Shoqata e te Drejtave te Njeriut ne Londer , ka nisur qe prej kater muajsh nje proces gjyqesor ndaj ushtareve vrases. Prokuroria ushtarake e Selanikut para tre muajsh, ka marre ne pyetje 68 vjecarin Ferhat Ceka ,per te dhene shpjegime rreth ngjarjes se ndodhur nje vit me pare. " Te gjitha provat e krimit ishin falsifikuar, pasi e verteta nuk eshte ashtu", shprehet 68 vjecari
Artan CELA
"Nje nga tre ushtaret grek pasi me kishin rrahur me c'fare te mundnin, me vendosi tyten e pistoletes nga pas shpine ne krahun e djathte. Pa kaluar pak sekonda kam ndjere qe dicka e nxehte me pershkoi barkun dhe me ka mbuluar gjaku. Nuk munda te qendroja me dot me kembe dhe u perplasa pertoke. Pas kesaj, u kam kerkuar qe te me shkrepnin edhe nje plumb ne balle". Keshtu, e ka nisur rrefimin e tij plaku 68 vjecar Ferhat Ceka, i cili para nje viti ka qene nje nga viktimat e radhes te ushtrise kufitare greke. Ai, si mijera shqiptare per shkak te kushteve te veshtira ekonomike ka marre rrugen e kurbetit per te fituar disa te holla, per sigurimin e nje minimumi jetik ne kryeqytetin shqiptar Tirane. Ai thote se ne kryeqytet ka ardhur ne vitin 1997, pasi kishte mbyllur 60 vite jete ne qytetin e Elbasanit dhe ku kishte fituar edhe pensionin e pleqerise. Por, i detyruar nga kushtet ekonomike para nje viti ka zgjedhur rrugen ilegale te emigrimit per t'u punesur ne shtetin grek. Ishte tete marsi i vitit 2002 kur 68 vjecari Ceka, pasi eshte pershendetur me gruan dhe djalin u nis per ne Greqi. Duke qene se nuk kishte mundur te siguronte dot nje vize greke, kishte vendosur qe ta kalonte kufirin legalishti, pa e ditur se pak metra larg tokes shqiptare do te mund te kishte gjetur vdekjen nga predha e pistoletes te nje ushtari grek. " Ne kete dite, u nisa per te shkuar ne Greqi nga fshati Tersenik i Bilishtit dhe isha i vetem. Kufirin desha ta kaloja diten per shkak se nuk shikoj edhe aq qarte nga syte. Por, kur po afrohesha afer kufirit grek takova nje fshatar te ketij fshati, i cili kishte ngarkuar nje karroce me dru dhe kur me pa, me tha te mos kaloja sepse kishte ushtare. Dhe ashtu bera. Vendosa te kaloja ne mbremje", tregon plaku 68 vjecar. Kur kisha kaluar vetem treqind metra ne token greke rrashe balle per balle me patrullen ushtarake. Me kerkuan te ndaloja dhe keshtu veprova, tregon i tronditur plaku 68 vjecar. Ne kete kohe per te mos patur probleme me ushtaret e patrulles greke, ai kujton se ka ndezur elektrikun qe mbante me vehte dhe ka ndricuar fytyren. Pas kesaj, ushtaret greke kane filluar kontrollin ne te gjitha pjeset e trupit te plakut 68 vjecar. Pasi nuk i kane gjetur asnje gje ushtaret i kishin leshur qenin e kufirit dhe me pas e kane shtrire pertoke me duar te zgjatura perpara. "Ne kete kohe, dy nga ushtaret u vendosen sejcili nga njera ane e trupit dhe njeheresh filluan te me qellonin poshte brinjeve. Krahas shqelmave me qellonin edhe me qytat e automatikut. Nga dhimbjet trupi filloi te me mpihej dhe kur ushtaret me urdheruan qe te ngrihesha me kembe, me zor u ngrita", tregon 68 vjecari Ceka. Me tej, nje nga ushtaret pasi ishte larguar tre kater metra nga Ferhati, ka bisedur dicka me nje nga shoket e tij. "Ai, eshte kthyer me pistolete ne dore ,te cilen ma vendosi ne hijen e djathte nga pas shpine. Pasi e vendosi atje me kujdes, me dha urdher qe te nisesha perpara. Pa u nisur nga vendi kam ndjere qe dicka e nxehte me hyri dhe me doli nga trupi, dhe me pas kam degjuar zhurmen e armes. Pas dy tre sekondash rashe pertoke. Ne kete kohe, nga dhimbjet i kerkova ushtarit tjeter qe te me qellonte me plumb ne koke. Por, ai nuk e di pse nuk e beri kete gje". Pasi ka thene keto fjale plakun 68 vjecar e kane mbytur lotet. Por, torturat per te nuk kishun mbaruar me kaq. Ne gjendje te plagosur dhe me plagen qe i rridhte gjak ka ndenjur per rreth pese ore pa asnje ndihme mjekesore, nderkohe qe ushtaret pas kesaj kur e shikonin qe ai humbiste ndjenjat e permendnin perseri. Ne gjendje te rende, ne rrethana qe ai nuk i mban mend eshte percjelle per ndihme mjekesore ne spitalin e Kosturit. Ne spital, 68 vjecari i eshte neneshtruar operacionit, pas te cilit ka humbur veshken e djathte dhe nje pjese te konsiderueshme te melcise. 12 dite pas operacionit Ferhati eshte kthyer ne shtepi ku u ka treguar ngjarjen e dhimbeshme te afermeve te tij, te cilet nuk do ta besonin nese nuk do te kishin pare plagen qe ai ka ne trup.
Rastet si ky i fundit jane me qindra gjate ketyre 12 vjeteve qe vazhdon erozioni biblik i shqiptareve per ne vendin fqinj. Kur dreqin do mbaroje kjo torture ? Kur shteti shqiptar do filloje te luaje roline shtetit qe mbron qytetaret e tij, dhe jo te atij qe ben nje vesh shurdh e nje sy qorr? Duhet qe organizatat nderkombetare te nderhyjne per keto trajtime shtazarake te shqiptareve dhe shteti jone te mos ngreje as gishtin e vogel!?
Krijoni Kontakt