapur dhe kishte dredhur dhe pirė nė banjė, njė, dy tre cigare rresht. Shtrydhte mendjen pėr tė sjellė deri edhe vogėlsitė e kėtij punėsimit tė gruas sė tij. Zemra sja donte, por ja qė puna e sillte qė ai tė dyshonte pėr gruan e vet se mos ja dridhte, qoftė dhe prej hallit, me atė shkėrdhatė presidentin e firmės.
Turp pa turp shkoi mbas gruas nė firmė, jo nga dera, por shkoi tė pėrgjojė nga dritaret e sokakut tė batakut zyrėn e presidentit tė firmės e gruas sė vet ekonomiste. Nė sokakun e batakut pėrveē baltrave qė kishte lėnė dimri e nuk i kishte lėvizur pranvera nuk shkelte kėmbė njeriu. Ajo ishte tashmė rrugė qorre qė mbaronte tek gropa e madhe nga ku ishte marrė me vite e mbase me shekuj argjila pėr tullat tjegulla e qypa e qerpiēe. Gropa ishte ende e pambushur por rruga ishte zėnė me gjithfarė vjetėrsirash, makina tė djegura, mbeturina ndėrtimi, djegie qymyri. Sythet ende tė papluhurosur nė ferrat e manaferrave hedhur mbi rrethimin prej teli gjėmbaē anash kanalit tė rrugės tė kujtonin dritat e vogla nė kordonat e shkalafitur tė bredhit tė Krishtlindjes. Pėrtej dritareve mezi dukej, po dėgjohej qartė gjithēka flitej.
Ai ju afrua dirtares. Presidenti kėndonte
"...o ēeli lulja aguliēe,
qypa balte e qerpiēe...",
pastaj vazhdonte nėpėr dhėmbė sipas melodisė, deri sa dikur pushoi kėngėn e foli:
U plakėm, s'na punojnė as duart, s'na shohin as sytė, e na ėshtė tharė dhe mbėshtyma. E pas pak po me atė melodi kėndoi
...ku ta vė moj ku ta vė,
ku ta vė moj se nuk e nxė...,
dhe duke kėrkuar me njė ton qė sle shtigje pėr kundėrshtime:
A spo mė jep njė ndihmė o zonjė?
Ėhėė gruaja kjo, ku do ta vesh.
Burri matanė dritares kafshoi buzėn e poshtme e ndjeu tė dridhej.
Ja i thotė presidenti aty poshtė, po mė parė hiqi njė tė lėpirė, aaashtu, ngjyeje, ngjyeje tė zerė, ngjeshe tani...
Dridhja e Tukeqit u rrit e shpėrtheu. Ndodhej para faktit tė kryer, e pakuptimta merrte kuptim. Pa mėdyshjen mė tė vogėl ai bėri atė qė do bėnte cilido qė e mbante veten pėr burrė. Me njė fuqi pėrbindshi u vėrsul dhe shkallmoi dritaren kanatash. Si i ēmendur u hodh brenda pėr ta shqyer atė shkėrdhatėn pa e menduar dy herė ēfarė po bėnte, pėrjashto kur tha tė kisha njė kallash, kur ..., kur ...., ētė shikojė. Presidenti me syze majė hundės, ulur nė tavolinėn e tij tė punės ndėrsa gruaja e tij nga ana tjetėr e veshur, bile mbi rroba kishte dhe atė pėrparsen e normistes qė e kishte bėrė qysh motit po shtypte gishtin e madh tė presidentit mbi njė ēek banke. Ē'bėhet kėtu thirri Tukeqi sa kishte nė kokė duke zėnė presidentin pėr xhakete, ndėrsa pa se nuk bėhej ndonjė gjė qė ta zinte atė shkėrdhatėn pėr gryke e ta mbyste nė vend.
Po ja o i uruar - i thotė presidenti syzgurdulluar e duke i vėnė gjithė frikė duart qė e shtrėngonin unė s'di shkrim e kėndim, e po firmosja kėtė ēekun. Jot shoqe mė ndihmoi.
Si guxon ti more, si guxon. Po Tukeqi nuk dinte ētė fliste mė tej.
Largoi duart se mė morre frymėn. E kam si vajzėn time. Su bė qameti. Gulēet e presidentit skishin tė pushuar.
Rrogėn thirri Tukeqi dhe liroi vetėm njėrėn dorė.
Po mirė presidenti nxorri nga sirtari njė tufė, ja zgjati dhe me zė tė dridhur i tha numuroi vetė se mua mė ėshtė tharė mbėshtyma. E nė ēast kushedi pse u tremb e vazhdoi, Merri, merri tė gjitha po mos mė bėj keq.
Mbas dy ditėsh nėn zhurmėn e dorės sė fundit tė fasuleve qė zjenin nė shtėpinė e Tukeqėve ata rilexuan nė gazetė njoftimin: Firma QYPE BALTE E QERPIĒE...", ndėrkohė qė pranė sokakut tė batakut njė grua e vjetėr nė moshė fuste drutė e fundit tė dimrit nė stofėn e zyrės sė firmės, presidenti i tė cilės si gjithnjė kėndonte ... kur ēel lulja aguliēe...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt