Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Edhe ky eshte nje motiv i vjeter dhe mjaft i perhapur. Ne vendin tone kete e gjejme ne kenget e Aga Ymerit ose Ymer Agos. Rinjohja behet me disa shenja tipike si nje nishan, nje e kafshuar e kalit ne llere. Kjo legjende te shqiparet e Italise njihet me kengen Kostandini Vogelith, qe duket se eshte me e vjeter se kenget e Aga Ymerit. Nje tjeter motiv i rinjohjes eshte edhe ajo e vellait me motren. Shenjat qe njihen jane zakonisht gjashte gishterinjte qe ka i vellai ne dore e ne kembe. Po shpesh ndihmon per t’u njohur nje pellumb, qe tregon se ata jane moter e vella.
    Legjenda e rinjohjes se vellait me motren ka disa variante. Emri i heroit Gjon ne nje variant tjeter te veriut eshte Ali, ne nje tjeter Hazri Asali, ne juge (Labove – Gjirokaster) Gjino Vaku.
    Te arbereshet e Italise kjo legjende tregohet per Olimbine dhe Vllastarin. Ne legjende thuhet se ajo e ndar prej shume kohesh nga i vellai qe ka shkuar ne ushtri, grabitet prej tij si placke lufte pa u njohur, ose e blen pa e njohur (ka qene qe i vogel rob lufte). Nje pellumb u zbulon te fshehten. Motivi i rinjohjes eshte subjekt i perdorur edhe nga shkrimtaret. Cajupi e ka trajtuar nje motiv te tille ne vjershen “Atdheut dhe dashuria” (Baba Tomori), por ne kete rast jane dy vellezer.

    Gjon Pretika

    Kendon blega, zane ne mal
    Mendon , se s’po ndien kush;
    Gjith ushtria p’e ndigion
    Sa mire blega po kendon!
    Kush asht trim e kush asht djale
    Per m’e xane blegen ne mal!
    Gjon Pretika trim i mire;
    Ndodhi trim e ndodhi djale;
    Ai edhe e xu blegen ne mal
    Per flokesh p’e hjek rrqane
    Mos hiq, trim, o i pegane!
    Se as un nuk jam e shkrete
    Por e kam nji tem vella!
    Ku e ke, he mos e pac!
    Mos m’a nem, goja t’u thafte!
    Ne ushtri e kam diku
    Emenit-o si t’i thone?
    Emenit m’i thone Gjon;
    Ai ka shenja per t’u njofte;
    Gjashte gishta ne nji dore
    Edhe gjashte ne nji kambe
    A ti je Fasile moter?
    Un jam –o Gjon vella
    Edhe u kapen gryka-grykes
    Porsi motra me vella;
    Te dy plasen tuj kja
    Ku ra Gjoni, bini ftoni;
    Aty cili lule ftoni
    Ku ra blega bini shega;
    Aty cili lule shega
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 23-08-2003 mė 02:51
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Motivin e rinjohjes e gjejme edhe tek baladat e Luto Fukarait dhe Ali Borxhalise (veri, Kosove). Nje balade tjeter terheqese eshte ajo, per motren qyqe qe vajton mal me mal e breg me breg: motra gjen vellane te plagosur rende ne bjeshke; vellai kerkon uje dhe motra niset , qe te mos ngaterroje rrugen ai i kerkon te te mbush shtamben me gjak nga plaga e vet e ta derdhe rruges, por motra can doren e vet dhe le gjakun te rrjedhe. Gjate kthimit shiu e lau vazhden e gjakut dhe motra ngaterroi rrugen; bishat e njoftojne per mbarimin tragjik te vellait dhe motra nga dhembja shnderrohet ne qyqe. Ne kete balade shihet elementi i besimit te lashte- metamorfizmit - “I kthimit te njeriut ne shpend”.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Kenga e Ago Ymerit

    Kenga e Ago Ymerit ka te beje me legjenden e rinjohjes se burrit me gruan. Nga disa te dhena qe gjeme ne kete kenge mund te besojme se kemi te bejme me nje luftetar, i cili ka rene rob ne duar te spanjolleve ne luften e Lepantos (1571). Edhe legjenda e Ymer Agos eshte shume e perhapur. Ne disa varianet del se Ymer Agua ka qene nga Ulqini. Ne te shumten e varianteve tona e shoqja e njeh Ymer Agon nga nje nishan qe ka ne llere ku e pat kafshuar kali.

    Aga Ymeri

    Aga Ymeri na u martue
    Sall nji nate na ndej me grue
    I ra lota per me shkue
    Per me i shkue mbretit ne’ushtri
    Po thote vasha vi me ty
    Nuk asht rruge me ardhe me mue
    Por sa kohe me prźt ti grue?
    Une te pres-o per nande dit
    T’u thafte goja! Shka po flet?
    Se s’asht rrug-o per nande dite
    Por asht rruge-o per nande vjet
    A m’ep besen sa po me prźt?
    Eh nande vjet, tha, un te pritsha
    E fat vedit mos i qitsha
    At’here Aga u nis me shkue
    Sa ka ra n’at luften e pare
    Ja kan vram nji 'at te bardhe
    Sa e kan xane ne burg po e shtijn
    Mire po han edhe po pin
    Mir-o tamers (tambura) po na i bjen
    Kuer jane mbushun te nande vjetet
    Nuk po han as nuk po pin
    Tamers ma-o s'po na i bjen
    Bija e krajlit po e pvete
    C’ke ti Age qi s’han as s’pin?
    C’’ke qe tamers ma s’po i bjen?
    S’kam si ha as s’kam si pi
    As tamers s’kam si i bi
    Nji anderr te keqe kam pa per shpi
    Si e ke pa ti Age at anderr?
    Pash’ sarajet kalbe e rrzue
    Kam pa nanen qe kish’ verbue
    Kam pa vashen t’u nise me shkue;
    A s’po i hine mbretit me me leshue?
    Un po t’leshoj por do nande qese
    Un nande qese ku me i marre
    Tash nande vjet-o rob i xane
    A asht besa se me vjen prape?
    Po t’qes-o nji dorzane;
    Po t’qes-o zotin, qe me ka dhane
    Zgjidh e merr dorin ma te mirin
    Per tri dit ta kapsh Ulqinin!
    Per tri dite e per tri net
    Mbrini Aga ne vend te vet
    E kur shkoi ke kroni i ngri
    Po gjene t’amen vneshtet tuj shbi:
    Puna e mbare o moj nane
    T’mbar pac, more rob i xane!
    Ku m’njef se jam rob i xane?
    Po te njoh floket-o qi ke lane
    Kahe po vjen or djali i ri?
    Prej se zezes qasaje Spaje
    Ka ndo’i fjale per Aga Ymerin?
    Aga Ymerin e kan vra
    E merr vaji nanen e shkon tuj kja
    C’jan keta krushq qe po shkojen rrashit?
    Krushqt e qenit Veli Pashe
    Te kujen nuse kjene me marre?
    Nuse zezen e Aga Ymerit
    Aga Ymeri theke dorin
    Me mezi e xu krush’in
    Mire se u gjej or krushq darsmore!
    Mire se vjen ti rob i xane!
    Kah po vjen ti rob i xane?
    Prej te zezes qasaje Spaje
    Aga Ymerin a na ke pa?
    Aga Ymerin e kane vra
    Ka tri dit me ta s’jam pa
    Krushqt u qeshen, u hallaka’n
    Nji amanet qi m’a ka lane
    Sall tri fjale kesaje vashe me i thane!
    Per tri fjale e per sa te duesh
    Burrin tand a mund e njofsh?
    Ku t’a njof e ku t’a dij
    Sall’i nate e kam pase ne shpi
    Por m’ka pase thane e zeza nane
    Se ka pase nji shej ne llane
    Ku e ka pa’ngrane gjogu ne dhambe!
    Shpervoi lla’n, kallxoi nisha’n
    Zdrypi vasha prej kocis
    Kcej e ra ne vithe te doris
    Udha e mbare, ju krushq darsmore!
    Veli Pashes m’i coni fjale
    Veli Pashes fale me shndet
    Erdh’i zoti me gja te vet!
    Mos me i mbete sarajet shkret
    Mos me mbete nana pa djale
    Prej shpiet vasha mos me dale
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Ballada pėr Doruntinėn
    Nga shigjeta nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-10-2004, 19:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •