Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: Sfond

  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Sfond

    Holl ne gjysmeterr. Re te varura tymi. Sfond neutral : jazz. Dj i kredhur diku ne erresire.

    Tavolina tre, rreshti i pare, majtas: kater qe pijne.

    Ballas banaku. Shperthim dritash. Dy tipa ulur ne stola. Nje banakiere. Me minifund te zi. Me uniforme: jelek vishnje mbi kemishe te bardhe. Nen kemishe: gjoks. I madh. Floke te dredhura. Sy te lyer. Buze te lyera.

    Djathtas: tre rreshta tavolinash te shtruara. Karrike bosh.

    Dritat e vetrines projektuar mbi trotuar: Restaurant & Music Bar: Hapur 24/24. Dritat miklojne pikat e shiut. Jashte bredh vetem nata. Qetesi qyteti te kotur. Qetesi kot. Qytet kot. Ne sond degjohen vale qe dergjen varg.

    Cuna hyjne ne holl. Motorr makine qe fiket. Dera mbyllet vete pas kraheve. Tavolina e dyte djathtas fiton dy myshterinj. Terri perreth saj shnderrohet ne gjysmeerresire. Magji e lashte qirinjsh.

    Porosi sahibesh. Porosi cunash parellinj: pjatanca me karkaleca, fileto peshkaqeni, vere Italiane. Bis. Tris. Dikur bashkohet edhe shoferi. Repetč! Per te gjithe. Gotat trokasin. Gotat derdhen. Gotat mbushen. Gotat djegin. Gotat ngrohin. Gotat gazmojne: Rrofte karkaleci! Rrofte ky i imi! Rrofte taksia! Rrofte pid**!

    Cunat kane xhixha. Cunat kane gaz. Njeri ka pordhe. Njeri ka gjashte ore e gjysme qe ka kref’ kasen e nje dyqani elektronike. Njeri fut i vetmi doren ne xhep. Per dy ore: dy dhjeteshe bakshish. Per dy ore: llogari njeqindeshtatedhjetemijeshe.

    Dj-i i jep ritem. Ne sfond: muzike latine. Nga katershja qe pi shkeputet nje derr pid**. Tre te tjeret jane burra. Te tre kthejne karriket. Njeri fishkellen. Pi-d** shtriqet. Pi-d** leshon floket e mbledhura bisht. Pi-d** kercen samba. Pi-d** e tund dhe e shkund. 185 centimetra sexappeal: kujt nuk i ngrefet eshte HOMO!!

    Nga ana tjeter e hollit: Ko-qe qe ziejne! Shoferi ka dale. Cunat pijne rendshem me syte mberthyer aty ku duhet.

    Dikur spektakli mbaron. Katershja paguan dhe zhduket.

    Sfondi: prape neutral. Jazz Bis.

    Dikur banakierja afrohet. Banakierja e tund fuqishem. Banakierja perkulet. Peshperima ne vesh. Largohet. Cuni cohet. Cuni e ndjek:

    Tualet – krah banakut.

    Halja eshte e paster. Halja mban era ilac. Banakjerja mban era parfum kurvash. Banakierja propozon seks. Pese dhjeteshe per gjysme ore. Gocat jane diku lart.

    Mund te zgjedhesh.

    Cuni shikon vetem gjoks. Cuni shikon vetem banakieren.

    Do ta bej me TY.

    Cuni fut duart. Cuni fut llapen. Goja e banakut vjen era cigare dhe Jim Beam.

    Thonj qe shpojne. Thonj qe cjerrin. Gju qe plaset dhunshem mbi ko-qe.

    Shko q* tet moter!

    Banakierja nuk eshte kurve. Banakierja eshte kurve. Banakierja eshte kurve ne pension. Tani e jep vetem per sport.

    Cuni nuk eshte sport.

    Kohe pezull. Kohe e varur si tym duhani.

    Cuni ze karriken. Banakierja banakun.

    Kurva. Nuk ma la.

    Kurva flet me ze te ulet. Degjues: tipat mbi stola. Perralla mbaron shpejt. Kallezimi ka ritem. Njeri nga stolat lirohet. Tipi numer 1: ne kembe para deres.

    Cunat kane lene gotat. Cunat ndjekin skenen.

    M*t. M*T!!

    Ne skene hyn: Pistoleta.

    Tavolina merr vrull. Tavolina fluturon perpjete. Karrike qe cajne ajrin.

    Holli bucet.

    Fisheke qe cajne ajrin. Xhama qe thuhen. Cunat fluturojne perjashta. Vetrates mespermes.

    Holli bucet edhe njehere te fundit.

    Taksia uturin. Gomat grijne asfaltin. Frenat mbajne motorrin sus. Te dy me koke brenda. Pastaj gaz. Gaz rrafsh. Taksia fluturon. Nata mbetet prapa.
    Nate ters.
    Nate m*t.
    Fund nate.

    Motorri merr fryme me nxit. Hajduti merr fryme me zorr. Sediljet vijne era shurre, vjelle, m*t dhe…gjak. Cuni kullon gjak. Shoku kullon nga gjaku i cunit.

    Taksia fluturon.

    Dita zbardh ne dere spitali.

    Infermiere me barrele. Trup pa ndjesi. Duar infermieresh qe terheqin osh. Duar shoku qe rremojne xhepa. Duar qe mberthejne. Duar qe terheqin jashte me vrull. Duar mbledhur grusht. Grusht kartmonedhash.

    Per mundimin. Haku jot.

    Kartmonedhat nderrojne duar. Te gjitha. Shuk. Perfundojne mbi sedilje.

    Dita zbardh ne dere spitali. Taksia vjen era tmerr. Taksia ka gjume. Kater ore pushim dhe pastaj prape: nje xhiro tjeter.

    Kartmonedhat qelbin ere. Makina qelbet ere. Ai vjen era qen.

    Duhet nje dush. Duhet nje lavazh.

    Po paret e pista me cfare lahen?

    Barrela ndjek korridoret e erreta. Shoku ndjek barrelen. Cuni ndjek jeten.

    Ne sfond: Vdekja.

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810


    sec ke nje jete ne shkrimet e tua qe nuk e gjen tjeter kund.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    E lashe leximin ne mes kur arrita tek seria e pare e yjeve. Me eshte lodhur sensi i hamendesimit se cfare fshihet pas yjeve. ****

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Yjet mi imponoi "standarti etik" i forumit. Gjithesesi, me ndihmen e administratorit disa yje i kemi eliminuar, so now there's a bit more space for guessing... .

  5. #5
    Hu
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Nuk e di fare se pse duke lexuar kete pjesen m'u kujtua nje liber qe kam lexuar Zhorzh Simenon-Burgu.Edhe aresyen e lidhjes midis ketyre shkrimeve nuk e di.
    Marre nga legjenda me 5 vellime "Qerosi, vellezerit dhe Kucedra".

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •