Ne kete faqe letrare po sjell perkthimin e librit "Aventurat e Simplicius Simplicissimus" te H.J.Chr.Grimmelshausen, nje nga librave, qe kane zene vend ne letersine gjermane karshi "Faustit" te Goethe, "Kusaret" e Schiller, "Shtamba e thyer" e Heinrich von Kleist.
Simplicius Simplicissimus
Libri i pare
Kapitulli 1.
Njofton prejardhjen fshatare te Simplici-t si edhe edukimin perkates
Po perhapet ne kete kohen tone (per te cilen besohet se eshte e fundit) ne mes te pak njerezve nje manķ, ne te cilen pacientet, kur dergjen nga kjo semundje dhe aq shume kane kruajtur dhe germuar, saqe pervec disa grosheve ne qese, mund te veshin edhe nje kostum karagjoz te modes se fundit me mijera pale mendafshi, ose ndryshe prej nje rastisje te fatit jane bere te kamur dhe te degjuar, pernjehere deshirojne te behen zoterinj kalorsiake dhe persona fisnike prej dyerve te mocme; kur shpesh eshte e rastit, qe gjysherit e tyre medites, terheqes karrocash dhe hamej; kusherinjte e tyre qiraxhinj; vellezrit e tyre sejmene e gardiane burgu; motrat e tyre kurva; memat e tyre kuplaresha, biles edhe shtriga; dhe in Summa* e gjithe rraca e tyre ne te 32 nahite* eshte aq e piset dhe e njollosur, sa c“mund te kete qene edhe ajo e sheqershitesit tek Kooperativa ne Prage*; posi keta, keta nobilistet e rinj, jane shpesh vete aq te zinj, sikur te ishin lindur dhe rritur ne Guinea.
Te tille njerez te marre nuk me pelqen ti ve ne nje rradhe me veten, ndonese, per hir te se vertetes, nuk eshte pa gje, qe une shpesh me vete fantazoja, se edhe une, pa u gabuar, prejardhjen time, duhet te kisha patur prej ndonje zotnie te madh, ose se paku prej nje xhentellmeni te thjeshte, pasi mua me jepej prej natyre, ushtrimi i zanatit te junkerit*, sikur une te kisha parate dhe mjetet per nje gje te tille. Edhe pse, pa u tallur, prejardhja dhe formimi im fare mire mund te krahasohet me ate te nje princi, po qe se nuk do te veshtronim ndryshimin e madh. Cfare? Knani (se keshtu quheshin atehere baballaret ne Spessart* ) im kishte nje pallat te tijin, njesoj si edhe ndonje tjeter, posi, nje te tille, te njejtin cdo mbret nuk denjon ta ngreje me duart e tij, porse ngre nje qe i le shenjat e tij ne perjetesi; ai ishte i ngjyer me qerpic dhe ne vend te katramase se pafrytshme, plumbit te ftohte dhe bakrit te kuq, ishte i mbuluar me kashte, mbi te cilen rritet drithi i cmuar; dhe ne menyre qe Knani im, se bashku me fisniket dhe me pasurine e tij te mund te fortifikoheshin per se mbari, i la muret rreth keshtjelles se tij te ngriheshin jo me gure muri, te cilat i gjen ne rruge ose i germon nga vendet me jopjellore te Tokes, aq me pak me blloqe te pjekura te shpifura, te silat mund te pergatiten dhe te piqen ne kohe te shkurter, ashtu si zakonisht bejne zoterinjte e medhenj; perkundrazi ai mori per kete pune dru ahu, c“peme e nevojitshme e cmuar, teksa mbi te mund te piqen sallamra e proshuta te dhjamura, e per moshe madhore i kerkon mbi njeqind vjet*: E ku eshte ai monark, qe e ben nje gje te tille? Odat, sallat dhe hauret e tij ai i kishte lene enkas te nxihen fare prej tymit, vetem per shkak sepse kjo eshte edhe ngjyra me e qendrueshme ne bote dhe nje tabllo e tille te arrije deri ne perfeksion kerkon me teper kohe, sesa i duhet nje piktori per vepren e tij te artit me te qelluar. Veshjet e murit ishin pelhurat me te lemueshme ne te gjithe faqen e dheut, pasi ajo, qe na beri neve te atille, duke marre parasysh vjetersine e saj, sikur kishte endur ne gare me vete Minerven*. Dritaret e tij per asnje lloj arsyeje tjeter nuk i ishin kushtuar Sant Nitglas*, pervec asaj, se ai e dinte, qe shirja mbi te e farave te linit dhe te hashit, deri sa te arrihet ne pergatitjen perfekte te saj, kushton shume me teper kohe dhe mund sesa me i miri dhe me i tejqyrshem xham i Muranos*, pasi rangu i tij e ben te besoje me qejf, qe cfaredo lloj gjeje, e cila eshte arritur me shume mundime, po aq e cmuar dhe e shijshme eshte, porse cka eshte me e shijshme eshte per fisniket me e vlyera. Ne vend te pazheve, lakejve dhe stalliereve, ai kishte dele, desh e dosa, secili i veshur hijshem rregullsisht ne kostumin e tij perkates natyror, te cilat edhe mua me kane pritur shpesh ne luadh, derisa i grahja per ne shtepi. Oda e pregatitjeve ose e armatimit ishte mjaftueshem e mbushur me plugje, bel, shata, sepata, lopata, sfurqe kashte dhe plehu, arme, me te cilat ai ushtrohej perdita; pasi krasitja dhe kositja ishin disciplina militaris* e tij, njesoj si tek romaket e lashte ne kohe paqeje, mbrehja e qeve ishte komando e trupave kryesore e tij, derdhja e plehut ishte ceshtja e tij e fortifikimit dhe ara fushebeteja e tij, ama pastrimi i stalles prej plehut ishin pushimi dhe lojrat zbavitese te tij; me keto ai zoteronte te gjithe rruzullin tokesor, aq sa mund te arrinte dhe me keto ia vilte atij per cdo te korrur nje shume te majme. Te gjitha keto i hedh pas kurrizit dhe nuk e ngrej veten aspak, ne menyre qe askush te kete shkak, mua me te tjere Nobiliste te rinj te ngjashem me mua te me perqeshi, pasi une nuk e mbaja veten me te mire, se c“ishte Knani im, i cili kete banese te tij ne nje vend shume te kendshem, pikerisht ne Spessart, e kishte, atje ku ujqerit njeri-tjetrit naten e mire i thone. Por qe une kesaj rradhe nuk sjell asgje te hollesishme rreth gjinise, fisit dhe emrit te Knanit tim, ndodh ,me mire shkurt hesapi, sepse me te gjitha keto ketu nuk kemi te bejme me nje mbledhje fisnikesh, ku mbi te cilin me duhej te betohesha; mjaft eshte, po te dihet, qe une ne Spessart kam lindur.
Njesoj sikurse gjendja shoqerore e Knanit tim po paraqitet shume fisnike, po ashtu edhe edhe cdo i mencur mund te dale kollaj ne perfundimin, qe edukimi im me te perkatesisht dhe i njejte ishte; dhe ai qe eshte i ketij mendimi, nuk gjendet i genjyer, sepse ne moshen time dhjetevjecare une i kisha kuptuar principet e detyrave fisnikerore te lartpermendura te Knanit tim, por per sa i perket studimit une mund te ecja perkrah Amphistidit , per te cilin Suidas* na njofton, qe ai nuk mundej te numeronte pertej peses; pasi Knani im kishte ndoshta nje shpirt shume me te larte dhe ndiqte qe ketej traditen me te zakonshme te kohes se sotme, sipas se ciles shume njerez te nderuarnuk kujdeseshin shume me te studiuarit ose sic e quajne ata, me shkollarime, sepse ata kishin njerezit e tyre qe merreshin me shkerdhesat*. Ndryshe, une isha nje musicus* i goditur ne calik, me te cilin une mund te beja jalemj* te bukur. Por per sa i perket Theologiam*, nul lej njeri te me bindi, qe asokohe te mund te kishte, ne te gjithe boten kristiane, ndonje njeri te moshes time, i cili mund te krahasohej me mua, pasi une nuk njihja as Zotin e as njeriun, as Qiellin e as Ferrin, as Engjejt e as Djallin dhe nuk dija as te dalloja te miren nga e keqja: Qe ketej pa u menduar shume, kuptohet, qe une, me ane te kesaj Theologiae*, jetoja njesoj si te paret prinderit tane ne parajse, te cilet ne pafajesine e tyre nuk dinin asgje mbi semundjen, vdekjen e kalljen e aq me pak mbi ringjalljen. O jete e dlire! (ti mund te thuash fare mire o jete peshtire), ne te cilen edhe mbi mjekesine nuk kujdeset njeri. Dhe tani me nje te rene te lapsit mundet te kuptohet edhe pervojen time ne Studio legum* dhe ne te gjitha artet dhe shkencat e tjera, aq sa jane ne kete bote. Po, une isha aq perfekt dhe i perkryer ne padituri, saqe ishte e pamundur per mua te dija, se keshtu asgje nuk dija. Po e them edhe njehere, o jete e dlire, qe beja me pare! Por Knani im nuk donte te me linte me teper te shijoja lumturira te tilla, porse e gjykonte te udhes, qe une, perkatesisht sipas lindjes time fisnike, po aq fisnikerisht duhej edhe te veproja dhe jetoja, prandaj edhe ai filloi te me terhiqte drejt ceshtjeve me madhore dhe te me jepte edhe leksione te renda.
------------------------------------------------------------------------
in Summa ne perfundim
ne te 32 nahite ne te 32 brezat
Kooperativat ne Prage ne nje roman me bandita te Nikolaus Ulenhart (1617), ku ngjarjet zhvillohen ne Prage, eshte sheqershitesi kryetari i bandes
junker ne mesjete ishin te rinjte nga dyert fisnike, aspirante per oficere
Spessart krahine, qe shtrihet mes lumenjve Main dhe Kinzig, ne mesjete e populluar nga franket dhe hesse, sot e ndare mes landit Hessen dhe Bayern (Bavarise [SIZE=1]
Minerven Minerva ishte perendi romake e zejtarise, e cila shnderroi Araknen, nje endese te famshme, ne nje merimange.
Sant Nitglas loje fjalesh (Nit=Nicht d.m.th Nichtglas = jo prej xhami. Ato perbeheshin prej letre te zhytura ne vaj dhe mbi te shirej fara lini ose hashi.
xham i Muranos Murano eshte pjese e Venecias e perbere prej 5 ishujsh dhe ka qene qendra prodhimit te xhamit dekorativ
disciplina militaris disiplina ushtarake
Amphistidi nje budalla ne komedine greke
Suidas leksikograf bizantin i shekullit X. shkerdhesat me ironi per shkresat
musicus lat. Muzikant
jalemj gre.vje. elegji
theologiam lat. Teologjise
theologiae lat. Teologjie
studio legum - Jurisprudenca
Krijoni Kontakt