Vendet multietnike qe dolen nga konfliktet do te funksionojne si te tilla nese do te arrijne te riperkufizojne ndershmerisht kontraten e bashkejeteses se tyre.
nga Arber Xhaferri
Kohe me pare lideri i nje partie te rendesishme ne Maqedoni, VMRO-DPMNE, njekohesisht ish-kryeminister i Maqedonise, Lubco Georgievski, shprehu idene ne menyre te qarte, pa lene fije dyshimi per domethenien e fjaleve te tij se Maqedonia duhet te ndahet, ngaqe sipas tij Marreveshja e Ohrit e paska rrenuar ate ide te Maqedonise sic e paskan enderruar maqedonasit gjysh e stergjysh. Ai konstaton se ky shtet dhe populli maqedonas me te cilin ai parapelqen ta identifikoje shtetin jane ne rrezik nga sfida kanceroze shqiptare dhe sugjeron mjetin e vetem kirurgjikal, ndarjen e saj. Natyrisht ai, si nacionalist i devotshem u ofron shqiptareve zonat e perthara qe, nga aspekti historik, ekonomik, etnik, komunikativ fare nuk perkojne me realitetin dhe aspiratat shqiptare.
Para tij kete ide e hodhi Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve, qe ne ate periudhe u prit me reagime histerike nga faktore te ndryshem. Mirepo sot reagimet ndaj idese se Georgievskit jane te mefshta, sikur opinioni eshte familjarizuar me kete ide.
Po ashtu, kohe me pare kryeministri i vrare serb Gjingjiq doli me nje ide te ngjashme per nevojen e rishqyrtimit te vlefshmerise se Marreveshjes se Dejtonit, duke aluduar ne nevojen e gjetjes se nje parimi tjeter per zgjidhjen e konflikteve dhe kontesteve te ndryshme nderetnike ne hapesirat e ish-Jugosllavise. Eshte e nevojshme te theksohet se edhe kjo ide e te ndjerit Gjingjiq nuk ishte e re. Para tij kjo ide ka qarkulluar ne kokat e akademikeve serbe, qarqeve politike, ushtarake dhe intelektuale etj. Me kete rast duhet permenduar se ish-presidenti jugosllav, shkrimtari Dobrica Qosic, babai shpirteror i serbeve me 1992 impononte idene e ndarjes se Kosoves, por dhe ndarjes se Maqedonise.
Ne vije te konkretizimit te ceshtjes, duhet perkufizuar konteksti hapesinor dhe kohor ku dhe kur shfaqen keto ide, per te mos e perzier ate me ceshtjet e ngjashme ne hapesira te tjera, bie fjala ne Rumani, Bullgari, Turqi apo Indi. Pra, konteksti eshte Jugosllavia e cila u shperbe. Por ky proces ende nuk ka perfunduar. Kane mbetur ende ceshtje te hapura, si ceshtja e Bosnje -Hercegovines, e Kosoves, e Maqedonise, por edhe e unionit Serbi-Mali i Zi qe i ka hyre nje testimi te ri te qendrueshmerise ne afat prej tre vjetesh. Keto obsione nuk jane skandaloze, nga vete fakti se kemi te bejme me nje proces te thelle historik qe nuk shfaqet vetem ne Jugosllavi, por ne te gjitha shtetet federative.
Problemi kryesor teorik, politik, praktik dhe historik ne shtetet federative eshte arritja e kohezionit te brendshem. Ne kohen e komunizmit apo ne sistemet e tjera ne hapesira jodemokratike ky kohezion arrihej permes represionit ideologjik, fashizoid, apo trajtash te tjera. Me shfaqjen e pandalshme ne skenen historike te demokracise dhe te pluralizmit, objektivisht u hap tema e kohezionit. Nga ky kend duhet analizuar se ceshte pluralizmi ne shtetet e dikurshme federative qe moren tatepjeten e shperberjes. Pluralizmi ne keto hapesira u shfaq si pluralizem etnik, me ngjyrime nacionaliste, shoviniste e diku-diku edhe naziste. Mbi keto parime nacionaliste natyrisht se nuk mund te ndertohej, vetvetiu, kohezioni i ri ne shoqerite heterogjene, apo sic parapelqehet te quhen multietnike, prandaj duke refuzuar parimet e demokracise liberale, serish u fillua te zbatohej represioni. Ai ishte tash edhe me i eger, edhe me jotolerant, qe legjitimohej jo me argumente neutrale ideologjike, por me ato te interesave te shenjta parciale nacionale, religjioze dhe te tjera. Ky represion metonte t'i zhbente, t'i shfaroste kundershtaret etnike. Prandaj patem spastrime etnike dhe tragjedi permasash me te erreta. Eshte me shume interes te konstatohet se nderrimi i doktrinave, asaj komuniste, moniste me ate demokratike dhe pluraliste nuk u percoll me nderrimin e mendesise dhe sistemit te vlerave. Emeruesi i perbashket i kesaj mendesie eshte ekskluzivizmi, jotoleranca ndaj tjetrit. Ne kohen e komunizmit ekskludoheshin, destimuloheshin, margjinalizoheshin konkurrentet ideologjike, nderkaq ne kohen kur doktrina komuniste u zevendesua me doktrinen nacionaliste filloi procesi i ekskludimit te konkurrenteve etnike, qe per pasoje me tragjike kishte spastrimet apo shfarosjet etnike. Varret masive jane monumenti me pikellues i kesaj kohe. Pra, ne kohen e perandorive, apo federatave qe i zevendesuan ato, funksiononin kodet me te gjera, me tolerante, imperiale apo federative, qe nuk i provokonin vlerat e identifikimit dhe te kohezionit. Kur keto kode u zevendesuan me ato me te ngushta, parciale, nacionale, vetvetiu u shfaq problemi i identifikimit. Boshnjaket, kroatet, serbet pranonin te ishin gjithsesi jugosllave, por jo te jene serbe te kroatizuar, kroate te serbizuar apo boshnjake te kroatizuar dhe anasjelltas. Ngjashem ndodhi edhe me kurdet: ata ishin te fjetur derisa ishin osmane dhe filluan te zgjohen kur tentuan t'i turqizojne, t' i irakizojne apo t'i iranizojne.
Ne kete kohe te transformimit te shoqerive, ceshtja kryesore qe parashtrohet eshte kodi i identifikimit, kodi mbi te cilin duhej te ndertohet kohezioni i ri. Meqe gjendemi ne Evrope, ne hemisferen perendimore te sistemit te vlerave, ky kohezion nuk mund te ndertohet mbi parime te represionit despotik aziatik, mbi parime te proviniencave te ndryshme parciale, ideologjike nacionale apo teokratike. Sistemi i vlerave te cdo qyteterimi ne maje te zhvillimit, sic eshte ai perendimor, ka karakteristika dominante te kozmopolitizmit, te tolerances dhe te inkluzivitetit ose anasjelltas, karakteristike e cdo qyteterimi qe eshte ne pikenisje eshte intoleranca, ekskluziviteti. Prandaj ne Evrope nuk mund te lejohen projekte te ndertimit te kohezionit mbi baza te represionit. Eshte e paimagjinueshme te tentohet qe sfida baske te qetesohet me represion, me perdorim te paselektuar te armeve si ne Maqedoni kunder fshatrave shqiptare, ose me spastrim etnik si ne Kosove. Se kendejmi, duhet kuptuar reagimi e tyre, shpeshhere i vonuar kunder bartesve te ndertimit te kohezionit te ri mbi baza te represionit. Milloshevici ndodhet ne Hage jo per shkak te ideve te tij, por per shkak te metodave te tij qe nenkuptonin perdorimin e mjeteve brutale ne krijimin e kohezionit te ri ne shoqerine qe shperbehej.
Ne kohen e fillimit te ketij procesi shperberes, ne kuader te asaj mendesie posesive ekskluziviste u shfaqen teori politike nacionaliste dhe u ndermoren aksione konkrete. Regjimi serb kete e filloi ne Kosove ne vitin 1989, duke abroguar statusin autonom te krahines se atehershme te Kosoves. Eshte me interes te theksohet se nje projekt i ngjashem po ne kete vit u zbatua ne Maqedoni, ku me amendamente ndaj kushtetutes se vitit 1974 u zhvleftesua statusi politik i shqiptareve te Maqedonise dhe u abroguan nje mori te drejtash qe i gezonin ata deri ne ate periudhe. Shtetet, shoqerite multietnike zune te etnocentrizohen, duke imponuar kodet nacionale si pika te reja te kohezionit. Natyrisht se kjo hasi ne kundershtime te vazhdueshme. Kundershtimet anuloheshin o me repression, o me manipulime, apo me forma mikse.
Ne Maqedoni kundershtimet shqiptare luftoheshin me metoda te kombinuara, me represion sipas kapaciteteve te shtetit, me retorike te skajshme nacionaliste dhe me manipulime te ndryshme. Kur u shfaq PDSH-ja ne skenen politike, kerkoi marreveshjen historike, si forme me te pershtatshme per perkufizimin e kodit te ri te kohezionit.
Por, asokohe etnocentriket e dalldisur maqedonas dhe oportunistet shqiptare e refuzuan me zemerim kete ide. Refuzimi i idese e solli luften qe ishte shprehje e mosfunksionimit te kodit identifikues te shtetit. Ashtu si boshnjaket qe nuk pranonin te kroatizohen apo te serbizohen, ashtu edhe shqiptaret nuk pranonin te maqedonizoheshin. Kerkonin qe ne Maqedoni te ndertohet nje shoqeri qe i legalizon diversitetet dhe lejon lirshem zhvillimin e tyre, duke insistuar qe kodi identifikues i shtetit te jete diversiteti dhe jo unifikimi mbi simbolet e nje kombi. Sot e kesaj dite reliket e kesaj kohe dhe mendesie verehen kudo, qe nga himni i shtetit e deri te stemat e ndryshme apo emrat e shkollave, spitaleve, rrugeve etj. Lufta e riaktualizoi nevojen e marreveshjes historike. Ne keto bisedime qe filluan ne Oher shqiptaret startuan me pozicione inkluzive evro-perendimore. Kerkohej qe karakteri multienik i shoqerise maqedonase te pasqyrohet ne rregullimin shteteror, pra kerkoheshin te drejta dhe jo territore. Pala maqedonanse mbante pozicion agresiv ekskluzivist, duke refuzuar kerkesen per pasqyrim optimal te diversitetit objektiv te shoqerise ne konceptin e shtetit. Ata gjithnje synonin te zvogelonin te drejtat e shqiptareve, nderkaq shqiptaret aspak nuk nderhynin ne te drejtat e tyre, te imagjinuara apo reale, sic bejne sot e gjithe diten greket, serbet dhe bullgaret. Fundi i kesaj odiseade ne Oher ishte Marreveshja-kornize e Ohrit, ku shqiptaret fituan gjysmen e asaj cfare kerkonin. Ndonese ata ne planin ushtarak mund te fitonin shume me teper, megjithate ne planin politik, te dedikuar qe te mos vijne ndesh percaktimeve evro-perendimore, e pranuan kompromisin: e nenshkruam Marreveshjen e Ohrit, me shprese ne implemetimin e plote te saj, duke pritur transformime te prekshme ne shoqeri.
Kjo mendesi refraktare maqedonase per ndertimin e perbashket te kodit te unitetit te ri shfaqet ne trajta edhe me tinzare gjate implementimit te Marreveshjes se Ohrit. Shmangiet jane ne te tri segmentet mbi te cilat u arrit paqja:
- ne perdorimin e gjuhes shqipe, u shfaqen tendenca per nderrimin fyes te frymes se Marreveshjes se Ohrit, ku gjuha shqipe trajtohet si gjuhe zyrtare;
- ne perfaqesimin adekuat te shqiptareve ne administraten shteterore, ku jo vetem qe nuk shihet progresi, por shfaqen shenja alarmante te regresit dhe - ne mosrespektimin e ligjit per amnisti.
Periudha e pas-Ohrit ne thelb i godet themelet e marreveshjes mbi te cilat u arrit paqja, akordi per rrenimin e kodeve ngaterrestare etnocentrike dhe ndertimin e kodeve te reja qe do te duhej ta pershpejtonin procesin e krijimit te kohezionit te ri ne shoqerine konfliktuale. Faktet jane te shumta, qe deshmojne ne menyre te qarte dhe pa dilema se ketu as per se afermi nuk tregohet gatishmeria per nderrim te konceptit te shtetit dhe te situates.
Faktori nderkombetar nga ana tjeter nuk brengoset nga kjo gjendje, per shkak se mendon se koha do t'i zgjidh keto dilema, por dhe per nje aspekt tjeter, mbase per neve eshte me serioz: ata nuk deshirojne te lejojne qe te perhapen bindjet se me lufte mund te arrihen te drejtat. Prandaj, ata tolerojne nje tendence te denimit te bute te aspiratave te shqiptareve qe synojne me keto forma t'i realizojne te drejtat e tyre. Me nje fjale, gjendemi ne fazen e dekurajimit te aspiratave te padurueshme te shqiptaret.
Aktualisht ne skene konfrontohen tri tendenca:
-refuzimi maqedonas qe te pranoje idene e ndertimit te shtetit real multietnik, por kete e zevendesojne me nje ide retorike per krijim te shoqerise multietnike, qe ne esence nuk eshte kurrfare oferte. Ata synojne t'i mashtrojne shqiptaret, si zakonisht me kategorine e te drejtave te pashfrytezueshme. Mendesia refraktare maqedonase ndahet ne dy blloqe: ne ata qe mendojne se bashkejetesa eshte e pamundshme, prandaj duhet te ndahemi (projekti Georgievski) dhe ne ata qe mendojne se ende nuk jane shpenzuar mundesite per mashtrim te shqiptareve, prandaj duhet te bashkejetojme se kemi llogari (projekti Cervenkovski). Pervoja e Georgievskit u krijua me PDSH-ne, ku ai u bind se s'ka mundesi per mashtrime te dobishme, nderkaq Cervenkovski ka tjeter pervoje;
-refuzimi i faktorit nderkombetar perendimor qe te inkurajojne ekstremizma te ndryshem ne vije te shquarjes se te drejtave, qofshin ato edhe te natyrshme;
-refuzimi i shqiptareve, kudo qe jane te pajtohen me ofertat aktuale.
Forma me ekstreme e ketij refuzimi eshte shfaqja e AKSH-se ne skene.
Shqiptaret gjenden para nje dileme historike, te pranojne ofertat e mefshta, te reduktuara deri ne fyerje nga pala maqedonase dhe ne emer te moskonfrontimit me faktorin nderkombetar te kerkojne zgjidhjen ne nje proces te gjate historik. Ky orientim duhet te perballet me rrezikun qe buron nga pamundesia objektive e kontrollimit te procesit historik ku mund te shfaqen konstelacione te disfavorshme gjeostrategjike dhe gjeopolitike per ta.
Zgjidhja tjeter eshte kundershtimi i vetedijshem, i organizuar, sistematik dhe gjitheperfshires, ne fillim ideor, pastaj politik, ekonomik dhe pse jo ushtarak, po qe se rrezikohet substanca kombetare. Keto fjale tingellojne ashper, por duhet te mos harrojme se njehere ishim ne gremine dhe se i ashtuquajturi Korpusi i V-te ushtarak i Prishtines i ushtrise serbe ende funksionon dhe eshte i stacionuar perreth Kosoves. Nuk do mend se ne Serbi dhe ne Maqedoni keto projekte pergatiten dhe presin momentin e volitshem se kur do te aktivizohen.
Faktori politik shqiptar, e mbi te gjitha elita shqiptare, duhet te heqe dore nga retorika gudulitese, vardisese dhe te ballafaqohet me problemet qe vijojne:
1- Statusi i Kosoves nuk eshte zgjidhur ende;
2- Serbet nuk pranojne te integrohen ne Kosove dhe shfaqin shenja te hapura qe duan serish ta gllaberojne Kosoven ose te ndajne nje pjese te konsiderueshme te saj. Duhet theksuar se serbet e Kosoves, edhe pse gezojne me shume te drejta se shqiptaret ne Maqedoni, ata megjithate nuk kenaqen me te drejtat qe u ofrohen, por kerkojne territore;
3- Maqedonasit refuzojne ne trajta te ndryshme te ndertojne shtet multietnik, prandaj nuk realizohen marreveshjet, edhe pse shqiptaret u pajtuan me kompromise te disfavorshme per ta.
4- Ne te gjitha zonat konfliktuale te Jugosllavise shfaqen veshtiresi te medha ne krijimin e kohezionit te ri, keshtu qe tendencat per krijim te shteteve etnike jane me te fuqishme se ato per krijim te shteteve multietnike. Faktori nderkombetar qe nuk arriti ta shpetoje Jugosllavine imponon idene e krijimit te mini-Jugosllavive qe po ashtu lengojne nga i njejti sindrom: pengesa te paperballueshme ne krijim te kohezionit te ri;
5- Faktori nderkombetar duke mos perkrahur ekstremizmat ofron nje proces te gjate ne te cilin mund te realizohen keto aspirata. Ne kete pike duhet theksuar se oferta e procesit ka te beje vetem me aspiratat e shqiptareve meqe te tjeret, ne menyre imediate i fituan te drejtat per shtete te mevetesishme, ose te drejta te tjera, si serbet e Kosoves, bie fjala.
Nese ne do te pajtohemi me procesin qe na ofrohet, fundin e te cilit nuk e kontrollojme vete, kete duhet ta bejme me vetedije, me perkushtim, per ta kontrolluar procesin politik brenda korpusit shqiptar qe te mos ndeshemi ore e cast me refuzimin dhe kritikat e faktorit nderkombetar. Kete nuk mund ta bejme parcialisht, ngaqe shpeshhere interesat parciale mund t'i rrezikojne ato te pergjithshmet. Aktualisht kete nuk e bejme, prandaj shfaqen formacione te ndryshe ushtarake, qe apatizmin e elites politike dhe intelektuale e kompensojne me vitalitetin proverbial te vegjelise. Eshte e qarte qe ne Maqedoni konfrontohen dy lloj tendencash imperative.
Se pari ajo e faktorit nderkombetar perendimor qe u kundervihet ekstremizmave dhe mbeshtet projekte inkluzive per shoqerite, pra ato multietnike dhe tendences historike qe ne vazhdimesi, per shkak te veshtiresive objektive ne krijimin e kohezionit te brendshem ne keto shoqeri heterogjene i shkermoqi keto formacione, duke afirmuar funksionalitetin dhe vitalitetin e shteteve etnike. Keto tendenca imperative, e para politike dhe e dyta inherente historike jane te fuqishme. Shtetet multietnike qe dolen nga konfliktet do te funksionojne si te tilla nese do te arrijne te riperkufizojne ndershmerisht kontraten e bashkejeteses se tyre. Nese kete nuk do ta bejne, atehere do te aktivizohet tendenca e pandalshme historike qe krijon formacione shoqerore me te natyrshme, me pragmatike dhe me pak te kushtueshme: shtetet etnike. Kembanat ne Maqedoni filluan te bien. Keta zera, keto procese nuk ndalen me sanatizime te ndersjella, por me angazhime te plota ne ndertimin e formacioneve reale multietnike shoqerore ose me konstatimin e deshtimit te ketyre projekteve. Ne Maqedoni, por dhe ne Bosnje, shfaqen shenja alarmante qe tregojne se keto projekte nuk kane perspektive. Ne me perkushtim u angazhuam ne projektin multietnik. Tash, te pakten si xhentelmene, duhet te kuptojme se jemi te refuzuar.
Krijoni Kontakt