TIRANE (4 Korrik) -Ngjarja e rrallë e rënies së meteorit ne malin e Buretos në Gjirokastër ka ngjallur interesin dhe vemendjen e studiueseve. Agjencia amerikane e aeronautikës dhe hapësirës, e njohur me emrin NASA ka fotografuar meteorin që ka rënë mbrëmë në afërsi të kufirit shqiptaro-grek në fshatin Poliçan të Gjirokstrës. Lajmi u botua në mjaft agjenci lajmesh. Në agjencinë e lajmeve AFP, ngjarja përshkruhet me fraza të tilla si "një meteor ka përshkruar qiellin" apo "zjarrëfikset greke janë thirrur me urgjencë sepse një top i zjarrtë është parë në qiell". anjo/dxh (BalkanWeb)
Krijoni Kontakt