KESH-i deklaron falimentimin e shoqėrisė Sesa
Pas ultimatumit tė dhėnė nga Banka Botėrore pėr nivelin e arkėtimeve, KESH blen Sesa sh.a.
Arkėtimet e ulėta, menaxhimit i dobėt dhe humbjet e larta tė energjisė elektrike nė rrethin e Shkodrės falimentojnė shoqėrinė Sesa sh.a. Drejtori i pėrgjithshėm i Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare, Andis Harasani, sqaron pėr gazetėn Shekulli se shoqėria nuk pėrmbushte detyrat e dhėna nga Banka Botėrore pėr rritjen e arkėtimeve dhe pėr furnizimin me energji tė konsumatorėve. Kjo shoqėri, si dhe dy tė tjera, njėra nė Vlorė dhe tjetra nė Elbasan janė krijuar si shoqėri eksperimentale nė vitin 1996 nga njė projekt pilot i Bankės Botėrore. Ato janė krijuar nga blerja e letrave me vlerė, ku 30 pėr qind tė aksioneve i zotėronin punonjėsit dhe 70 pėr qind tė aksioneve i zotėronte shteti. Sesa qė prej disa vjetėsh ndodhej nė njė gjendje tepėr tė vėshtirė financiare, e cila u rėndua edhe mė shumė prej mosvjeljes sė arkėtimeve tė energjisė elektrike dhe prej menaxhimit tė dobėt. Pas disa tentativash tė bėra nga Ministria e Industrisė dhe Energjitikės dhe nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare pėr menaxhimin sa mė tė mirė tė saj, ajo nuk arriti tė vilte tė ardhurat dhe tė realizonte detyrat e dhėna. Para disa muajsh nga Korporata Elektroenergjitike pėr tė mos lėnė pas dore Shkodrėn, u dėrgua nė krye tė shoqėrisė Sesa sh.a si drejtor i komanduar, Nexhat Maliqi, i cili arriti tė pėrmirėsojė disi arkėtimet por ato ishin tė papėrfillshme, ky ishte edhe shkaku qė dy javė mė parė ai u shkarkua nga detyra.
Banka Botėrore
Me blerjen e biznesit tė shoqėrisė Sesa ne pėrmbushim detyrat e Bankės Botėrore, me qėllim rritjen e arkėtimeve dhe menaxhimin sa mė tė mirė tė kompanisė, si dhe rritjen e furnizimit me energji, -shprehet Harasani. Sipas tij, blerja e aksioneve tė shoqėrisė Sesa ka qenė njė nga detyrat kryesore tė Planit tė Masave tė hartuar nga Banka Botėrore. Kėshtu vendimi pėr blerjen e aksioneve tė kėsaj kompanie pėrmbush detyrat e lėna nga Banka Botėrore, sipas sė cilės Korporata Elektroenergjitike duhet tė rrisė tė ardhurat nga shitja e energjisė elektrike. Aktualisht, niveli i arkėtimeve nė qytetin e Shkodrės, i cili ėshtė mė problematiku nė vend dhe ku kufizimet janė mbi 8 orė nė ditė, arrin nė 10-12 pėr qind e totalit tė energjisė qė konsumohet. Shmangia e kėsaj situate ėshtė edhe blerja e biznesit tė kėsaj shoqėrie nga ana e Korporatės Elektroenergjitike.
Vendimi
Aksionet e Sesa sh.a. do tė blihen nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare me njė ēmim prej 90 milionė lekė. Vendimi pėr blerjen e kėtyre aksioneve ėshtė marrė nga Asambleja e kėsaj shoqėrie gjatė njė mbledhjeje tė jashtėzakonshme qė ka zhvilluar drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it, Andis Harasani, nė tė cilėn ishin tė pranishėm edhe aksionerėt qė zotėrojnė 30 pėr qind tė aksioneve tė saj. Por, kėta tė fundit gjatė kėsaj mbledhje kanė deklaruar se janė tė pakėnaqur nga vlerėsimi qė i ėshtė bėrė shoqėrisė, nga kompania franceze Fikatex si dhe nga KESH-i, i cili vlerėson 30 pėr qind tė aksioneve me rreth 90 milionė lekė.
Pėrgjegjėsia
Pėrfshirja e sh.a. Sesa-s nė Korporatėn Elektroenergjitike u bė njė domosdoshmėri e madhe nė kushtet kur rezultatet e saj ekonomiko-financiare po binin gjithnjė e mė shumė, sipas vlerėsimit tė bėrė nga shoqėria franceze Fikatex, -pohon zėdhėnėsja e korporatės, Armanda Shtėmbari. Sipas saj, ndryshimi i pozicionit tė Sesa-s do tė thotė se kjo ndėrmarrje do tė pėrfshihet nė zonėn e shpėrndarjes sė Shkodrės dhe aktiviteti i saj tani e tutje do tė kontrollohet nga KESH-i.
Krijoni Kontakt