Nje tjeter Miss shqiptar ka dale dje ne nje nga kalate e vjetra te Sarandes. Konkursi i madh i bukurise shqiptare "Miss Shqiperia" ka kurorezuar ne oret e vona te mbremjes se djeshme, me te bukuren shqiptare te vitit 2003. Kurora e ketij viti i eshte vene Erjona Ibros, e cila eshte shpallur me e bukura mes 25 vajzave konkurrente te edicionit te peste te spektaklit te bukurise. Qetesia shekullore e kalase se Lekursit, eshte prishur dje nga muzika qe shoqeronte paradat e vajzave konkurrente, nga kenget e shume te ftuarve te regjisorit Petri Bozo, e sigurisht nga prezantimi i Leonard Bombajt, i cili me spektaklin "Miss Shqiperia 2003" ka shenuar dhe rikthimin e tij te madh ne skene. Shqiponja dykrenare eshte gershetuar per bukuri mbreme me guret e lashte te Lekursit, statujat e ushtareve ilire, ndersa skena e improvizuar e Bozos, ka arritur edhe nje here qellimin e vet: gershetimin e spektaklit te bukurise me historine e lashte shqiptare. Nga edicioni i peste i "Miss Shqiperia 2003" kane dale mbreme dhjete fituese. Pervec Erjona Ibros qe dje u kurorezua me dy cmime, cmimin e shoqerueses se pare te Miss-it e ka fituar Migena Kodra, cmimin e shoqeruses se dyte Arjana Milo nga Saranda, nderkohe qe gjate spektaklit jane dhene edhe shume trofe te tjera perfshire edhe cmimin e Televotimit, i cili per kete vit i takoi po mbretereshes se mbremjes, vajzes nga Tirana, Erjona Ibro. Emrat e vajzave fituese jane shpallur dje nga emrat e te ftuarve te vecante te Bozos, nderkohe qe nderi i shpalljes se emrave te dy shoqerueseve se Miss-it i eshte lene Kryetarit te Jurise se konkurimit Gezim Kame. Nga ana tjeter Leonard Bombaj, pervec kthimit te bujshem ne skene, nuk i ka rezistuar mbreme tundimit qe te ishte ai personazhi qe do te shpallte emrin e mbretereshes se bukurise shqiptare. Permes fishekzjarreve qe ndezen Lekursin, Bombaj ka anoncuar emrin e asaj qe pergjate ketij viti do te njihet si me e bukura e do te perfaqesoje Shqiperine ne te tjera konkurse bukurie ne bote.
Një spektakël i nisur në Himarë
Edicioni i peste i spektaklit "Miss Shqiperia 2003" mblodhi se bashku 25 bukuroshe te ardhura nga qytete te ndryshme te Shqiperise, Maqedonia e Kosova. Nderkohe ata e djeshme ishte vetem kurorezimi i madh i nje spektakli te nisur dite me pare ne qytetin e Himares. Kjo ishte ideja e re qe regjisori i pervitshem i "Miss Shqiperise", Petri Bozo zgjodhi per edicionin e ketij viti. Mbasditen e 11 qershorit vajzat konkurrente te spektaklit, bene per here te pare paraden e tyre te bukurise perpara spektatorit himariot, duke shenuar ne te njejten kohe edhe celjen e sezonit turistik te ketij viti. Ne minispektaklin e Himares vajzat u shoqeruan edhe nga kengetare te tjere te njohur si Altin Goci, Sidrit Bejleri etj. "Miss Shqiperia 2003" shenoi edhe nje tjeter rikthim te njerit prej emrave me te njohur te koreografise shqiptare. Agron Aliaj, i tha "po!" fteses se Bozos duke u rikthyer serish ne nje skene misesh pas tre vjet mungese. Udhetimi i bukurosheve vazhdoi dy dite me pare po ne kalane e Lekursit, dhe gjate nates se 20 qershorit vajzat shenuan nje tjeter "prove" per garen e madhe. Ashtu sic ka ndodhur edhe ne vitet e tjera ne zgjedhjen e me te bukures shqiptare ndihmoi edhe publiku qe ndiqte edicionin e peste te spektaklit te bukurise shqiptare permes valeve te TV Klan dhe TV21 ne Kosove. Pervecse shpalljes se nje misi regjisori Bozo programoi sivjet qe edhe votuesi qe ka zgjedhur pikerisht vajzen qe u shpall si misi me i votuar te kete nje cmim special, nje udhetim dy ditor ne Korfuz. Ndersa ne spektaklin e mbremshem, pervec bukurosheve nuk kane munguar as te ftuarit e vacante qe Bozo kish ftuar per kete rast. Jo pa emocion ka zbritur ne skene Eda Zari, e cila ndodhej ne Shqiperi posacerisht per "Miss Shqiperine" . I vecante ishte edhe debutimi i fitueses se cmimit te pare per te rinjte, Daniela Pedali, e cila edhe pse ende nuk i kish mesuar mire fjalet pershendetese ne shqip korri duatrokitjet e publikut. Ne skenen e Lekursit u ngjiten dje edhe grupi i djemve te famshem qe kendojne pa velga muzikore "Neri per cazo", "Tre musketjeret shqiptare", Makashi, Gjoka e Deda e shume te etj.
Miss Shqiperia" ne edicionin e peste
Nuk ishte aspak rastesi organizimi i "Miss Shqiperia 2003" ne kalane e Lekursit ne Sarande. Udhetimi i 25 bukurosheve te ketij viti nuk ishte tjeter vecse nje rikthim i regjisorit Bozo ne qytetin bregdetar. Odiseja e tij e organizimit te spektakleve te bukurise ne kalate e lashta nisi pese vjet me pare e se bashku me bukurine regjisori synonte te kthente njeheresh edhe vemendjen e opinionit mbi trashegimite e lashta historike shqiptare. E, pervoja e ketyre viteve tregoi me se miri se regjisori i njohur kish te drejte. Bozo ishte i pari qe hapi rrugen drejt Butrintit ku pas konkursit te pare te "Miss Shqiperia", nga i cili u kurorezua si me e bukura Aldona Elezi, rrugen e tij e ndoqen edhe shume regjisore te tjere me spektakle te ndyshme si Festivali Nderkombetar i Teatrove, recitali i Inva Mules etj. Te njejtin ritem Bozo e ndoqi edhe gjate viteve te tjera duke udhetuar ne drejt kalase se Rozafes, ne Apaloni e sivjet serish ne Sarande ne kalane e Lekursit. Edhe per nje vit tjeter Bozo ka shpallur nje miss te ri, e cila pervec cmimit do te kujtoje ngahera edhe bukurine e kalase se vjeter te Lekursit.
Fitueset e "Miss Shqipëria 2003"
Miss Shqipëria 2003 Erjona Ibro
Shoqëruesja e Parë Migena Kodra
Shoqëruesja e Dytë Arjana Milo
"Miss Televotimi" Erjona Ibro
"Miss Kinemaja" Krenare Selimi
"Miss Press" Pamela Zyferi
"Miss Eleganca" Edlira Kapllani
"Miss Fotozhenia" Aurora Idrizaj
"Miss Spektakli" Enkelejda Kapedani
"Miss Buzëqeshja" Reida Brojka
Krijoni Kontakt