Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,770
    Postimet nė Bllog
    18

    Korrupsioni dhe shqiptaret

    Do te ishte e tepert tu thosha qe ne Shqiperi ka korrupsion, pasi reputacioni i vetem qe shteti shqiptar gezon ne bote eshte i ngritur ekskluzivisht mbi fenomenin e korrupsionit. Korrupsioni ne Shqiperi nuk eshte me nje fenomen, eshte nje mentalitet qe imponohet nga kreret e institucioneve mbi popullin e thjeshte. Korrupsioni zhvillohet pikerisht si parazit mbi pushtetin.

    - A eshte per ju korrupsioni nje shqetesim alarmant?
    - Cilat jane pasojat negative te tij mbi shoqerine shqiptare?
    - A ka pasoja pozitive korrupsioni mbi shoqerine shqiptare?
    - Cili eshte qendrimi juaj si shqiptar ndaj korrupsionit?

    per te dale tek ajo me kryesorja:

    - Si mendoni, cila eshte strategjia me e mire per te luftuar korrupsionin?

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Poshte korrupsjoni ne Shqiperi!

    Brezi e ri qe po rritet me dashuri per atdheun nuk do te lejoje realizimin e endrres greko - serbe per lenien e Shqiperise nen perandorine e terrorizmit korrupsjonit dhe per mos krijimin e Shqiperise etnike . Ne brezi i ri ndonese jemi te lidhur me mijra fije me probleme te atdheut por e kemi te veshtire te mbyllim gojen para disa gjerave qe neser ose pasneser do te na bien si shi i rrembyer mbi koke dhe dhe do te na kujtoje fjalen e urte popullore KOKA BEN , KOKA PESON . Lidhjet e interesit resiprok te cilat ne Shqiperi jane ne majat me te larta nuk e lejojne qytetarin shqiptar te gjykoje me lehtesine e shpirtit ,se ai eshte shume i varfer ekonomikisht dhe se ato qe kane te drejte te gjykojne jane te pasur por te zhytur gjer ne fyt ne llumin ballkanik mafioz , llum qe per mendimin tim do t ju marre ndoshta edhe jeten nje dite kur te mos ju duhet me ne veprimtarine e tyre .Deri sa ne Shqiperi nuk do te kete nje polici apolitike dhe nje prokurori te pavarur krimi dhe korupsioni do te bejne ligjin.
    Jo vetem tani qe jane ne pusht - shtet vete mafiozet por dhe kur ne qofte se do te bien ata, o me mire do ta leshojne se kane bere aq pare dhe populli eshte aq indiferent sa nuk mund ta imgjinoni. Mendoj se korrupsjoni ne Shqiperi ,eshte shume shqetesuese per te gjithe ata qe e ndjejn Atdhedshurin e vendit te tyre.Une per veten time jam me moton "poshte korrupsjoni ne Shqiperi" ,dhe me sa kam mundesine do jap kontributin tim per zhdukjen e ketij korrupsjoni,qe ka marr permasa te medha.

    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Korrupsioni qe ka lulezuar ne Shqiperi eshte jashtezakonisht alarmues dhe shqetesues per:

    -popullin shqiptar qe jeton ne vend
    -emigrantet shqiptare qe jetojne jashte tij
    -te gjithe komunitetin europian

    Korrupsioni ne Shqiperi po e terheq zvarre popullin shqiptar drejt humneres. Ata qe deshirojne te ndermarrin nje iniciavitve per biznes eleminohen nga peshqit e medhenj qe kane koncentruar te gjithe resorset ekonomike ne doren e tyre. Me renien e komunizmit ne te gjithe europen lindore u prish edhe sistemi ekonomik i centralizuar dhe filluan te behen perpjekje qe pronat dhe ndermarrjet shteterore te privatizohen nga individet. Por ne doren e kujt rane keto fabrika, hotele, etj? Kush mund t'i privatizonte ato? Vete klyshat e komunistave ose ata qe i kishin sherbyer atyre, sepse vetem ato kishin nundesite monetare.
    Aty nuk ka rregullues te cmimeve, qe t'i veje tavan ose dysheme (terma ekonomike) cmimeve. Qeveria ne vend te te luaje rolin e regulatorit ndermjet konsumatorit dhe prodhuesit, mban vetem anen e prodhuesit KOMUNIST. Keshtu cdo i huaj apo emigrant shqiptar qe deshiron te investoje nuk ka mbeshtetje dhe mbrojtje nga shteti shqiptar.
    Ballkani, dhe vecanerisht ai perendimor, jane kthyer ne simbole te kontrabandes se droges, duhanit, femrave, armeve, etj, etj, sa biles ne Europe sa ta marrin vesht qe vjen prej andej, te shohin gjithe frike e dyshim sepse ne jemi kthyer ne perfaqesues se ketyre te keqijave qe po e shkaterrojne jo vetem vendin tone, por te gjithe kontinentin ne te cilin vendi yne ndodhet.
    Si pasoje shoqeria shqiptare jo vetem eshte damkosur nga te huajt, por iu kane mbyllur edhe dyert e oportuniteteve.
    Korrupsioni ne Shqiperi eshte nje kancer malignt qe ka perhapur metastazat deri ne skajet me te fundit te vendit. Ne shkolla mesuesit nuk shpjegojne sepse duan qe t'i shkosh ne kurset e tyre jashte mesimit per t'i mbushur gjepat. Edhe nese nje nxeses meson vete, atij perseri nuk i jepet nota e merituar duke i thene: "Ke nevoje per konsultime. Eja ne kursin tim, qe te mbushesh te metat." Neper spitale vetem per te bere nje serum, infermierja te con te blesh shiringat, etj tek dyqani afer spitalit, se gjoja spitali nuk i ka keto. Pastaj thote qe serum me minerale per trupin e njeriut, spitali nuk ka, por kur i fut 5000 lekeshin ne xhep, ajo ben c'ben dhe ate "te fundit" qe kishte mbetur ta sjell.
    Ne gazeta lexojme vetem raste kriminaliteti dhe vetevrasjes per arsye ekonomike. Njerezit kane vendosur te vene vete drejtesine ne vend duke marre haqe, pasi nuk ka nje shtet ligjor qe kriminelet t'i ndeshkoje. Populli shqiptar po kthehet mbrapsht ne epokat e gjakmarrjes dhe kanuneve patriarkale.

    Qe ky kancer i keq te zhduket nga shoqeria shqiptare, duhet qe atij t'i prehen duart dhe te kufizohet e zvogelohet derisa te fshihet fare nga ekzistenca. Si? Para pak kohesh pata lexuar rreth formimit te "Koalicionit te Korrupsionit" nje koalicion i organizatave amerikano-shqiptare te cilat ne nje peticion drejtuar presidentit Moisiu shprehnin gatishmerine e tyre per te nderhyre ne monitorimin dhe permiresimin e situates se korruptuar qe gjendet ne Shqiperi. Ky komision nuk eshte mirepritur nga shteti i tanishem anti-shqiptar sepse kjo bie ndesh me qellimet e tyre.
    Mendoj qe lobi shqiptar ne USA dhe organizata te tjera perfaqesuese se emigranteve shqiptare ne Europe te vazhdojne t'i shtyjne qeverine Amerikane dhe komunitetin Europian qe keto te fundit t'i bejne presion qeverise shqiptare qe komisione si i lartepermenduri te lejohen te bejne punen e tyre per te zhdukur vatren e korrupsionit ne Shqiperi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Thjeshtesia : 15-06-2003 mė 11:37
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,770
    Postimet nė Bllog
    18
    Korrupsioni eshte krim

    Korrupsioni nuk eshte as "biznes" dhe as "menyre jetese", eshte krim qe denohet me ligj ne cdo forme qe mund te marri. E theksoj kete, pasi ne Shqiperi egziston nje strategji e njerezve me pushtet te korruptuar, per ta legjitimuar korrupsionin si "mjet jetese" si "dicka e pashmangshme", si "dicka e mire per vendin". Te gjitha keto jane te papranueshme dhe vetem sa sfidojne autoritetin e ligjit ne Shqiperi.

    Krimi i korrupsionit godet cdo familje shqiptare dhe cdo taksapagues shqiptar. Te shkosh me mendimin se "po vjedhin arken e shtetit dhe jo parate e mia" eshte qesharake dhe ai qe mendon keshtu eshte shqiptari me i papergjegjshem. Ato para qe vidhen jane parate qe shteti mbledh nga taksat dhe taksat i paguajne shqiptare. Ato para tenderash qe vidhen, jane para qe akordohen nga organizma nderkombetare per te shtruar rruget, ngritur ujesjella, sjelle energji elektrike ne familjet e shqiptareve. Nese keto para vidhen nga njerez te korruptuar, shqiptareve u vidhet uji i pijshem, energjia elektrike, rruget e shtruara. Korrupsioni i vjedh shqiptaret nga deshira per nje jete me te mire.

    Korrupsioni u vjedh shqiptareve te ardhmen

    Ata njerez me pushtet qe nuk e kane per gje te vjedhin fondet publike, nuk e kane per gje te vjedhin edhe ate me shenjten, voten e lire te shqiptareve. Zgjedhjet e qershorit 2001 do te mbeten ne historine e pluralizmit shqiptar si zgjedhjet me skandaloze. Kutite e vjedhura te votimit dolen neper ekranet e televizioneve shqiptare teksa filmonin zyra deputetesh, mandatet e deputeteve nuk i vendosi vota, por vendimet e gjykates kushtetuese qe prodhoi me shume deputete se sa vete votimi i shqiptareve. Po perse i duan te korruptuarit votat, ato nuk jane para? Te korruptuarit i duan votat pasi duan te mbajne pushtetin me cdo forme dhe cdo menyre. Pushteti u duhet per te vjedhur sa te mundin dhe per tu fshehur pas imunitetit politik e institucional. Te te vjedhin parate e fondeve publike, eshte hic asgje kur te vjedhin voten e lire, pasi qe nga momenti qe te vjedhin voten, cdo shqiptar nuk eshte me shtetas me liri dhe te drejta te plota, por nje skllav i njerezve te korruptuar qe kane uzurpuar kryet e institucioneve shqiptare.

    Por korrupsioni shqiptar nuk eshte vetem shqetesim per shqiptaret e ndershem, ai eshte shqetesim edhe per mbare komunitetin nderkombetar qe monitoron dhe mban maredhenie pune me Shqiperine. Te gjitha raportet nderkombetare deri me sot e klasifikojne korrupsionin si lufta qe shqiptaret nuk mund te humbin, pasi po e humben ate, Shqiperia rrezikon te izolohet nga bota e qyteteruar. Asnje qeveri europiane nuk toleron qe ne mes te Europes te egzistoje nje qeveri qe prodhon krim dhe korrupsion, qe mbeshtet trafiqet dhe trafikantet. Eshte faktuar tashme perfshirja ne keto trafiqe e njerezve me te larte me pushtet ne Shqiperi. Enderra e shqiptareve "E duam Shqiperine si gjithe Europa!" rrezikon te zevendesohet nga enderra e padrinove dhe trafikanteve: "E duam Shqiperine si Kolumbia!". Shqiperia i ka vuajtur tashme 50 vjet izolim nen diktature nga bota e qyteteruar, nuk duhet tia lejojme vetes te vetizolohemi per faj te njerezve te korruptuar.

    Lufta ndaj korrupsionit

    1. Denoncimi i ashper nga shtetasit shqiptare

    Ka ardhur koha qe shqiptaret e ndershem qe perbejne shumicen e heshtur te ngrejne zerin e tyre dhe te denocojne korrupsionin ne cdo forme te mundshme. Mos lejoni qe askush tua shesi korrupsionin si "te mire" pasi parate e siguruara nga korrupsioni jane para te krimit qe shkojne per te blere pasurine kombetare, ate pasuri qe na perket te gjitheve dhe jo atyre qe jane te perlyer ne krim.

    Sa here qe deshmoni afera korrupsioni nga pushtetare e punonjes te adminstrates publike, mos nguroni ti denonconi ato publikisht ne media lokale. Gjithashtu, pas denoncimit publik vjen denoncimi ligjor, ku ju mund te ngrini padi ndaj te gjithe atyre qe shkelin ligjin per perfitime personale. Mbeshtesni organet e drejtesise ne punen e tyre dhe mos lejoni qe trysnia e te korruptuarve te vjedhi edhe autoritetin e ligjit demokratik.

    2. Partite opozitare duhet te denoncojne korrupsionin

    Korrupsioni eshte nje epidemi e rende qe ka pllakosur administraten publike qe nga kryeministri e deri tek ai punonjesi i thjeshte i gjendjes civile. Si e tille, nese qeveria shqiptare dhe maxhoranca nuk kane deshire te luftojne korrupsionin, opozita nga ana e saj duhet ta luftoje ate brenda institucioneve shteterore. Te gjitha akuzat per abuzime duhen hetuar pa marre parasysh fare se kush eshte personi i akuzuar. Perpara ligjit nuk ngrihet dot askush. Te gjitha faktet e nxjerra nga hetimet, duhet ti percillen prokurorise shqiptare per hetim. Vetem ne kete menyre trupi i administrates publike do te pastrohet nga parazitet e ngjitur dhe vetem ne kete menyre politika shqiptare do te kaloje ne filtrin e drejtesise.

    3. Mediat duhet te sensibilizojne shqiptaret

    Mediat kane pergjegjesine morale dhe profesionale per te sensibilizuar shqiptaret mbi te gjitha shkeljet qe bejne njerezit me pushtet. Deri me sot mediat shqiptare jo vetem qe nuk e kane bere nje gje te tille, por mund te thuhet pa frike qe shumica e mediave tashme jane bere pale ne korrupsion. Nje pjese e mire e parave te vjedhura nga fondet publike, te korruptuarit i kalojne ne llogari te gazetave dhe televizioneve qe zgjedhin te bejne nje sy qorr dhe nje vesh shurdh kur vjen fjala tek korrupsioni. Shqiptaret i mesojne aferat korruptive nga raportet nderkombetare apo nga shtypi nderkombetare, pasi shtypi vendas ne mase eshte kthyer ne partner ne krim.

    U kujtoj gazetareve dhe analisteve shqiptare se misioni i gazetarit eshte misioni i opozitarit te perjetshem i cdo rregjimi, cdo fenomeni, i cdo grupimi politik. Gazetari duhet te pershkruaje realitetin me te gjitha ngjyrat e tij, pasi vetem keshtu informon dhe sensibilizon shqiptaret. Shqiptaret nga ana e tyre duhet te bojkotojne ne mase te gjitha ato televizione, gazeta, mjete informimi qe ruajne konformizmin e tyre karshi fenomenit te korrupsionit.

    Mbroni dinjitetin dhe moralin tuaj

    Korrupsioni per shqiptaret tashme eshte nje e keqe qe nuk ka as emer dhe as fytyre, e them kete pasi deri me sot askush nuk eshte denuar me ligj per afera korrupsioni. Teksa gjithe bota i bie kembanave se Shqiperia eshte kthyer ne nje vater te krimit dhe korrupsionit ne Europe, shqiptaret nuk kane degjuar apo pare qofte edhe nje te korruptuar qe te perfundoje ne burg duke u denuar me ligj.

    Ne kete pike, ndahen te korruptuarit nga shqiptaret e ndershem. Te gjithe ata shqiptare qe gjejne fjale te mira per te mbrojtur korrupsionin, jane po aq te korruptuar sa edhe vete te korruptuarit. Korrupsioni duhet te denoncohet me force nga cdo shqiptar i ndershem pasi vete keshtu mbrojme dinjitetin tone si njerez, vetem keshtu i hapim rrugen zhvillimit dhe integrimit te vendit, vetem keshtu fitojme serrisht te drejten tone per te vendosur per te ardhmen tone dhe te brezave qe do te vine.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorė
    Postime
    100
    Tung te gjithėve,
    Pajtohem me gjykimin dhe kritikėn tuaj nė lidhje me korrupsionin ne Shqipėri si dhe me pasojat e tij nė jetėn e pėrditshme tė shqipėtarėve. Megjithatė kam pėrshtypjen se ju e ekzagjeroni kur thoni qė jemi te njohur nė botė vetėm pėr kėtė gjė (Albo thotė : reputacioni i vetėm qė shteti shqiptar gėzon nė botė ėshtė i ngritur ekskluzivisht mbi fenomenin e korrupsionit ose Thjeshtėsia : korrupsioni qė ka lulėzuar nė Shqipėri ėshtė jashtėzakonisht alarmues dhe shqetėsues pėr tė gjithė komunitetin europian).
    Nuk mendoj se bota na gjykon vetėm nga ky kėndvėshtrim sepse e para vlerat e Shqipėrisė nuk pėrmblidhen vetėm tek korrupsioni dhe e dyta nsq do ta gjykonim njė vend nga niveli korrupsionit rrezikon qė gjykatėsit tė kthehen nė tė akuzuar. Kush janė ata qė na gjykojnė ne ?
    SHBA, Italia, Greqia, Franca ?
    SHBA qė e mbajnė veten nga shtetet mė demokratike nė botė dhe qė i japin mėsime demokracie falas ēdo vendi nė botė a thua se ia kėrkon kush, kanė patur veēse presidenta tė korruptuar duke filluar qė nga Niksoni, Regani, Klintoni dhe tani se fundmi Bushi qė tė gjitha kontratat nė Irak po ia jep shokėve tė tij dhe ish shoqėrive qė ai dhe Rumsfield kanė drejtuar mė pėrpara.
    Nė Itali nuk ka ngelur kryeministėr pa dal nė gjyq qė nga Andreoti, Kraksi dhe sot Berluskoni pėr korrupsion dhe pėr lidhje me mafian. Si mund tė kenė fytyrė italianėt atėhere tė na kritikojnė ne pėr korrupsion dhe pėr mafiozė ?
    Nė Francė vetė presidenti Shirak ėshtė akuzuar disa herė pėr korrupsion por nuk ka dalė nė gjyq nė sajė tė imunitetit qė gėzon si president. Ish kryeministri Zhype shumė ministra dhe tani sė fundmi guvernatori i bankės janė akuzuar gjithashtu pėr korrupsion.
    Kėto vėnde e kanė zakon tė kritikojnė dhe ti japin mend tė tjerėve pėr gjėra qė ata vetė nuk i respektojnė. SHBA akuzon Korene, Irakun dhe Iranin se kanė armė bėrthamore dhe haron qė ata e zotėrojnė armėn bėrthamore qė prej 60 vjetėsh dhe janė i vetmi vend nė botė qė e ka pėrdorur atė duke masakruar me qindra mijra persona tė pafajshėm. Franca dhe Britania e Madhe gjithashtu e zotėrojnė armėn bėrthamore. Pra mėsime morali prej kėtyre vėndeve nuk presim dhe nuk kemi pse ta ndjejmė veten inferiorė ndaj tyre sepse ata janė mė keq se ne nė kėtė aspekt. Po qe se duan tė na japin mėsime nė lidhje me ekonominė e tregut etj i pranojmė me gjithė qef por sa pėr moral ato le t'i mbajnė pėr vete.
    Le ti rikthehemi tani korrupsionit nė Shqipėri. Nga vjen ai ? Njė ndėr shkaqet kryesore ėshtė varfėria ekonomike. Personat qė kanė njė post dhe qė kanė diēka nė dorė mundohen tė pėrfitojnė nė maksimum sepse rroga e tyre ėshtė shumė e vogėl dhe e pamjaftueshme. Kjo nuk ėshtė karakteristikė e veēantė e popullit shqiptar kjo gjė ndodh nė tė gjithė vendet e varfėra pa pėrjashtim, kjo gjė ėshtė njerėzore.
    Si mund ta luftojmė korrupsionin atėhere ? Me zhvillimin ekonomik dhe me zhdukjen e varfėrisė korrupsioni do tė zvogėlohet diēka sepse do tė jetė mė e vėshtirė tė korruptosh njė person qė paguhet mirė. Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė qė njerėzit tė ndėrgjegjėsohen mė tepėr tė jenė krenarė pėr atė qė bėjnė dhe puna e tyre tė vlerėsohet nga mbarė opinoni. Nsq ēdokush e vlėrėson dhe e respekton mėsuesin, gjykatėsin apo funksionarin e shtetit dhe atyre nuk kanė se ēfarė ti duhen mė milionat. Tani pėr tani Shqipėria nuk ka nė krye persona qė tė vėnė interesin e pėrgjithshėm, interesin e mbarė popullit shqiptar mbi atė vetjak. Nė Shqipėri dhe jashtė saj nuk ka persona qė janė gati tė sakrifikohen pėr Shqipėrinė e popullin shqiptar dhe jo tė vihen nė krye pėr tė mbushur xhepat plot, por besoj se persona tė tillė nuk do tė vonojnė tė vijnė.

    Me respekt
    Calvero
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Calvero : 23-06-2003 mė 03:56
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e erimetallica
    Anėtarėsuar
    29-04-2003
    Vendndodhja
    St. Quentin State Prison,California.
    Postime
    12
    sh e vertete...ne te gjithe vendet ka korrupsion...po te ne eshte ndryshe...prite kur te miratojne dhe parlament ndonje ligj pro tij...
    METALLICA RULES!

  7. #7
    A-LEK-SA-NDER=1>SHUMA! Maska e ermal:j
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    SHAM
    Postime
    45

    korrupsioni perballe vlerave

    dy jan vlerat qe perballimqe prej kohes qe njerzimi funksionon nepermjet statusesh shoqerore!
    njera eshte ajo materjale e perfaqesuar denjesish ne kohet moderne prej valutes .kurse tjetra ajo shpirterore e perfaqesuar gjithkahere prej besimit te Zoti.
    nese do te shihnim kush jan arsyet thelbesore te korrupsionit do te kuptonim qe shkak eshte vlera e pare e siperpermendur (paret)
    e nese dote shihnim cfare gjithkahere i ka kulturuar kombet e pra ajo eshte feja si perfundim jo me kote populli per te korruptuarit
    ka gjetur nje llagap mese te denje pra njerez pa din e iman qe e perkethyer ne shqip do te thote;njerez pa fe e bese.
    pra ajo qe lufton korrupsionin eshte morali hyjnor ne mungese te te cilit shoqerite jan te destinuara te shkaterrohen si sodomi per shembull mjer per ne qe na pelqen te besojme se sodomi eshte vetem nje legjende!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2003
    Postime
    30
    Bahkohem me mendimin e (Calvero) por kisha nje pyetje...Sa do te vazhdoj? Dhe a ka shpresa qe do te rregullohet ky vend? ......
    Une jam nje biznesmene ne Elbasan dhe e ndjej dhe perballem me kete fenomen pothuajse ēdo dite... Duhet te paguash per te marr nje ēertifikat,nje dokument te thjesht per tu pajisur me pashaport,duhet tu jap mesueseve te vajzave te mia 4000 lek te reja ne muaj se gjoja iu bejn kurs per lenden se ndryshe ajo nuk te jep noten.,..... dhe po deshe ēoje me mesuese tjeter ne kurs .......... biznesi ketu ku jetoj une pak nga pak i ka humbur vlerat e tij...shume po mbyllen se nuk u del te paguajn tatimet dhe ata qe spaguajne e sjan te liēensuar punojn sepse kan miq kudo ose e japin lekun ndryshe.........Me vjen keq qe kemi sakrifikuar kaq shume dhe nuk po i shohim frutet e tij.....dhe sa do te presim ? mbase flet se mund te rregullohet mbas 30 vjetesh? Une mendoj qe peshku ketu tek ne eshte qelbur nga koka ..........

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Edhe une jam dakort me mendimin qe ka shprehur Calvero.Korrupsioni eshte nje gangrene jo vetem per Shqiperine por i perhapur ne te gjithe boten ne forma te ndryshme.Madje nje thenie thote "Korrupsioni eshte e keqja qe ka lindur bashke me njerezimin"dhe si e tille eshte e pamundur te zhduket.Por shoqeria e sotme moderne perpiqet qe ta zbusi, ne menyre qe ajo te mos mbizoteroje.Por c'ndodh ne vendet e e varfra apo ne vendet ish-komuniste(ku korrupsioni lulezoi dhe triumfoi mbi qeverite dhe eci me hapa galopante)?!
    Edhe Shqiperia duke patur background si nje shtet ish-komunist, nje varferi kolektive dhe e edukuar me nje "njeriu i ri socialist" qe shkaterroi dhe shperfytyroi cdo ndjenje morale dhe dinjitet.Dhe mbi te gjitha nje vend ku "cdo gje ishte e perbashket",pra mosrespekti per pronen dhe per pronarin e vertete solli korrupsionin ne ato stade ku eshte sot.Mbret i Shqiperise.
    Ne ketu shprehim mendimin tone dhe shqetesimin tone per fatin dhe imazhin e Shqiperise, qe te gjitheve na mundon dhe na ben ta kemi koken te ulur.Por asnje nga ne nuk ka ate "shkopin magjik" qe me nje te prekur te ndryshoje cdo gje.Por a ka rruge per te ndryshuar?Pergjigja pozitive.
    Dhe kjo sipas opinionit tim eshte rruge e gjate dhe e veshtire, sepse nis piksepari me ndryshimin e mentalitetit te kultivuar per me shume se gjysem shekulli(fus ketu dhe 13 vite tranzicion).Kjo eshte dhe pika kyce (ajo fare e shendetshme qe duhet mbjelle sot, nga kontributi i intelektualeve shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise dhe neser mund te korret e suksesshme).
    E dyta pike e rendesishme eshte liberalizimi i pushtetit te trete, pra sistemit gjyqesor.Me kete nenkuptoj mos politizimin e ketij institucioni, qe ashtu sic beri amerika o marr rastin e Nikson ose Bill Clinton.Pra presidentet i vuri me shpatulla pas murit , ashtu dhe ne Shqiperi duhet te ulen ne banken e te akuzuarve te gjithe ata qe akuzohen per korrupsion pavaresisht nga krahu politik apo posti qe gezojne.Sic thote Aristoteli"Ligji eshte i lire nga pasionet" .
    Dhe se treti shteti dhe qeveria ti japin rendesine e duhur sistemit fiskal(taksat).Duke hartuar ligjet e duhura ku te mos kete klauzola per interpretim dhe mbrojtje nga ata qe zhvillojne korrupsionin.Dhe keto taksa ti perdori se pari per te rritur pagat e buxhetoreve .Dhe keshtu neutralizohet shkalla e pare e korrupsionit(mjeku ,profesori, nepunesi etj)Keshtu dhe fillon edukimi i mentalitetit modern qe "detyra eshte detyre"dhe une duhet ta kryej perderisa me eshte caktuar ose e kam zgjedhur.
    Padyshim lista e pikave per ti vene fre korrupsionit ehste e gjate dhe secili prej nesh e pasuron me opinioni e tij.Por ajo qe eshte kyci:"Ndryshimi i mentalitetit dhe ndergjegjesimi i te gjitheve , qe te dine cfare ehste ligjore dhe cfare jo, qe te mendojne per shoqerine dhe jo per individin qe ta ngulitin nje here e mire"ligji eshte ligj, te gjithe duhet ti bindemi dhe te gjithe jemi te barabarte para tij.

    Me respekt per te gjithe bashkatdhetaret qe po japin kontributin e tyre per te nxjerre Shqiperine nga guacka e mentalitetit te kalbur komunist dhe qe do ta drejtojne ne rrugen e civilizimit dhe zhvillimit . FLEUR
    :^lulja

  10. #10
    Padyshim qe korrupsioni eshte gangrene per shoqerine shqiptare por nuk mund te pajtohem 100% me mendimet e disa ketu.

    Nuk mund te justifikojme vetem me arsyen se ka korrupsion ne vendet e zhvilluara.

    Nuk diskutohet ky fakt, por ne duhet te mesojme nga ato vende se si e luftojne korrupsionin dhe jo te gjejme justifikime.

    Italia vertet ka korrupsion gjithandej, por burgjet i mbushi me politikane dhe gjykates te korruptuar. Calvero e ka permendur faktin qe nuk ka mbetur kryeminister italian pa dale perpara gjygjit.

    Po politikanet shqiptare a do te dalin ndonjehere perpara togave te zeza per te dhene llogari per veprimtarine e tyre?


    Ne Shqiperi ndryshon kryekeput situata pasi as qe merret dhe me i vogli mundim per te luftuar korrupsionin i cili ekziston gjithandej.

    Calvero mund te permende vendet e zhvilluara, por tek e fundit korrupsioni atje mbetet ne nivelin e hipotezave ku cdokush mund te arsyetoje Pro ose Kundra fakteve apo Personazheve.

    Ndersa ne Shqiperi, te gjithe e dine qe politikanet jane te zhytur deri ne gryke dhe asnjeri nuk merr persiper te bej dicka.

    Jam i bindur qe cdonjeri nga ne mund te sjelle ketu me qindra fakte te perditshme korrupsioni qe po brejne shoqerine shqiptare dhe nga ana tjeter po te gjithe ne e disaprovojme dhe e pranojme kete fakt me justifikimet apo "bias"-et tona.

    Dike nuk e lejojne paragjykimet politike, dike tjeter perkatesia fisnore etj etj me rradhe per te shikuar objektivisht realititetin.


    Le te marrim ngjarjet me te fundit te politikes. PD-r mund te futet ne qeveri me Fatos Nanon.

    Perse???

    Sepse mund te bejne dicka ne te mire te Shqiperise me kolltuket ministrore qe do te kene ne dispozicion, apo se do te perfitojne me teper materialisht gjate kohes qe do te jene te ulur ne ato kolltuke.

    Politikisht eshte gati e pamundur qe te fitojne ndonje kredo, pasi vete bashkepunetoret me te afert po e braktisin Nanon per shkak te renies se reputacionit se personit te tij keto vitet e fundit te qeverisjes.

    Nano gjithashtu ka marre nje lum me akuza nga Meta & CO dhe gjithashtu ka dhene plot kundra ketyre, por askush nuk i eshte drejtuar Prokurorise per kallzim.

    Gati cdo minister i sotmi apo dhe i djeshem ka pasuri, prona, apartamente, makina etj qe nuk mund ti kete pervetesuar me rroge te rregullt.
    Atehere lind pyetja: "Nga i gjejne tere keto te ardhura materiale per te patur tere ate pasuri te patundshme"?

    Nuk besoj se duhet te kesh shume mend per tja gjetur pergjigjen kesaj pyetje.



    Cila eshte Rrugedalja??


    Kjo eshte ajo qe me preokupon me shume se te tjerat. Po te tregohesha optimist mund te thoja qe Korrupsioni do te zvogelohet apo te zhduket me rritjen e mireqenies se gjithe shoqerise shqiptare, por jam disi skeptik ne kete drejtim, pasi do te me duhet te pranoj rrjedhimisht qe ata qe do te kene ne dore ekonomine dhe financen shqiptare, manaxhimin dhe administrimin e saj do te jene pikerisht keta qe vune kapital ne menyre te pandershme nepermjet korrupsionit.

    Une shpresoj qe kjo ceshtje te mos kthehet ne nje "tenxhere me presion", ku te vloje perbrenda dhe nje dita tja jape "BAM".

    Pra nje dite shqiptaret te shohin se ku kane perfunduar apo se ku i ka cuar meftesia apo indiferentizmi i tyre dhe te ngrihen e te bejne ndonje revolucion anti-sistem


    Humbja e besimit ne nje sistem demokratik eshte e keqja me e madhe qe mund ti ndodhe Shqiperise dhe shqiptareve. Do te thote te rievokohen regjimet e kaluara diktatoriale dhe te kthehemi dhe nje here aty ku ishim.

    Pra tek Lufta e Klasave dhe Diktatura e Proletariatit, kuptohet nen nje terminollogji tjeter, te kamufluar dhe jo kaq direkte.

    Si mund te ndodhe kjo??

    Mund te ndodhe fare mire nese nje dite shqiptaret do te personifikojne pasurine me te keqen dhe korrupsionin dhe do ti shpallin lufte cdokujt qe eshte i pasur dhe ka vene kapital menjane apo e administron ate ne forma te ndryshme.

    Prandaj mua nuk me pelqen kur degjoj persona qe shprehen per nderrime te komplet klases politike dhe qe sulmojne kedo qe merret me politike apo kedo qe ka njefare pasurie.

    Midis dy te keqijave me duhet te zgjedh ate me te voglen.

    Pra nderrimin e situates perbrenda kontureve ekzistuese dhe jo trasformime rrenjesore sic kerkojne shume vete, qje qe do te thoshte revolucion apo dicka te ngjashme me kete.

    Kjo do te ishte katastrofale per Shqiperine duke patur parasysh ate qe kemi kaluar shekullin qe shkoi.

    Shpresoj qe korrupsioni aktual te mos na coje deri atje dhe kjo do te ishte pasoja me e llahtarshme qe mund te na ndodhte.

    Mos u cudisni nga kjo gje, pasi jane plot vende ne kete Bote qe e kane pesuar dhe shembujt jane te shumte.

  11. #11
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Kur presidenti rrjedh nga nje familje orthodokse, kur kryeministri eshte orthodoks, kur kryeprokurori i pergjithshem i Shqiperise eshte pjese e mbreterise se kryeministrit Nano, kur sherbimin informatik kombetar e drejtojne Dhoret, Paskalet, Karamelot dhe te gjithe ata njerez qe emrat e tyre kane ngjashmeri me emrat e grekeve,, kur mafia me kriminale shqipetare e Vlores mbeshtetet fuqimisht nga qeveritaret e sotshem, doemos se me cdo lloj mjeti ata jane te destinuar te mbajne pushtetin me cdo menyre sepse keshtu jane te detyruar dhe po te ishte per Nanot e co, sot ky fenomen i cuditshem qe ka prure shqipetaret ne pragun e nje lufte civile dhe vdekjeprurese per kombin shqipetar, do te ishte zhdukur njehere e mire per te mos u kthyer me kurre ne Shqiperi.
    Fatkeqesisht, rruga qe u predikohet shqipetareve per te miren e tyre, eshte ajo e armatosjes se popullsise me lopata, kazma, buldozere, kamione, per te pastruar Tiranen nga plehrat qe kuterbojne Imponim te shfaqjeve negative shume te demshme per brezat qe vijne, dhune, vrasje, imoralitet pa limit, shtet pas shtet, qeveri pa qeveritare, ministra me diplome patatesh, birrash dhe berxolle dhe dollaresh kesh, administrate me nenpunesa te korruptuar gjer ne fyt, me drejtora dhe servile te komanduar, me doganiere qe detyren e tyre e konsiderojne me te mire se te kryeministrit, me mesues e rektore qe kerkojne miliona leke, studenteve qe konkurojne,per te fituar te drejten e universitetit, me bashkiake e kryebashkiake qe majmen me tenderat e ndertimit te rugeve, pallateve, shkollave, me police qe dalin ne mes te nates dhe ne mes te rruges vetem per te kekuar ate 2000 lekeshin e kafes, me shefa policie qe mbulojne krimin, me prokurore dhe gjykates qe lene te lire kriminelet, me ushtarake qe abuzojne me detyrat i jane ngarkuar, me doktore qe kerkojne nje kope bageti per te shpetuar jete njerezish, me mashtrues qe bejne te zgjuarin, me fallxhore qe te vjedhin leket neqoftese u kerkon te dish nje fat tendin me te mire, me prifterinj e hoxhallare qe para se te fillojne meshen, merren me politike, me gazetare qe corodisin trurin dhe mendjen e ketij populli me lajme sensasionale, boshe dhe kuterbuese.
    Ndoshta harrova ndonje sektor pa permendur por gjithshka ka marre formen e nje virusi qe ka shkaterruar, shkaterron cdo gje qe prek.
    Ja ky eshte shteti i sotshem qe shtet i thenshin.
    Populli shqipetar nuk eshte ndier kurre me i varfer dhe me i shokuar se sot.
    Njerezit vetevriten, bejne mardhenie seksuale me motrat e tyre, me kushurinjte e tyre, i shesin neper bote, trafikojne te tjera, shesin femije qe ne bark te nenes, vrasin pjesetaret e familjes, kercet sopata, hanxhari dhe drama te tilla nuk kane fund.
    Edhe nje here kombi shqipetar po deshton ne formimin e tij.
    I duhen shekuj ketij populli te rigjenerohet, te pastrohet nga pleherat qe e kane zgjebosur dhe kancerozur dhe fatkeqesia e ketij kombi eshte politika shqipetare e cila me ndihmen e atyre qe kane interesa te vecante politike, ekonomike boterore, ka krijuar kete kaos masiv duke mbjellur vdekje cdo shekull per kete popull te lenduar.
    Nuk ka Zot qe i sheron keta shqipetare te shokuar, te lene mes varferise dhe skamjes, mes mjerimit dhe injorances.
    Zoti paste meshire per ta sepse populli shqipetar i cdo treve qofte, eshte destinuar te jete i kryqezuar per te paguar mekatet e te tjereve.
    Ne fund do te kemi fatin te lumturohemi ashtu sikur u lumturua Nene Tereza per bamiresine e saj, do kemi fatin te mbeshtillemi me flamurin grek kur te na varrosin pasi te kemi luftuar per greket dhe do kemi fatin qe kokat e shqipetareve te varen maje Stambollit si shenje respekti per arrnautet.
    Evropa do te kenaqet, do te eksperimentoje mbi shqipetaret, do te shohe ndeshje gladiatoresh, do te luaje rolin e Toreadorit dhe ne fund mbasi te lodhet, deshira per te fjetur qete, embel, do jete e madhe.
    Lis
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Te me falni nqs jam pak jashte kesaj teme dhe qe dikujt rreshtat e mij mund ti vijne tharte.Por desha ti pergjigjesha pak Lis

    Une mendimin tim e kam dhene, por dua te te them qe ortodoksia nuk eshte armike por besim ashtu si katolicizmi dhe muslimanizmi.Dhe ne mendimin tend qendro jashte besimit dhe mos impliko ortodoksine me emra te pervecem.
    Perse akuzon ti ortodoksine sot?(edhe pse shumica e politikaneve jane te feve te tjera)
    Cfare mund te thuash nese te bej analogji per gjysem shekullin komunist, ku 3/4 mos me teper e politikaneve ishin te fese jo ortodokse?
    Ne argumentimin e gjerave duhet te qendrojme larg( mentalitetit te bastarduar shqiptar nga sundimi turk)nese duam te jemi te emancipuar.Pra perpiqu ta tregosh kete mentalitet pa i turbulluar ujrat e kristalta te besimit.Dhe nje nga vetite e njerezve te qyteteruar eshte respektimi i besimit, opinionit ideve dhe idealeve edhe pse ti mund te jesh opozitar.
    Pershendetje per ty dhe te gjithe bashkatdhetaret pa dallim feje nga FLEUR
    :^lulja

  13. #13
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Postuar nga Fleur

    Une mendimin tim e kam dhene, por dua te te them qe ortodoksia nuk eshte armike por besim ashtu si katolicizmi dhe muslimanizmi.

    ( mentalitetit te bastarduar shqiptar nga sundimi turk)

    Pershendetje per ty dhe te gjithe bashkatdhetaret pa dallim feje nga FLEUR


    Dhe ne mendimin tend qendro jashte besimit dhe mos impliko ortodoksine me emra te pervecem.
    Perse akuzon ti ortodoksine sot?(edhe pse shumica e politikaneve jane te feve te tjera)


    Fjale qe nuk kane nevoje per koment.
    Lis
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    Chicago / USA
    Postime
    1
    ej po ata qeveritaret me korripsjon jetojn . Po te mos te ishte koripsjoni ne shqiperi , shqiperia do ishte ne nje nivel me gjith shtetet e evropes .
    Vetem ti ma sheron plagen.
    Vetem ti ma shpeton zemren.
    Sepse ti ke lindur per mua.
    Dhe un do vdes per ty.

    Dua te me thosh nje fjal.
    Se pa ty un srroj si djal.
    Diten qe te vdes per ty.
    Dua te me shikosh mu ne sy.

    Mos kujto se kam vdekur.
    Jam i shtrir me sy i mbyllur.
    Ne ate dhom shum i djegur.
    Ne nje bot tjeter i fikur.

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •