Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e sed
    Anėtarėsuar
    22-10-2002
    Vendndodhja
    kudo nga pak neper shqiperi
    Postime
    16

    Ekumenizem ne vend te nje lavazhi trush

    Ekumenizem ne vend te nje lavazhi trush

    Deshiroj te shkruaj si paranteze se nuk deshiroj qe te merrem me lavazhin e thjeshte te cilin zakonisht e perdorin Besimtaret e Jehovajit. Eshte e kote te merresh me ta sepse besoj se edhe njeriu me i zakonshem e kupton. Deshiroj te shkruaj dicka mbi bashkesite protestane qe jane perhapur kudo ne shqiperi.
    Ne shoqerine e sotme ne te cilen rreziku i terrorizmit islamik eshte i kudoshfaqur neper bote, do ishte e pavend nga ana ime qe te merresha me keto bashkesi sepse tek e fundit perbejne nje balancim kunder frymes se re islamiste qe po rifutet ne shqiperi nga imamet e sapodiplomuar ne Arabine Saudite a Pakistan.
    Por duke u nisur nga nje thenie e Oriana Falacit ne librin “ LA RABBIA E L'ORGOGLIO” se 'Ma vi sono momenti, nella vita, in cui tacere diventa una colpa e parlare diventa un obbligo. Un dovere civile, una sfida morale, un imperativo categorico al quale non ci si puo sottrarre.'
    Mendova se ne shoqerine e sotme shqiptare eshte e rendesishme te mos heshtesh
    Pa u persiatur le te filloj :
    Keto bashkesi zbarkuan ne shqiperi qe prej 1990 duke perfituar nga liberalizimi i tejskashem i cili vazhdon te jete edhe sot ne emer te lirise se besimit. Gjeten terren ne njeriun e zhgennjyer ateist shqiptar dhe ne rinine shqiptare te etur per emocione te reja. Tek ky person ateist idealet komuniste mbi ndershmerine altruizmin po zveniteshin para shoqerise kapitaliate ne te cilen njeriu per njeriun eshte ujk. Dhe ja toka e premtuar qe te ofrojne Protestantet. Ai sapo hyn ne bashkesine e tyre e mirepresin ngrohtesisht duke e vendosur ne qender te vemendjes dhe tuke i trguar se idealet ekzistojne, se ekzistojne akoma njerez te mire ne kete toke. Deri ketu te nderuar lexues nuk ka asgje te keqe madje une i pergezoj sepse ne kishat katolike nje mysliman qe kerkon te futet ne bashkesine e krishtere e shikojne si nje person qe ka ardhur per te marre ndihma humanitare duke harruar se te gjithe kane te drejte te pagezohen. Por te protestantet pas ketyre takimeve te para fillon edhe e ashtuquajtura lavazh i trurit. Pastoret ne pergjithesi angleze, amerikane, austrialine apo nga zelanda e re fillojne e predikojne se vetem bashkesia e tyre eshte me e mire ne bote, se papa eshte sherbetor i djallit dhe myslymanet gjithashtu, se e shikoni prifterinjte katolike jane pedofile e murgeshat put..., se kush nuk beson tek zoti nuk mund te jetoje i ndershem e eshte destinuar te perfundoje ne ferr. Keshtu njeriu i thjeshte fillon te mendoje se eshte fatlum qe hyri ne kete bashkesi dhe e ndien veten se eshte me i mire se te tjeret. Ketu fillon edhe lavazhi. Njeriu shnderrohet ne nje farise qe i shikon me percmim samaritanet. Ai ndahet nga shoqeria e tij e vjeter sepse ne bashkesi i tregojne se ata tashme i perkasin djallit kurse ai i perket drites. Fillon e lexon me vemendje biblen dhe duke qene shume i devotshem e perkrahin dhe i bejne nje shkolle per pastor. Duke e kujtuar veten me te mire se te tjeret fillon edhe krijon edhe grupin e tij, pasi gjen dike qe e financon nga jashte. Ai beson tashme se kur flet flet me frymen e shenjte. Madje kur i bejne pyetje se te shkretet lekurkuq te Amerikes qe nuk paten mundesi te lexonin biblen a perfunduan ne ferr apo ne parajse. Njeriu yne i ndritur pergjigjet pa hezitim ne ferr duke cituar biblen. O Zot na ruaj! Keshtu eshte kur keta pastore pergatiten me dy vjet shkolle kur minimumi tek katoliket eshte nente. Por e rendesishme per protestantet eshte atmosfera e gezuar ne bashkesi. Per ata njerezit qe vuajne jane jashte bashkesise dhe qe te behesh shok i tyre duhet te fillosh studimin biblik. Dhe te gjitha fejesat behen brenda bashkesise dhe te mos shkoje nder mend te lidhesh me ndonje katolik, ortodoks, mysliman apo ateist ata i perkasin te keqes. Dhe te rinjte ne pamundesi per te gjetur nje person te mire ne kohet e sotme ku mosbesimi eshte kthyer ne moto(une nuk jam per tu shitur) fillojne e futen ne mase ne keto bashkesi ku dihet jane vetem njerezit e mire. Te vjen keq te shikosh anembane shqiperise murgesha e prifterinj katolike qe hapin ambulanca e shkolla profesionale. Te paket jane te rinjte katolike ne keto shkolla sepse askush nuk i detyron, askush nuk i ben minimumin e lavazhit te truve. Ne shkollen profesionale Murialdo ne Fier ne 200 te rinjte qe studioijne vetem 2 a 3 benin katekizem. Natyrisht qe ju protestante do te me thoni se kisha katolike ka fonde. Po eshte e vertetete sepse eshte e bashkuar, pyetja ime eshte ē’do behet me ju kur do t’ju mbarojne fondet nga jashte. Dhe valle a doni te organizoni veprimtari bamiresie sepse me shume besoni se njeriu shpetohet nga besimi dhe jo nga veprat. Me keto ide shpjegohet edhe mospjesmarrja juaj ne veprimtarine politike duke u nisur nga thenia jepi Cesarit cka i perket Cesarit. Dhe harroni se krishti eshte nje rvolucionar armiku kryesor i te gjitha pushteteve qe cenojne lirine dhe mireqenien e njeriut. Ajo cka une mendo eshte se vetem ekumenizmi do ishte nje zgjidhje e mire per ju ne shqiperi. Bashkohuni pike se pari midis veti dhe formoni nje kishe protestante ku perfshihen te gjitha bashkesite. Dhe pastaj nje ekumenizem i mirefillte me katoliket e ortodokset me moton e nje myslymani te hershem Pashko Vasa se feja e shqiptarit eshte Shqiptaria. Mos harroni se te gjithe besojme ne krishtin dhe muret qe na ndajne nuk ngrihen dot deri qiell TE ZOTI.

    P.S. Nuk do mireprisja asnje replike nga protestante sepse ata i konsideroj vellezer ne fe(Kristiane) kerkoj me shume nje reflektim te pa shoqeruar me citate biblike

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Sed me vjen mire qe njerez si ty me paraqitje me kollare flasin per fene sepse te japin pamjen e nje intelektuali i cili e do fene. Mirepo jo gjithmone intelkti i njeriu duket nga kollarja sepse ndonjehere dituria ose analiza qe ai paraqet e len ne balte .Doja te beja nje replike te vogel me ty duke mos iu referuar te gjithe shkrimit por vetm dy kontekseve te shkrimit tend.
    cituar nga sedi

    Ne shoqerine e sotme ne te cilen rreziku i terrorizmit islamik eshte i kudo shfaqur neper bote, do ishte e pavend nga ana ime qe te merresha me keto bashkesi sepse tek e fundit perbejne nje balancim kunder frymes se re islamiste qe po rifutet ne shqiperi nga imamet e sapo diplomuar ne Arabine Saudite a Pakistan.

    Ti duhet te kesh te pakten nivelin minimal te kultures ne lidhje me fete nqs do te flases per to .E para feja Islame ka zbritur tek populli arab dhe atje eshte shumica e dijetareve Islame qe jane gjalle se midis tyre deri dje ishte dhe nje shqiptar nga shkodra Nasirudin Albani quhesh te cilit e nderonin mbare bota islame jo vetem Arabe por te gjithe muslimanet ne bote sepse Islami nuk eshte fe qe i perket njerezve ose me hiarki te centralizuar si eshte katolicizmi por ajo i jep njerzve te drejten per konkurence dhe perpjekje ne baze te ketyre perpjekjeve ne Islam njerzit nderohen.Per sa i perket terrorrizmit Islamik duhet te dish qe terrorrizmi nuk ka mbiemer Islamik sepse mund te flas edhe une per ETAN IRA me terma te tillle katolike ose protestante dakort je me mua me kete besoj .Por kjo eshte nje metode per percarje qe perdorin disa.Pra edhe imamet qe studiojne ne arabi saudite nuk dalin nga konteksi i kuranit dhe haditheve te Muhamedit por perkundrazi ato po sjellin kete konteks me me perpikmeri si "eshte ne Kuran dhe traditen profetike te Muhamedit a.s jo sipas atyrre Hoxhallareve te vjeter qe dashje pa dashje e bene fene mjet fitimi me ane te nuskave apo kendimit neper varreza si pasoje e mos diturise se mirefillte te tyre dhe qe na perfunduan ne komuniste disa prej tyre se disa dhane kontributin e tyre kundra komunizmin.Por mbas kalimit nga komunizmi ne demokraci keto ishin personat qe kishin ngelur per drejtim me gjithese kishin jetuar ne komunizem dhe ateizem per nje kohe te gjate .Pra megjithese mangesite tyre ishin te shumta, keto u vune drejtuesa tani shyqyr Zotit studente shkuan dhe studiuan ne arabi kuvajt turqi edhe pakistan indonezi malajzi edhe prune nje pjese te mire te vertetes islame e cila kishte humbur gjate kohes se komunizmit.NQs ti e shikon arabine si vend i cili prodhon imame ....... pune per ty por kujdes ne termat qe perdor ne lidhje me muslimanet.
    cituar nga sedi
    Bashkohuni pike se pari midis veti dhe formoni nje kishe protestante ku perfshihen te gjitha bashkesite. Dhe pastaj nje ekumenizem i mirefillte me katoliket e ortodokset me moton e nje myslymani te hershem Pashko Vasa se feja e shqiptarit eshte Shqiptaria. Mos harroni se te gjithe besojme ne krishtin dhe muret qe na ndajne nuk ngrihen dot deri qiell TE ZOTI.

    E dyta sme vjen mire qe njerez me ty me kollare te thojne "muslimani i hershem Pashko Vasa thote feja e shqiptarit eshte shqiptaria"
    Pra me duket se ke tregu dicka nga kultura jote ketu qe nuk e di se ceshte Pashko Vasa po me duket se quhet Pashko dhe jo "Pasha" ti e di mire se cfare eshte dhe ke perfaqeson emri Pashko. Me duket si emer ortodoks apo jo.E dyta sme pelqen thenia e tij dhe miratimi yt sepse me gjithe ate kollare qe ke me duket se duhet te kesh mbaruar ndonje shkolle dhe te dish te besh dallimin midis fese dhe kombit me gjithese mund te lexosh nje postim timin ne lidhje me kete.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=22218

    nqs se kjo nuk tre qarteson mund te shikosh edhe kete se kush eshte feja hyjnore
    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=20954
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 19-08-2003 mė 06:48

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    A se harrova me pelqen hilja qe ke perdor
    cituar nga sedi
    Por te protestantet pas ketyre takimeve te para fillon edhe e ashtuquajtura lavazh i trurit. Pastoret ne pergjithesi angleze, amerikane, austrialine apo nga zelanda e re fillojne e predikojne se vetem bashkesia e tyre eshte me e mire ne bote, se papa eshte sherbetor i djallit dhe myslymanet gjithashtu, se e shikoni prifterinjte katolike jane pedofile e murgeshat put..., se kush nuk beson tek zoti nuk mund te jetoje i ndershem e eshte destinuar te perfundoje ne ferr. Keshtu njeriu i thjeshte fillon te mendoje se eshte fatlum qe hyri ne kete bashkesi dhe e ndien veten se eshte me i mire se te tjeret. Ketu fillon edhe lavazhi. Njeriu shnderrohet ne nje farise qe i shikon me percmim samaritanet. Ai ndahet nga shoqeria e tij e vjeter sepse ne bashkesi i tregojne se ata tashme i perkasin djallit kurse ai i perket drites.


    tani i thua
    cituar nga sedi

    P.S. Nuk do mireprisja asnje replike nga protestante sepse ata i konsideroj vellezer ne fe(Kristiane) kerkoj me shume nje reflektim te pa shoqeruar me citate biblike


    Me pelqen ajo shprehja jone e cituar nga "Pashko Vasa":P
    Ujku ujku se ēakalli ben namin

  4. #4
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje Sed!

    Nga shkrimi yt kuptova se ti je katolik per nga besimi, dhe se ke shume njohuri mbi protestantet, ndoshta edhe ti vete ke marre pjese ne ndonje bashkesi.
    Nuk e di se cfare te shtyn ty te shkruash ne kete menyre, apo e thene me fjale te tjera ku i shikon ti problemet qe protestantet kane sjelle ne Shqiperi, apo lavazhin e trurit sic thua ti.
    N.q.s. studimi i bibles eshte primare per ta, atehere ku eshte problemi ketu? Bibla eshte Fjala e Perendise dhe s'ka asgje me te rendesishme ne bote se sa ajo cfare Zoti na thote dhe na urdheron te bejme, "sepse njeriu nuk rron vetem me buke por me cdo fjale qe del nga goja e Zotit." Gjithashtu edhe lutja eshte pjese e rendesishme e jetes se krishtere, n.q.s. e quan veten ndjekes te Krishtit, atehere ndiq shembullin e Tij. Ne Bibel ka shume raste ku thuhet se shpesh here Krishti terhiqej vetem ne mal dhe lutej dhe gjithashtu eshte Krishti ai qe na urdheron te lutemi ne cdo kohe dhe per cdo gje.
    N.q.s. nje person qe e quan veten i krishtere, nuk lexon Biblen dhe e studion ate dhe nuk lutet, per mendimin tim ai person eshte ne rrezik te madh. Ne momentin kur ne pranojme Krishtin si Zot, ne behemi shenje goditese prej djallit i cili perpiqet me cdo kusht qe te beje per vete njerezit dhe ti corientoje per ti larguar nga Krishti.
    Zgjidhja qe ti ofron, Sed eshte jo biblike. Ne protestanet jemi te bashkuar, nepermjet Krishtit, ne me te vertete jemi te ndare ne shume bashkesi te vogla, por ne jemi pjestare te nje bashkesie te madhe te kishes universale e cila ndodhet ne te gjithe boten. Te gjithe kemi nje themel te perbashket, gurin e qoshes, Zotin Jezu Krisht dhe ne e gjejme frymezimin tone tek Fjala e Zotit, Bibla. Po vjen koha kur te gjithe fete dhe sistemet boterore kerkojne te bashkohen dhe ky bashkim do te ndodhe, sepse Biba e ka parathene nje gje te tille, por ky do te jete fundi i botes. Ekumenizmi eshte hedhur si ide dhe do te perhapet akoma, pas saj qendron djalli vete.
    Ne se do te besh vullnetin e Krishtit atehere merre kryqin tend dhe ndiqe Ate, por ti s'mund te besh asgje pa lexuar Fjalen e Tij dhe pa kuptuar se cfare Ai kerkon prej teje.
    Krishti vdiq ne kryq per ne mekataret dhe Ai do qe te gjithe njerezit te pendohen dhe te vijne tek Ai e te shpetohen, prandaj Ai na urdheron, Mateu 28:18-20 :

    18 Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: “Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė.
    19 Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė,
    20 dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės. Amen”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit77 : 19-08-2003 mė 08:54
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •