Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Konsulli Grek fushatë për zgjedhjet në jug

    E Premte, 26 Shtator 2003


    VITHKUQARET NUK GENJEHEN KOLLAJ, ZOTI KONSULL!

    Leter ne Redaksi

    Nga Flamur Meta

    Mjek, Poliklinika Qendrore Tirane

    Vithkuqi. Kishim kohe pa e pare. Malli, i perzjere me dashuri e nostalgji te ruajtur qysh nga vitet e femijnise na beri te merrnim rrugen drejt tij. Ishte po ai Vithkuq. Asgje nuk kishte ndryshuar. Ishin po ata njerez, fisnike, te qete, te dashur, mikprites e buzagas. U ulem ne njerin nga klubet buzerruges. Donim te pyesnim, te bisedonim, te mesonim per hallet, gezimet, problemet e atyre njerezve, te cilet vazhdojne te jetojne e punojne aty ku kane lindur e jane rritur. Vithkuqi, eshte nje nder te paktet fshatra te asaj zone, qe vala e shkaterrimeve dhe braktisjes pothuajse nuk e ka prekur fare. Vithkuqaret kane ditur te jetojne e ta rregullojne jeten ne cdo kohe. Ne qender te fshatit ishte rindertuar kisha, me arkitekturen qe ka pasur, e bukur dhe madheshtore, perkrah saj qendronte busti i Naum Veqilharxhit ne mes te nje lendine, te mbjelle me bar e te mirembajtur nga duart e nje vithkuqari modest, te thjeshte, punetor e besimtar.

    Zgjedhjet vendore 2003. Ne kete pike secili kishte mendimet e veta. Por, tek i degjoje, ne fjalet e tyre, ne fytyrat e tyre, thelle ne shpirtin e tyre kishte nje hije pakenaqesie, keqardhje dhe mosbesimi per lojen politike qe luhej, per pafytyrsine, prapaskenat, mashtrimin dhe genjeshtrat sa te njeres ashtu edhe te tjetres force politike, e megjithate, ata perseri ruanin gjakftohtesine dhe objektivitetin e tyre. Ne fjalet dhe mendimet e tyre kishte vetem sinqeritet. Llogjika, dhe analiza e situates parazgjedhore e mbeshtetur ne faktet dhe te vertetat, qe ata i jetonin, shikonin dhe i mbanin ne shpinen e tyre, te krijonte nje ndjenje te pakendshme, por edhe nje besim te patundur se keta njerez, ky popull nuk mund ta haje sapunin per djathe. Pjekuria e tyre politike, atdhetarizmi, vleresimi i situatave te tilla, kur popullit i kerkohet te thote fjalen e tij, eshte garancia me e sigurte se ky vend e ky komb nuk mund te merret neper kembe e te behet vegel e lojrave politike te njerezve te papergjegjshem. Por ajo qe na beri me teper pershtypje ishte qendrimi i tyre ndaj te ashtuquajturit kandidat i trete per kryetar komune. Ndersa PSja kishte rikandiduar kryetarin aktual te komunes z.Gjergji Topi dhe PDja kolegun tim te nderuar e te respektuar ne te gjithe ate zone z.Petraq Shore, kandidati i trete perfaqesonte partine politike tashme te njohur si (partia qe mbron te drejtat e njeriut(. Tashme pak besojne, qe kjo parti, vertet mbron te drejtat e shqiptareve, megjithese legjislacioni shqiptar e ka pranuar si te tille. Vetem naivet nuk mund ta kuptojne te verteten qe fshihet pas kesaj partie. Vetem ata, qe nuk kane asnje fije shqiptarizmi dhe atdhedashurie mund te shpresojne dhe te besojne tek kjo (force politike(.

    Faktet flasin qarte. Nje parti qe mbeshtetet tek te huajt, nje parti qe financohet nga te huajt, nje parti qe ben lojen e te huajve, nje parti qe zbaton dhe lufton per te zbatuar programet e vjetra dhe te reja antishqiptare te ardhura nga matane kufirit, qe fushaten elektorale e mbeshtet tek premtimet dhe mbeshtetjen e nje shteti tjeter, vetem parti shqiptare nuk mund te jete. Keto fjale e keto mendime ne i degjuam ngga ata njerez te thjeshte e patriote, nga vithkuqaret, qe u dhimbset ky vend e ky popull. Ata, ne dhe cdo shqitar pyet: Cfare kerkonte konsulli grek ne Vithkuq? Cfare premtime beri ai? Kush e lejon ate te hyje ne punet e brenshme te ketij vendi sovran? Indinjata e vithkuqareve te thjeshte e te ndershem eshte e drejte. Poshterimi qe u eshte bere atyre dhe gjithe banoreve te asaj zone duke falur nga nje (bidon( te ardhur nga Greqia nuk mund te falet e te harrohet.

    (Qenkemi te vonuar per kete fshat( - ishte shprehur z.Konsull. Dhe pergjigjia e atyre njerezve eshte: te vonuar per ne mund te jene qevreia dhe qeveritaret tane, por nga ty dhe ata qe te vine ty prapa dhe lepijne kockat qe u hedh ti, ne as kemi pritur dhe as presim te vije ndonje e mire. Ne, hallet tona dime dhe do t’i zgjidhim vete. Mos kujton se do t’u prishesh mendjen e do t’u erresosh arsyen ketyre njerezve duke u derguar femijet per ekskursione dhe pushime ne Greqi. Apo duke u premtuar se do t’ja u dergosh per te studiuar ne shkollat helene. Mos u shqeteso shume Zoti Konsull, as per hallet tona, as per femijet tane dhe as per vonesen tuaj ne Vithkuq. Ne e dime, e kuptojme dhe i shikojme mire punet qe po beni dhe ku doni te dilni. Mos shftyrezoni kushtet e krijuara per te realizuar qellimet tuaja te mbrapshta me premtime boshe, me lemosha e me bidona kaucuku. Shqiptari nuk do t’ia u fale kete qe po i beni sot. Aq me teper Vithkuqi dhe zona e tij. Pyesni dhe mesoni se cfare perfaqeson kjo krahine dhe do ta kuptoni se planet dhe synimet tuaja nuk mund te mbijne e te rriten ne djepin e shquar te shqiptarizmes, ne token ku linden, u rriten, u edukuan, punuan e luftuan bijte dhe bijat e ketij populli me tradita patriotike e liridashese. Vithkuqi i rezistences osmane, i patrioteve dhe luftetareve te rilindjes kombetare, i perpjekjeve per pavaresi dhe liri kombetare dhe shoqerore. Vithkuqi i kultures, dijes dhe perparimit nuk mund te behet pre e synimeve dhe mashtrimeve tuaja. Vithkuqari i ndershem e patriot, punetor, i thjeshte, shpirtmadh e mikprites nuk mund te shitet per nje bidon, nje traste miell apo nje shishe vaj. Idealet kombetare, patriotizmin, shpresen dhe besimin, nuk mund te na i shuani ju, perkundrazi, me veprimet tuaja ato rriten e forcohen. Njerezit, ata, qe ju kujtoni se do t’u vine pas cdo dite po ndergjegjesohen dhe po e kuptojne se cfare perfaqesoni ju dhe ndonje qe ka rene ne thesin tuaj. Neser do te jete ndryshe; Per kete te jeni te sigurte. Ky popull te gjitha i di. Ky popull e ka mesuar tani. Ky popull te degjon me qetesi, te pret e te percjelle kur i vete ne shtepi. Genjeshtren dhe mashtrimin sado me buzeqeshje, me lule e perkedheli e ne sofer t’ia shtrosh per embelsi, e dine cfare eshte dhe sa ha njeri, prandaj, mos u habit e mos te vije cudi, kur neser te dilni me gisht ne goje, e bidonat t’i kthesh ne Greqi.





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk e di në ka ndonjë shtet apo qeveri që do të toleronte përzierjen në punët e brendshme në këtë mënyrë. Qeveria Shqiptare duhet të reagoj dhe ndaloj gjëra të tilla në të ardhmen. edhe pse patjetër tani të shiturit me bidona e kanë siguruar shkelmin përfundimtar nga Shqiptarët.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Gjeja me minimale qe duhet bere eshte perzenia e konsullit
    grek...
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Godo: Zgjedhjet, përgjegjësi e Berishës
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •