Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Si mund te shkruhet!

    Para disa koheve kam pas nje debat me nje nga liderit e forumit per perdorimin e shkronjes te madhe tek emrat.Meqenese akoma nuk jam e bindur,se e kisha gabim,ju pyes ju si eshte e drejte?Ne nje teme kisha shkruar keshtu(Shqiperia dhe Kosova )me shkronja te medha,ndersa (shqiptaret dhe kosovaret) me shkronje te vogel.Personi ne fjale me hoqi verejtje, se te gjitha keto emra shkruhen me shkronje te madhe.Tani po ju pyes ju,si mund te shkruhen vertet keto emra,meqenese une gjuhen shqipe nuk e kam mesuar ne shkolle,por e kam mesuar duke e praktikuar nga prindet dhe me ka ndihmuar dhe shume duke lexuar,sigurisht dhe ky forum.Jepni mendime dhe me thoni se kush ka pasur te drejte ,une apo personi ne fjale.

    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Mesa kujtoj une, "lideri" te ka thene se nuk shkruhet Shqiperia dhe kosova, po Shqiperia dhe Kosova duke e ditur se eshte puna per emra territoresh ose shtetesh dhe duhen shkruar qe te dyja me te madhe.

    Une them se "lideri" ka pasur te drejte, edhepse shume persona shkruajne kosova e jo Kosova.

    po Alba, edhe nese te ka thene ai/ajo se e ke gabim, nuk besoj se e ka pas me ndonje te keqe.

    nderimet e mia,

    ASD

  3. #3
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Emrat e pergjithshem shkruhen me germe te vogel nese nuk jane ne fillim te fjalise,ndersa emrat e pervetshem gjithmone shkruhen me germe te madhe.
    Nese ke shkruar sikunder thote ASD (Shqiperia dhe kosova) ke pasur gabim sepse kosova* eshte emer i pervetshem dhe duhet shkruar me germe te madhe,pra Shqiperia dhe Kosova.
    Kurse /shqiptaret dhe kosovaret/ duhet te shkruhen me germa te vogla (nese nuk jane ne fillim fjalie) sepse jane emra te pergjithshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bel ami : 20-06-2003 më 02:25
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Postuar më parë nga AsgjëSikurDielli
    Mesa kujtoj une, "lideri" te ka thene se nuk shkruhet Shqiperia dhe kosova, po Shqiperia dhe Kosova duke e ditur se eshte puna per emra territoresh ose shtetesh dhe duhen shkruar qe te dyja me te madhe.

    Une them se "lideri" ka pasur te drejte, edhepse shume persona shkruajne kosova e jo Kosova.

    po Alba, edhe nese te ka thene ai/ajo se e ke gabim, nuk besoj se e ka pas me ndonje te keqe.

    nderimet e mia,

    ASD
    Halo Asd,te pershendes njeher dhe te falenderoj per mesazhin,por doja te citoja ketu fjalet e liderit qe me ka ber verejtje ne ate kohe,ne qofte se ti ke dyshim i gjen ke koshi.

    -------------------------------------------------------------------------

    Alba, nje keshille e vogel - Nese e respekton vendin tend aq shume, lodhu ta shkruash emrin Kosove me K te madhe te shtypit, e termin Kosovar - me K te madhe te shtypit gjithashtu...

    Nder me te madh s'mund t'i besh kombit, sepse para se te besh dic per kombin se pari duhet te dish dic per te...

    Tema me pelqeu, eshte reale.
    ----------------------------------------------------------------------------------

    postimi i dyte


    mos u nxe se une e bera vetem nje verejtje te vogel. Po te ishe aq e dijshme sa thua, nuk do reagoje me vrull, po do e pranoje kritiken dhe do e permiresoje gabimin.

    Termet - Shkruhen me te medha.

    Shqiptar, Kosovar, Maqedonas, Amerikan etj etj...

    ------------------------------------------------------------------------------------
    Tani po te pyes ty Asd ,se kush ka pasur te drejt.Sa per emrin (Kosove)lideri ne fjale kishte te drejte,sepse ishte nje gabim ku te cilen e pranova, ndersa termat sic thote lideri,une mendoj se shkruhen me te vogel,sic thote dhe Bel Ami. Tani te pershendes dhe pres nje pergjigje me te sakte,meqe ti je dhe moderator i gjuhes shqipe.


    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Mesa di une, ose mesa mendoj une (opinioni im ky) termi Kosovar duhet te shkruhet me te madhe.. per shkak se mund te flitet edhe per nje person te vecante. Ne forum ishte me pare nje moderator me emrin kosovar, qe moderonte ke politika. Pse ta quajme ate Kosovar e jo kosovar do thuash ti? Sepse ai ishte Nje kosovar, ate e kishte si per nofke dhe "emer" virtual, dmth te perveçem e jo të përgjithshem.

    Termet simbas meje duhen shkruar me te madhe, dhe ketu paraqes vetem mendimin tim qe nuk eshte profesionist. Dhe meqenese jam moderator i gjuhes shqipe, nuk dmth qe duhet t'i di te gjitha ose te jem gjithmone me i sakti. Ashtu sic moderatoret e pershendetjeve, apo te prezantimeve nuk jane diplomuar ne shkencat e pershendetjeve dhe prezantimeve.. ashtu as une nuk jam profesionist i kesaj lemie.

    Megjithate, ende qendroj tek Kosovar e jo kosovar, apo Shqiptar e jo shqiptar.


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ndersa une qendroj, se termat dhe te gjitha emrat e pergjitheshme ,shkruhen me shkronje te vogel.
    Te presim mendimet e te tjereve, dhe pastaj te nxjerim konkluzionin,se kush ka pasur te drejt ,lideri i forumit apo une.
    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Post

    -------------------------------------------------------------

    Une jam dakord me Alben!

    Ndoshta keta shoket tane jane ndikuar nga gjuha angleze.

    -------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  8. #8
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    ASD

    Rregullat e gjuhes jane te percaktuara dhe nuk mund te ndryshohen sipas deshirave apo gjykimeve (flas per dialektin zyrtar) sepse nuk do te perfaqesonin me gjuhen zyrtare.

    Emrat e pervecem shkruhen gjithmone me germe te madhe ne fillim apo mes te fjalise ..... por gjuha i ka percaktuar se cilat jane ato dhe nuk i le hapesire te lire gjykimit tone. Te tille jane emrat e njerezve, mbiemrat e tyre si dhe emrat e shteteve dhe qyteteve. Ndersa emrat qe shprehin kombesine, si shqiptar , kosovar, cam etj, nese nuk hapin fjaline shkruhen gjithmone me germe te vogel sepse klasifikohen tek emrat e pergjithshem.

    Rasti i nofkave apo i pseudonimeve ben perjashtim pasi presupozohet qe pseudonimi zevendeson emrin e personit ndaj shkruhet me germe te madhe dhe trajtohet si emer i pervecem ... por ne rastin konkret per te cilin ka lindur debati termat, shqiptar, amerikan, kosovar, maqedonas , shkruhen gjithmone me germa te vogla.

    Sikunder thote Zeusi gjuha angleze i shkruan me germa te medha, por ketu po diskutohet per gjuhen shqipe.

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Orku ka te drejte ne sa ka shkruar.

    Verejtjes per menyren e te shkruarit te kombesise ne gjuhen angleze i shtoj, se edhe ne gjuhen gjermane ndodh e njejta gje. Per kete Alba besoj se do te jesh plotesisht e qarte nga shkolla.


    Ich bin Albanerin.

    Gjermanishtja e ka te zgjidhur kete problem me te shkruajturin me germe te madhe apo te vogel te emrave duke u nisur nga fakti qe te gjithe emrat shkruhen me germe te madhe


    Ndersa ne italisht dhe frengjisht ndodh si ne shqip.


    Sono albanese.

    Je suis albanaise.


    Shkruhet kombesia me germe te vogel, ndaj nuk ka pse cuditemi.




    Sa per nofkat e perdorura, per mendimin tim mire eshte te shkruhen ashtu sic jane regjistruar prej personave te vecante. Megjithate, duke qene se i referohesh personit qe flet pas nofkes, mire eshte t'i drejtohesh duke ia shkruar nofken me germe te madhe, njesoj sikur te ishte emri i tij.






    Alba,

    qe te sqarohesh me shume per perdorimin e emrit te ftoj te shkosh ne faqen qe po vendos me poshte (pjese nga gramatika e gjuhes shqipe)


    http://www.letersia.fajtori.com/Gjuhe/emri.php



    Ne vecanti rasti qe po trajtohet ne kete teme.



    Citoj nga shkrimi ne kete faqe:


    "Emri i përveçëm mund të përdoret si emër i përgjithshëm për të treguar jo më një individ, por një tip njerëzish që i ngjajnë atij; jo një krahinë, por send që lidhet me emrin e kësaj krahine etj.:
    Ky njeri është tartuf i vërtetë (hipokrit)
    Ai porositi një shishe kallmet (verë Kallmeti)
    Në këto raste emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të vogël: ciceron, donkishot etj."



    Pra ciceron, donkishot........por edhe kosovar, shqiptar, italian, francez, gjerman, etj.

  10. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Une kuptoj se fjala eshte per emra te pervecem dhe te pergjithshem, dhe se nuk ben te perzihet gjuha angleze ketu, por sidoqofte kam dyshimet e mia.

    Ja nje shembull:

    Ke nje shok gjerman, dhe ai shok te prezanton dike. Personi qe u prezantua, e pyet shokun tend gjerman per kombesine tende dhe shoku yt thote "Ky eshte shqiptar".

    Ketu shoku yt gjerman po flet per ty, dmth vetem per ty, e ti je i pervecem e jo i pergjithshem edhepse nuk je i vetmi shqiptar ne tere Boten, por gjithsesi i vetmi ne ate ngjarje.

    Nuk eshte tani fjala shqiptar emer i pervecem? Mua me duket se po, ndoshta edhe e kam gabim, gabimet sidoqofte per njerez jane.

    P.S. Debati mes Liderit, nuk bazohej vetem ne emra te pergjithshem, por edhe ne ata te pervecem. Shkruhej kosova ne vend se Kosova, dhe lideri me duket paska qene i rrepte se Alba ende e ka mbajt ne mend.

  11. #11
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    ASD ne gjuhen shqipe emri qe tregon kombesine nuk hyn kurre tek emrat e pervecem. Rasti i dikujt qe prezanton dike si shqiptar do te ishte njelloj sikur ai fjala vjen ta prezantonte ate si malesor apo si lab dhe ne asnje rast keto emra nuk marrin karakteristikat e emrave te pervecem.

    Per kete nuk ka asnje dyshim, sepse keto rregulla drejtshkrimore mesohen qe ne klase te dyte fillore .....

  12. #12
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    orku, i kam mesuar edhe une mer.. po disi kam dyshime per saktesine e tyre.

    jo se nuk jane rregullat ashtu, por se mua me duken ato rregulla gabim..

    ja kalofsh mire


  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje

    D.m.th. paskam pasur te drejte. Lideri ne fjale ,qe dikur me ka thene je shume cinike ,qe une ngulja kembe se ishte keshtu, si keni reaguar me siper .Dhe sa per gabimin qe kam shkruajtur me shkronje te vogel emrin Kosova, i kam kerkuar falje.Ju falenderoj te gjitheve per mendimet tuaja, ndersa liderit i kerkoj falje qe e hapa mbas kaq kohesh kete teme,por mua me kishte ngelur fiksim ,qe nuk e kisha sqaruar.

    Ju pershendes te gjithve.
    Me respekt Alba
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 21-06-2003 më 00:36
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  14. #14
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Alba, lideri sidoqofte, me duket se ka gabuar ne nje gje (ose sipas rregullave te drejtshkrimit ka gabuar, e jo simbas opinionit te tij) por edhe ti duket se ke gabuar per shkronjen K ke Kosova.

    tani qe te dy jeni baraz, fola me liderin, dhe me tha se te respektonte shume dhe se nuk e kishte me te keqe ate qe e kishte thene. Sidoqofte, per cdo gje, lideri ishte i hapur.

    me nderime,


  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    ASD beji te fala liderit, se dhe une e respektoj,por thuaj se nuk jam cinike,por kur kam te drejte,ngul kembe ne te drejten time,dhe kur e shoh qe jam gabim,kerkoj falje.
    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anëtarësuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Përcaktimi im është bazuar në anglishte (siq thotë Zeusi)

    Ajo që më pëlqenë te Anglezët dhe anglishtja është që gjithëmon zhvillohet. Nuk rri në një vend, por përparon. Edhe pse është njëra ndër gjuhët më të reja në Evropë u bë gjuha më e folur në botë (natyrishtë me ndihmën e filmave të Hollywoodit) Pse të mos mësojm pak nga populli më i suksesshëm në këtë botë?

    Ndoshta sipas rregullave të tashme e kam gabim.

    Ndoshta edhe për shkak të mburrjes që jam Shqiptar

    Nuk mundem ta shkruaj ndryshe, se më duket se po e nënqmoj kombin tim.

    Do të vazhdoj ta shkruaj kështu derisa të ndërrohen rregullat.

    Nderime,
    JETA ËSHTË E BARABARTË ME HARRESËN
    KURSE VEPRA ME KUJTESËN

    Shefki Popova

  17. #17
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Pelasgian,Anglishtja nuk u be gjuha me e folur as nga bukuria as nga filmat e Hollivudit,por nga pushtimet qe beri Mbreteria Britanike ne te gjithe kontinentet.Ndersa sot lakmohet sepse eshte gjuha qe flitet ne shtetin (Sh.B.A.) më me vlera te medha potenciale ne fushat e diplomacise,ekonomise,ushtrise etj.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  18. #18
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ne vijim te mendimit te mesiperm ju kujtojme se anglishtja vertet eshte sot gjuha me nderkomebtare e botes por e ka paguar kete suskses me cmimin e thjeshtezimit te saj .... anglishtja moderne ne ndryshim nga ajo e mesjetes nuk ka rasa dhe vetem dy veta ne zgjedhim foljesh .... nje gjuhe qe shkon drejt thjeshtezimit shkon drejt tretjes duke humbur fizionomine e saj.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anëtarësuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Belami

    Anglishtja është popullarizuar në kombinimin e të gjitha këtyre aspekteve.

    Përsëri do të them se unë kam shumë dëshirë ta shkruaj emrin e kombit tim me shkronja të mëdha, për shkakë të vetë madhështisë së këtij kombi.
    JETA ËSHTË E BARABARTË ME HARRESËN
    KURSE VEPRA ME KUJTESËN

    Shefki Popova

  20. #20
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Përsëri do të them se unë kam shumë dëshirë ta shkruaj emrin e kombit tim me shkronja të mëdha, për shkakë të vetë madhështisë së këtij kombi.

    Pelasgian,gjuha Shqipe ka nje sere normash qe quhen ndryshe
    Drejtshkrim.Aty percaktohet qarte se cilat emra shkruhen me germe te madhe dhe cilat me germe te vogel.Nuk eshte deshire,por regull.
    Tani ti ne fund i fut ca nacionalizma edhe e mbyll mendimin pa cilesuar se kur do perdorur germa e madhe (sipas mendjes tende) dhe kur jo.
    Nuk eshte puna te bejme demagogji sic behet rendomte,por per te diskutuar mbi nje regull te gjuhes Shqipe.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  2. Leksika e emrave Ilire
    Nga white-knight në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 13:02
  3. Ky eshte Zoti i vertete?
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 10:40
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 09:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •