Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Majko ofron trupa për stabilizimin e Maqedonisë

    Pasha Kuranin e ceka edhe ne nje post tjeter se ne jemi ne rrezike prej partioteve taan.liderve dhe heronjeve tan bashkohore qe nderrojne sikur kur fryen era.Para pak ditesh ky far patrioti i mbrojtjes e i shume shqipetareve mbronte ne ne Kosove e sot do dergopje trupa shqipetare per te shtypur vellezerit tan ne Maqeddoni.Edhe kesaj i thon heroizem,patriotizem.Edhe kesaj i thone politike paqesore,edhe kesaj i thone patriotizem.



    Majko ofron trupa për stabilizimin e Maqedonisë

    TIRANË - Ministri shqiptar i Mbrojtjes Pandeli Majko i ka shprehur dje homologut të tij maqedonas gatishmërinë e Shqipërisë dhe të forcave të saj të armatosura për të marrë pjesë në misionin paqeruajtës, që zhvillohet aktualisht në Maqedoni, nën komandën e BE-së. Këtë ofertë ministri shqiptar i Mbrojtjes ia ka bërë homologut të tij Vlado Buckovski, gjatë një takimi të zhvilluar dy ditë më parë në Sofje. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, Majko e bëri këtë propozim si “një kontribut shqiptar për sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë, duke theksuar se një hap i tillë do të kishte një impas pozitiv në të gjithë rajonin dhe se përvoja tashmë e konsoliduar e trupave shqiptarë në misione të këtij lloji në Irak, Afganistan dhe gjetkë, ishtë një garanci paraprake për suksesin e pritshëm të tij”. Oferta e ministrit Majko bëhet në një periudhë të trazirash e tensionesh në Maqedoni, kur trupat qeveritare maqedonase kanë nisur një operacion ushtarak në fshatrat shqiptarë të rajonit të Likovës, me synimin për kapjen e “Çakallës”- një prej krerëve të AKSH-së (Armatës Kombëtare Shqiptare). Ky operacion ka trembur popullatën civile të këtyre zonave, të cilët nuk janë informuar më parë për qëllimin e dyndjes së policisë dhe rrethimin e fshatrave. Kjo ka çuar në zhvendosjen e banorëve nga shtëpitë e tyre, nga frika e një konflikti tjetër të mundshëm si ai i vitit 2001. E megjithëse situata në Maqedoni mbetet jo shumë e qartë, (në kuptimin se cilët janë armiqtë e shtetit maqedonas, AKSH, ish-UÇK apo banorët e fshatrave), operacioni policor maqedonas për kapjen e kriminelëve është mbështetur tashmë nga gjithë përfaqësuesit e huaj që ndodhen në Maqedoni, përfshi BE-në OSBE-në dhe përfaqësuesit e SHBA-së atje. Megjithatë përfaqësuesit ndërkombëtare në Maqedoni nuk e konsiderojnë si krizë situatën e krijuar në vend, por thjesht si operacione që policia e një shteti duhet t’i marrë për kapjen e kriminelëve. Propozimi i ministrit Majko në një moment të tillë tensioni në Maqedoni, krijon dyshime sikur forcat shqiptare do të marrin pjesë në qetësimin dhe stabilizimin e situatës aktuale, gjë që mund të irritojë banorët shqiptarë të fshatrave të Likovës, që ndodhen në konflikt me qeverinë. Ndërkohë sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, ministri maqedonas Vlado Buçkovski e konsideroi të vlefshëm propozimin e homologut Majko, dhe u shpreh se një përgjigje zyrtare do të jepet shumë shpejt, gjatë kontakteve të ngushta që janë instaluar ndërmjet dy dikastereve të Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë. Nuk është hera e parë që ministri shqiptar i Mbrojtjes, Majko krijon situata të ndërlikuara diplomatike. Në fillim të muajit gusht ministri Majko refuzoi një ftesë të Beogradit për të marrë pjesë në konferencën për sigurinë rajonale në Mal të Zi, me arsyen se Beogradi po përgatit një Kushtetutë, e cila e llogarit Kosovën, pjesë të territorit të Serbisë". Një qëndrim i tillë krijoi shumë reagime si nga Beogradi, por edhe brenda vendit. Deklarata e fundit e Majkos u bë gjatë një takimi trepalësh në Sofje, mes ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë, dhe Maqedonisë respektivisht Pandeli Majko, Zeljka Antunoviç dhe Vlado Buçkovski, të cilët ndodheshin në Bullgari për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Ky ishte një takim trepalësh paraprak dhe konsultativ në kuadër të aksionit të përbashkët për anëtarësimin në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Tre ministrat e Mbrojtjes konfirmuan edhe një herë nivelin mjaft të mirë të marrëdhënieve bilaterale dhe trilaterale mes këtyre vendeve në fushën e mbrojtjes dhe shprehën bindjen se e nesërmja e këtyre marrëdhënieve do të jetë në progres të vazhdueshëm. Bashkëpunimi reciprok mes tre vendeve u cilësua kështu, një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të përbashkëta që do të bëjnë të mundur anëtarësimin në NATO. Ministrat Majko, Antunoviç dhe Buçkovski vendosën që një raund tjetër bisedimesh të zhvillohet në Tiranë në datën 12 shtator të këtij viti në të cilën pritet të nënshkruhet dhe një deklaratë e përbashkët e tre ministrave të Mbrojtjes.

    E.K
    ---------------------------------
    mani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Kesaj i thone tamam me tall menderen. Bravo i qofte Majkos... Dergo Ujkun te ruaj delet.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #3

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Trupat shqiptare ne Maqedoni edhe po te shkojne nuk do te shtypin shqiptaret sepse nuk jane gjakprishur por oferta qe ben Majko nuk do te pranohet kurre prej pales maqedonase sepse prezenca e trupave shqiptare atje do te conte ne egersimin e etnitetit sllavo-maqedonas prandaj eshte e tepert te diskutohet mundesia e realizimit te ketij propozimi.

    Pandi ka filluar te sillet si qeveri brenda qeverise ku ben pjese. Eshte e dyta here qe merr persiper inisiativa diplomatike jovetem pa qene minister i jashtem por edhe pa pyetur kryeministrin. Une nuk kam asnje konsiderate pozitive per Nanon por nje sjellje e tille nga ana e Majkos eshte joserioze dhe e demshme per traditen institucionale. Ajo tregon papjekurine dhe injorancen e nje individ i cili kerkon te marre rolin e protagonistit duke neperkembur nje kod institucional qe duhej te ishte i pari qe ta respektonte.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Se paku personi flet dhe mendon shqip per dallim nga grekofilet.Qofte edhe ide e parealizueshme( fundja nuk ka nevoje per trupa shqiptar sepse ne tokat shqiptare ne Maqedoni tashme ka trupa shqiptar) ai e merr guximit ti sfidon Nanos.Ju ne Shqiperi duhet ta kuptoni nje gje.Kendej kufirit behet fjale per sfide te rende te mbijeteses etnike dhe te qenies njerezore.Majko qe moti e ka kuptuar kete.I keq i mire po them edhe nje here tipi flet shqip dhe nuk i ka cuar kembet ne ajer sikur disa kolege te tij grekoman apo edhe disa opozitar qe gervallen dhe e humbin zerin neper mitingje duke e share shoqi shoqin.

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Shkupi tipi para dy muajsh beri namin ne parlamentin shqiptar per te futur ne Shqiperi trupa greke nderkohe qe ai shtet akoma nuk ka hequr me Shqiperine ligjin e luftes ! Prandaj mo na trego nacionalistet e Shqiperise se i njohim me mire se ty.

    Nano eshte nje grekofil i shitur qe s'e kishte per gje te cilesonte si primitive heronjte e Tetoves dhe te Shkupit qe u vrane ne protestat e 97 per flamurin shqiptar. Tani tipi nese eshte vertet nacionalist se pari le te jape doreheqjen nga nje qeveri qe eshte grekofile pastaj le te shprehe mendimet e veta si te deshiroje.

    Per sa kohe eshte brenda qeverise tipit i takon t'i meshoje vendit dhe te flase atehere kur i takon e nese mendon ndryshe atehere le te jape doreheqjen sepse edhe buken t'ia hash edhe punen t'ia shash sikur nuk shkon apo jo Shkupi ?

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ...Pandin e ka Tosi "lezetin e qeverise", ngado qe shkon nga nji pufke leshon...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Mos do na boje Pandi puc ushtarak si gjeneralet e Amerikes se Jugut ne vaktit?
    U bo si ai ministri ke Koncert ne fund te dimrit, qe shihte endrra te tilla me forcat ushtarake qe kishte nen komande (lol)
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

Tema të Ngjashme

  1. Sllavomaqedonizimi i historisë shqiptare
    Nga Artti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  2. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Cilët janë deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë?
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 13:21
  5. Athina nis negociatat për emrin e Maqedonisë
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 18:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •