Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Numërorët

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Numërorët

    11 njëmbëdhjetë

    12 dymbëdhjetë

    13 trembëdhjetë

    14 katërmbëdhjetë

    15 pesëmbëdhjetë

    16 gjashtëmbëdhjetë

    17 shtatëmbëdhjetë

    18 tetëmbëdhjetë

    19 nëntëmbëdhjetë

    20 njëzet

    21 njëzet e një

    22 njëzet e dy

    23 njëzet e tre

    24 njëzet e katër

    25 njëzet e pesë

    26 njëzet e gjashtë

    27 njëzet e shtatë

    28 njëzet e tetë

    29 njëzet e nëntë

    30 tridhjetë

    31 tridhjetë e një

    32 tridhjetë e dy

    33 tridhjetë e tre

    34 tridhjetë e katër

    35 tridhjetë e pesë

    36 tridhjetë e gjashtë

    37 tridhjetë e shtatë

    38 tridhjetë e tetë

    39 tridhjetë e nëntë

    40 dyzet

    50 pesëdhjetë

    60 gjashtëdhjetë

    70 shtatëdhjetë

    80 tetëdhjetë

    90 nëntëdhjetë

    100 njëqind

    101 njëqind e një

    200 dyqind

    300 treqind

    400 katërqind

    500 pesëqind

    600 gjashtëqind

    700 shtatëqind

    800 tetëqind

    900 nentëqind

    1000 një mijë

    1001 një mijë e një

    2000 dy mijë

    1.000.000 një milion

    1.000.000.000 një miliard




    p.s. ndoshta per tu ardhur ne ndihme disave

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Se besoj qe ka Shqiptar qe s di numrat ,keshtu qe ke humb kohen .
    Gj t m .

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Postime
    62
    o bibe
    quhen numra dhe jo numeror

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    O kashmiri .
    C fare ndryshimi ka numri nga numerori ???????????????
    Gj t m .

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Postime
    62
    meqe se dike vdis injorant
    gj t k

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Numërori


    Numërorë quajmë fjalët që tregojnë numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh:
    një, dy, tre, : dy fëmijë tri gra, katër burra, 20 metra

    Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk do të trajtohen si numërorë po si mbiemra.

    Numërorët përdoren për të treguar :
    - datën, vitin:
    Me sa jemi sot ? - Me 28 Nëntor.
    - një periudhë të caktuar kohe:-
    Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990 deri më 1997.
    - përmasa ose përqindje : 0,5 m, 50 përqind etj.
    - notat në shkollë :
    Cfarë more sot ? - Dhjetë.
    -në domino: katër-treshi, pesë-gjashta.

    Kur përdoret me nyjen e përparme "të" numërori ka një kuptim përmbledhës:
    Erdhën të dhjetat.

    Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar:
    C'të bënin ata tre kundër dhjetëve ?

    Numërtori përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike:
    Pesa te dhjeta hyn dy herë.
    Rrënja katrore e nëntës është treshi.

    Përdoret në ëmërtimin e viteve:
    A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.

    Numrat një, dy, tre, emërzohen me anë të prapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i.

    Numërorët janë :
    - fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.;
    - fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.;
    - fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë;
    - lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj.

    Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza.
    Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por edhe njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza.
    Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:
    Sa djem erdhën ? Të dy(të tre).
    Sa vajza erdhën ? Të dyja(të trija).
    Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës:
    Sa djem ishin ? Tre.
    Po vajza sa ishin ? Tri.

    Numërorët kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë gramatikore të rasës:

    RASA

    Emërore
    Gjinore
    Dhanore
    Kallzore
    Rrjedhore


    Numërori

    dy
    i,e, dyve
    dyve
    dy
    dyve


    Mashkullore

    të dy
    i,e,të dyve
    të dyve
    të dy
    të dyve


    Femërore

    të dyja
    i,e, të dyjave
    të dyjave
    të dyja
    të dyjave

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    D m th .
    Fjala ( Shpate ) quhet ( Shpator ) kur shkruhet dhe ( Shpate ) kur
    pikturohet si figure . HAAAAAAAAAAAAAA
    Akoma ju me gramatiken e Enverit ?

    Fjala ( Numer ) vjen nga Lat dhe do te thote .
    Vlere aritmetike e shprehur nga nje fjale ,simbol ,ose figure dhe perfaqson nje kuantitet te caktuar .
    Pra fjala ( numeror ) ashtu si nuk egziston ne Latinisht ,dhe ne te gjitha gjuhet e botes ,nuk duhet te jete as ne Shqip .
    Fjala ( Numer ) i perfaqson te gjitha ato fjalet qe ti Asgje ke permendur :
    Gj t m .

Tema të Ngjashme

  1. Gramatikë dhe rregulla drejtshkrimi shqip
    Nga alvi në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-12-2016, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •