EDITORIALI
Misioni i pamundur i Xhoana Nanos

Nga Mero Baze

Qindra gra tė ngujuara nė rrethin e Shkodrės, pėrlotėn dje gruan e kryeministrit Fatos Nano me historitė e tyre tragjike qė zėnė fill me vrasjet e tė afėrmve tė tyre dhe pastaj ngujimin e tyre familjar, pėr shkak tė hakmarrjes. Ato gra tė tmerruara nga ankthi i vdekjes pėr fėmijėt e tyre dhe njerėzit e dashur tė shtėpisė, natyrisht qė kanė nevojė pėr dikė qė t'u japė shpresė dhe kurajo, por mbi tė gjitha kanė nevojė pėr dikė qė t'i japė fund kėtij gjyqi kolektiv, pėr shkak tė mungesės sė fuqisė sė shtetit. Nėse ka njė pėrgjegjėsi konkrete shteti nė kėtė mes, ka pėrgjegjėsi pėr pafuqinė e tij pėrballė krimit nė rritje dhe mbi tė gjitha pėr pafuqinė e tij pėr tė shmangur dhe pasojat e krimeve. Ato gra tė tronditura janė gati tė hyjnė nė ēdo sallė, ku nuk i pret gjakėsi dhe tė dėgjojnė njė fjalė tė mirė. Por ekziston njė mundėsi qė ato tė jenė tė lira, qė ato tė mos tmerrohen pėr tė ardhmen e tyre, qė ato tė mos jenė tė murosura pėr sė gjalli buzė Rozafės. Kjo mundėsi ėshtė konkrete, nėse vendi ka njė qeveri dhe kryeministėr tė pėrgjegjshėm. Dhe nėse ėshtė dikush qė duhet tė shkojė e t'u japė shpresė atyre grave, nuk mund tė jetė Xhoana Nano, por Fatos Nano. Ai e ka detyrė t'i shpėtojė ato gra. Qeveria e ka detyrė t'i japė fund kėtij genocidi kolektiv. Gruaja e kryeministrit, nuk mund tė pėrdorė pėrkatėsinė e saj gjinore, si instrument elektoral, pėr t'u treguar atyre grave nė ankth se familja e Kryeministrit, nuk mund tė bėjė asgjė mė shumė se sa t'i ngushėllojė viktimat e qeverisė. Atė qė kryeministri e bėn natėn, gruaja e tij nuk mund ta zhbėjė ditėn. Ėshtė cinizėm i madh tė pėrdorėsh ankthin e tyre, pėr fushatė elektorale dhe pėr mė tepėr ėshtė cinizėm i tepėruar, tė pėrdorėsh njė mision bamirėsie, jo pėr tė ēliruar ato gra nga ankthi, por pėr tė shfajėsuar kryeministrin dhe qeverinė pėr kėtė masakėr.

Iniciativa tė tilla u shkojnė zakonisht personaliteteve tė mėdha tė botės sė artit dhe kulturės, misionareve tė vėrteta tė bamirėsisė, personaliteteve tė forta tė jetės publike tė njė vendi qė kanė formuar emrin e tyre nė shoqėri me veprat e veta. Xhoana Nano nuk mund ta bėjė kėtė, pasi ajo nuk ėshtė bėrė e njohur pėr shqiptarėt nga jeta e saj si emigrante nė Greqi, apo jeta private nė Shqipėri, por nga martesa e saj me kryeministrin Fatos Nano. Dhe personaliteti nuk ėshtė njė sėmundje qė transmetohet nė rrugė seksuale.