Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Gjyqi I Vetėvehtes!...

    GJYQI I VETĖVEHTES!.....



    M’u ka mėrzitur vehtja...m’u ka mėrzitur keq.
    Aq keq sa qė nuk dua t’a shoh bile me sy...
    Me shpirtin tim nomad nuk mundem qė t’a ndreq
    Dhe me kėt’zemėr copė, qė rreh vetėm pėr ty!

    Bile mė janė mėrzitur komplet ditėt e javės
    Dhe muajt, edhe vitet qė rendin pa kuptim.
    M’u ka mėrzitur vehtja, qė merr forcėn e fjalės
    E fut atė nė vargje…ngjyrosur me trishtim

    Sa shumė mė ėshtė merzitursivjet kjo vehtja ime
    Sa dua qė t’a marr njė ditė nė hetuesi
    T’a pyes mirė e mirė, tė heq mijra dyshime
    Dhe t’a dėnoj vetvehten: - me Kusht nė Dashuri!

    Dhe ndoshta nuk do trėmbem kur t’i citoj dėnimin.
    Pa ēka qė nė gjykata, nuk ka njė Kod Penal.
    qė Mallin t’a cilsojė tė barabartė me krimin(!)…
    ndaj vehtes do t’i jap Dėnimin Maksimal!

    “Pa ngrihu i pandehur! Dhe fol, para ndėrgjegjes!
    Si nuk tė vjen pak turp, qė bėn njerzit tė vuajn?!…
    Na thuaj sinqerisht, mos je virus i “zgjebes”…
    qė quhet Dashuri ndaj njerzit vehten kruajn!?…”

    ēudi me ēfarė kurajo, u ngrit vetėvehtja ime
    dhe morri mikrofonin tė fliste veē dy fjalė:
    “Dėgjoni njerz tė mirė, mos shkoni me dyshime!
    Mallkimi im pėr ju, ėshtė Vdekshi pa u ēmallė!”


    Agim Doēi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Qenkam para qe e mora kenaqesine e ketyre vargjeve.
    Cfare mallkim-bekimi i bukur "Vdekshi pa u ēmalle".

    U denofshim te gjithe me kete "mallkim"!

    Te lumte goja dhe dora o poet.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Agim! Ėshtė njė kryevepėr! Fjalėt e kapura, tė lidhura me ēaste, tė lidhura me jetėn reale. E ke shprehur shumė qartė ndjenjėn!

    Veē uroj qė gjithēka tė tė shkoj, mbarė, siē ka thėnė frymėzuesi mė i madh pėr mua:

    "Nė ēdo fund ka njė fillim tė ri."
    Ralph Waldo Emerson

    Dhe me kėtė shpresoj qė pas dhimbjes tuaj tė vi prap dielli, sepse ai dėgjon kur ja kėrkon me dhimbje dhe i pėrulur ndjenjat ēliruese!

    Sinqerisht
    Drini

  4. #4
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Jap edhe une voten time maksimale Z. Agim.
    Poezi shume e vertete dhe e hidhur, dhe e punuar me mjeshteri!

  5. #5
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Pranoni i nderuar zoti Agim edhe komplimentin tim per kete poezi shume te bukur.
    Te uroj gjithmone te na dhurosh shpesh te tilla vargje.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #6
    Fragile Maska e Alesia
    Anėtarėsuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Kujt ia ke hedhur kete mallkim o Agim...!!!!
    Gjynah se e ke bere te mallkoje VETEN ......

    Malli te merr shume per nje njeri qe e ke pasur ne zemer dhe MALLKIMI QE BEN TI ESHTE I RENDE ...bre burre.....!!!!!!

    Fillim te mbare!!
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Alessia,
    Jemi tė vegjėl, liliputė, e hedhim hapin nė jetė tejet tė vockėl, por na gėnjen mėndja shpesh qė ēoē jemi.
    Kjo poezi ka tė bėjė me mua, me vehten time, qė vendosa ta nxjerr para Gjyqit tė Ndėrgjegjes. Ohua, sa herė gabojmė nė jetė, po tė ishim aq tė rreptė nė "dėnime" do na duhej tė vrisnim vehten 4 herė mbas dreke dhe 2 herė nė mesnatė!...
    Mos u mėrzit pėr asgjė rreth teje, sepse nganjėherė janė kushtet ato qė tė dėnojnė, ndaj mė i lehti dėnim juridik ėshtė DĖNIM ME KUSHT!
    Ama kur pėrsėritet faji, dėnohesh me 2 nene!
    Ti askujt nuk i ke borxh, pse duhet tė shkruash aq idhshėm e trishtueshėm?...Ti je vajzė e re, ama je mami! Apo jo mos gabofsha! Prandaj lėri vargjet e mija tė hallakaten, se diku e kam lexuar qė poetėt janė tė krisur...
    Me respekt Gimi

  8. #8
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Si gjithnjė tė bukura!
    Edi

  9. #9
    huh? Maska e hmmm
    Anėtarėsuar
    23-04-2003
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    27
    Per flokesh e terhoqa vehten dhe e ula perballe. Vehtja ime, eh si me ka katandisur... Vehtja ime e perdale, qe deshi aq shume, sa shume, qe vuajti me shume, qau sa shume per sa shume, oh sa shume... ndersa per mua mezi u kujtua, sa pak u kujtua. Vehtja ime, ajo e pangopura, qe kerkonte aq shume, shume me shume se une. Vehtja ime, qe kurre s'qe e imja. Vehtja ime, qe kurrre s'qe me mua. Vehtja, qe mu derdh neper duar e paforme, me shpirt te copetuar. E c'mendur vetja, sa shume me vriste. E c'i duhej asaj malli, dashuria...? Mjaft me, doja ti ulerija, s'ka me mall budallaqe. Dhe ngrita syte, e pashe, dhe ndjeva... mall... per vehten time. Ja mora duart ne duart e mija per t'ja ngrohur, e lashe ta vinte koken ne supin tim per tu c'lodhur, ja ndjeva frymen ne qafen time, o zot sa shume e desha vehten... Fjetem bashke per te paren here prej kaq netesh, vetem ne te dyja, sa bukur qe, pa te tjere, pa mall...

    Te nesermen u zgjova vetem perseri. Vehtja kishte ikur te dashuronte perseri, te kishte mall per te tjere, shume mall, shume dashuri, sa shume... Dhe shtratin e kishte lene pa rregulluar vehtja...

  10. #10
    *Rri me mua* Maska e Kukes_girl
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    N'vend takimin tone...!
    Postime
    57
    Ehh gjygj vetes po i beje perdite,po s'po e fitojme dot.
    Poezi c'do dite dhe me te bukura po shikojme nga ty Agimi urime.

    Pershendetje nga Kukes _girl
    I wrote your name in the sky,
    but the wind blew it away.
    I wrote your name in the sand,
    but the waves washed it away.
    I wrote your name in my heart,
    and forever it will stay.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •