"Ka elemente brenda Kosoves qe deshirojne te kthejne te kaluaren e shkuar, por kam vetem nje porosi per ta, se nuk do t'ia dalin. Ka te tjere qe kundershtoje shoqerine pluraliste shumeetnike ku te gjithe kane te drejta te barabarta dhe duan te jene mbi ligjin, por ata nuk do t'ia dalin, pastaj jane te tjeret qe duan te frikesojne dhe vrasin ata qe kane ardhur ketu per te sjelle paqen, por as ata nuk do te kene sukses. As ata frikacake te peshtire te cilet vrane se fundi te rinjte ne Kosove dhe aspiratat e tyre per nje jete me te mire, nuk do t'ia dalin", u shpreh i vendosur admirali Xhonson gjate vizites dje ne Kosove. Numri nje i NATO-s per Evropen Jugore u beri thirrje udheheqesve kosovare qe ta perkrahin pa rezerve UNMIK-un dhe KFOR-in per mbizoterimin e rendit dhe ligjit. Ai vleresoi se aktualisht ne Kosove situata e sigurise ka renie e ngritje, ndersa duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve nese miratimi i kushtetutes se Serbise ku Kosova do te perfshihej brenda saj, do te mund te kete impakt ne situaten e sigurise, admirali Johnson la te hapur mundesine e lindjes se tensioneve te reja.