-
tri gjera shkatarruese e tri gjera shpetimtare
HADITH I DITES
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se i Dėrguari All-llahut s.a.v.s ka thėnė:
Tri gjėra janė shpėtimtare dhe tri gjėra janė shkatėrrimtare.
Tri shpėtimtaret janė:
- Takvallėku (tė kesh frike) nga All-llahu i Lartė, nė vetmi dhe nė prani tė njerėzve;
- Tė thuash tė vėrtetėn, nė gėzim dhe hidhėrim;
- Tė jesh mesatar nė skamje dhe bollėk;
Kurse tri shkatėrrimtaret janė:
- Ti nėnshtrohesh koprracisė
- Ta pasosh epshin
- Tė tė pėlqejė vetja jotė (tė tė hyjė vetja nė qejf), e kjo ėshtė mė e rėnda prej tyre.
Porosia e parė:
Shpėtimtaret:
Takvallėku (tė kesh drojė nga All-llahu) kur tė jesh nė vetėm dhe nė prani tė njerėzve.
Takvallėku ėshtė tia kesh frikėn All-llahut, nė sekret dhe haptazi. Tia kesh frikėn All-llahut do tė thotė ti bindesh urdhrave tė Tij dhe tė largohesh nga ndalesat e Tij. Tė jesh takva do tė thotė tė ndalesh nė kufijtė e All-llahut tė lartė. I Dėrguari s.a.v.s ka thėnė: All-llahu i ka bėrė tė detyrueshme disa kufij e mos i shkelni ato. Gjuhėsisht rrėnja e fjalės takva ka kuptimin e ruajtjes, ngase ajo e ruan njeriun nga zjarri, All-llahu i Lartė thotė:
O ju qė keni besuar! Kini frikė All-llahun me njė takvallėk tė njėmendtė dhe mos vdisni ndryshe pėrveēse duke qenė muslimanė! (Ali Imran 102)
Abdullah Ibn Mesudi nė komentimin tė kėtij ajeti tha:
. Kini frikė All-llahun me njė takvallėk tė njėmentė d.m.th ti bindesh All-llahut e tė mos bėsh mėkat ndaj Tij, ta pėrmendėsh e most a harrosh, ta falėnderosh e most a mohosh. All-llahu i Madhėrishėm thotė:
Frikėsojuni All-llahut sat ė keni mundėsi! (Tegabun 16)
Ai gjithashtu ka thėnė:
O ju qė keni besuar! Frikėsojuni All-llahut dhe thoni fjalė tė drejta, Ai jua pėrmirėson punėt dhe gjendjet tuaja dhe jua fal mėkatet tuaja, e kush i bindet All-llahut dhe tė Dėrguarit tė Ti jai ka arritur fitore tė madhe (Ahzab 70)
Ai gjithashtu thotė:
Nėse keni frikė All-llahun, Ai do tju dhurojė udhėzim (pėr ta dalluar tė mirėn nga e keqja), do tjua mbulojė tė kėqijat dhe do tjua falė mėkatet, e All-llahu ėshtė Dhurues i Madh. (Enfal:29)
Pra, takvallėku me kėtė botėkuptim ėshtė njė prej gjėravė shpėtimtare.
Porosia e dytė:
ta thuash tė vėrtetėn kur tė jesh i gėzuar dhe i hidhėruar
Muslimani duhet ta thotė tė vėrtetėn, qoftė edhe kundėr vetvetes, kur tė jetė i gėzuar a i hidhėruar, i kėnaqur a i mėrzitur, qė nėse pyetet pėr ndonjė njėri ta thotė tė vėrtetėn, pavarėsisht se a ėshtė hidhėruar ndaj tij a i kėnaqur me tė, e sidomos nė ēėshtjet si martesa, partneriteti, bashkpunimi me njerėz nė tregti, nė industri, etj.. qė gjithnjė dhe nė ēdo situatė ta thotė tė vėrtetėn dhe tė mos ndryshojė e vėrteta tek ai me ndryshimin e epshit dhe shijes sė tij.
Porosia e tretė:
.tė jesh mesatar nė skamje dhe bollėk..
Tė jesh mesatar do tė thotė tė jesh i ekuilibruar nė shpenzime, kur tė jesh i pasur dhe i varfėr, ngase Islami ka ardhur me mes dhe ekuilibėr. All-llahu i Madhėrishėm thotė:
Dhe ata qė kur shpenzojnė nuk e teprojnė e as nuk janė dorėshtrėngues, por mbajnė mesetaren e janė tė matur. (El-Furkan:67)
Pra, besimtari duhet tė largohet nga teprimi dhe koprracia dhe duhet tė punojė me ekuilibėr dhe masė nė ēdo ēėshtje tė jetės sė tij. Sa prej tė kamurve patėn pasuri tė mėdha e qė i shpenzuan pa masė dhe mbetėn nė fund pa to, dhe sa prej tė varfėrve e harxhuan edhe atė pak pasuri qė e patėn dhe mbetėn parazitė nė kurriz tė tė tjerėve! Ndėrsa Islami erdhi nė tė gjitha ēėshtjet e tij me mes dhe ekuilibėr, pa ekstravagancė dhe pa koprraci.
Porosia e katėrt : Prej shkatėrrimtarėve: ti nėnshtrohesh koprracisė
Besimtari nuk ėshtė dorėshtrėnguar e as koprrac. All-llahu i Madhėrishėm thotė:
E kush i ruhet koprracisė sė shpirtit tė tij, tė tillėt janė tė shpėtuarit. (Et-Tegabun 16)
I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s ka thėnė: Ruajuni koprracisė, sepse koprracia i ka shkatėrruar ata qė ishin para jush, derisa i nxiti tė derdhin gjakun e njeri-tjetrit dhe ta bėjnė tė lejuar nėpėrkėmbjėn e nderit tė njėri-tjetrit. (Muslimi)
Porosia e pestė:
. ta pasosh epshin
Ta pasosh epshin do tė thotė ti ndjekėsh dhe tė anosh pas lakmive dhe pasioneve nė ēdo gjė. All-llahu i Madhėrishėm thotė:
Mos iu bind atij tė cilit ia kemi shmangur zemrėn prej pėrkujtimit Tonė, atij i cili i ėshtė dhėnė epshit tė tij dhe puna e tė cilit ėshtė e tepruar (Kehf 28)
I Lartėmadhėrishmi gjithashtu thotė:
E kush ėshtė mė i humbur se ai i cili e pason epshin e vet pa kurrfarė udhėzimi nga All-llahu.
Ai gjithashtu thotė:
A e ke parė ti atė qė duke e ditur e respekton epshin e tij si zot tė vetin? Atė All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur tė dėgjuarit dhe zemrėn e tij dhe i ka vėnė perde mbi tė parėt e tij. Mė thuaj, pos All-llahut kush mund ta udhėzojė atė? A nuk po mblidhni mend? (El-Xhathije:23)
All-llahu i Madhėrishėm gjithashtu thotė tė Dėrguarit tė Tij s.a.v.s
Nė tė vumė ty nė njė rrugė tė drejtė tė fesė, pra ti pasoje atė e mos ndiq dėshirat e tė padijshmėve! (El-Xhathije 18)
Mos ndiqni dėshirat e njė populli qė e ka humbur rrugėn, qė shkaktuan humbjen e shumė tė tjerėve dhe qė u larguan nė tėrėsi nga rruga e drejtė! (El-Maide 77)
Prandaj, nėnshtrimi ndaj epshit ka shkatėrruar njerėz dhe vendbanime tė shumta, dhe ka shkaktuar qė njerėzit tė ngecin mprapa, ngase atyre u hyri vetja nė qejf.
Porosia e gjashtė:
ti hyjė njeriut vetja nė qejf, e kjo ėshtė mė e rėnda prej tyre.
Tė tė hyjė vetja nė qejf dhe tė jesh mendjemadh ėshtė nga gjėrat mė shkatėrruese. Mu pėr kėtė aryse All-llahu i Madhėrishėm thotė:
Atė vend tė pėrjetshėm (Xhennetin) e kemi bėrė vendbanim tė atyre qė nuk duan mendjemadhėsi e as ngatėrresa nė tokė, e pėrfundimi i mirė u takon atyre qė janė tė ruajtur prej mėkateve. (Kasas:83)
Ai gjithashtu thotė:
Dhe mos shtrembėro fytyrėn tėnde prej njerėzve dhe mos ec nėpėr tokė kryelartė, se All-llahu nuk e do asnjė mendjemadh qė shumė lavdėrohet! (Lukman:18)
I Madhėrishėm gjithashtu thotė:
Karuni ishte nga populli i Musait dhe u bė arrogant dhe e shtypte atė popull, e Ne i patėm dhėnė aq shumė pasuri saqė njė grup i fuqishėm mezi bartnin ēelėsat e pasurisė sė tij e kur populli i vet i tha atij: Mos u kreno aq sepse All-llahu nuk i do tė shfrenuarit
.
E deri te fjala e All-llahut:
Po Ne atė pallatin e tij e fundosėm nė tokė (Kasas 76)
Pra ajo qė e shkatėrroi Karunin ėshtė se atij i hyri vetja nė qejf dhe mbizotėroi arroganca e tij mbi tė tjerėt, e All-llahu e fundosi nė tokė qė tė jetė mėsim pėr tė tjerėt deri nė Ditėn e Kiametit. I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s ka thėnė: Nuk do tė hyjė nė xhennet ai nė zemrėn e tė cilit ka mendjemadhėsi sa grimca e atomit (Muslimi)
Ai gjithashtu ka thėnė:
All-llahu i Madhėrishėm ka thėn: Krenaria ėshtė kostumi i poshtėm Imi dhe madhėshtia e lavdia janė pjesė e lartė e kostumit Tim, e ai qė konkurron me mua nė to do ta dėnoj atė. (Muslimi)
I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s gjithashtu ka treguar pėr gjendjen e njė njeriu nė kohėn e mėparshme, tė cilit i kishte hyre vetja nė qejf:
Ishte njė njeri qė i veshur me kostumin e tij tė zbukuruar, flokėkrehur,i mburrur me vete, po ecte i krehrosur, atėherė All-llahu e vithisi (fundosi) nė tokė e ai tanimė ėshtė duke u zhytur vazhdimisht nė brendėsi tė tokės, e kėshtu deri nė Ditėn e Kiametit. (Buhariu dhe Muslimi)
Ky ėshtė pra pėrfundimi i mburravacėve dhe i atyre qė u ka hyrė vetja nė qejf, e kjo ėshtė prej gjėrave mė shkatėrrimtare pėr njeriun, ashtu siē kallėzoi i Dėrguari All-llahut s.a.v.s. All-llahu i LArtė na ruajttė prej mburrjes,pėlqimit tė vetes dhe mendjemadhėsisė dhe na dhashtė sukses qė tė jemi modest, sepse me modesti na ka ardhur Muhamedi s.a.v.s dhe modestia ėshtė morali i tij. AI ka thėnė:
Ai qė bėhet modest pėr hir tė All-llahut, atė All-llahu do ta ngrejė lartė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 29-07-2003 mė 22:27
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt