Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 114
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Liderėt, pesimistė pas takimit me Holkerin

    Jo more nashta pasha Kuranin pavaresia pike prej qielli se na nuk kemi kohe te merremi me te se tjeret punojne per ne???




    Liderėt, pesimistė pas takimit me Holkerin



    PRISHTINE (25 Shtator) - Liderėt kosovarė, Hashim Thaēi, Ibrahim Rugova, Bajram Rexhepi dhe Ramush Haradinaj nuk dolėn optimistė nga takimi i sotėm i pėrbashkėt me shefin e OKB-sė nė Kosovė, Hari Holkeri, i cili i kishte ftuar pėr t'i informuar me qėndrimet e Grupit tė Kontaktit nė lidhje me fillimin e mundshėm tė bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit, por edhe modalitetet pėr zhvillimin e kėtyre bisedimeve. Presidenti Rugova u tha gazetarėve se kjo ēėshtje nuk duhet zmadhuar, pasi sipas tij, nuk ėshtė edhe aq e rėndėsishme. "Holkeri na njoftoi me qėndrimet e Grupit tė Kontaktit. Biseduam pėr disa ēėshtje praktike pėr bisedat e mundshme me Beogradin. Por, nuk duhet t'i bėjmė aq tė rėndėsishme kėto ēėshtje pasi nuk janė tė tilla", deklaroi Rugova. Ndėrkaq, kryeministri Bajram Rexhepi u shpreh edhe njė herė, qė pėr fillimin e mundshėm tė bisedimeve, duhet tė ndėrtohet sė pari konsensusi i brendshėm institucional, qė nėnkupton marrjen e vendimit nga Parlamenti i Kosovės. "Ne prapė e konfirmuam se duhet ta ndėrtojmė konsensusin e brendshėm institucional. Qeveria kėrkon qė qėndrimin politik ta kemi nga Parlamenti", tha Rexhepi. Edhe me kėtė rast, kryeministri ėshtė shprehur skeptik nė suksesin e kėtyre bisedimeve pėr shkak tė qėndrimeve shumė tė largėta, qė mund t'i kenė palėt nė lidhje me energjitikėn, transportin dhe telekomunikacionin. Nga ana tjetėr, kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, tha se ka parė njė tendencė tė improvizimit tė ēėshtjeve tė modalitetit. "Shoh njė improvizim tė kėtyre modaliteteve. Gjėra tė tilla kemi parė kur ishte edhe Shtainer. Pra, bėhet njė plan, komunikohet dhe vazhdohet mė tutje, po nė ato objektiva", tha Haradinaj. Sipas tij, krahas pėrpjekjve tė tjera Hollkeri duhet tė ndryshojė axhendėn dhe tė vendoset ajo qė do tė quhet dialog mes tė UNMIK-ut dhe Kosovės. dxh/dxh (Kosovapress/BalkanWeb)

    -------------
    mani

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Bisedimet Shqiptaro-Serbe

    Analisti Patrik Mur mendon se Beogradit nuk i takon njė vend nė tavolinėn e bisedimeve pėr statusin final tė Kosovės


    Beograd, 29 shtator - Duke folur pėr rrezikun qė nė bisedimet pėr ēėshtjet teknike Prishtinė-Beograd tė preket edhe ēėshtja e statusit, analisti i radios "Evropa e lirė" nuk mendon qė tash ka njė rrezik, por ky rrezik ekziston nė planin mė afatgjatė. Megjithatė ai mendon qė sapo dikujt i jepet njė pozicion fillestar nė bisedė, do tė pėrpiqet tė ketė mė shumė influencė nė tė ardhmen."Nėse Serbisė do t'i lejohet njė vend nė tavolinėn e bisedimeve pėr Kosovėn, nė kėto bisedime praktike, atėhere do tė jetė mė e vėshtirė nė tė ardhmen t'i thuhet Beogradit qė nuk ke vend nė tavolinėn e bisedimeve ku do tė diskutohet statusi", thotė analisti Patrik Mur."Por, duhet bėrė e qartė qė ka njė rrezik qė nėse Beogradi merr pjesė nė kėto bisedime, atėhere do tė kėrkojė tė drejtėn e vetos nė bisedimet pėr statusin final dhe mendoj se kjo nuk do t'i shėrbejė askujt, pėrfshirė dhe serbėt e Serbisė", thotė ai.Por, analisti Mur thotė se ekziston njė rregull qė nga kohėt e hershme se ata qė humbin luftėra humbin territore. "Beogradi pėr arsye qė dihen fare mirė, e humbi Kosovėn dhe bashkėsia ndėrkombėtare duhet t'ia bėjė tė qartė se ky ėshtė njė fakt dhe t'i japė fund kėsaj ēėshtjeje".Mur ėshtė i mendimit qė Beogradit nuk i takon njė vend nė tavolinėn e bisedimeve pėr statusin final."Sa mė shumė kohė dhe energji qė autoritetet serbe shpenzojnė rreth problematikės sė Kosovės, qė nė tė vėrtetė e kanė humbur, aq mė shumė para dhe vėmendje investohet jashtė problemeve reale tė Serbisė, e qė janė krimi, varfėria dhe korrupsioni", thotė Mur, duke shtuar se "nuk ėshtė nė interesin e serbėve asgjėkundi tė inkurajohen se kanė njė tė ardhme nė njė Kosovė tė kontrrolluar nga Beogradi".Ai nė kėtė aspekt e sheh edhe rrezikun qė Kosova do tė pėrdoret nė politikėn serbe si njė futboll politik nė rivalitetin mes politikanėve serbė.Poashtu Beogradi, duke ngritur problemin e Kosovės pėrpiqet tė hapė "njė ēėshtje mė tė gjerė kufijsh nė Ballkan, qė pėrfshin ndarjen e Bosnjes, nė tė cilėn Republika Serbe do t'i jepej Serbisė nė kėmbim tė pranimit tė humbjes sė Kosovės nga ana e Serbisė, qė tashmė ka ndodhur", thotė analisiti i radios "Evropa e lirė"Patrik Mur.

    Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci shpreson se Kuvendi do t'i jep dritėn jeshile Qeverisė pėr fillimin e bisedimeve me Beogradin


    Prishtinė, 29 shtator - Vendimi pėr fillimin e dialogut pėr ēėshtje teknike me Beogradin do tė merret bashkėrisht nga qeveria dhe kuvendi, por nė fazėn e parė tė kėtij dialogu bartėse kryesore do tė jetė qeveria, deklaroi nė njė takim me gazetarė kryetari i Kuvendit Nexhat Daci. Por Daci paralajmėroi se Kuvendi do ta verifikojė punėn e Qeverisė gjatė tėrė kohės sė zhvillimit tė dialogut.Daci deklaroi se ėshtė interes politik qė qeveria tė fillojė bisedimet praktike me Beogradin. Ai tha se e ardhmja politike e Kosovės do tė vendoset nė bisedimet midis institucioneve vendase Kėshillit tė Sigurimit nė Nju -Jork.Kryeparlamantri Daci tha se shqiptarėt e Kosovės kanė kapacitet tė mjaftueshėm pėr ta sfiduar Serbinė nė kėto bisedime.Kryetari i Kuvendit ka shtuar se brenda mandatit elektoral qė kanė institucionet do ta pėrmbyllin ēėshtjen e vizionit politik pėr Kosovėn me ē'rast parlamenti do ta shpallė pavarėsinė e Kosovės.Daci thotė se egziston njė pajtueshmėri e heshtur pėr kėtė edhe nga zyrtarėt ndėrkombėtarė.Kryeparlamentari Nexhat Daci ka pėrsėritur kėrkesėn qė pėrveē zyrtarėve tė Bashkimit Evropan nė bisedimet praktike mes Prishtinės dhe Beogradit rolin kryesor ta kenė zyrtarėt nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.Daci po ashtu kėrkoi nga UNMIK-u dorėzimin e fuqive vendimarrėse pėr institucionet vendėse me qėllim qė tė arrihet stabiliteti nė rajon.



    Siē vėren edhe analisti Patrik Mur se sa mė shumė kohė serbėt humbin pėr ēėshtjen e Kosovės qė nė tė vėrtete e kanė humbur aq mė shumė para dhe vėmendje investohet jashtė problemeve reale tė Serbisė qė janė krimi, varfėria e korrupsioni. Pra nuk ėshtė aspak nė interes tė serbėve tė krijojnė probleme me Dardaninė, edhe pse ata mundohen me qė kinse duke lėshuar pe nė rastin e Dardanisė tė kompensohen me Republika Serpska tė Bosnies, pėr tė cilin ne nuk na intereson.
    Pra, serbėt nuk kanė mė asnjė interes real nė Dardani pėrveē tė stabilizimit tė saj sepse me atė stabilizohet edhe rajoni qė ėshtė njė ndėr kushtet kryesore pėr tė pasur realisht investime nė rajon.
    E kjo zgjidhje ėshtė bashkimi i Dardanisė me Albaninė dhe rilindja e Ilirisė.
    Daci thotė se pėr statusin e Dardanisė nuk do tė diskutohet me serbėt pėrveē ēėshtjeve teknike, mirė shumė!!!!
    Nuk mė pėlqen shprehja kemi potencial pėr tė sfiduar Serbinė sepse ne nuk kemi se pėrēka ti sfidojmė ata.
    Pavarėsia nuk ka nevojė tė shpallet sepse kemi mundėsinė ta bėjmė bashkimin me Albaninė tani gjė pėr tė cilėn kanė derdhur gjak me mijėra e mijėra bashkėkombas tanė dhe qė nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe nė interes serb (fqinji i fortė mė i mirė se fqinji i dobėt dhe poashtu stabilitet mė i madh rajonal gjė qė sjell mė shumė investime tė huaja aq tė nevojshme edhe pėr ta dhe poashtu shpejton proceset integruese tė tė gjithė rajonit) dhe edhe nė interes ndėrkombėtar pėr shkak tė faktit qė ka mė shumė stabilitet dhe mė pak para, e mund pėr ta dhe poashtu edhe mė shumė unitet brenda vet BE me mė shumė shtete tė mėdha e tė fuqishme se shtete tė vogla e mė pak tė fuqishme.
    Pra, bashkimi i Dardanisė me Albaninė ėshtė ajo ēfarė duhet dhe do ta bėjnė dardansit, dhe rilindjen e shtetit tė Ilirisė, pra kjo ėshtė njė ēėshtje ditėsh.


    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    une mendoj se serbet dhe greket nuk do ta pranojne kurre bashkimin e kosoves me shqiperine dhe do te kemgulin shume ne kete derisa tia arrijne qellimit.por ajo qe duhet ne te arrijme dhe qe eshte e mundur eshte pavarsia e kosoves dhe te njihet kjo pavarsi nga OKB,pastaj duhet te kaloje nje perjudhe kohe ne menyre qe te kerkojme bashkimin e ketyre dy shteteve ne nje shtet te vetem ,perseri kjo duhet te miratohet nga shtete te fuqishme si USA,gjermani,angli etj,sepse po te nxitohemi,kam mendimin se kjo do ti vleje serbeve si argument ,se shqipetaret e duan shqiperine e madhe e jo serbet sebine e madhe. Nqs e bejme cdo levizje politike te matur dhe te paramenduar do t'ia arrijme qellimit ,perndryshe do na sfidojne ashtu si ka ndodhur ne shekullin e kaluar,kur e ndane token shqiptare sipas qefit pa i pyetur fare shqiptaret, shnet
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Holkeri: Dialogu nis mė 14 tetor nė Vjenė


    Faton Osmani, Prishtinė

    PRISHTINĖ – Kryeadministratori i Kosovės, Harri Holkeri ka konfirmuar se bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit do tė fillojnė mė 14 tetor, nė Vjenė tė Austrisė. Ai tha se nga Beogradi ka marrė gatishmėrinė pėr bisedime, dhe kėrkoi tė njėjtėn gjė edhe nga liderėt kosovarė. “Beogradi ėshtė gati pėr bisedime”, - u shpreh Holkeri, pėr gazetarėt nė Prishtinė, pas kthimit nga Beogradi, ku ka zhvilluar takime me kryeministrin Zoran Zhivkoviq dhe zėvendėsin e tij, Nebojsha Ēoviq. Shefi i UNMIK-ut shpalli ditėn e pėrurimit tė bisedimeve tė shumėpėrfolura pas diskutimeve shumė tė gjata qė ka pasur me liderėt nė Prishtinė dhe Beograd, si dhe me pėrfaqėsues tė shteteve tė tjera, nė Evropė dhe SHBA. Megjithėse e pranoi se kjo nuk ėshtė ndonjė befasi e madhe pėr askėnd, Holkeri theksoi se nuk ishte aspak e lehtė tė konfirmojė datėn e takimit tė parė, pėr shkak tė shumė detajeve qė duhej tė rregulloheshin. “Me sa ma merr mendja mua, kjo do tė jetė njė ngjarje e shkurtėr me pėrfaqėsim tė nivelit tė lartė tė ndėrkombėtarėve dhe tė delegacioneve tė Prishtinės dhe Beogradit”, - tha Holkeri, pėr tė shtuar se gjatė pėrgatitjeve ėshtė munduar tė dėgjojė aktivisht kėshillat e bashkėsisė ndėrkombėtare, posaēėrisht tė BE-sė dhe Grupit tė Kontaktit. Nė takimin e parė do tė marrin pjesė edhe disa personalitete tė profilit tė lartė, si Havier Solana dhe Xhorxh Robertson. Holkeri shprehu besimin se edhe liderėt kosovarė do ta dėgjojnė thirrjen e tij dhe tė hyjnė nė dialog, sepse ky ėshtė edhe njėri nga standardet e parashtruara nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr t’u pėrmbushur para zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit. “Dialogu ėshtė pjesė esenciale e standardeve. Sa mė herėt qė ne do tė mund tė ndjekim kėtė rrugė dhe tė arrijmė disa rezultate, aq mė herėt ne do tė pėrmbushim standardet tė cilat na tregojnė rrugėn pėrpara. Urdhri ėshtė: sė pari standardet, pastaj ēėshtja e statusit”.



    01/10/2003
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Meqe Kosova rrethohet nga serbi-Mali zi e Maqedonia ne tre anet patjeter do bisedohet ne cdo kohe me ta.

    Kur Kosova te jete shtet (ashtu enderrojme dhe shpresojme) athere bisedimet me fqinjet do jene nje pune krejt normale dhe pa ankth.
    Sot ceshtjet dihet qe jane tmerresisht delikate.
    Patrik Muri me te drejte ben thirrje per vigjilence e pjekuri.
    Daci ja le ne dore qeverise kto bisedime e ktu une nuk e kuptoj nentekstin.
    A nuk do ish valle me mire qe kto bisedime me Beogradin te kryesoheshin nga Presidenti Rugova dhe nji ekip ekspertesh pluralist Qeveritar-Parlamentar ??

    Daci kohet e fundit eshte bere i dyshimte ne Pamvaresine e fjaleve qe thot.
    Une dyshoj se Daci ka pushuar se qeni nje politikan i pamvarur ose te pakten i varur nga mendimi dhe pikpamjet qe prezanton LDK e dyshoj se ka disa muaj qe eshte "dorzuar" tek Haliti, shefi i vertete i Kosoves e njekohesisht agjent i Vjeter i Sigurimit te Enver-Ramizit e kuptohet dhe i Gjinush-Nano-Mejdanve qe trashegojne Kasafortat e Sigurimit.

    Frika se Daci ( Bajram Rexhepi po e po) eshte tashme vegel e Halitit (LPK-PDK-se) nuk perben ne vetvete ndonji "Qamet" por e keqja ose rreziku ( sipas meje) qendron tek nji dyshim qe kan njerzit se mos ndoshta mbi Tiranen ka Presion nga " LART "qe te diktoje mbi veglat e saj ne Prishtine qe te " ulin Pazarin" ne Bisedimet KOSOVE-BOTE-BEOGRAD.

    Nuk jane te rastit daljet e Thaqit her si "Moratorium-ist" e here si politikan i gatshem per qendrime te moderuara etj.

    Bisedimet ne se behen do ish mire te behen me kto kushte:

    1- Kosova duhet te mbetet dhe 20 vjet nen kujdesin e mbrotjen e Natos.
    2- Kosova nuk pranon asnji klauzole e asnji forme lidhjeje qe e fut qofte dhe pak nen suaza te ndonji fantazme serbo Malazeze ose Jugo-Balkanike sllave.
    3- Kosova eshte e gatshme te integrohet ne EU si nje njesi e pamvarur nga krijesat Ballkanike pra vetem si nje Komb qe ka identitetin e tije teritorial e kulturor e ekonomik.
    4- Kosova eshte e gatshme te bisedoje me shtete fqinje per cdo problem sikurse bisedojne shtetet e tjera.
    5- Cdo presion nga kushdo te jete i papranueshem jasht ketyre pikave.

    Psh .. qeveria Rexhepi mund te bisedoje per pun te kabllove telefonik ose elektrike ..per pune te urave nderkufitare, Lumenjve te perbashket , te shkembimeve tregetare e postare, turistike etj etj dhe te Pakicave etnike.
    Psh ... Serbi-Mali zi kane te drejte te pyesin per bashk kombasit e tyre ne Mitrovic e Fush Kosove ashtu si dhe qeveria e Kosoves per bashkombasit tone ne medvegj e Bujanovc etj..

    Puna eshte pra te mos behen kto bisedime "gozhde Nastradini".

    Qashtu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-10-2003 mė 08:29

  6. #6
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Braro, ka nje problem te vogel teknik, te cilin nuk duan ta publikojne shume palet e interesuara, po qe eshte shkruar e zeza ne te bardhe.
    Nje nga kushtet e armepushimit ne 1999 ishte garancia e NATO per mospavarsimin e Kosoves.
    Nje tjter problem me potencial per katastrofe, eshte se pavarsimi i Kosoves, nen efektin domino, do beje serbet e Bosnjes dhe ata te Krajines ne Kroaci, te kerkojne pavarsine e tyre, duke filluar dhe nje here luften nga e para.
    Prandaj bie dakort me ty, per ate 20 vjecarin nen protektorat.
    Po ku i dihet, ndohta na ka ardhur dhe neve dita.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Manciste, nuk ka pasur asnjė garanci pėr ato qė thoni juve, e vetmja garanci edhe publikisht ka qenė e zonjės Ollbrajt pėr mbajtjen e njė referendumi pas tre vjetėsh nė lidhje me tė ardhmen (statusin) e Dardanisė.

    Ēfarėdo marrėveshje qė nuk miratohet nė Kuvend do tė jetė e pavlefshme pėr Kosovėn, thotė kėshilltari i Dacit

    Prishtinė, 1 tetor - Hari Holkeri do ta kryesojė delegecionin e Kosovės nė takimin e Vjenės vetėm sa i pėrket pjesės sė UNMIK--ut, pėr tė gjitha ēėshtjet e tjera, si dhe marrėveshjet do t'i nėnshkruajė Kuvendi. Ēfarėdo marrėveshje e cila nuk do tė miratohet nė Kuvend do tė jetė e pavlefshme pėr Kosovėn - tha nė emėr tė kryeparlamentarit Nexhat Daci, kėshilltari i tij, Ramush Tahiri.
    Ndėrkaq pėr seancėn e nesėrme tė Kuvendit tė Kosovės, Tahiri tha se parlamenti do t'i japė pėkrahje qeverisė pė bisedimet me Beogradin nė Vjenė. Pas arritjes sė ndonjė marrėveshjeje eventuale, Kuvendi do ta ratifikojė atė, tha Tahiri.


    Parlamenti merr pėrgjegjėsitė e veta.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Albin Kurti: Bashkėsia ndėrkombėtare angazhohet pėr integrimin e Kosovės nė Serbi



    Prishtinė, 30 shtator (Kosovapress)

    „Nė mes rreshtave, nė tė gjitha deklaratat e Bashkimit Evropian vėrehet se qėndrimi i tyre ėshtė qė Kosova tė integrohet nė Serbi, pėrmes njė autonomie substanciale. Pra, statusi ėshtė ky, dhe tani vetėm duhen bisedimet pėr ēėshtjet teknike, qė tė integrohemi nė tėrėsi. Dhe kėtė unė sigurisht se nuk e shoh si proces drejt pavarsisė, por proces i implementimit dhe finalizimit tė autonomisė substanciale. Fjala autonomi ėshtė shumė e madhe, por “autonomia substanciale”, pikėrisht ėshtė e kundėrta e autonomisė, ėshtė varshmėri”,- thotė veprimtari Albin Kurti, nė njė intervistė eksluzive pėr Kosovapress-in.

    Albin Kurti ėshtė njėri nga liderėt e Lėvizjes studentore tė vitit 1997, dhe duket se emri i tij do tė mbetet nė kujtesėn e tė gjithėve, si njeri i guximshėm, qė para gjykatės serbe tė Nishit deklaroi: “Unė kėtė gjyq nuk e njoh e as nuk e pranoj ashtu siē nuk e njoh e nuk e pranoj as Serbinė e as Jugosllavinė... Unė pėrgjigjem vetėm para gjyqit tė popullit tim.”

    Ai sė bashku me kolegėt dhe profesorėt e tij organizuan protestat studentore me 1 tetor 1997, qė kthyen vėmendjen e humbur tė bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj Kosovės, ndėrsa lėkundėn edhe lėvizjen pacifiste tė pėrgjumur, qė e udhėhiqte LDK-ja. Albin Kurti mė vonė pėrfaqėsoi Zyrėn politike tė ish-UĒK-sė nė Prishtinė. Gjatė periudhės sė bombardimeve tė NATO-s z.Kurti burgoset nga forcat serbe.

    Nga njė gjykatė e Nishit ai dėnohet me 15 vjet burg nėn akuzėn e montuar pėr “ēenim tė integritetit territorial dhe sovranitetit tė Jugosllavisė” dhe pėr “terrorizėm”, ndėrsa lirohet nė prag tė Ditės Ndėrkombėtare tė tė Drejtave tė Njeriut, mė 7 dhjetor 2001, nga presioni ndėrkombėtar ndaj Beogradit, e nė veēanti ndaj ish-presidentit jugosllav Vojislav Koshtunica.

    Ai sot ėshtė aktivist i shquar dhe pjesė e Bordit Kėshillues tė rrjetit tė aktivistėve Kosova Action Network (KAN) qė ka pėr mision ndryshimet shoqėrore dhe krijimin e njė qytetarie aktive nė Kosovė.

    Z.Kurti ėshtė dukut tė jetė i tėrhequr nga politika ditore kosovare, por ai thotė se ėshtė nė pėrcjellje tė vazhdueshme tė saj, e sidomos kohėve tė fundit, kur dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit besohet tė fillojė kah mesi i kėtij muaj.

    Pėr tė parė pikėpamjet e tij pėrkitazi me dialogun dhe zhvillimet aktuale nė Kosovė e rreth Kosovės, i morėm njė intervistė ekskluzive.

    Kosovapress:Zoti Kurti, dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit do tė fillojė shumė shpejt. Ēka mendoni se mund tė arrihėt nga rrjedha e kėtij dialogu?

    Kurti: Unė jam skeptik ndaj kėsaj ēėshtjeje. Dialogu, bisedimet etj., janė vetėm eufemizma pėr negociatat. Mendoj se ky fillim i negociatave e qė ėshtė njė lloj kontinuiteti dhe trashėgimie e negociatave tė herėpashershme qė ngjanin mes kėtyre dy palėve duke filluar qė nga vitet e 90-ta. Vazhdimisht negocime nė tė cilat negocionin sunduesi dhe robi pėr lirinė e kėtij tė fundit! Nė vitet e ‘90-ta, pėr Kosovėn ka vendosur Serbia, kurse sot, nė kėto negociata, na ofrohet qė pėr Kosovėn tani tė vendosin Serbia dhe UNMIK-u. Sepse UNMIK-u ka pushtetin nė Kosovė. Kjo ėshtė ajo qė ka ndryshuar. Mirėpo, ajo qė nuk ka ndryshuar ėshtė shumė mė e rėndėsishme. Edhe njėherė, me kėto negociata po legjitimohet e drejta qė Serbia sėrish tė vendosė pėr Kosovėn, qė sėrish tė vendosė pėr neve.

    Kosovapress:Sipas kėsaj qė thoni pozicioni i lidershipit kosovar duket tė jetė njė rol i vėzhguesit?!

    Kurti: Nė kėto negociata kosovarėt , UNMIK-un e mendonin si njėfarė ndėrmjetėsuesi apo vėzhguesi. Por, ėshtė e kundėrta, duke qenė se UNMIK-u dhe kryeadministratori, e kanė komplet pushtetin. Pikėrisht kosovarėt do tė jenė vėzhgues nė kėto negociata. UNMIK-u ka bėrė marrėveshje edhe mė herėt me Serbinė. Pa kosovarėt, natyrisht. Por, tash pse po thirren kosovarėt! Thirren sepse u nevojiten, duke qenė se ne qytetarėt jemi problemi. Ne qytetarėt mund tė mos e kapėrdijmė lehtė ndonjė marrėveshje tė ardhshme, dhe UNMIK- ut, i duhen liderė politikė vendorė, tė cilėt do ta aprovojnė atė vendim, dhe nė kėtė mėnyrė ta zmbrapsin popullin dhe paknaqėsinė e tij.

    Kosovapress: Si ēka e shihni atėherė delegacionin kosovar?

    Kurti: Problem themelor pėr ta ėshtė se pėrfaqėsojnė qytetarėt, por nuk arrijnė dot qė t’ua mbrojnė interesat atyre. Kjo e krijon situatėn e paqėndrushme. Kjo situatė nuk mund tė ketė jetė. Mund tė shtyhet, mund tė improvizohet, duke e shitur transformimin e problemit si zgjidhje tė tij, mirėpo edhe pėr shumė pak kohė.

    Pra, liderėt na pėrfaqėsojnė pa patur mundėsi nė mbrojtjen e interesave tona, pa arritur qė ta pėrfaqėsojnė vullnetin e qytetarėve. Nga pikėvėshtrimi i pėrfaqėsuesve, qytetarėt janė saktėsisht e njėjta gjė sikurse vullneti i tyre. Kėta pėrfaqėsues nuk kanė forcė qė t’a implemetojnė vullnetin e qytetarėve tė Kosovės dhe t’ua mbrojnė interesat atyre. Prandaj, nė kėto negociata ata nuk do tė munden tė bėjnė asgjė nė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės. Shumė mė tepėr do tė mund tė bėjnė pėr UNMIK-un, dėshira e tė cilit ėshtė qė vendimet tė miratohen edhe nga kosovarėt, dhe kėsisoj tė mund tė thuhet se kėto janė vendime edhe tė kosovarėve.

    Kosovapress: A mendoni se ėshtė koha pėr fillimin e kėtij dialogu duke pasur parasysh mungesėn e kompetencave tė faktorit vendorė kosovarė?

    Kurti: Pse po ngutet UNMIK-u qė tė fillojė njė dialog i tillė? UNMIK-ut i ngutet me kėto negociata, sepse e di mirė qė rejtingu dhe kredibiliteti i politikanėve kosovarė ėshtė nė rėnie marramendėse dhe se ata duhet tė shfrytėzohen sa ka ende kohė, sa s’u bė ende vonė. Pra, tė shfrytėzohen ata sa janė ende tė pėrdorshėm; edhe ndonjė ditė sa akoma nuk u ka dalur afati. Me vetė faktin qė politikanėt kosovarė s’po munden qė t’i mbrojnė interesat e qytetarėve, kėta po delegjitimohen. Paaftėsia ose pamundėsia qė t’i mbroshė interesat e atyre qė i pėrfaqėson, tė delegjitimon.

    Njėkohėsisht, unė nuk mund tė arsyetoj mekanizmat ndėrkombėtarė, tė cilėt janė mbi popullin, mbi vullnetin e tij. I gjithė faktori ndėrkombėtar kėtu (si UNMIK, KFOR etj.) nuk e ka legjitimitetin e popullit tė Kosovės, legjitimitetin e atyre qė i qeveris. Demokracia e vėrtetė ėshtė kur nga qytetari rrjedh sovraniteti, dhe kur asgjė nuk ėshtė mbi vullnetin e popullit. Nga rrjedhat e deritashme pėrkitazi me negociatat duket se qytetarėt e Kosovės do tė kenė problem deri te arritja e njohjes tė sė drejtės sė tyre pėr vetėvendosje. Sė pari kėtu nuk ka qytetar…

    Kosovapress:Ēka ka atėherė?

    Kurti: Ne jemi banorė tė Kosovės, secili nga ne ėshtė banor. Dhe statusi i banorit ėshtė shumė i ngjajshėm me statusin e refugjatit. Ne jemi banorė kėtu, e jo qyetetarė. Besnik Pula nė referimin e tij “Demokracia pa qytetarė” nė kuadėr tė konferencės “Drejtime tė reja” e ka elaboruar shumė mirė kėtė punė. Ndėrkombėtarėt kėtu qėllimisht nuk kanė dashur tė na cilėsojnė si qyetatarė sepse qytetari si kategori ėshtė burim i sovranitetit. Ndėrkombėtarėt nuk duan qė sovraniteti tė vie nga poshtė, sepse kjo ēon nė tė drejtėn pėr vetėvendosje. Jemi ne ata qė duhet tė jemi burim i sovranitetit tė kėtij vendi, ne duhet tė vendosim pėr tė ardhmen tonė. E kėshtu siē ėshtė tani, sovraniteti dhe vendimmarrja u takon ndėrkombėtarėve. Legaliteti qė vie nga lartė, i ėshtė sipėrvendosur legjitimitetit qė vie nga poshtė, i cili si i tillė tani ėshtė zhveshur nga fuqia. Nė kėtė mėnyrė qė ne tė mos jemi ata qė vendosim pėr veten, por tė tjerėt ta bėjnė kėtė.

    Kosovapress:Z. Kurti, si e paramendoni ju zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės?

    Kurti: Mendoj se zgjidhjen duhet kėrkuar duke filluar me ndėrrimin komplet tė qasjes. Kjo do tė thotė qė tė bėhet diēka e atillė, qė nėnkupton shumė angazhim nė edhe mė shumė gjėra, qė statusi politik i Kosovės tė mos trajtohet si ēėshtje politike, por si ēėshtje e drejtėsisė, si ēėshtje e sė drejtės pėr vetvendosje. Pra, asnjėherė nuk duhet tė themi se ėshtė ēėshtje politike statusi. Asisoj nuk e pranojmė atė si ēėshtje tė negocueshme. Statusi i Kosovės kėrkon shumė angazhim (edhe politik) dhe ėshtė ēėshtje e sė drejtės pėr vetevendosje.

    Kosovapress:Ēka duhet tė bėjnė institucionet e Kosovės qė ēėshtja e statusit tė trajtohet si ēėshtje qė duhet t’u takojė qytetarėve tė saj pėr tė vendosur, e jo si ēėshtje qė duhet negociuar?

    Kurti: Unė mendoj se Serbia po e rritė atė pjesėn e panegociueshme tė negociatave. Pjesa mė e rėndėsishme e negociatave ėshtė pjesa e panegociueshme e tyre. Pra, kur tė ulen nė tavolinėn e negociatave, pjesa e panegocueshme definon se kush janė palėt qė negocojnė. Pjesa e panegocueshme bėn pėrkufizimin kush ėshtė ēfarė. Nė bazė tė rrethanave ekzistuese, kjo ėshtė shumė e pavolitshme pėr neve.

    Nė njėjtin rrafsh, edhe me tė hyrė nė negociata, pas pesė minutash tė bisedimeve, do tė ngritet problemi i statusit, dhe nė mėnyrė tė natyrshme nuk ka shansa tė jetė ndryshe. Bashkėsia ndėrkombėtare heshti kur u miratua Memorandumi i kishės serbe dhe kur u bė miratimi i deklaratės nė Kuvendin e Serbisė. Bashkėsia ndėrkombėtare, tha se futja e Kosovės nė kushtetutėn e Serbisė nuk ndikon nė statusin politik tė Kosovės. Nėse na qenka kėshtu, atėherė le ta fusim atė edhe nė kushtetutėn e Shqipėrisė! Nuk ėshtė vėshtirė qė nė atė rast ta imagjinoni reagimin ndėrkombėtar.

    Kosovapressisa nga ēėshtjet qė do tė negociohen janė proklamuar. Pra, atyre u thuhen ēėshtje teknike. Cili ėshtė shqetėsimi i juaj nė lidhje me to?

    Kurti: Emėrtimi ēėshtje teknike ėshtė bėrė vetėm pėr hirė tė joshjes dhe kamuflimit. Unė jam pjesė e njė Lėvizjeje shoqėrore tė njė rrjeti aktivistėsh, qė angazhohet pėrveē tjerash edhe pėr fatin e personave tė rrėmbyer e tė pagjetur. Ne sė bashku me asociacionet e familjarėve kėrkojmė qė fati i tyre tė zbardhet menjėherė, e poashtu menjėherė qė tė kthehen mbi 800 kufoma qė janė nė Serbi. Nė vend se kjo tė trajtohet si njė ēėshtje unilaterale dhe e panegociueshme, pra ashtu siē edhe ėshtė, tani u ofrua qė pėr kėtė tė bisedohet!!! Pra, jo tė jetė parakusht prioritar pėr gjithēka, por qė tė ketė pazar me kėtė punė. Kėtė e kanė definuar si ēėshtje teknike. Tė negociohėt pėr tė zhdukurit, pėr kufomat, dhe tė ngjajshme ėshtė e patolerueshme, e padurueshme.

    Kosovapress: Si e vlersoni ju qėndrimin e bashkėsisė ndėrkombėtare nė prag tė fillimit tė kėtij dialogu?

    Kurti: Nė mes rreshtave, nė tė gjitha deklaratat e Bashkimit Evropian vėrehet se qėndrimi i tyre ėshtė qė Kosova tė integrohet nė Serbi, pėrmes njė autonomie substanciale. Pra, statusi ėshtė ky, dhe tani vetėm duhen bisedimet pėr ēėshtjet teknike qė tė integrohemi nė tėrėsi. Dhe kėtė unė sigurisht se nuk e shoh si proces drejt pavarsisė, por proces i implementimit dhe finalizimit tė autonomisė substanciale. Fjala autonomi ėshtė shumė e madhe, por “autonomia substanciale” pikėrisht ėshtė e kundėrta e autonomies, ėshtė varshmėri.

    Kosovapress:Ēka mund tė ndodhė nėse bashkėsa ndėrkombėtare imponon njė zgjidhje tė tillė?

    Kurti: Bashkimi Evropian ėshtė duke e mbivlerėsuar situatėn. E vėrteta ėshtė se populli i Kosovės nuk do tė pajtohet kurrė me diēka qė ėshtė kundėr vullnetit tė tij. Si rezultat i kėsaj nuk mund tė pėrjashtohet as konflikti nė tė ardhmen. Dhe kėtė, nė masė tė madhe ėshtė duke e krijuar vetė Serbia dhe tolerimi qė po i bėhet asaj. Mos tė habitemi, ata janė shumė unik sa i pėrket Kosovės. Nė Serbi ka mendim kolektiv, pra nuk ka pluralizėm tė mendimeve pėr Kosovėn. Derisa ne nuk e kemi mendimin kolektiv pėr Serbinė. Ata janė shumė mė homogjen nė sulmin ndaj nesh sesa ne nė mbrojtjen ndaj tyre.

    Kosovapress:Pse mendoni se Kosova nuk ka mendim unik ndaj Sėrbisė?

    Kurti: Nuk ka sepse politikanėt kosovarė udhėhiqen nga interesi vetiak. Ekziston njė kalkulim tek ata se “ku po mbes unė”. Ata janė fleksibilė deri nė absurditet. Nuk ka parime, nuk ka ide, nuk ka koncepte politike. Jemi dėshmitarė tė deklaratave tė tyre qė brenda javės dėshmohen tė jenė shumė kontradiktore. Ata tė udhėhequr nga qėndrimet dhe sjelljet meskine, do tė kenė edhe me njėri-tjetrin konflikt interesash.

    Kosovapressesohet se kryeadministratori Hollker do tė jetė ndėrmjetės i negociatave. Cili ėshtė mendimi i juaj pėr kėtė?

    Kurti: Kryeadministratori thėrret liderėt nė darka, dhe e shfrytėzon situatėn qė nėpėr institucionet dhe partitė tona nuk ka demokraci tė brendshme. Institucionet dhe partitė janė lideriste dhe autoritare. Je marrur vesh me tė parin dhe gjithēka ka mbaruar. Pra, duke e ditur se nuk ka demokraci tė brendshme, kryeadministratori ndihet i relaksuar me aprovimin qė atij ia bėjnė pesė kosovarė. Intervistoi: Fadil MIFTARI
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37
    ...kuptohet Mr Holkeri punon ne sherbim te agjentures Ruse dhe ai nuk punon per te miren e popullit shqipetar ai eshte paguar qe te dobesoje dhe te pengoje statusin e Kosoves dhe Ribashkimin e Shqipetareve. Pra nuk eshte nevoja te pyesesh lideret shqipetar qe pse jane pesimiste, ti shqipetar duhet ta kuptosh se " gomarin nga balta e nxjer i zoti" duhet te kuptosh qe pse ata kane dala nga dhoma e takimit me Holkerin pesimiste, sepse kuptohet ai nuk i ka perkrahur lideret shqipetar dhe ai eshte kundra pavaresise.....

  10. #10
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar mė parė nga dodoni
    Manciste, nuk ka pasur asnjė garanci pėr ato qė thoni juve, e vetmja garanci edhe publikisht ka qenė e zonjės Ollbrajt pėr mbajtjen e njė referendumi pas tre vjetėsh nė lidhje me tė ardhmen (statusin) e Dardanisė.



    Pėrshėndetje
    Dodon!
    Mbremem po shihja nje emision ne Discovery times, kanali 285 ne Direct TV.
    Emisioni quhej Yugoslavia, the fall of Milosevic.
    Kishin intervista, hap pas hapi, me James Rubin, Bill Clinton, Ivanov, Chernomyrdin, Yeltsin, Shirak, SHreder, ate Finlandezin, Clark, Thaci, Slobon, Albright etj,e tj.
    Kur u mblodh trojka, madje tregonin hap pas hapi bisedimet me ruset, dhe se si ata kerkonin ruajtjen e sovranitetit dhe kufijve te Jugosllavise, ndersa NATO, insistonte ne fjalen ALL serb troops te largohen nga Kosova.
    me ne fund , varianti qe u nenshkrua, garantonte integritetin e kufijve te Jugosllavise, nuk lejonte sektor Rus, si dhe largimin e TE GJITHA trupave jugosllave nga Kosova.
    3 vjetet e Albrightit kane kaluar miku im, dhe prape s'eshte bere gje.
    Megjithate, te rekomandoj ta shohesh ket emisionin, seishte vertet tejet informativ, sidomos kur fliste Bleri e Clintoni se si kishin folur me Yeltsin ne tel etj,e tj.
    Thaci tregonte se si e kish marre haradinaj ne tel, dhe i ksihin thene, per Rambujene, po e firmoset, ato rrakteat nuk do i perdorim per serbet, po per avionin tuaj (lol)
    Ishte i nolte afre, ishte ma 4 pjese, nga 1 ore sejcila.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt e Beogradit mes Serbisė dhe Kosovės
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  2. Numri i shqiptarėve nė Beograd
    Nga Faik nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Javėn e ardhshme nis dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 11:36
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •