Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495

    Sa e rendesishme eshte politika ne jeten e shqiptareve

    Pasi te lexoni kete artikull te botuar sot me 19 shtator nga Gazeta Shqiptare, mund te thoni mendimet e juaja per kete ceshtje: Pra sa e rendesishme eshte politika ne jeten e shqiptareve!

    ***************

    FAMILJA ZAVALANI NE SHERR PER POSTIN

    Ēifti i ndarė mes Ramės e Ngjelės
    Perikliu e Irena mund tė divorcohen pas zgjedhjeve

    Ilir Bushi

    Ēifti Zavalani pas zgjedhjeve pėr kryebashkiakun e Tiranės rrezikon tė divorcohet. Arsyeja ėshtė se burri po merr pjesė aktivisht nė fushatėn elektorale pro Spartak Ngjelės, ndėrsa gruaja kėrkon qė Edi Rama tė rizgjidhet pėrsėri nė kėtė post. Kėshtu, 34-vjeēari Perikli Zavalani i ka kėrkuar dje bashkėėshortes sė vet ta ndalė veprimtarinė e saj pro Edi Ramės, duke e kėrcėnuar se takimi i tyre i fundit mund tė bėhet pas zgjedhjeve elektorale, nė dyert e gjykatės. "Ose shko dhe hiq emrin nga lista e vullnetarėve tė fushatės, ose do tė tė heq tė drejtėn qė tė mbash mbiemrin tim", e ka paralajmėruar ai. Por, nga ana tjetėr, edhe Irena ka bėrė tė njėjtin kėrcėnim nė adresė tė bashkėshortit tė saj. "Mos tė tė shoh me fotografitė e Spartak Ngjelės nė dorė, se do t'i gris tė gjitha fotografitė e dasmės sonė dhe pastaj mbushi albumet familjare me mitingjet e opozitės", ėshtė shprehur ajo. Tė mėrkurėn pasdite grindja e tyre ka arritur nė njė kulminacion dhe pėr t'i pajtuar ėshtė dashur ndėrhyrja e fqinjėve. Pas pajtimit tė dy pranuan tė flasin pėr Gazetėn, me kusht qė historia e tyre tė mos keqinterpretohet.

    Martesa
    Perikliu ėshtė 34 vjeē, ndėrsa Irena 29; tė dy banojnė pranė Shkollės sė Baletit nė Rrugėn e Elbasanit, ku nė katin e tretė kanė njė hyrje njė dhomė e njė kuzhinė. Kanė 4 vjet martesė tė suksesshme dhe, megjithėse pa fėmijė, marrėdhėniet e tyre kanė qenė tepėr normale. Tė dy punojnė si shitės nė njė dyqan pranė Tiranės sė Re (te njė kushėriri i tyre), ku gruaja qėndron kryesisht turni i parė, ndėrsa burri, i dyti. Megjithėse janė martuar me ndėrmjetėsinė e tė afėrmve, pėrsėri karakteret e tyre kishin shumė pika afrimi, me pėrjashtim tė bindjeve politike. Por kėto divergjenca janė shfaqur nė mėnyrė agresive gjatė kėsaj fushate elektorale, kur Perikliu kėrkon me ēdo kusht qė nė krye tė bashkisė tė vijė Ngjela, ndėrsa Irena kėrkon ripėrtėritjen e mandatit tė Ramės. "Ajo ėshtė shkruar vullnetare pasdite, pa mė pyetur mua", shprehet Perikliu, ndėrkohė qė Irena ankohet se i shoqi paradite troket derė mė derė pėr tė propoganduar Ngjelėn. Ndėrkaq, duke u grindur pėr platformat e dy kandidatėve, burri shprehet se Ngjela ka premtuar 24 orė ujė tė pijshėm. Kėshtu, sa herė qė shtėpia nuk ka ujė dhe gruaja kėrkon ndonjė shishe pėr tė bėrė gjellėn, ai e dėrgon me kova pėr tė mbushur nė katin e parė, duke i thėnė: "Nėse do qė tė mos vuash mė, atėherė voto pėr Ngjelėn". Por njė natė njėri prej fqinjėve e ka ndihmuar Irenėn pėr tė mbajtur kovat deri nė katin e katėrt dhe ky incident shėrbeu si shkak i ri pėr grindje.

    Grindja
    Kulmi i grindjes sė tyre ka mbrritur para dy netėsh kur Perikliu ka gjetur tė shoqen nė zyrėn e shtabit elektoral socialist. Sipas tregimit tė tė dy bashkėshortėve, ai e ka tėrhequr atė jashtė duke i thėnė: "Nėse do tė shkosh prapė nė dhomėn e shtabit elektoral tė socialistėve, atėherė thuaji 'Lamtumirė' dhomės sate tė gjumit". Kėtu Irena i ishte pėrgjigjur se ajo kėtej e tutje nuk do tė pranonte as tė hynte nė kuzhinė, nėse i shoqi nuk hiqte nga bufeja fotografinė e Ngjelės. Por, duke folur pėr dhomėn dhe kuzhinėn Irena kėrkon tė nxjerrė nė shesh tė gjithė tė vėrtetėn dhe, nė inat e sipėr, thotė: "Ti je interesaxhi dhe pasi zihesh gjithė ditėn me mua nė kuzhinė pėr politikėn, kėrkon tė pajtohesh dhe mė merr me tė mirė vetėm kur vjen ora pėr tė shkuar nė dhomėn e gjumit". Duket se pas 12 tetorit marrėdhėniet e tyre mund tė plasariten rėndė.


    Prindėrit: Votojmė pėr kė tė doni, vetėm aman mos u ndani pėr hallet e bashkisė

    Prindėrit e Irenės kanė qenė arsimtarė dhe nuk janė marrė asnjėherė me politikė, por gjatė grindjeve tė vajzės sė tyre me tė shoqin ata mbajnė anėn e Perikliut. "Ne nuk jemi marrė asnjėherė mė politikė dhe nėpėr zgjedhjet vendore kemi 9 vjet qė nuk shkojmė nė votime, por duam qė vajza jonė tė mos rrezikohet tė bėjė divorc pėr hallet e bashkisė, prandaj e mbėshtesim Perikliun nė ato qė thotė", shprehet babai i Irenės, Faik Noti. Nga ana tjetėr, Perikliu ka vetėm nėnėn dhe dy motrat, sepse babai i ka vdekur para tre vjetėsh. Sipas fqinjėve, nėna e Perikliut fillon tė qajė sa herė qė merr vesh se djali dhe nusja e tij janė grindur pėr politikė. Ajo, nga ana e saj, mbėshtet mendimin e Irenės dhe pranon tė votojė pėr Ramėn, vetėm e vetėm qė kjo martesė tė zgjasė pafundėsisht. Edhe dy motrat e Perikliut nuk janė bėrė asnjėherė shkak pėr debate nė gjirin e ēiftit, prandaj vazhdimisht ato janė nė krahun e Irenės. "Amani, mos u zini pėr punėt e bashkisė, pa e hedhim votėn pėr kė tė doni", shprehet plaka 71-vjeēare.

  2. #2
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ca tocash!
    Po dhe s'kane faj, ne Shqiperi, politika dhe vullnetaria mund te thote ndonje burse, post, nai pune, pra eshte menyre mbijetese.
    Kush ja di hallet dynjos.
    Eshte per te ardhur keq ama, kur degjon te tilla gjera.
    Martesa leshi!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Duke marre si kampion kete forum une do thosha shume.

Tema tė Ngjashme

  1. Politika shqiptare
    Nga Redi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 19:12
  2. Politika Shqiptare
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 14:58
  3. Shoqėria Civile dhe Politika
    Nga liberal nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •