Vlore - Gjykata e Faktit ne Vlore ka dhene vendimin me 18 vjet burg per skafistet qe sollen tragjedine e 21 gushtit te vitit 2002, ku humben jeten dy shtetas. Skafi me 32 klandestine ne bord udhetonte drejt Italise, por ne perpjekje per t’i shpetuar ndjekjes se Guardia di Fianances ka ndodhur nje perplasje dhe per pasoje dy prej klandestineve humben jeten. Prokuroria e Vlores ka kerkuar denimin me 18 vjet burg per dy pronaret e skafit qe u perplas gushtin e vitit te kaluar me mjetin e Guardia di Financa. Ne kete incident humben jeten dy shtetas dhe u lenduan shume te tjere. Pas disa seancash maratone i ka ardhur fundi procesit dhe trupi gjykues eshte terhequr per vendimin. Prokurori ka kerkuar denime te ashpra per pronaret e mjetit. Prokurori Tafili solli ne sallen e gjyqit ngjarjen makabre dhe kerkoi ndeshkimin e dy skafisteve me 18 vjet heqje lirie. Kreshnik Cercizi dhe Dorian Serjani, akuzohen per dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit me pasoje vdekjen e shtetasve Ilirian Idrizi, ish-drejtori i shkolles se Babices dhe Zybajde Bracaj nga Mallakastra. Me 21 gusht te vitit te kaluar ndodhi ngjarja e rende, perplasja e gomones me 32 klandestine ne bord me motovedeten V 5003 te Guardia, 0.3 milje larg Karaburunit. "Eshte vecuar materiali per Guardian dhe 4 skafistet qe drejtonin gomonen, te cilet ende nuk jane identifikuar. Ky proces ka te beje me dy pronaret e mjetit qe solli pasojen Dritan Seriani, qe eshte i pandehuri ne salle dhe Kreshnik Cercizi, qe eshte ne mungese", tha ne salle prokurori i ceshtjes. Dorian Tafili ka paraqitur provat qe provojne fajesine e te akuzuarve, sic jane aktet e ekspertimit, qe percaktojne shkeljen e rregullave te lundrimit nga te dy mjetet dhe mekanizmin e ngjarjes se si ka ndodhur goditja.

Ja mekanizmi i ngjarjes

Eksperti ka shpjeguar ne sallen e gjyqit se pak perpara perplasjes, gomonia me klandestine eshte kthyer drejt Gjirit te Vlores dhe motovedeta ka vazhduar shoqerimin e saj, duke e ndjekur afersisht ne kurs paralel me te. Gomonia ka kryer papritur nje manover, duke u kthyer ne drejtim te Italise, dhe pas pak eshte kthyer drejt Gjirit te Vlores. Skafisti nga frika e nje perplasjeje ballore nga motovedeta, ka cirkuluar ne te majte te gomones dhe ne perfundim te manovres se cirkulimit, ka ndodhur perplasja. Per te provuar fajesine kane ndihmuar edhe deshmite te shoqeruara me njohje prove, qe vertetojne pronaret e skafit. Per akuzen e provuar, Tafili i ka kerkuar gjykates qe Kreshnik Cercizi te denohet me 11 vjet burg, kurse Dritan Seriani me 7 vjet burg. Ky eshte procesi i fundit qe sjell nje tragjedi te trafikut klandestin, me dy te vdekur dhe 30 te lenduar.
Veprimi shqiptareve per te more lekun