Close

Rezultati i Sondazhit: Përkthimi më i mirë nga

Votues
13. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Ndre Mjedja

    8 61.54%
  • Lame Kodra

    5 38.46%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #-9
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Ndre Mjedja apo Lame Kodra - Mbreti i Tulës, nga Gëte

    Mbreti i Tulës nga Gëte është përkthyer në shqip nga Ndre Mjedja, Arshi Pipa, P Kruja, Skënder Luarasi, Vehbi Bala, Jorgo Bllaci. Më poshtë kam dy përkthime me ftesën e zakonshme të shpallni më të mirin si dhe me një ftesë shtesë, të gjeni këto përkthimet e tjera e mundësisht moderatorët ti shtojnë këtu.

    Përkthyer nga Ndre Mjedja

    Mbreti i Tulës

    Deri n'dekë besnik ke s'thohet
    Ishte n'Tule 'j padisha,
    Diq e dashta mbas do kohet
    E 'j got' arit shej i la.

    Sa at gotë arit gja nuk dote
    E gjithmonë me tene piu;
    Por ka 'j lot për faqe i shkote
    Gjithsaherë pite fatziu.

    Kur pau vedin tuj mbarue
    Njeh qytetet, e gjithçka
    Trashgimtarit ia la shkrue,
    Por putirin nuk ia la.

    N'deje t'i'parve, n'buzë të dedit
    Gjith', parsinë n'nji gost' i thrret;
    Ulet n'gost e ka rreth vedit
    Mbledhun bashkë parsin' e vet.

    E t'ksaj t'kandshmes jetë dëshirin
    Piu ma t'mbramin e lumnoi
    Pijsi plak, mandej putirin
    Ndër valë t'detit e flakroi.

    Tuj e zhyt' e pau n'fund t'zallit
    Tuj këcye, nalt tuj hupë me turr;
    E n'at' ças i ranë prej ballit
    Fikun syt' e s'piu ma kurr.


    Përkthyer nga Sefulla Malëshova (Lame Kodra)

    Mbreti i Tulës

    Na ishte një mbret në Tule,
    I besës gjer në varrr.
    I dha, tek vdiste, mikja
    Një kupë derdhur ar.

    Si atë s'do gjë tjetër,
    Më çdo gosti e shpinte,
    E syve lot i shkonin
    Sa herë me të pinte.

    Dhe, kur ju afrua vdekjes,
    Të birin thirri e pa,
    Qytete e ç'kish ia fali,
    Po kupën nuk ja la.

    Mbi det, në kështjellë
    U shtrua me dolli,
    E mblodhi rreth e rrotull
    Kalorësit e tij.

    Atje të jetës afshin
    E fundit piu plaku.
    Pastaj bekriu në vala
    Të shtrenjtën kup' e flaku.

    E pa që ra, që kridhej,
    Që shkoi në fund atë.
    Iu errën syt' e ballit,
    E s'piu kurrë më.

  2. #-8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mbreti i Tules

    Besnik gjer buze varri
    ne Tule ish nje mbret
    tek vdiste nje kupe ari
    i fali mikja e vet.

    Gje me per zemer s'pati
    e merrte ne cdo gosti
    dhe derdhi lot i ngrati
    sa çoi me to dolli

    Kur iu afrua varrit
    te tera ç'kish ia la
    ne vend te trashegimtarit
    por kupen nuk ia dha

    Ne tryezen e gostise
    tek salla ne keshtjelle
    prane detit rreth dollise
    kaloresit i sjell

    Te fundit afsh piu plaku
    te jetes ne nje cast
    pastaj ate kupe e flaku
    ne detin me tallaz

    E pa si ra tej zallit
    si vala e perpiu
    iu shuan syte e ballit
    dhe kurre me te nuk piu

    DD, nuk di kush e ka perkthyer . Une kete version mbaj mend.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #-7
    MBRETI I TULES

    Nje here pat sunduar
    Ne Tulen larg nje mbret
    Nje kupe i kish dhuruar
    Kur vdiq mikesh’ e vet

    Sa here ulej pinte
    Neper gosti me te
    Nje pikez loti ndrinte
    Ne syte e tij gjithnje

    Kur erdh’ tek buza e varrit
    Keshtjella e pasuri
    Ja la trashegimtarit
    Po kupen kurresesi

    Edhe u nis e shkoi
    Tek kulla ne bregdet
    Gostine e fundme shtroi
    Atje per miqt’ e vet

    Ne fund te shtrenjten kupez
    E ktheu dhe ne cast
    U ngrit e flaku tutje
    Ne detin me tallaz

    Dhe kur ajo i humbi
    Nga syte pergjithnje
    Ai dha frymn’ e fundit
    E s’piu kurre me

    Perkthyer nga Jorgo Bllaci (pa anesi postimi, voten time ia jap perkthimit te J. Bllacit )

    Perkthimi qe ke vene Corazon eshte nga V. Bala
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 25-07-2003 më 01:07

  4. #-6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Po vendos ketu versionin ne anglisht, qe te shihet me mire se cili mund te jete perkthimi me i bukur ( nese nuk jane bere nga gjermanishtja).


    THE KING OF THULE


    IN Thule lived a monarch,
    Still faithful to the grave,
    To whom his dying mistress
    A golden goblet gave.

    Beyond all price he deem'd it,
    He quaff'd it at each feast;
    And, when he drain'd that goblet,
    His tears to flow ne'er ceas'd.

    And when he felt death near him,
    His cities o'er he told,
    And to his heir left all things,
    But not that cup of gold.

    A regal banquet held he
    In his ancestral ball,
    In yonder sea-wash'd castle,
    'Mongst his great nobles all.

    There stood the aged reveller,
    And drank his last life's-glow,--
    Then hurl'd the holy goblet
    Into the flood below.

    He saw it falling, filling,
    And sinking 'neath the main,
    His eyes then closed for ever,
    He never drank again.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #-5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Vota ime ishte per Ndre Mjeden
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #-4
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kam votuar për Mjedën. Në një forum tjetër edhe unë kam ngritur pyetjen a duhet të ketë përkthime mbas përkthimesh. Jo gjithmonë ai që përkthen mund të shmanget nga sfida me kryevepra (zakonisht këto përkthehen), shtoji dhe rrethanat.
    Si një përkthim brilant nga Lamja mbaj Kënga e Zgalemit prej Gorkit.
    Në Shqipëri vepra e plotë e Lames është në tre vëllime, poezi, përkthime dhe publicistikë, shoqëruar dhe me artikujt kritikë të asaj kohe dhe kësaj kohe.
    Lamja ishte po aq komunist sa komunistet e tjerë. Ai ka përkthyer internacionalen, ka shkruar për Kremlinin, Leninin, Shangain.
    Eshte po Lamja i vogël ( i Nolit) që ka sharë Lasgushin e madh duke e quajtur poeti i liqerit.
    Duhet temë më vete.

  7. #-3
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Lasgush Pogradecit1

    Të blenë me para, o zok liqeni,
    Të futnë në kuvli që të këndosh
    Pas avazit që do një mbret2 bejlerësh,
    Pas avazit që do një kuçedr' e huaj:
    Kuçedra Kapital me kthetra shumë.3

    Dhe ti tani do bëhesh plaçkë tregu,
    Dhe rekllame të ndritëshme kudo
    Për tyj do dalin. Shko, Lasgush, vërtitu
    Në botën e djallosur të parasë.
    Shiti ndjenjat e njoma,4 shit aromën
    E shpirtit delikat, poet i mjerë.

    Zemra jote do mpihet nër obore,
    Do fishket afër frymës së tiranit,
    Do bëhet si një kurvë lajka - madhe:
    Ajo zemër që duhej si vullkan
    Zjarr e flakë të shfrynte për liri.

    Dhe sytë që n'agim kanë lozur
    Me ngjyra dhe me dritë të çudiçme,
    Do të veshen nga luksi dhe nga veset:
    Ata sy, që veç duhej të shikonin
    Si po shtypet e po rripet një popull
    Nga gjakpirës, nga xhelatë e tiranë.

    Dhe veshët që dëgjuan harmonira,
    Muzikën e mëngjezit nër liqene,
    Me lëvdata, me lajka do të myken:
    Ata veshë që duhej të dëgjonin
    Si zjen lufta dhe si dalin kushtrime.

    Dhe ato duar që preknë zambakun,
    Që fërkuan një leshverdhë nër pyje
    Do të prekin vetëm duar xhelati,
    Do të prekin vetëm kartë e flori:
    Ato duar që duhej të rrëmbenin
    Vetëm pushkë dhe flamur për liri.


    1)Kjo vjershë është shkruar më 1928. kur Lasgushi Poradeci i kthye në Shqipëri dhe u shpall "poet kombëtar", që gjer atëherë kish qënë një poet i ri me talent, me zemër delikate, që donte dhe këndonte natyrën, hyri në pellgun oportunist të intelektualëve të asaj kohe. Ç'poet kish qënë Lasgush Pogradeci, ç'farë poeti po bëhej dhe si duhej të jetë poeti, ja thelbi i kësaj vjershe.
    2)Zogu, kryetar i koalicionit të bejlerëve në Shqipëri.
    3)Kapitali italian që po hithte thell' e më thellë kthetrat e tij në vendin tonë.
    4)Në botën kapitaliste dalin në trek jo vetëm vlerat materiale, po dhe ato spirituale:
    poezia dhe arti bëhen dhe ato plaçkë tregu.


    Për kureshtarët kjo është vjersha e plotë me gjithë shënimet e Lames, (që e ka pasur zakon tju vinte punëve shpjegime në fund).


    Agin Vinca shkruan:
    ...Akoma më i rëndë dhe fyes është teksti me të cilën shoqërohej vjersha...
    Mirpo vjersha botohet për herë të parë në vitin 1945, (mbase më saktë botuar tek Liria Kombëtare në 1929 por Lasgushi e ka lexuar kur është bërë botimi si libër shënimi im) ... plot 17 vjet pasi është shkruar...

    Për më tepër duhet lexuar Kadareja tek "Ardhja e Migjenit në poezinë shqipe" dhe "Lasgushi më ka thënë" e Petraq Kolevicës.


    P.S. Nganjëherë këtu shkruajmë edhe kundra interesave personale të Thanasëve.

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anëtarësuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Normalisht une jam per Ndre Mjeden,nickun qe kam e kam marre nga poema e famshme "Andrra e Jetes"!Mjeda eshte poeti me i arrire shqiptar qe ka shkruar ndonjehere ne gjuhen tone!Padyshim eshte edhe me i kulturuari njihte 13 gjuhe te gjalla e dy te vdekura ,latinishte e greqishte te vjeter!Ishte gjuhetar e dijetar e njeri i cili njihej asokohe anembane Evropes!Ka pasur disa diploma te universiteteve te Austrise sepse si prift Jezuit e kishte ne detyre te merrte disa diploma,tradite kjo e kultures se perandorise Austro-Hungareze!Jam i sigurte qe perkthimet e tij jane te paarritshme sepse Mjeda eshte shkolluar dhe eshte rritur me gjermanishte dhe e dyta ishte vete poet i madh...

  9. #-1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Une mendoj gjithashtu per Mjeden
    Jo nga tifozlleku...por..perkthimi i Mjedes eshte perkthim.ndersa te tjeret kane pak pershtatje deri ne fjale te shtuara...E di se e shkruara ne dialekt "gege" ju ben jo edhe aq te gelltit'shme perkthimin per shume nga ne.
    pershendetje
    muzg i heshtur

  10. #0
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    E zezë mbi të bardhë, ARGETA - LMG botuesi i Veprës Letrare (1998) të Lame Kodrës në faqen 11 të librit të parë shkruan:

    Shënimet sqaruese në fund të poezive janë të autorit.

    Ymeri i varfër i ka bërë librit parathënien në 1945.

    Ajo që ka shkruar Agim Vinca është marrë nga Alternativa letrare shqiptare, Shkup 1995 e ndonse nuk i di bindjet politike të poetit nuk besoj se ka shkruar homazh me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Dullës.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta e Shën Pandeleimonit - 27 korrik
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2024, 00:35
  2. Shën Katerina e Aleksandrisë - 25 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-11-2013, 11:28
  3. Historitë e profetëve dhe ajetet e Kuranit në ditët e sotme
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-05-2011, 15:13
  4. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •