Me shqeteson pak kjo puna e Djallit/Shejtanit.
Ajo qe me shqeteson me teper dhe qe dua ndihmen tuaj eshte se a ekziston djalli/shejtani ende dhe nese po deri kur do vazhdoje?
Nese jo kur u zhduk ai?
Me shqeteson pak kjo puna e Djallit/Shejtanit.
Ajo qe me shqeteson me teper dhe qe dua ndihmen tuaj eshte se a ekziston djalli/shejtani ende dhe nese po deri kur do vazhdoje?
Nese jo kur u zhduk ai?
Pershendetje!
Djalli eshte nje krijese e krijuar nga dora e Perendise. Sipas bibles, ai ishte engjelli me i bukur, me i shndritshem nga gjithe engjejt e krijuar nga Perendia. Atij i hipi vetja ne qejf dhe donte ta bente veten Perendi dhe doli kunder Perendise. Perendia e hodhi ne ferr ate dhe gjithe ata qe e ndoqen. Kur Perendia krijoi njeriun, meqe Perendia e krijoi sipas ngjasimit te vet, djalli doli te luftoje njeriun, qe ta mposhte dhe poshteroje ate, sepse eshte nje nga krijesat me te dashura te Perendise. Kur Perendia krijoi njeriun i la vullnet te lire te zgjedhe jete, miresi, ose vdekje dhe ligesi. Djalli, e genjeu njeriun, djalli eshte babai i rremave, dhe njeriu zgjodhi vdekjen. Por Perendia, dergoi Birin e Tij, qe e shpetoi njeriun nga kjo vdekje. Ai lindi, vdiq dhe u ringjall per gjithe njerezimin dhe do te vije perseri per te mbreteruar ne jete te jeteve me ata qe e zgjodhen Zot te jeteve te tyre, dhe kur ai te kthehet do ta mposhte njehere e pergjithmone djallin dhe ndjekesit e tij. Dhe do te jetojne njerezit ne Parajsen e Perendise, ata qe zgjodhen Krishtin, ata qe nuk e zgjodhen do te digjen ne zjarr bashke me djallin ne jete te jeteve.
Nese djalli nuk do te kishte ekzistuar, nuk do te ishte zhdukur ndonjehere. Keshtu qe nuk ka pergjigje per kete.
Shpresoj qe te te ndihmoje sadopak kjo pergjigje.
urimet me te mira, Manulaki
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
hahahhahaha e bukur si ese me pelqeu po ku bazohesh ti konkretisht ??? Me jep vargje nga Bibla nese ka mundesi ....
Manulaki.
Te falenderoj per ndihmen tende.
Ne fakt une dua te kthjellohem me ato qe nuk i gjej tek mesazhi yt.
Dmth me intereson te di se ku ndodhet Djalli/Shejtani tani dhe se cfare do te ndodhe me te me tej dhe deri kur?
Fillimi i Djallit: Isaia 14-23
Mbarimi Zbulesa(apokalipsi) kapitulli 20.
Pergjithe c'behet lexo nga fillimi deri ne fund dhe do ta kuptosh
Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 05-09-2003 më 13:57
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Me fal se gabimisht shtypa enter, po vazhdoj
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Nuk e kuptoj dot sic duhet pyetjen tende sepse djalli eshte krijese shpirterore jo fizike. Krijesat shpirterore nuk jetojne ne kohe si ne njerezit, apo ne nje vend si ne njerezit. Nuk e kuptoj c'fund apo c'vendndodhje e ke fjalen.
Djalli eshte ne toke, i poshteruar, dhe do te marre sa me shume me vete ne poshterimin e vet.
Fundi i tij eshte shume afer.
lexo vargjet
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
nuk ka nevoje te jesh ironik/ePostuar më parë nga The exorcist
hahahhahaha e bukur si ese me pelqeu po ku bazohesh ti konkretisht ??? Me jep vargje nga Bibla nese ka mundesi ....
PERSHENDETJE
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Dmth Djalli/Shejtani do te c'krijohet nje dite dhe nuk do te kete me kundeshtare te Atit/Allahut?
Si dhe kush do t'a c'krijoje Djallin/Shejtanin?
You got to be Albanian to get a real tan!
Satanai ishte krye-engjelli i Perendise. Ai u rebeluar kunder FJALES se Tij duke e shtyre njeriun ne mekat. Zoti e perjashtoi Satanain nga Mbreteria e Qiellit dhe e la ate te dergjet ne toke duke u zvarritur tamam si ai gjarpri. Po ashtu, Eva dhe Adami moren denimin e tyre fale mosbindjes ndaj Fjales se Perendise.
Te tre keta dergjen ne toke dhe mund te thuhet se toka ka qene dhe vazhdon te jete nen sundimin e djallit. Ky sundim duket tek lindja e Hitlereve qe shfarrosin popullin e Perendise, duket tek lindja e komunizmit qe mohon FJALEN e Perendise, duket tek tiranet e diktatoret qe ecin mbi kafkat e njerezve te pafajshem, duket tek vrasjet/perdhunimet/padrejtesite qe shohim kudo ne bote. Nese keta njerez do te respektonin Fjalen e Perendise, nuk ka do te kish as vrasje, as vjedhje, as padrejtesi.
Djalli eshte i plotfuqishem ne toke pasi e njeh forcen e Perendise ashtu sic njeh gjithe dobesite e qenies me emrin njeri. Satanai ishte atje kur Zoti krijoi qiellin e token, kur krijoi diellin, detet e oqeanet, kur krijoi njeriun e pare. Pushteti i tij eshte i kufizuar vetem ne toke dhe jetegjatesia e tij eshte e varrur nga aftesia e tij per ti kthyer njerezit kunder Perendise. Ai e di qe per aq kohe njerezit do ti kthejne shpinen Perendise, Zoti nuk ka per te vene dore mbi ta dhe mbi vete Satanain, pasi Ai eshte Zoti i Meshires, qe u betua te mos permbyti me qenien e tij te pabindur.
Mashtrimi me i madh qe djalli u ka bere njerezve eshte vete ideja qe ai ka perhapur se djalli nuk ekziston! Vetem ne kete menyre ai do te mund te vjedhi shpirtrat e njerezve nga Mbreteria e Qiellit, vetem ne kete menyre ai mund ti kundervihet Fjales dhe Pushtetit te Perendise.
Djalli ekziston dhe do te vazhdoje te ekzistoje me njeriun deri ne momentin e zbritjes per here te dyte te Jezu Krishtit ne toke. Kesaj here Jezu Krishti do te vije me ushtrine e engjejve te Perendise per te syrgjynosur djallin ne humneren me te thelle te tokes, dhe per te gjykuar te gjithe njerezit, te gjalle apo te vdekur.
Perendia e mposhti Mbreterine e Djallit qe eshte Mbreteria e Vdekjes qe nga dita qe nje Zot u kryqezua e vdiq, per tu ringjallur ne qiell te treten dite.
Koha qe ne po jetojme eshte ERA E JEZU KRISHTIT dhe 2003 vjet kane kaluar qe nga vdekja e Tij. Kjo eshte koha qe Perendia u ka lene njerezve qe te ecin ne hapat e Jezu Krishtit ne rrugen e tyre te shpetimit, ne rrugen e vertete qe te con ne pranine e Tij, ne Mbreterine e Qiellit.
"Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"
Krijoni Kontakt