Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812

    Si ta ndalojm dukurin e mbrapsht te asimilimit te shqiptareve.

    Si ta ndalojme dukurin e mbrapshte te asimilimit te shqipetarve

    Iu futa kesaj teme pasi me ka ra rt lexoj shum per ket dukuri ,qe nga kohet e hershme gjaku yn esht shorishur kaq shum sa mund te themi qe sikur te ishte edhe ajo pjes e popullit qe eshte asimilu besoj qe keto popujt tjer ne ballkan do ishin minoritete te popullit ton ,do ishim kombi me i madhi.pasi une jam nga Kosova do te perqendrona kryesisht ne ish jugosllavi (Kosov e malte zi),kam te dhana qe i kam mbledh vet ne revista TV radio nga njerezit dhe libra. Pra do filloj qysh nga kohet me te hershme ,(vitin nuk e di pasi nuk kam mbajt shenim per vite)ne Mal te zi,fiset si Vasojeviqet(Vasoja) Bjellopavliqet (Palabardhet),Kuq,Kuqiqi(kuqi) keto fise kan qen vllazvi e fiseve Hot, Grud,Krasniq,kure eshte ba ndarja e kishes ne Bizantine e Romane keto te parat kan kalu ne ritin Bizantin ndersa keto tjeret ne ritin Roman keshtu qe ka ardh deri te asimilimi i tyre ne Malazez pasi predikimi behej ne gjuhen sllave ne kishat e ritit bizantin (ketu te ne se atje ne jug siq e dini predikimi behej ne greqisht),ndersa keto fiset e tyre vllazrore mbeten ne ritin Roman dhe nuk u asimiluan . Per vasojeviqet na jap te dhena Edit durham ne memoaret e saj edhe me foto ku shihen shum mir Vasojeviqet me vesh kombtare shqiptare.( keto te dhena mi ka jap nje malazeze edhe fotot po nuk kam mund ti ruaj qe tiu dergoj ).Nje gje eshte shum iteresante se kjo me ka then se Milloshevii eshte nga dera e ktij fisi(vasojeviq)po me ka mbet ta vertetoj se nuk kam ra ne shenime diku ende.Per Bjellopavliqet (Palabardhet)kam pas te dhana para luftes po me kan humbe .(nese ka dikush ti dergoj ketu).Ndersa fisi i kuqeve jan asimiluar pjesrisht,sod ka nga ky fis ne te dy anet edhe Shqipetar edhe Malazez (serb)keto te asimiluarit sod mbajn mbiemra te ndryshem veq kryesisht si me te shpesht jan KUQ,KUQANI KUQEVIQ,nga ky fis rjedh Mark milani i malite te zi i cili ka luftuar kunder Shqiptareve sidomos ka ba namin ne malsin e Rugoves ,Hot, Grud e Peje ,sod njihet Prof.Millan popoviq nga ky fis i cili ka deklaru vet qe esht nga ky fis,ky ka nje veper qe jap te dhana per kete,;THE TRIBE OF KUQI IN FOLK STORIES AND SONGS"
    Ndersa fisi Nemanjin (nimanaj)jan deg e Gashve te Deqanitte cilet kan qen zoter te Manastirit te Deqanit qe sod e kan Serbet dhe pretendojn qe eshte i tyre,sod pjesa e familjes qe nuk jan asimiluar quhen Demukaj.
    Nga kjo familje rejedh Stefan nemanja -Deqanski mbret i serbeve si thon ato,po un kam te dhana qe ky ka qen mbret i SHqiptarve Serbeve Vllehve dhe GREKEVE pra i Bizantit se ne bizant nuk ka pas veq serbe ,Stefani ishte kusheri i par i princit Shqipter Dhimiter QE njihet si themelues i deres se Dukagjineve.Stefani eshte i varosur ne Hilandar (manastir)ne Greqi dhe ne var esht nenshkrimi me shkronja grege si Stefan nimani e jo nemanja.
    Keto te dhana i kam mar te libre :shqipetaret dhe serbet ne Kosov: autor Skender Rizaj .
    PO aty kam lexu per familjen e piketoreve LLazoviq,Aleksej e Simon LLazoviqi qe kan piktura te tyre ne manastirin e Deqanit qe edhe keta ishin Shqipetar.
    Tani do i japi do mbiemra familjeje qe jan asimiluar ne Serb ,Malazez eBoshnjak.
    SM=serbo malazez
    B=boshnjak
    T=Turk

    Keto jan shkurtesat qe do i japi per ate se ne qe popull jan asimilu.
    Kada-Kadiq i kisha komshi te par.
    Gjuka-Gjukiq-Gjukanoviq(SM)
    Boja-Bojiq-Bojoviq(SM)
    Bojku-Bojkoviq(SM)
    Gashi-Gashiq(SM)-Gashanin(B)GASH(T)
    Ishte nje mjek injoftur n
    ne Peje, Gashiq
    Berisha-Berishiq(SM)
    Buri -Buriq(SM)
    Shoshi-Shoshkiq(SM) dhe(B)
    Shala-Shaliq(SM)-shalanin(B)-Shalunoviq(B)
    Ne nje fshat te Plaves
    bashkjetojn te tri palet
    Shqiptar-Serb-Bosh
    njak te kesaj familj
    e nga kjo familje es
    hte Millan Shaliqi i ci
    li ka qen me post te
    larte ne ish jugoslla
    vi.
    Gjurka-Gjurkoviq(SM) dhe(B)
    Gjoka-Gjokiq(SM)-Gjogovoq(B)
    Gjeli-Gjeloviq(SM)
    Hoti-Hot(B)-Hotoviq(B)-Otoviq(B)
    Gruda-Grudiq(SM)
    Gruja-Grujiq(SM)
    Agolli-Agoviq(B)
    Agani-Aganiq(B)
    Regjepaga-Regjepagiq(B)
    Zogu-Zogoviq(SM) Jan(vrtet ishin)nje fshat mu afer Pejes me ket mbiemer qe mbanin veten per serb edhe pse dinin prejardhjen e tyre.
    Lulaj-Luliq(SM)
    Bala-Baliq(B) Numan baliq deputet nekuvendin e Kosoves eshte nga kjo familje.
    Peshku -Peshkoviq(B)
    Husaj-Huskoviq(B)
    Martinaj-Martinoviq(SM)
    Shabi-Shaboviq(B)
    Basha-BAsha(T)-Bashoviq(B)-Bashiq(B)
    Gusija-Gusinac(B)
    Rugova-Rugovac(B)
    Nikqi-Nikqeviq(SM)-Nikiq(SM)
    Shkreli-Shkriel(B)
    Brala-Braliq(B) nje pjes jeton ne Peje tjetra ne Rozhaj e para Shqiptare keta te dytit Boshnjak kan hyrje dalje edhe sod dmth ndiqen ne dasma e dek.
    Daci -Daciq keto i njohe personalisht pasi gjyshen e kam nga kjo familje 'jetojne ne Peje nje pjes ne Rozhaj dhe nje ne Turqi e Maqedoni perveqe ketyre ne Pej te tjeret mbahen si Boshnjak edhe pse gati te gjith e din shqipen ende.
    Kelmendi-Kelmenta(B)
    Kola-Koliq(B)-Kojiq(B)
    Peja-Pejanoviq(SM)
    Bardhi-Bardiq(SM)
    Nura-Nurkoviq(B) e njoh nje Uka nurkoviq ai ithot vetit boshnjak po un se kuptoj si kur edhe emri i tregon se eshte Shqipetar se ne SLLAVISHTE ujki(uka) eshte VUK e jo UK.

    Kapedani-Kapetanoviq(B) jan dajat e nje shokut tim thon vet qe kan qen Shqipetar.
    Pela-Peleviq(SM)
    Preni-Preniq(B)
    Feri-Feroviq(B)
    Seferi-Seferoviq(B)
    Kryeziu-kryeziu(T)-Crnoglaviq(SM) e kan perkthy mbiemrin njejte si Palabardhet ne bjellopavliq.
    Bajrami-Bajramoviq(B)
    Lajqi-Laiq(B) Rasim Laiq minister i minoriteteve ne qeverin serbe sod,kusheri i afert i dajeve te mi e mban veten si boshnjak edhe pse e din prejardhjen e vet Shqiptare. Po keshtu kam dhe nje shok qe ishim ne shkoll bashk(Arben Lajqi)ku te gjith agjallaret e tij,tani me banim ne franc mbahen si boshnjak,edfhe perkunder se te vjetrit e din ende shqipen,te rinjet nuk e kan mesuar shkaku i nenave boshnjake.

    Kuka-kukiq(SM)-Kukal(SM) ket familje e kam njoft personalisht se kan punu bashk m\ne ni ndermarje baba ime me kryefamiljarin ,dhe aj thoshte vet se jan me prejardhje shqiptare dhe se kusherinjet i ka nga ana e Deqanit Kukalaj thiren.

    Cucaj-Cucinjanin(B) jan dajet e nje shokut tim nena e tij tregon qe pleqet ne familje kan fol shqip ndersa tashi keta te rite nuk dine.

    Myezini-Muezinoviq(B) nga kjo familje eshte gjyshja e ni shokut tim(naser berlajolli) ajo thot se jav shqipetar,kam pes rastin ti shoh ca foto te tyre te gjith ishin me teshe kombtare tonat dhe njeri kishte emrin Macan dmth shqip.
    Dreka -Drekalloviq(SM)
    Babaj-Baboviq(SM)-Babiq(SM)
    Jashari-Jasharoviq(B)
    Damjani-Damjanoviq(SM)
    Shahmani-Shahmanoviq(B)
    Dashi-Dashiq keto te dy paret kan jetuar ne Peje kam pas rastin mer nje antar te asaj serbe te bisedoj e dinte prejardhjen e vet shqiptare po pas nje kohe eshte ber polic i serbis dhe nuk kisha guxim tia permendi ma prejardhjen e tij.
    Muriqi-Muriq kjo familje kan jetuart ne malsin e Rugoves dhe nje pjes e saj ka dal ne mal te zi dhe jan asimiluar ne boshnjak deri von pleqet e kan fol shqipen tashi te rit nuk din ,te dhanat i kam nga grat e agjeve te nanes sime pasi ato te dyja jan nga kjo familje (pjesa e asimiluar)dhe tregonin edhe vet se eshte fol shqip gjer sa kan qen pleqet gjall.

    Tahiri-Tahiroviq (B)
    Nje ngjarje per ket dhe nje familje tjeter : iha ne sherbim ushtarak ne ish jugosllavi dhe kam pas dy koleg aty Mirsad Tahiroviq dhe Ruzhdia Faket
    kur ju degjova mbiemrat u afrova te ta dhe i pyeta ne gjuhen sllave se mos jan me prejardhje shqipetare te dy ma pthyen ne shqip se po ,po me nje shqpe te qal flitnin pasi me than se keto i din nga gjyshrit sa ato kan fol shqip po tashi nuk e flasin ne familje(qfar mekati or vlla)
    dhe un insistova qe sa her qe jemi vetem te bisedojme veq ne shqip dhe per ni vit e perforsuan mjafte,po tani nuk kam ma kontakt me ta se njeri jeton ne Shkup(mirsadi me prejardhje nga Plava)e tjetri(ruzhdiu)nga Tutint afer Peshterit (ka qen vend puro Shqipetar ).

    Eshte nje gja interesant ketu ne Peje gjysma e qytetarve kan nanat apo gjyshet nga Mali i zi nga keto familjet te asimiluara ,si duket ngase e din prejardhjen e tyre mezi presin ti martojne vajzat per Shqipetar ,ne thomi ketu ne Peje po qe se gjete se ku te marish per grua ik ne Mal te zi atje edhe po te jesh i qal (sakat qor gungaq)do te japin nuk te kthejn pas that.

    Pra keto ishin te terat po pati dikush te dhana per zonat (krahinat) tjera Shqiptare si Qamerin .shqipetaret ne Maqedoni,ne greqi(e kamfjalen mbrenda ne greqi jo ne teritor te Qameris) ne Turqi ju lutem ti dergoni ketu se nuk kam dijeni per ato vende e me intereson shum.


    Me te mira BELA.




    PA ME THUAJ OR SHQIPERI KUR DO I MBLEDHESH BIJET TU NE GJI???
    Ndryshuar për herë të fundit nga bela70 : 05-09-2003 më 18:13
    Duajeni njëri tjetrin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Ka 2 muaj qe e kam postuar ket tem,po siq po e shof askujt ketu nuk po i intetreson fare per ket plag te madhe te kombit ton,d.m.th nuk po ju han palla fare se a po asimilohen apojo shqiptaret dhe nuk doli as dhe nje,barem nje qe te japi sepaku vetem nje mbiemer familje qe ka dijeni per to se jan me prejardhje shqiptare e qe sod jan te asimiluar.

    Po e ceki dhe njeher nese ndokush nga ju ka te dhena,disponon me ndonje te dhen t'i dergoj ne ket faqe.

    Do te ishin te mirseardhura te dhenat nga zonat shqiptare ne maqedoni,greqi e turqi ku ne lidhje me to nuk kam shum.

    Tani ketu po i japi edhe disa qe jetojn ne turqi e qe jan asimiluar,keto mbiemra jan vetem disa qe i kem degjuar nga bashkqyteytaret e mi.


    DACI-BALLKAN

    BERLAJOLLI-AGJUNDASH

    KOKA-ZYMRYT

    SYLQA-SYLQOGLLU

    Keto familje te gjith jan nga Peja.
    Duajeni njëri tjetrin.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Po e dime se shume shqiptare jane asimiluar por nuk kemi cte bejme. Ata familje sot ne Mal te zi muslimane e quajne veten boshnjak e ku ta dije une e te tjeret jane asimiluar krejt ku edhe femijet nuk e dine prejardhjen e vete ose nuk duan te kene lidhje me shqiptaret. Pata rastin te bisedoj ne nje forum me nje djale pre Podgorice qe e kishte babagjyshin shqiptare por ai e quante veten serb, dhe silleshte ashti si serb nacionalist qe nuk i donte shqiptaret. Mendoj se ata qe jane asmiluar fort mire nuk mund te kthehen me, por me formimin e univerziteteve ne shqipe ne Maqedoni etj ndoshta mund ta ulim kete numer. Shqiptaret ne rajonin e ballkanit duhet te bashkpunojne me afer dhe me shume me njeri tjetrin si ne art, letersi, politke etj qe rryma shqiptare mos te shuhet prej Malit te zi, presheves etj qe jane me ne rrezik per asimilim.

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Bela, Shume teme interesante!!!

    Eshte per te ardhur shume keq me te vertete, qe nje pjese e mire e shqiptarve jane asimiluar ne shekuj dhe mbase edhe ne vite. Shpresoj dhe uroj qe kjo fatkeqsi kombtare (ne se me lejoni ta quaj te tille) te mbetet vetem nje e shkuar e hidhur, sepse per ndryshe (mos e dhente zoti) do te conte ne asimilim total.

    Bela, e ke thene mjaft bukur

    "PA ME THUAJ OR SHQIPERI KUR DO I MBLEDHESH BIJET TU NE GJI???"

    KUR ???? Uroj sa me shpejt te jete e mundur!!!

    Paqe

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Tregohuni per forumin shqiptar dhe mesojini si te regjistrohen ne te. Nese e vizitojne rregullisht, nuk kane per te njohur asnjehere asimilim, perkundrazi, do te jene ambasadoret me te mire te kultures dhe tradites shqiptare ne ato vende ku jetojne.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Faleminderit per perkrahje dhe propozim,po esht nje problem se shumica e ketyre te mesipermve nuk din sot gjuhen shqipe,dhe ather si te futen ne forum e te bisedojn me ne,kur tani si gjuh amtare ken sllavishten,pastaj nuk kam komunikim me te gjith nga keto njerez,pra esht nje gje e pa mundur.

    Per te ber ndonje gje te duhur per ta duhet qe qeverit tona te angazhohen dhe ta e sensibilizojn ket qeshtje,qe te hapen se me shum shkolla shqipe ne ato an,dhe te jen te kompletuara me te gjitha pra kuptohet qe te jen me kushte te mira qe t'i cytin qe te futen ne to e te mesojn gjuhen e tyre te pare,po gjith keto dojn pun e angazhim te madh e i cili mungon tek politikanet ton ne pergjithsi.

    Pra keni ide tjera ne lidhje me ket plag kombetare qe po na gryen zemren(kombin)dita dites.(pres pergjigje e idera nga ju).

    Me te mira Bela.
    Duajeni njëri tjetrin.

  7. #7
    Ceceni Tirons
    i/e ftuar
    Le te asimilohen skemi cte bejme. Pastaj a nuk eshte USA shtet i fuqishem se jane asimiluar te gjitha rracat? Asimilimi eshte proces normal integrimi, me mire per ata qe asimilohen sepse nuk behen qytetare te dores se dyte aty ku jane minoritet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Ceceni tirons.

    Sa thjesht e thua ti mor:le te asimilohe,skemi qte bejme:.

    Pastaj mer shembull USA-ne sesi ne te jan asimiluar nga te gjitha racat!
    Normale mund te jet te asimilohesh kur iken ne nje vend te huaj,po esht qeshtje tjeter kur ti je ne truallin ten(ku per shkak te qejfeve te shteteve te mdha, mbete minoritet dhe i ndar nga shteti ame)ku ki jetuar me shekuj,dhe aty afer teje vjn nje popull prej largi dhe ne vend se ti ti asimilosh ato(sikur ndodh ne amerik)ndodh e kunderta ti asimilohesh dhe behesh pjes e atij populli te ardhur,jovendas,pra ktu esht e keqja se ndodh nje proces i kundert me USA-ne(si thua ti).
    Pastaj perse me mir te asimilohen se te behen qytetar te dores se dyte.
    Me mir do ishte qe te luftojn(me dijeni them jo luft me arm)per te drejta te tyre e mos te asimilohen,po as mos te mbesin qytetar te dores se dyt,ket e them duke mar si shembull shqiptaret e M.te Zi,ku te mos kishte ndodh ky asimilim nuk do mbetshin si qytetar te dores se dyt,pasi do ishin ne numer,besoj dhe me shum se vet malazezet.
    Pra nuk pajtona me mendimin tend qe kaq thjesht tiu ikim ne ket menyr problemeve si ne ket rast asimilimit te nje pjese te popullit ton,po duhet ber diqka me shum,qe t'iu ngrisim dinjitetin kombetar ketyre masave qe jan ne asdimilim e siper,por kuptohet duhet pun dhe vullnet i madh per te arit deri ne nje rezultat te knaqshem,qe sepaku ti shpetojm(mbrojm)barem keto qe nuk kan psu asimilim te plot ende.

    Me te mira Blerimi (Bela).
    Duajeni njëri tjetrin.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    bela70, ti nuk e ke idene se sa veta kane mesuar apo perfeksionuar shqipen e tyre ne kete forum. Ka plot anetare ne kete forum qe kane emigruar nga Shqiperia pa mbaruar mire filloren ne Shqiperi apo Kosove.

    Mjafton te kesh vullnet dhe te gjesh kohe te lexosh shqip. Jo vetem qe do te mesosh shqipen si ta lexosh e ta shkruash, por do te fitosh edhe ate kryesoren, te menduarit ne shqip e jo ne gjuhe te huaj.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Jo Albo,e di fare mir se ka mjaft nga ato qe kan mesuar nga ky forum leximin dhe te folurit me drejt te shqipes,po ne lidhje me keto te asimiluarit them se ato sod nuk e ndjejn veten si shqiptar(dhe disave ju duket si fyerje tju thuhet shqiptar edhe pse e din se i kan renjet tek ky komb)dhe per ket nuk e preferojn te futen ne forume shqiptare,po futen ne forume boshnjake e serbe(ku flitet e komunikohet sllavisht),po edhe sikur te futeshin do hasnin menjeher ne probleme pasi tani nuk e njohin gjuhen shqipe,pra nuk kan mundesi te komunikojn me te tjeret se kan problemin e gjuhes (vetem nese i marin gjyshrit t'iu perkethejn,nese i kan gjall).
    Esht thjesht mosinteresimi i tyre total ndaj kesaj qeshtje pasi sod e ndjejn vten si jo shqiptar,dhe shqiptaret p;er to jan thjesht nje popull i huaj,njof ketu ne pej disa edhepse e din se jan me prejardhje shqiptare dhe din te flasin shqip(ku te cilen ne familje nuk e flasin)prap preferoj te futen n e qata boshnjak,dhe flasin shum me admirim per bosnjen,si atdhe i tyre(edhe pse e din se nuk esht!!!)d.m.th asimilimi esht thell ne mendje te tyre.

    Me te mira nga Bela.
    Duajeni njëri tjetrin.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 26-09-2010, 13:17
  2. Si të ndalojmë faqet me reklama
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 22:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •