Mendoj se ka ardhur koha për disa ndryshime rrënjësore tek besimet fetare të shqiptarëve, edhe pse këto veçse janë duke u bërë, por që këto të bëhen më masovisht dhe me hapa më të shpejtë.
Mendoj se një përqindje bukur e madhe e kombit që ende i përket fesë islame (që nuk është gjë tjetër veçse një fe ekskluzivisht kombëtare e arabëve) duhet që masovisht dhe me hapa sa më të shpejtë të konvertohen në fe tjera, dhe kjo jo për tjetër përveç interesave tona kombëtare. Kjo fe tek një pjesë bukur e madhe e kombit tonë ka penguar dhe është duke penguar interesat tona kombëtare, prandaj sa më shpejtë që kjo të bëhet nga ana jonë është me vlera të jashtëzakonshme sidomos për çështjet tona kombëtare.
Mendoj se shqiptarët duhet të zgjidhin fenë më moderne protestante në shumicë, duke pasur parasysh se duhet të jemi edhe ne një komb me fe sikur gjithë tjerët edhe pse besimi në to është shumë i zbehtë nga gjithë kombet, prapë kjo është më e mira sidomos shikuar nga aspektet e interesave dhe çështjeve kombëtare, kjo vlen edhe për ortodoksit e katolikët shqiptar.
Ortodoksit, poashtu nëse duan që ende ta mbajnë këtë fe të gjallë tek shqiptarët duhet që së paku ti ikin ndikimeve shoviniste greke në këtë kishë si dhe të bëjnë largimin e njerëzve jo të pastër nga ana kombëtare nga kjo kishë.
Përshëndetje
Krijoni Kontakt