Ndoshta mese larg prej qenies se vertete
Pertej asaj jetes se lengueshme
Kerkojne te me gjejne vetvetet e mia te humbura
Tashme te zbehura nga krakellima e harreses
Dhe cmenduria e hupjes
Une nuk I kam kerkuar kurre
Sepse ne rruge me kerkojne gjithnje te ndalem
E te bej nje kryq per tepare me qarte
E une harroj qe jam vetem duke kaluar atypari
Dhe nuk me kerkohet te qendroj gjate
Po te gjitha vendndalesat kane ngjyra marramendese
dhe une humbas fundin me fillimin nje copez te vjeter harrese
ulem e ze nje dore gjume nen eren ndjellese te moskokecarjes
gjendem gjithnje e me larg qoftelargut
por kurre larg rrezikut
Dua edhe une te iki lehte, pa bere zhurme
Ngadale permbi kufijte e trysnive te perditshme
Midis keshillave te miqve rastesore
Dhe pleqve te veteshpallur te urte
Tekave te motit ua kam pare udhet
E nuk u kerkoj me llogari
Po nuk me duket e drejte qe ti ve faj atij
Per dembelizmin tim te pasherueshem
Cdo gje po behet me e qarte, po une nuk dua te rri me!
Krijoni Kontakt