NJE URE BASHKEPUNIMI E BIZNESIT SHQIPTARO-AMERIKAN

Teuta Shamku

Bashkepunimi ekonomik dhe tregtar me Ameriken ka shume vjet qe eshte bere prezent ne Shqiperi. Por ka vetem tre vjet qe nje ure e forte lidhese mes biznesit eshte bere ndihma qe po jep Dhoma Amerikane e Tregtise.Kete dite u mbushen plot tre vjet nga koha kur u themelua ne Shqiperi Dhoma e Tregtise Ameriakane te Tregtise. Per kete qellim Dhoma e Tregtise organizoi nje ceremoni festive, ku moren pjese Presidenti i Dhomes Amerikane te Tregtise, Jeffrey Griffin, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi, James Jeffrey, Kryeministri i Shqiperise si dhe Themeluesi i Dhomes Amerikane te Tregtise dhe i pari anetar nderi i Dhomes, Charles Levesque, anetar dhe te ftuar te tjere. Ne kete takim Ambasadorit Amerikan i’u dha titulli Anetar Nderi i Dhomes Amerikane te Tregtise ne Shqiperi. Nje nga anetaret e Dhomes Amerikane, Adrian Shehu, menaxher i TCN, solli per te panishmit eksperiencen e tij personale per perfitimet dhe lehtesite qe i ka krijuar biznesit te tij Dhoma Amerikane e Tregtise.

Biznesi shqiptar tre vjet bashkejetese me ate amerikan

Gjate ketyre tre vjeteve Dhoma e Tregtise Amerikane ka krijuar mundesite zyrtare per nderlidhje midis biznesit shqiptar dhe atij amerikan. Nje kohe te shkurter, por qe Dhoma Amerikane e Tregtise ka ditur ta shfrytezoje ne maksimumin e mundshem. Avokate e biznesit dhe nxitese e tij; percjellese e nje imazhi te ri e pozitiv te Shqiperise ne bote; mbeshtetese e eksporteve dhe importeve; ndermjetese midis bizneseve shqiptare dhe atyre amerikane e keshtu me radhe eshte lista e "meritave" ne 3 vjet jete. Dhoma Amerikane e Tregtise ne Shqiperi eshte nje nxitje private biznesi dhe nje organizate zhvillimi e themeluar ne shtator te vitit 2000. Dhoma aktualisht ka 168 anetare, te cilet perfitojne nje numer te konsiderueshem sherbimesh ofruar prej saj.

Cfare ben Dhoma Amerikane e Tregtise ne Shqiperi?

Dhoma Amerikane e Tregtise ndihmon bizneset amerikane dhe shqiptare ne Shqiperi si dhe sherben si reference per informacione biznesi te te gjitha llojeve. Ajo eshte anetare dhe bashkepunon me Dhomen Amerikane ne Uashington per zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve, qe ata kane ne Shqiperi. Nje aktivitet i vleresuar i Dhomes eshte organizimi i drekave te punes, takimeve te rendesishme qeveritare, seminareve dhe ceremonive te ndryshme, qe do te ndihmojne ne permbushjen e objektivave te saj. Dhoma nxit dhe inkurajon marreveshje dhe negociata tregtare dypaleshe dhe shumepaleshe, si dhe zhvillon takime me zyrtare te larte qeveritare te shtetit shqiptar dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe me biznese te ndryshme, persa i perket ceshtjeve qe lidhen me biznesin ne Shqiperi. Dhoma Amerikane e Tregtise eshte vendi ku bizneset shqiptare dhe amerikane mund te takohen, te kerkojne per partnere biznesi he te marrin informacion mbi mundesi specifike biznesi. Dhoma sherben edhe si nje forum per vizitoret nderkombetare, te cilet duan te kontaktojne me biznese shqiptare dhe udheheqes politike. Dhoma po punon per te ndertuar nje klime me te mire biznesi ne Shqiperi dhe per te zgjeruar me tej iniciativat per investitoret e huaj ne Shqiperi. Dhoma Amerikane e Tregtise ne Shqiperi eshte perfaqesuese e GTN-se "Rrjeti Global i Tregtise dhe Teknologjise). GTN-ja eshte nje projekt i USAID-it, i cili mbeshtet kompanite amerikane, duke i ndihmuar ato ne gjetjen e partnereve te biznesit dhe per berjen biznes ne vendet e huaja.

Ne 3 vjet, AmCham ka arritur

-Anetaresimin me Dhomen Amerikane ne Uashington, pjesetare e rrjetit boteror te dhomave.

-Anetaresimin, ketu ne Shqiperi me: Keshillin Konsultativ te Biznesit, Agjensine e nxitjes se Investimeve te Huaja, Grupin nder-ministror te Punes, Agjensine e Nxitjes se SME-ve.

-Lobing dhe akses ne administraten shteterore dhe tatimore

-Akses dhe takime me nivele te larta qeveritare, diplomatike dhe te huaja

-Asistence ne identifikimin e partnereve te biznesit

-7 misione tregtare dhe 6 takime biznes me biznes ne Shqiperi dhe ne rajon

-26 aktivitete networking dhe mbremje

-7 dreka pune me te ftuar dhe personalitete te ndryshme ne Amerike

-3 panaire pune

-1 panair katalogesh te produkteve amerikane

-Akses ne rrjetin Global te Tregtise dhe Teknologjise "GTN)

-Informacion te rregullt mujor

-Publikimin e 27 AmCham Newsletter, 11 GTN Newsletter, 2 librave te vitit, 2 raporteve vjetore, etj.



Bashkėpunimi i biznesit shqiptar me atė amerikan ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė dhe lirisht mund tė themi mė i rėndėsishmi nė marrėdhėniet e biznesit shqiptar me tė huaj sepse biznesi amerikan siē dihet ėshtė mė i fuqishmi dhe me mundėsi mė tė mėdha se ēdo biznes tjetėr pėr tė bėrė investime, bashkėpunime tė fushave tė ndryshme.
Pėr tė pasur marrėdhėnie,investime dhe bashkėpunim tė njė niveli sa mė tė lartė qeveria shqiptare sė bashku me biznesin shqiptar duhet tė shfrytėzoj shqiptaro-amerikanėt duke i nxitur ata pėr tė investuar nė trojet shqiptare por edhe pėr tu krijuar mundėsi qė me ndihmėn e tyre tė nxisin edhe amerikanėt tjerė pėr tė investuar e pėr tė bashkėpunuar me biznesin shqiptar.
Mirėpo deri tani qeveritarėt dhe biznesi shqiptar shumė pak kanė punuar nė kėtė drejtim, shumė pak kontakte ka pasur, ēka nė tė ardhmen njė ēėshtjeje tė tillė i duhet dhėnė prioritet pėr vet rėndėsinė dhe pėrfitimet qė mund tė ketė ekonomia gjithėshqiptare.
Pra, mė shumė kontakte dhe mė shumė punė nė koordinim me shqiptaro-amerikanėt tė qeverive dhe biznesit shqiptar.

Pėrshėndetje