Nje punishte, "thesar" vulash dhe falsifikimesh te dokumenteve te ndryshme, u zbulua dje nga policia e Vlores. Burimet thane se, 43 vjecari Kastriot Bimaj, u ndalua me akuzen e falsifikimit te dokumentave zyrtare. Gjate kontrollit te baneses se tij, ne lagjen "Lef Sallata", u gjeten kompjuter, printer, skaner, monitor, 321 vula te institucioneve qendrore e vendore, shqiptare e te huaja, 29 disqe e 11 disketa, nje numer i madh vertetimesh te institucioneve te ndryshme, lejekalimi e lejeqendrimi per ne Itali, makineri stampimi deri dhe vula e KQZ. Banesa e Bimajt ishte shnderruar ne nje punishte te sofistikuar, per pergatitjen e nje numri shume te madh te dokumenteve, te institucioneve zyrtare, shqiptare e te huaja. Marjeta Merkuri