BSH: Banka e Kursimeve gati per shitje
Mbikeqyrja bankare ka vleresuar thuajse te realizuar procesin e ristrukturimit te Bankes se Kursimeve si nje element kyc qe do t'a coje ate drejt privatizimit. Ne nje njoftim zyrtar te Bankes se Shqiperise thuhet se, banka qendrore eshte duke e mbikeqyrur ne menyre te vazhdueshme procesin i ristrukturimit te Bankes se Kursimeve, duke dhene edhe rekomandime konkrete lidhur me permiresimin e situates ekonomiko-financiare dhe me privatizimin e saj. Banka e Shqiperise konstaton se Banka e Kursimeve ka treguar perparime ne realizimin e ketij plani dhe ne menyre te dukshme kalimin e pageses se pensioneve per llogari te Institutit te Sigurimeve Shoqerore tek Posta Shqiptare. Gjithashtu, Banka e Kursimeve ka pakesuar numrin e punonjesve te saj dhe ka realizuar objektivin ne kete drejtim. Ndersa mbetet ende me shume pune ne drejtim te informatizimit te plote dhe ne lidhjen on-line te rrjetit te Bankes.
Krijoni Kontakt