Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Gjyqi i Berlusconit....

    Imuniteti i Berluskonit

    Njė ligj imuniteti lehtėson kryeministrin e Italisė, hapet rruga pėr njė shef tė mundshėm tė Bankės Evropiane, ndėrsa askush nuk fajėsohet pėr skandalin e gjakut me HIV, njoftojnė gazetat evropiane.

    Imuniteti i Berluskonit

    Ndėrsa Italia po pėrgatitet tė marrė presidencėn e Bashkimit Evropian nė korrik, gazeta me seli nė Paris International Herald Tribune, si tė gjitha ditoret e tjera, njofton mbi miratimin nga ana e dhomės sė ulėt tė parlamentit italian pėr njė projektligj, i cili, thotė gazeta, "do tė pezullojė gjyqin e kryeministrit Berluskoni pėr ryshfet nė kohėn kur po i afrohej marrjes sė verdiktit".

    Projektligji i miratuar tė mėrkurėn, thotė gazeta, ka tė bėjė me pesė zyrtarėt mė tė lartė publik tė Italisė. Asnjėri nga katėr tė tjerėt nuk ndiqet nga ligji, vėren gazeta.

    Le Monde e Francės shėnon momentin e miratimit tė njė ligji, i cili, thotė gazeta, "kursen Silvio Berluskonin nga turpėrimi i daljes nė gjyq si i pandehur gjatė presidencės sė Bashkimit Evropian".

    Por imuniteti tė cilin e parashikon ligji ėshtė i kufizuar me mandatin, vėren gazeta. "Mandati i zotit Berluskoni pėrfundon mė 2006," vėren ajo, "dhe nėse ai nuk rizgjidhet ai do t'i nėnshtrohet ndjekjes si tė gjithė tė tjerėt".

    Gjaku i njollosur

    Gjykata mė e lartė e apelit nė Francė i dha fund tė mėrkurėn njė beteje ligjore nė lidhje me njė skandal qė ka tė bėjė me gjak tė kontaminuar me HIV duke hedhur poshtė akuzat kundėr 30 zyrtarėve dhe punonjėsve shėndetėsorė.

    Ky ishte "rezultati mė i keq i mundur", thotė Liberation e Parisit. "Do tė ishte iluzion tė mendosh se vendimi i djeeshėm... shėnon fundin e skandalit," thotė ajo.

    Pėrkundrazi, gazeta beson se vendimi i gjyqit "do tė ngelet gjithmonė pengesė pėr t'i dhn fund kėsaj ēėshtje".

    Duke u ndalur "nė gjysmė tė rrugės," shton ajo, gjykata "krijoi pėrshtypjen se bėri pėrpjekje t'i lė tė lira disa palė tė caktuara".

    Rasti i gjakut tė kontaminuar, thotė gazeta, "qėndron nė ballė" tė asaj qė e quan "listė e gjatė e shkaqeve tė krizės sė thellė tė besimit qė po godet demokracinė tonė (franceze)".

    Pasi njė gjykatė e Parisit tė mėrkurėn shpalli guvernatorin aktual tė Bankės sė Francės, Jean-Claude Trichet, tė pafajshėm nė lidhje me akuzėn se ka ndihmuar bankėn ish-shtetėrore Credit Lyonnaise tė falsifikojė llogaritė e saj para 10 vjetėsh, Le Figaro e Parisit thotė se zoti Trichet "ka gjasa tė mira tė emėrohet president i Bankės Qėndrore Evropiane (ECB) javėt e ardhshme".

    Humbjet e bankės Credit Lyonnaise e cila tashmė ėshtė privatizuar i kushtuan taksapaguesit francez 8-15 miliardė euro, kujton Le Figaro.

    Nė Gjermani, Die Welt e Berlinit thotė se shpallja e tij tė pafajshėm ėshtė lajm i mirė pėr tregjet financiare dhe ekonominė nė zonėn e euros.

    "Nuk ėshtė vetėm se shumica e investitorėve kanė pritur qė zoti Trichet tė shpallet i pafajshėm", thotė gazeta, "por ata gjithashtu e shohin atė si person ideal pėr postin mė tė lartė nė Bankėn Qėndrore Evropiane".

    Gazeta thotė se pret qė periduha e tij nė kėtė post tė shėnohet me kontinuitet, ēfarė ajo beson se ėshtė pikėrisht diēka qė i nevojitet kėsaj banke gjatė disa viteve tė ardhshme.

    Por mė e rėndėsishmja sipas gazetės ėshtė se ky epilog do tė thotė se Europa do tė kursehet nga edhe nga njė "debat tjetėr rreth emėrimeve nė poste tė rėndėsishme".

    "Ėshtė shumė lehtė tė imagjinohet se ēfarė do tė kishte pasuar nė rast tė ndonjė epilogu tjetėr", thotė gazeta.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Berluskoni dhe gjyqi i tij

    Me ēėshtjen "Berluskoni" merren kryesisht gazetat gjermane dhe austriake


    Disa gazeta evropiane tė tė mėrkurės shqyrtojnė daljen para trupit gjykues tė kryeministrit italian, Silvio Berluskoni pak kohė para se vendi tė marrė presidencėn e rradhės sė BE-sė. Ndėrkohė nė shtyp vazhdojnė diskutimet rreth Kushtetutės sė Bashkimit Evropian.

    Kryeministri nė hall
    Gazeta gjermane DER TAGESSPIEGEL imagjinon se ēfarė do tė ndodhte nėse kryeministri italian, Silvio Berluskoni, do tė dėnohej me burg pėr dhėnie rryshfetesh, nė njė kohė kur vendi i tij do tė marrė presidencėn e Bashkimit Evropian.

    "Poshtėrimi i Berluskonit nuk do tė ketė tė krahasuar," shkruan gazeta, por e pranon se ka shumė pak gjasa qė ky skenar tė bėhet realitete meqė parlamenti italian pritet tė votojė njė ligj qė do tė ofronte imunitet nga ndjekja ligjore pėr personat qė ndodhen nė pesė postet shtetėrore kyēe nė Itali.

    Gazeta tjetėr gjermane DIE TAGESZEITUNG shkruan se ligji pėr imunitet nė Itali nuk ka pėr ta zbukuruar imazhin e vendit.

    Ajo thotė se tani duket sheshit qė Italia ėshtė vendi ku njė miliarder i pėrfshirė nė procese gjyqėsore, shndėrrohet nė politikan dhe shtyn parlamentin tė miratojė ligje qė i vijnė atij pėr shtat.

    Po rreth zhvillimeve tė fundit nė Itali, gazeta austriake DIE PRESSE shkruan se Bashkimit evropian do t'i duhet shumė fat nėse do qė ta miratojė kushtetutėn e vet tė re gjatė kohėn kur vendi ka presidencėn e rradhės.

    "Tani qė anėtarėt e BE-sė kanė vendosur tė mos ia vėnė veshin punėve tė brendshme tė Italisė...ata duhet tė pranojnė njė shkallė pėrgjegjėsie nėse i braktis fati," shkruan gazeta.

    "Z. Berluskoni," shkruan gazeta britanike INDEPENDENT "kishte marrė njė mėsim nga 'Ferma e kafshėve' e Xhorxh Oruellit, ku derrat qė drejtojnė punėt deklarojnė: "tė gjitha kafshėt janė tė barabarta, por ca prej tyre janė mė tė barabarta se tė tjerat".

    Kjo, shpjegon gazeta, ndodhi kur kryeministri italian u tha gjykatėsve: "Ėshtė e vėrtetė qė tė gjithė janė tė barabartė para ligjit. Por unė jam edhe mė i barabartė ,sepse pėr mua ka votuar shumica e italianėve...".

    Kushtetuta e BE-sė
    Gazeta franceze NOUVEL OBSERVATEUR beson se pėrvoja e Britanisė nė mėnyrat e diplomacisė ndėrkombėtare, e ka ndihmuar atė nė punėn 16 muajshme pėr hartimin e projektkushtetutės evropiane tė Konventės qė drejtohet nga ish-presidenti francez, Valery Giscard d'Estaing.

    Projekti pėrfundimtar, beson gazeta "pasqyron mė shumė pragmatizmin e tipit britanik sesa konstitucionalizmin e tipit francez". Kjo, sipas gazetės, reflekton aftėsitė e pėrfaqėsuesve britanikė nė Konventė dhe traditat diplomatike me vlerė tė Britanisė sė Madhe.

    Gazeta pariziene LE MONDE shkruan se drejtuesi i konventės, do tė donte qė francezėt ta thonin vetė fjalėn e tyre pėr Kushtetutėn Evropiane dhe citon nė mbėshtetje tė kėsaj ideje, fjalėt e z. Giscard d'Estaing pas njė takimi qė ai pati me kryeministrin francez, Rafarin.

    Por gazeta shton se sipas z. Rafarin, i takon presidentit Shirak tė vendosė nėse projekti i kushtetutės do tė kalojė pėr miratim nė parlament, apo nė referendum popullor.

    Dhe tabloidi danez qė botohet nė kopenhagen, BT i nėn thirrje ministrit tė Jashtėm danez, Per Stig Moeller qė tė tregohet i durueshėm nė raston e kushtetutės sė re tė BE-sė.

    Moeller ka shprehur dyshim se mos kushtetuta e re e BE bėhet rasti i katėrt qė Danimarka vendos tė mos bėhet pjesė e marrėveshjeve tė rėndėsishme evropiane.

    Por gazeta pėrpiqet t'i mbushė mendjen kryeministrit se edhe nėse kjo ndodh, nuk ėshtė dhe aq alarmante, pasi sipas saj, nuk ka asgjė qė ta pengojė parlamentin danez tė miratojė ato ligje qė do t'i miratojė.

    Sipas tabloidit danez, disavantazhi i katėr mosmiratimeve daneze ėshtė se ato e mbajnė vendin rob tė ndikimit qė do tė kishte nė rastin e kundėrt jo vetėm pėr formėzimin e legjislacionit nė fjalė tė BE-sė, por rob tė influencės qė do tė kishte nė pėrgjithėsi.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •