KKSHA i dërgon letër të hapur kryetarëve të partive politike shqiptare në Mal të Zi
Uashington, 4 tetor - Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) i ka dërguar një letër tre kryetarëve të partive politike shqiptare në Mal të Zi, zotërinjve: Mehmt Bardhi, Ferhat Dinosha dhe Osman Rexha. Në këtë letër KKSHA i përkujton ata se fund të
Konferencës mbi çështjen shqiptare në Mal të Zi, që u organizua më 24 e 25 qershor 2003, në Uashington, bashkë me një grup kishin marrë përsipër të shkruajnë KORNIZën PëR PLATFORMEN POLITIKE PER DEFINIMIN E STATUSIT POLITIK TE SHQIPTAREVE NE MAL TE ZI. Kjo platformë e re politike do të duhej t'i dorëzohej administratës amerikane brenda 90 ditëve prej përfundimit të konferencës. Në letër përkjtohet se afati i dorëzimit të ketij dokumenti ishte 25 shtatori 2003, por deri më sot nuk ka marre asnjë dokument apo sugjerim prej asnjërës nga partitë politike shqiptare ën Mal të Zi.
"Do të doja t'ju kujtoj se ne rregulluam për ju takime tek Shtëpia e Bardhe dhe Departamenti i Shtetit gjatë të cilave ju i premtuat qeverisë amerikane se do t'ia dorezonit platformën tuaj brenda 90 diteve. Përvoja ime në Uashington D.C. më ka mësuar se qeveria amerikane ka pak tolerancë ndaj mosrespektimit të afateve dhe përgjegjësive të marra përsipër", thuhet në fund të letrës të
nga Martin Vulaj, drejtor ekzekutiv i Këshilli Kombëtar Shqiptaro- Amerikan.
Partitë politike shqiptare në Mal të Zi duhet që sa më parë tia dorëzojnë platformën administratës amerikane dhe të respektojnë afatin kohor herave tjera.
Tung
Krijoni Kontakt