Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Lirohet polici pengmarres i Klajdi Shehut

    Vendimi

    Akuzat e rėnda qė iu ngarkuan pas rrėmbimit tė nipit tė biznesmentit tė famshėm nė dosjen e Kodhelit kanė pėrfunduar me formulimin e thjeshtė tė akuzės sė “shpėrdorimit tė detyrės” dhe “thyerjes sė uniformės ushtarake”

    Gjykata Ushtarake e Vlorės dėnon Perlat Kodhelin vetėm me 8 muaj burg pėr “shpėrdorim detyre”

    Prokuroria kundėrshton Policinė: U implikua gabimisht


    VLORĖ

    Lirohet polici i akuzuar pėr pengmarrjen e Klajdi Shehut. Perlat Kodheli, 43-vjeēari i arrestuar nė fund tė muajit prill si njė ndėr ndihmėsit e rrėmbyesve, do tė dalė nga qelitė e paraburgimit pas plot 10 ditėsh.

    Vendimi ėshtė marrė dje nė Gjykatėn Ushtarake tė Vlorės, ku procesi ndaj ish-policit ka nisur dhe pėrfunduar nė njė seancė tė vetme gjyqėsore. Akuzat e rėnda qė iu ngarkuan pas rrėmbimit tė nipit tė biznesmentit tė famshėm nė dosjen e Perlat Kodhelit (i njohur zyrtarisht me emrin Alfred) kanė pėrfunduar me formulimin e thjeshtė tė akuzės sė “shpėrdorimit tė detyrės” dhe “thyerjes sė uniformės ushtarake”. Ai ėshtė dėnuar me 1 vit burg dhe falė pranimit tė veprės pritet lirimi i tij brenda mė pak se dy javė.

    Lirimi
    Gjithēka ka mbetur e fshehtė pėr ndryshimin e akuzės ndaj njėrit prej emrave mė tė pėrfolur muajt e fundit pėr implikimin e figurave tė policisė. Derisa dje ėshtė zyrtarizuar nė sallėn e gjyqit pozicioni pėrfundimtar i Kodhelit nė kėtė ēėshtje. Prokurori ushtarak, Myrvet Shehu, i ka kėrkuar trupit gjykues, tė kryesuar nga Lek Mėhilli, dėnimin e 43-vjeēarit me 1 vit burg. “Duke pasur parasysh pranimin dhe pendimin e thellė pėr gabimin, hyrjen e tij rastėsore nė rrugėn e krimit, duke marrė parasysh rrethanat shoqėrore, faktin qė ėshtė i martuar, me dy fėmijė dhe gjendjen e rėnduar shėndetėsore, kėrkojmė dėnimin e tij me 1 vit burg”. Ky ka qenė formulimi i pretencės sė prokurorit tė ēėshtjes, e cila i ka kushtuar lirinė Kodhelit. Nė bazė tė ligjit, dėnimi me 1 vit i reduktohet nė 8 muaj dhe pranimi i fajit ka bėrė qė ish-polici tė lihet i lirė brenda 10 ditėsh. Ai u arrestua nė 25 prill tė kėtij viti, bashkė me 5 persona tė tjerė, menjėherė pas lirimit nga ana e pengmarrėsve tė Klajdi Shehut.

    Proēesi
    Dosja “Kodheli” ėshtė veēuar menjėherė nga 5 anėtarėt e tjerė tė bandės, pasi ai do tė hetohej nga Prokuroria Ushtarake. Dy javė mė parė dosja ka mbėrritur nė Gjykatė, ku ėshtė mėsuar se ndarja e dosjes do tė bėnte dhe ndarjen nė akuza. Sipas prokurorit Shehu, dosja e tij u shkėput, pasi nė bazė tė tė dhėnave, dėshmisė sė vetė ish-policit dhe tė pandehurve tė tjerė, ka rezultuar se Kodheli nuk ishte i implikuar nė pengmarrjen e Klajdi Shehut. “Kodheli akuzohet vetėm pėr shpėrdorim tė detyrės gjatė shėrbimit ushtarak, pasi gjatė aksionit tė policisė pėr lirimin e pengut dhe kapjen e rrėmbyesve tė tij, ai ka marrė nė telefon dy nga personat e dyshuar pėr kėtė ēėshtje”, ka pohuar dje prokurori. Ai ka shtuar se, Kodheli, polic zone, ka marrė nė telefon Armir Dervishin qė tė lajmėronte Bujar Dervishin tė largohej nga shtėpia, pasi akuzohej pėr plagosje me armė tė njė shtetasi. “Pra, ka qenė njė rastėsi, pasi Kodheli nuk e dinte se personat qė po lajmėronte kishin lidhje me pengmarrjen e Shehut”, ka argumentuar pėrfaqėsuesi i akuzės. Menjėherė pas kėrkesės sė prokurorit pėr dėnimin me 1 vit burg, ka ndėrhyrė avokati i Perlat Kodhelit, Sulo Ymeri, i cili ka kėrkuar gjykimin e shkurtuar pėr klientin e tij. Ai ka pėrmendur gjendjen e rėnduar shėndetėsore tė tij, e cila ėshtė marrė parasysh nga trupi gjykues, duke e dėnuar pėrfundimisht me 8 muaj heqje lirie.


    Kodheli me celularin e rrėmbyesit

    Njė nga provat mė tė fortat tė policisė sė Vlorės pėr implikimin e inspektorit tė zonės Perlat Kodheli ka qėnė prania e aparatit celular nė shtėpinė e tij i cili i pėrkiste rrėmbyesit kryesor tė Klajdi Shehut, Besnik Gjata. Sipas policisė sė qytetit bregdetar, aparati celular nėnkuptonte implikimin e tij dirtekt nė kėtė ngjarje. Madje, nė atė kohė policia reklamoi si provė tė dytė edhe pėrgjimet qė kishte bėrė gjatė 75 orėve tė mbajtjes peng tė nipit tė biznesmenit. Njė prej tyre ishte njoftimi qė ai u kishte bėrė rrėmbyesėve nė momentin kur forcat e policisė kryen operacionin e parė pėr lirimin e tij. Nė atė kohė krerėt e Drejtorisė sė Policisė thanė se ishin shumė afėr banesės ku strehohej Klajdi Shehu, porse lajmėrimi qė bėri Kodheli u demaskoi planin plotėsisht. Ata ndėrruan bazė dhe e transferuan Klajdin nė njė shtėpi tjetėr. Nė realitet Kodheli vetė, nė ndalimin qė i bėnė kolegėt, kishte pranuar gjithēka nė kėtė implikim. Ai pranoi edhe faktin se kishte lajmėruar praninė e policisė dhe ndihmėn qė ai u kishte dhėnė atyre. Por, mė shumė se kaq ka qenė edhe prania e njė aparati celular nė banesėn e tij gjatė kontrollit. Kjo nė atė kohė u reklamua si prova mė e pakontestueshme pėr akuzat e hedhura ndaj tij nė implikim nė kėtė ngjarje. Edhe nė dėshminė e dhėnė prej tij pėrpara oficerėve tė policisė gjyqėsore, ai kishte pranuar gjithēka nga ai implikim nė kėtė ngjarje tė rėndė. Dhe pėr ata qė kanė marrė pjesė nė aksion dhe nė sigurimin e provave materiale pėr kėtė implikim ndjehen tė habitur pėr lirimin e tij nė njė kohė kaq tė shkurtėr.


    Procesi Klajdi Shehu nė kronologji

    Data 21 prill.Ora 21.30
    Tre persona rrėmbejnė Klajdi Shehun, 21 vjeē, nga Vlora, i cili sapo doli nga sallė stėrvitje dhe e fusin me forcė nė njė makinė fuoristradė. Personat e paidentifikuar largohen me shpejtėsi pa i dhėnė askujt mundėsinė pėr tė ndėrhyrė.

    Ora 22.00
    I ati i Klajdit lajmėron policinė pėr ngjarjen e cila hidhet nė aksion. Ndėrkohė lajmėron edhe tė vėllanė e tij Sulo Shehun, njė nga biznesmenėt mė tė njohur nė Vlorė.

    Ora 23.00
    Nga Ministria e Rendit dėrgohen nė Vlorė specialistė tė krimit tė organizuar pėr tė drejtuar operacionin.

    Ora 23.26
    Pengmarrėsit marrin nė telefon biznesmenin Sulo Shehu. Telefonuesi e kėrcėnon se do ta vrasė atė dhe familjen por nuk i kėrkon asgjė nė kėmbim tė nipit.

    Ora 24.00
    Klajdi Shehu i telefonin vetė xhaxhait tė tij Sulo Shehut. Sipas Sulos ai I ka thėnė qė tė mos bėnin bujė ngjarjen se do tė ketė pasoja.

    Data 22 prill. Ora 07.00
    Policia e Vlorės ndėrmerr kontrollin e dytė nėpėr banesa ku dyshohet se strehohet pengu. Megjithatė uniformat blu nuk mundin tė zbulojnė gjė.

    Ora 12.30
    Biznesmeni Sulo Shehu deklaron se jep 10 milionė dollarė pėr policinė nėse liron nipin

    Data 25 Prill. Ora 23.00
    Policia bėn tė mundur lirimin e pengut. Nė pranga bien pesė vetė. Mes tyre edhe polici Petrit Kojdheli, inspektori i zonės i cili spiunonte pengmarrėsit. Atij i ėshtė kapur edhe celulari i rrėmbyesit kryesor Besnik Gjata.

    Data 11 Shtator
    Nė Gjykatėn e Vlorės nis procesi pėr pesė tė arrestuarit

    Kodheli
    “Kėrkoj mėshirė nga Gjykata”


    Vetė i pandehuri, Perlat Kodheli, ka pranuar akuzėn e ngritur nga Prokuroria Ushtarake. Ai ka pohuar nė sallėn e gjyqit se ėshtė penduar pėr fajin dhe pėr kėtė ai kėrkon mėshirė nga trupi gjykues. “Premtoj se nė tė ardhmen do tė rikuperoj gabimin dhe se do tė jem i rreptė dhe korrekt me ligjet dhe urdhėrat e shtetit”, ka thėnė 43-vjeēari. Dhe avokati i Kodhelit ka kėrkuar njė masė dėnimi tė lehtė pėr klientin e tij, duke marrė parasysh qė nė atė rrugė ka hyrė aksidentalisht. “Nuk kam ditur asgjė qė personi me tė cilėt bisedova nė telefon tė kishte lidhje me pengmarrjen. Unė e ndihmova se e njihja meqė policia po ushtronte kontroll nė zonėn ku ai banonte dhe ai kėrkohej pėr plagosje”, ėshtė shprehur Kodheli nė lidhje me akuzat pėr lidhjet e tij me Bujar Dervishin, duke justifikuar anėn shoqėrore me tė kėrkuarin e policisė. Avokati mbrojtės, nė emėr tė klientit, ka thėnė se ai ėshtė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe kjo duhet tė merret parasysh nga Gjykata. Nė realitet, trupi gjykues ka pranuar tė gjitha kėrkesat, duke sjellė dhe lirimin pėrfundimtar tė Kodhelit. Ndėrkohė qė ēėshtja nė ngarkim tė 5 personave tė tjerė ende nuk ka startuar zyrtarisht nė Gjykatėn e Vlorės.

    © 2003 Gazeta Panorama
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Reality is wrong, dream is for real

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Me marrjen e ketij vendimi nga Prokuroria e Vlores vertetohet katerciperisht bashkepunimi i policise dhe i Qeverise me krimin. Ky vendim tregon edhe nje here tjeter fytyren e vertete te Shtetit Shqiptar dhe te le te kuptosh qe pengmarrja e nipit te biznesmenit Sulo Shehu eshte organizuar nga Kryeministri Fatos Nano dhe Ministri i Rendit Luan Rama.
    Reality is wrong, dream is for real

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Me marrjen e ketij vendimi nga Prokuroria e Vlores vertetohet katerciperisht bashkepunimi i policise dhe i Qeverise me krimin. Ky vendim tregon edhe nje here tjeter fytyren e vertete te Shtetit Shqiptar dhe te le te kuptosh qe pengmarrja e nipit te biznesmenit Sulo Shehu eshte organizuar nga Kryeministri Fatos Nano dhe Ministri i Rendit Luan Rama.

    Ky gjyq u shnderua ne nje komedi kur prokurori Myrvet Shehu e justifikoi keshtu implikimin e policit ne pengmarrje: “Duke pasur parasysh pranimin dhe pendimin e thellė pėr gabimin, hyrjen e tij rastėsore nė rrugėn e krimit, duke marrė parasysh rrethanat shoqėrore, kėrkojmė dėnimin e tij me 1 vit burg”. Komedia behet me e bukur kur vete i pandehuri Perlat Kodheli deklaron: " E kam pranuar akuzėn e ngritur nga Prokuroria Ushtarake dhe se jam penduar pėr fajin dhe kėrkoj mėshirė nga trupi gjykues. “Premtoj se nė tė ardhmen do tė rikuperoj gabimin (nenkupto nuk do te zbulohemi) dhe se do tė jem i rreptė (d.m.th. heren tjeter pengun do ta vrasim) dhe korrekt me ligjet dhe urdhėrat e shtetit”.

    Keto jane ēudite e Shqiperise se sotme ku policet nga hyjne "gabimisht ne rrugen e krimit" sikur te ishin femije 5 vjecare dhe na u pendokan mbasi zbulohen. Vetem ne shtetin tone socialist me ne krye pijanecin Fatos Nano pengmarrja denohet si "hyrje gabimisht ne rrugen e krimit ", ndersa ne Itali dhe ne shtetet te tjera perendimore ky krim denohet me 15-20 vjet burg.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 27-09-2003 mė 10:22
    Reality is wrong, dream is for real

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Reagimi

    Gjatė kontrolleve tė para qė u bėnė nė atė zonė, ishte pikėrisht Perlati, ai qė njoftoi pengmarrėsit dhe ata u larguan...

    "Dua 40 mijė dollarėt qė i kam falur policisė. Ata mė kanė gėnjyer mua"

    Vlorė, rebelohet Sulo Shehu
    Biznesmeni:“Kodheli ėshtė vėlla i sekretarit tė PS”


    VLORE

    Vetėm njė ditė pasi ka mėsuar pėr lirimin e Perlat Kodhelit, rebelimi dhe indinjata ka shpėthyer nė shpirtin e biznesmenit Sulo Shehu, tė cilit i kishin marrė peng nipin.

    "Kėto janė manipulime tė drejtėsisė. Unė dua paratė qė i kam falur policisė. Nuk janė pak, por 40 mijė dollarė dhe unė ia dhurova megjithė shpirt. Por ata mė paskan gėnjyer mua". I nxehur sa mė s'ka, biznemeni i njohur vlonjat, i ėshtė drejtuar me tone tė ashpra drejtuesve tė forcave tė rendit, si dhe prokurorisė e gjykatės. Ai i ka cilėsuar ato si manipulues tė sė drejtės dhe se janė tė zhytur nė krim.

    Si keni reaguar pasi keni marrė vesh lajmin pėr lirimin e policit, qė u implikua nė pengmarrjen e nipit tuaj, Klajdi Shehu?
    "Jam tepėr i revoltuar nga veprimet e drejtėsisė. Nuk ka mundėsi qė tė lirohet nė kėtė mėnyrė Perlat Kodheli, pasi deri nė momentet e fundit, ky cilėsohej si njė bashkėpunėtor i atyre qė mė morėn nipin peng mua. Gjatė kontrolleve tė para qė u bėnė nė atė zonė, ishte pikėrisht Perlati, ai qė njoftoi pengmarrėsit dhe ata u larguan. Tani na del versioni tjetėr, qė Perlati akuzohet pėr "shpėrdorim detyre" dhe jo si mė parė pėr "bashkėpunim nė pengmarrje". Si u bėkan kėto punė kėshtu: policia del kundėr prokurorisė dhe anasjelltas?

    Eshtė i dyti rast, qė policė tė implikuar nė vendosje gjobash, janė liruar nga drejtėsia shqiptare. Si i gjykoni ju raste tė tilla: arrestime tė nxituara nga ana e policisė apo manipulime tė proceseve hetimore dhe gjyqėsore?
    Pa dyshim qė janė bėrė manipulime tė procesit. Kėto janė persona qė janė akuzuar dhe denoncuar, ndėrsa tani lirohen sikur tė jetė bėrė ndonjė gabim. Nė rastin konkret, ka qenė vetė polici Kodheli qė ka treguar tė gjithė emrat e bandės, duke i mėsuar dhe policia nga vetė ai, ndėrkohė qė tani ai lirohet, pasi thjesht paska shpėrdoruar detyrėn. Kėto janė manipulime tė pastra tė procesit.

    Ju fillimisht jeni shprehur shumė besues nė forcat e policisė. Po tani?
    Qė nė fillim kisha dyshime pėr njė manipulim tė tillė tė procesit. Njė miku im mė pati thėnė se: "Sulo, kujdes se procesi do tė degjenerohet!" Dhe kėshtu ndodhi. Perlati ėshtė vėllai i sekretarit tė Partisė Socialiste tė Vlorės. Madje ky i fundit vetė mė ka thėnė se: Unė vėllain do ta nxjerr, se nuk mund ta lė brenda. E shikoni pra se si funksionon drejtėsia!

    Do ta ēoni ēėshtjen nė Gjykatėn e Apelit?
    Unė nuk kam tė drejtė qė ta ēoj ēėshtjen nė Apel. Ne nuk kemi akuzuar asnjeri, pasi nuk njohim asnjė prej tyre. Eshtė policia ajo qė i ka njohur, i ka kapur, i ka arrestuar dhe i ka akuzuar. Tani loja zhvillohet ndryshe.

    Pra ju gjithė fajin, ja vini strukturave tė rendit dhe tė drejtėsisė?
    Po, po nuk kam asnjė dyshim. Ishin pikėrisht ata policė e prokurorė qė hėngrėn e pinė me mua, ku u fala dhe 40 mijė dollarėt pėr punėn qė kishin bėrė. Lėvdoheshin e krekoseshin, se kishin arritur njė fitore tė madhe. Por tani unė i dua sėrish ato para. Ato mė kanė gėnjyer mė mua.


    Mbyll telefonin
    Hesht kryeprokurori


    TIRANE - Pėr tė pasur njė imazh sa mė tė qartė nė lidhje me procesin gjyqėsor, ku ėshtė liruar polici Perlat Kodheli, gazeta ka tentuar t'i marrė dhe njė prononcim prokurorit tė ēėshtjes, Myrvet Shehu, i cili ėshtė njėkohėsisht dhe krye-prokurori ushtarak. Por pėrgjigja, ka qenė tepėr e shkurtėr. "Me ato qė keni shkruar nė gazetė, ia keni futur kot. Hetimi ėshtė bėrė nga Prokuroria e Pėrgjithshme dhe pėr kėtė e kemi veēuar Kodhelin nga grupi. Ai nuk ka qenė i akuzuar pėr "bashkėpunim nė pengmarrje" por pėr "shpėrdorim detyre". Natėn e mirė". Me kėto fjalė, kryeprokurori ushtarak, na ka mbyllur telefonin, duke lėnė akoma mė shumė hije dhe mistere, rreth manipulimeve tė procesit qė pretendon biznesmeni Sulo Shehu.

    © 2003 Gazeta Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 28-09-2003 mė 08:25
    Reality is wrong, dream is for real

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mafia e Vlores jo Vloren por gjithe Shqiperine e ka ne dore.

    Vlora vuri deputete Luizen Hoxha qe eshte vampire e njohur e sot Luiza eshte Prefekte e Beratit.
    Sa te kete Sazan Alikon krye gjykates e Gjiken prefekt e Neki Dredhen kryebashkiak Vlora do jete Gulag.
    Ai nipi Sulos te bej mire te mos takoj asnje Vlonjat atje ne Itali e askujt te mos i tregoj adres e telefon.
    Vlora dhe Italine e sundon qe prej 10 vjetesh jo me Vloren vet.
    Ne stanet e Terbacit shkonte Gjinushi piqte mish me ambasadorin amerikan Limprehtin.
    Gjinushi eshte kryemafiozi i Tiranes bashke me Vlonjatin Edi Rama.
    Gjysmmat e Hoteleve ne plazhet e Shqiperise nga Velipoja ne Durres e Sarande jane prone e lobit Vlonjat mafioz.
    Edhe po votuan Vlonjatet per PD-ne ata te PS-se do i marrin votat e ne det do i hedhin e nuk leshojne pushtetin.
    Vlora le te duroje ate qe mbolli vete me 1997.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Prokurorėt: Polici Kodheli nuk u arrestua pėr Klajdi Shehun

    VLORE/ Ēano dhe Shehu: Akuzohej pėr njė ceshtje tjeter

    “Akuzėn e pengmarrjes ndaj policit Perlat Kodheli, nuk e ka pushuar Prokuroria Ushtarake, por ajo e Rrethit”.

    Ky ka qenė deklarimi i prokurorit Myrvet Shehu, i cili pak ditė mė parė pėrfaqėsoi ēėshtjen “Kodheli” nė Gjykatėn Ushtarake nėn akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės. Sipas tij, dosja ėshtė hetuar fillimisht nga Prokuroria e Vlorės, e cila nė pėrfundim tė hetimeve ka konkluduar se ish-polici nuk ka qenė i implikuar me personat e tjerė nė pengmarrjen e nipit tė biznesmenit, Sulo Shehu. Si pasojė, organi i akuzės ka veēuar Kodhelin nga kjo ēėshtje, duke pushuar dhe ēėshtjen e tij si bashkėpunėtor nė kėtė rrėmbim. Por, sipas prokurorit, polici ėshtė implikuar nė njė ēėshtje tjetėr, e ndodhur nė tė njėjtėn zonė, pikėrisht kur ai ka njoftuar nė telefon njė person, i cili ishte shpallur nė kėrkim pėr plagosje dhe armėmbajtje pa leje. Nga ana e organit tė akuzės kėmbėngulet se Perlat Kodheli ka lajmėruar personat qė tė largoheshin nga banesa (se policia po ushtronte aty kontrolle pėr gjetjen e Klajdi Shehut) pėr hir tė miqėsisė qė kishte, pa e ditur se ata kishin lidhje me pengmarrjen e tij. Pikėrisht ky fakt ka bėrė qė ndaj Perlat Kodhelit tė ngrihet akuza tjetėr, ajo e “shpėrdorimit tė detyrės sė ushtarakut”, duke ia kaluar dosjen Prokurorisė Ushtarake pėr hetim. Dhe sipas kryeprokurorit tė Vlorės, Petrit Ēano, ēėshtja nė ngarkim tė ish-policit Kodheli si i dyshuar pėr bashkėpunimin e tij me persona tė tjerė nė pengmarrjen e nipit tė biznesmenit, ėshtė pushuar. “Kjo, sepse Kodheli nuk ėshtė arrestuar pėr bashkėpunim me persona tė tjerė nė rrėmbimin e Shehut, por ai ka qenė i dyshuar nė lidhje me kėtė ngjarje”, pohon Ēano. Sipas tij, Kodheli nuk ka qenė asnjėherė i akuzuar pėr pengmarrje tė Klajdit. Nė kėtė mėnyrė, organit tė akuzės i ėshtė dashur qė tė kėrkojė pėr ish-policin dėnimin e tij nė Gjykatė vetėm pėr akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės, pėr faktin qė ai lajmėroi nė telefon njė person tė shpallur nė kėrkim.


    Ēfarė tha policia mė 25 prill

    Pėr policinė, i gjithė grupi i personave, qė dyshoheshin pėr marrjen peng tė Klajdit ishte shtatė vetė. Mė kryesorėt kanė qenė dy persona qė qėndronin nė shtėpinė, ku do tė sistemohej pengu, nė fshatin Qishbardhė, tė Vlorės. Dy tė tjerė ishin ata qė e morėn Klajdin te makina. Por, personazhi mė interesant ishte polici Perlat Kodheli, me detyrė i plotfuqishmi i zonės. Pasi kishte rėnė dakord me pazaret, ai informonte grupin pėr tė gjitha lėvizjet e policisė. Kjo e kishte vėshtirėsuar mjaft operacionin e uniformave blu, tė cilat i kishin kėrkuar ndihmė atij nė fillim. Por, gjithēka u zbulua falė hetimeve profesioniste, tė cilat nxorėn policin, si bashkėpunėtor nė krim. Por, qelinė e ka provuar edhe e zonja e shtėpisė, ku u mbajt Klajdi pėr 75 orė. Sipas burimeve nga Prokuroria e rrethit, ndaj saj ekzistojnė prova, sipas tė cilave, ajo akuzohet si bashkėpunėtore nė krim dhe pėr moskallėzim krimi.

    Ja cfare shkruante Korrieri ne lidhje me kete ceshtje:

    Kryeprokurori Theodhori Sollaku, shperblen, dy prokurore te Prokurorise se Tiranes, dhe tre prokuroret qe ndihmuan policine ne zbulimin e rrembyesve e Klajdi Shehut, ne Prokurorine e Vlores. Ndersa Petrit Cano, kryeprokurori vlonjat qe drejtoi hetimet per rrembimin e Klajdi Shehut do te marre shperblim tre rroga mujore. Por Sollaku ka shperblyer edhe dy prokurore te tjere ne Prokurorine e Vlores, Eugen Beci dhe Dorian Tafili, bashkehetues me prokurorin Petrit Cano ne rrembimin e Klajdi Shehut. Ata u shperblyen me nga dy rroga mujore secili.
    Sollaku, shperbleu dje tre prokuroret e ceshjtes se Klajdi Shehut, ne Prokurorine e Vlores per ndihmesen e tyre ne zbulimin e rrembyesve qe mbajten peng per gati nje jave nipin e Sulo Shehut. Prokuroret e akuzes se Vlores, Petrit Cano, Eugen Beci dhe Dorian Tafili, shperblehen me motivacionin "pune te kualifikuar dhe perkushtim ne drejtimin e hetimeve paraprake te ceshtjes penale" pohuan burime te Prokurorise. "Sollaku ne kete rast, ka cmuar perkushtimin e njerezve te akuzes se Vlores, lidhur me hetimin e rrembimit te Klajdi Shehut, nipi te biznesmenit vlonjat Sulo Shehu" shtuan me tej burime te Prokurorise.

    Ja dhe deklarimi i Neritan Nallbatit, drejtori i Policisė sė Vlorės, ne nje interviste ne date 30 prill 2003
    A mund tė na tregoni se si policia ra nė gjurmėt e pengmarrėsve, si u zbuluan ata?

    Natyrisht, unė nuk dua tė nxjerr sekretet e punės sonė, por mund tė them se pikėnisja e zbulimit ka qenė pėrgjimi i njė telefonate mes rreth 50 tė tilla qė ne i kemi mbajtur nėn vėzhgim. Ne na rezultoi se operativi i njė zone, me emrin Perlat Kojdheli, kishte biseduar me telefon me Besnik Gjatėn ditėn e dytė tė pengmarrjes. Shumė shpejt u mėsua se Gjata ishte emigrant dhe kishte pak ditė qė kishte ardhur nė Vlorė. E thirra vetė nė zyrė policin Kojdheli dhe e pyeta lidhur me kėtė telefonatė. Qė aty ai tradhtoi veten. Mė tha se kishte folur me njė tė njohur pėr ta njoftuar pėr lejen e ēiftes, pasi ajo nuk bėhej atė ditė, pasi ishte i zėnė me “kėtė punėn”. Por, pyetjet e tjera atė gati e ēarmatosėn dhe pas disa minutash unė urdhėrova dorėzimin e pistoletės dhe shoqėrimin e tij nė qeli. Nė fakt, ai kishte lajmėruar pengmarrėsit njė ditė mė parė gjatė operacionit se kishte ardhur policia dhe ata kishin ndėrruar bazėn. Nga stani nė fshatin Kote nė Mazhar. Veprimi i dytė, ishte shoqėrimi i Besnik Gjatės dhe i Dafinės, nuses sė vėllait qė ishte emigrant dhe pronar i shtėpisė. Tė gjitha kėto pėrfunduan ditėn e mėrkurė. Ditėn e enjte, ne lamė tė lirė Dafinėn dhe mendohet se ajo u ka thėnė pengmarėrsve se policia di gjithēka, kėshtu qė duhej ta lironin pengun se do ta kishin pisk. Menjėherė pas kėsaj, tė ndodhur nė darėn e policisė, ata e lanė tė lirė Klajdin.

    Ja cfare deklaron prokuroria e Vlores ne muajin qershor:

    Prokuroria e rrethit Vlorė mbyll hetimet dhe dėrgon pėr gjykim ēėshtjen penale ndaj pengmarrėsve tė Klajdi Shehut, ngjarje e ndodhur dy muaj mė parė. Organi i akuzės sė Vlorės ka pėrfunduar hetimet nė lidhje me Elton Ismailin, Luan Saraēin, Besnik Saraēin, Besnik Gjatėn, Perlat Koidhelin dhe Julian Metushin. Tė gjithė kėta akuzohen nga prokuroria pėr pengmarrje tė kryer nė bashkėpunim dhe rrezikojnė nga 10 deri nė 20 vjet burg. Momentalisht vetėm Julian Metushi ka mundur qė t’i shpėtojė prangave tė policisė pasi ėshtė larguar nė drejtim tė Italisė. Ai ėshtė shpallur person nė kėrkim ndėrkombėtar dhe sapo tė arrestohet do tė ekstradohet nė Shqipėri. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burime zyrtare tė Prokurorisė sė rrethit Vlorė. Sipas tyre, hetimet janė pėrfundur dhe tė hėnėn pritet qė tė dorėzohet kėrkesa pėr gjykim. Nė akt-akuzėn e prokurorisė thuhet se gjashtė personat janė pengmarrėsit e Klajdi Shehut, nipit tė biznesmenit tė ēimentos Sulo Shehu. Dy organizatorėt e pengmarrjes kanė qėnė shtetasit Luan Saraēi dhe Besnik Gjata. Ndėrkohė katėr tė tjerėt i kanė ndihmuar nė marrjen peng, transportimin dhe fshehjen e pengut Klajdi Shehu. Ata kishin si qėllim pėrfitimin e njė shume tė konsiderueshme parash nė kėmbim tė lirisė sė nipit tė biznesmenit. Nė duart e organit tė akuzės ka njė sėrė provash qė vėrtetojnė fajėsinė e gjashtė tė akuzuarve. Vetė pengu i liruar ka mundur qė tė japė shumė tė dhėna tė rėndėsishme. Ai ka identifikuar shtėpitė ku ka qėndruar, prona tė tė arrestuarve, si dhe ka treguar pėr pengmarrjen. Gjithashtu policia ka gjetur njė nga armėt e krimit, maskat e pėrdorura nga grabitėsit si dhe makinėn me tė cilėn ėshtė trasportuar Klajdi. Nė tė gjitha kėto ndodhen gjurmėt e pengmarrėsve.






    Tani natyrshem lind pyetja, kush eshte e verteta ajo e muajit prill apo ajo e muajit shtator? Kush genjen, Neritani apo Petriti, Sazani apo Sollaku?

    p.s. Brari, ke shume te drejte per ato qe ke thene me larte dhe jam ne nje mendje me ty
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 30-09-2003 mė 09:42
    Reality is wrong, dream is for real

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Prokuroria kercenon biznesmenin Shehu

    PROKURORIA: SHEHU, NEN HETIM PER SHPIFJE

    Vlore - Grupi i prokuroreve qe hetoi pengmarresit e Klajdi Shehut, kerkon qe Sulo Shehu te hetohet per akuzen e shpifjes. Akuzave publike te Sulo Shehut ne adrese te gjykates dhe prokurorise se Vlores lidhur me denimin e ish-policit, Perlat Kojdheli, organi i akuzes ka vendosur ta zgjidhe gjyqesisht. Keshtu ka konkluduar grupi i prokuroreve qe hetoi dhe arrestoi pengmarresit e Klajdi Shehut, paraditen e se henes. Sulo Shehu akuzon publikisht Prokurorine dhe Gjykaten e Vlores se denimi 1 vit burg per policin Perlat Kojdhelin, per shperdorim detyre, eshte bere duke ndryshuar provat, pasi eshte derguar me helikopter per ta perpunuar ne Tirane pse Kojdheli eshte vellai i nje drejtuesi te PS-se. Sulo Shehu ka kerkuar kthimin e 40 mije dollareve qe i dha policise pas clirimit te pengut, sepse ndjehet i mashtruar me denimin e policit, qe sipas tij, ishte njeriu kryesor i marrjes peng te nipit. Keto akuza te Shehut qe jane transmetuar ne TV-te lokale dhe ndonje organ shtypi, jane cilesuar si shpifje ndaj organeve ligjore. Kryeprokurori Petrit Cano deklaron per "KJ" se akuzat e Shehut nuk jane te drejta dhe ndaj tij prokuroria do te nise nje hetim per shpifje. "Sikurse eshte njohur opinioni, dua te sqaroj pas akuzave qe ka bere Sulo Shehu, pas denimit te ish-policit Kojdheli, se organi i prokurorise dhe policise kane qene korrekte dhe e kane vleresuar maksimalisht. Hetimet intensive, puna e panderprere dite dhe nate, beri te mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e pengmarresve, qe jane duke u gjykuar. Gjithcka eshte mbeshtetur tek nje pune profesionalisht e argumentuar me provat e grumbulluara", ka sqaruar Cano.

    FLET PETRIT CANO, KRYEPROKURORI I VLORES

    Cili eshte shkaku qe u vecua dhe u denua me vete ish-polici Kojdheli, per te cilin rendojne mbi organin qe drejtoni shume akuza nga xhaxhai i pengut, Sulo Shehu, z. kryeprokuror?

    -Ne momentet e para, per shkak te disa lidhjeve familjare qe kishte polici i arrestuar, me njerin prej rrembyesve dhe disa dyshimeve te tjera, u be vleresimi dhe arrestimi i menjehershem i policit Perlat Kojdheli. Gjate hetimit te metejshem nuk u ngrit ndonje akuze si bashkepunetor, por rezultoi se nuk kishte dijeni per pengun. Atij iu provua akuza shperdorim detyre, pasi ne ate dite kur vepronte policia ne kerkim te pengut, Kojdheli ka telefonuar te kerkuarin nga policia per plagosje, shtetasin Bujar Dervishi. Ky eshte nje shperdorim detyre i paster, por as Kojdheli dhe as Dervishi nuk kishin asnje lidhje me pengun e pengamarresit. Qe te provohet nje akuze, duhen prova dhe rasti i Kojdhelit, per te cilin behet zhurme pa njohur ceshtjen, provat, eshte shoshitur gjithcka. Kush ka dyshime te ankohet ne organet qe na kontrollojne, por kurrsesi autoriteti i prokuroreve dhe i vete organit, nuk lejon qe te abuzohet, aq me teper te shpifet. Vleresimi i provave eshte detyre e organit te akuzes dhe jo e qytetareve, apo ndonje organ shtypi qe degjon cfare thote Sulo Shehu. Prokuroria esht` kategorike, sikurse ishte edhe ne momentet kur Shehu zgjati dollaret dhe u injoruan prej nesh, pasi kryem vetem detyren qe na takonte per te cilen na paguan shteti. Prokuroret e ceshtjes se pengut Eugen Beci dhe Dorian Tafili kane vecuar akuzen qe lidhet me dergimin e Kojdhelit me helikopter per ta perpunuar ne Tirane dhe deklarojne. Per asnje cast nuk eshte nxjerre nga qelia. Kjo eshte nje shpifje e paster, per te cilen do te mbahet pergjegjesi ligjore.

    Sazan Aliko, kryetar i Gjykates se Faktit

    Si eshte e verteta per rastin Kojdheli?

    -Perlat Kojdheli ka ardhur ne gjykate dhe eshte denuar per akuzen shperdorim detyre. Trupi gjykues nuk ka dhene as edhe nje dite me pak apo me shume se sa kerkoi prokurori i ceshtjes. Gjykata ka krijuar bindjen ne baze te provave te paraqitura e mbi kete baze ka dhene denimin 1 vit burg, ndersa dispozita ligjore parashikon edhe gjobe. Sulo Shehu qe akuzon nuk e ka nivelin e duhur, nuk njeh ligjin dhe me zhurmen qe ben hedh dyshime ne opinion. Por ky eshte nje proces gjyqesor, nje dosje e mbeshtetur ne prova, qe mund te kontrollohet nga shkallet e tjera te gjyqesorit.


    Ky eshte shteti dhe prokuroria shqiptare, te vrasin naten, te grabisin, te marrin peng dhe te qajne diten. !
    Reality is wrong, dream is for real

  8. #8
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    Postuar mė parė nga Asteroid
    Me marrjen e ketij vendimi nga Prokuroria e Vlores vertetohet katerciperisht bashkepunimi i policise dhe i Qeverise me krimin. Ky vendim tregon edhe nje here tjeter fytyren e vertete te Shtetit Shqiptar dhe te le te kuptosh qe pengmarrja e nipit te biznesmenit Sulo Shehu eshte organizuar nga Kryeministri Fatos Nano dhe Ministri i Rendit Luan Rama.
    vertetohet katerciperisht ? kete nuk e kuptova mos deshe te thoje: vertetohet plotesisht
    jam kurios ku e shikon lidhjene ketyre figurave politike
    me krimin e kryer ne vlore

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 17:31
  4. Portret Polici socialist
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 07:05
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •