Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    I didn't start the fire.. Maska e traveller228
    Anëtarësuar
    21-09-2003
    Postime
    44

    Question Ceshtja Kombetare...!!??

    Pershendetje te gjithve.......shpresoj te jeni mire.

    Jam i abonuar ne kete forum, dhe e shikoj te domosdoshme t'ju adresohem disa ceshtjeve....

    Ne rradhe te pare dua te them se brezi yne, post-komunist, dhe tranzicion-alist, eshte me fatkeqi ne historine "moderne" te Shqiperise. Neve na ka rene shorti qe te perzantojme Atdheun te bota, dhe gjithashtu te ruajme vecantite e kultures Shqipetare, qe na bejne neve faktikisht Shqipetare. Jetojme ne kohe te veshtira, dhe jam mirenjoehes per ata bashkatdhetare qe e kane koken tamam mbi supe dhe nuk ia jane shitur interesave dhe "modes" kontemprane politike.

    Kam vene re ne forum, qe ekzistojne shume ekstreme (kuptohet me te drejten e lirise se fjales, kjo nuk eshte domosdoshmerisht dukuri e keqe), dhe shume pak ekuiliber mbi ceshtjen e Atdheut.

    1.) Ceshtja Greke. Duke qene nga Jugu i Shqiperise, mund te identifikohem me ata qe ngrene akuza mbi politiken shoviniste dhe antishqipetare te Greqise. Eshte e vertete qe Greku ka ndjekur sistematikisht nje politike anti-shqipetare. Por ne kemi harruar se veglat e Grekut jane po Shqipetaret qe shiten per nje "cope buke" si i thone fjales. Neve ankohmei dhe revoltohemi per c'ka beri Greku ne Jug ne 97-en, por harruam, qe ishin bashkatdhetaret dhe bashkqytetaret tane qe ndezen "shkrepsen" qe Greku u vuri ne dore, dhe i vune flaken Shqiperise. sikur Greku s'do kishte gjetur shesh, s'do kishte bere as pershesh!!!
    2.) Ceshtja e fese. Ne krye te KOASH-it eshte nje Grek....!!!! Sido qe ta shohim kete ceshtje.....ai mbetet Grek, dhe i lidhur ngushte me lobet antishqipetare, si ne Greqi dhe ne ShBA. Ne i hidhemi ne fyt njeri tjetrit, per te mbrojtur apo akuzuar Janullatosin, por harrojme qe synimi i KOASh-it nen ndikimin Grek, eshte qe te drejtoj politiken kombetare Shqipetare, ne favor te Greqise. (Kam qene vete ne kampet verore te KOASH, ne 1993-shin, dhe jam i njohur me ideologjine "ortodoks=grek") Pse nuk ngulemon qeveria dhe populli yne ne respektimin e te drejtave njerezore ne Kakavije, ne Korfuz, dhe ne ambasadat e konsullatat Greke ne Shqiperi???????........Neve vet i lejojme, dhe pastaj ankohemi.....Beni protesta (te paqshme).......ah po harrova.....po te bejme protesta ikin 50000 DRH ne muaj (sa jane me EURO?).....Ironia eshte qe jane me grek se vete greket ata Shqipetare me dokumenta e certifikata fallco!!!!! (une me vize te rregult schengen nga konsullata Hollandeze ne huston, TX, u ktheva nga Korfuzi, kurse nje "zonje" me dokumenta fallco dhe 2 femije qe s'qene te sajet kaloi)
    3.) Ceshtja e Shqiperise se madhe. Me falni per shqiptarizmin e tepruar por: "Neve s'ushqejme dote veten, na duhen dhe trojet e tjera" - E pse? Qe tia shesim Grekut dhe ato, sic beme me Bregdetin (me falni, kjo s'ka ndodhur akoma, por po te shikoni projektplanet per turizmin eshte e qarte).....Neve kemi zhvatur veten nga identiteti yne kombetare duke u bere kameleon te cendeve e kulturave ku jetojme...C'do ndodhe me kete Komb, pa identitet (do na mbetet ne gryke, ja cdo ndodhe).
    4.) Politika globale. Nqs e shikoni Lindjen e Mesme nga pikpamja e gazetave dhe televizionit grek.....beni mire te kerkoni neper artikujt e historise, dhe te merrni veshe se cka ngjare atje para se te lindnit ju....!!!

    me se fundi......shpresoj qe keto komente te nisin nje "forum" te vogel intellektual midis ketij llumi te pafiltruar nacionalist!
    diten e mire

    -P

  2. #2
    ke permendur vetem problemin grek zotni. nuk eshte grekeu problemi me i madh tani per tani,problem kemi vellezrit tane ne kosove dhe maqedoni,kurse per sa i perket grekut ,jo per mendjelehtesi por per c'do gje e ka turkun nga mbas kurrizit e nuk ja kam dhe shume friken. shqiptareve qe jane refugjate ne greqi nuk mund ti vihet kurrsesi faj ,sepse jane atje per nje cope buke qe vendi i tyre nuk mundi t'ua siguronte,ose me mire nuk pergatiti kushtet per popullaten e vet ,per ato njerez qe moren malet e moren detet dhe qe jane dhe tani qe po flasim krejt te pambrojtur. une do ti vija fajin atyre politikaneve qe nuk menduan per popullin,per ata qe menduan se si te vjedhin,e te zhvasin ne kurriz te popullit,ata qe ishin te gatshem te djegnin nje shqiperi per nje karrige,ata qe mbajne lidhje me kriminele ordinere,ata qe dogjen dhe shkaterruan ushtrine shqiptare,duke bere qe te jemi krejt te pafuqishem kur vellezrit tane te nje gjaku na i masakruan dhe si per inat na i tregonin dhe ne televizion , per mendimin tim do te duhet shume kohe qe shqiptaret te shpetojne nga kthetrat e greqise,ekonomikisht dhe nga ekonomia rrjedhin te gjitha te tjerat pastaj
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  3. #3
    I didn't start the fire.. Maska e traveller228
    Anëtarësuar
    21-09-2003
    Postime
    44

    ceshtja kombetare

    Bashkohem me opinionin tuaj per sa i perket problemeve ne viset e tjera shqiptare te Ballkanit.

    Arsyeja qe iu referova me shume Grekut, eshte sepse ne qarqet politike nderkombetare, rajoni i Ballkanit shihet si pergjegjsi e Grekut (per sa i perket BE-se, Ballkani eshte sfere influence e Grekut), keshtu qe politika Greke ndihet dhe ne aspekte te tjera te problematikes kombetare shqiptare (p.sh. projekti AMBRO, qe ka te beje me marrdheniet Shqiperi-Maqedoni-Bullgari dhe pezullimi i punimeve, pasoje e kundershtimit nga Greqia; gjithashtu dhe Korridori VIII)

    Per mendimin tim, shpresa e Shqiptarve (nese ka mbetur ndonje fije) nuk varet nga politikanet tane apo nderrimi i posteve, por varet nga masa e protestes qytetare, e cila ka munguar ne shoqerine shqiptare (ne menyre te mirefillte themi, duke iu referuar vetem R.SH.) Per aq kohe sa shqiptaret te pranojne asimilimin kulturor sistematik qe iu behet ne Greqi, (dhe vende te tjera), identiteti yne kombetare ka per te humbur.
    Gabimi yne eshte se neve njesojme identitetin kombetare me perfaqsine politike. Politikanet tane NUK jane rrojtare te kultures shqiptare me shume se sa jane sahanlepires te atyre qe paguajne me shume.
    Pa ndergjegjsim dhe dinjitet qytetare dhe demokratik te mirefillte, identiteti yne kombetare ka per te humbur neper kthetrat e propagandes shoviniste greke.

  4. #4
    po. shume e drejte. si shkak i presionit te vazhdueshem etniko-fetaro-kulturore,shqipetaret ,vecanerisht ne greqi,po humbasin identitetin e tyre, dhe kjo behet me paramendim nga greket. kete e them se keshtu vepruan me arvanitasit dhe me camet. une ja i sigurte qe pas shume vitesh ,shume shqipetare ne greqi do te helenizohen, kam pare femij shqipetaresh qe nuk dine te flasin shqip,e q me teper te shkruajne. kam vene re tendencen per te mos treguar origjinen,kam pare se si ulin koken perpara ofendimeve qe greket drejtojne gjithmone dhe me shumice,kundrejt atdheut dhe rraces shqiptare. vellai im nje nate u kthye ne shtepi i rrahur nga policia greke ,kot fare se pse ishin shqiptare dhe u kishin kerkuar vellait tim dhe shokeve te mij te thonin<sado qe ju duket e habitshme> ZITO ELAS--- qe do te thote -- rrofte greqia,pasi vellai me nje tjeter nga grupi nuk pranuan i derguan ne polici dhe per habine e vellait polici i tha atij te madhit se ; shef, kyketo te dy nuk thane zito elas, si te bejme dhe me urdher te shefit te rajonit te policise i rrahen, packa se vellai im ishte me paterica ,se kishte kemben e thyer. i them te gjitha keto qe te kuptohet drejt pozita e veshtire e emigranteve shqipatare ne greqi
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  5. #5
    I didn't start the fire.. Maska e traveller228
    Anëtarësuar
    21-09-2003
    Postime
    44

    Thumbs up

    Kam degjuar ne te kaluaren (dhe kam qene vete deshmimtar) i ketyre rasteve, qe nuk jane aspak koincidenca.

    Per mendimin tim, problemi qendron ne menyren se si ne shqiptaret e shikojme vendin dhe kulturen one. Per 45 vjet, neve u mesuam me konceptin Parti=Atdhe, dhe eshte e veshtire ne kete kohe te behet dallimi midis bindjeve politike dhe atdhetarizmit. Politikanet tane e kane shfrytezuar teresisht kete mentalitet te gabuar per fitim personal.
    Tjeter faktor eshte, per mendimin tim, edhe vete hasmeria e shqiptarve me njeri tjetrin. Sa here kam qene neper aeroporte e zyra, (jashte shtetit) balle-per-balle me shqiptare dhe u kam folur dhe s'ma kane folur....(kuptohet qe nuk me ka mbetur dhe aq shume hatri) por me ben pershtypje se si ne shqiptaret jemi gati ta mohojme prejardhjen........Kutlura jone eshte kthyer ne nje kulture mercenare; ne admirojme ate person apo kulture qe pasqyron me shume suksesin.
    keshtu nuk fitojme as kredibilitet ne komunitetin global as nuk avancojme veten tone.

    Une per veten time, kam marre disa vendime ne jeten time personale. duke qene jashte Shqiperise. Nje nga ato ka qene qe te mos mohoj prejardhjen time. Dhe natyrisht te mos bie pre e origjines. .......eshte nje ekuiliber i veshtire per tu mbajtur, por i domosdoshem per mbijetese kulturore dhe personale.

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. Klasa politike dhe ceshtja kombetare
    Nga epiriot në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-07-2003, 15:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •