Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Konkurenca, Tani Mbrohet Me Ligj

    KONKURENCA, TANI MBROHET ME LIGJ

    Eglantina Nasi

    Qeveria vendos qe ne tregje te mos kete me monopole, por konkurence. Keshtu operojne tregjet e Bashkimit Evropian, dhe ky eshte nje nder kushtet e stabilizim-asociimit. Por behet fjale vetem per miratimin e project-ligjit nga ana e Keshillit te Ministrave, dhe jo aplikimit te menjehershem te tij. Qellimi i tij, eshte realizimi i konkurences me ane te rregullave per funksionimin e ndermarrjeve, institucioneve pergjegjese per mbrojtjen e konkurences dhe pergjegjesite e tyre. Perafrimi i legjislacionit te konkurrences me ate evropian, perben nje nga kushtet kryesore te hapjes se negociatave per procesin e Stabilizim-Asocimit. Nje nga kapitujt me te rendesishem te kesaj marreveshje eshte kapitulli i konkurences, ku ne radhe te pare kerkohet perafrimi i legjislacioneve. Gjate takimit te fundit qe paten me palen shqiptare, ekspertet e grupit Task-Force lane si detyre paresore miratimin e ketij projektligji. Ata pohuan se "Shqiperia ka nje terren te pershtatshem per lulezimin e praktikave monopoliste qe rrjedh nga praktikat antikonkurruese te subjekteve qe operojne ne treg". Per ekspertet e grupit Task-Force, projektligji "Per mbrojtjen e konkurrences" duhet te konsiderohet si nje nga ligjet baze ne sistemin ekonomik liberal. Projektligji ka kaluar procesin e shqyrtimit ne 50 institucione te ndryshme, te lidhura ne m-nyre te drejtperdrejte ose jo, me ceshtjet e konkurences.


    ...................
    ...................

    Ky eshte nje artikull i marre nga "koha jone"
    Me terhoqi vemendjen dicka. Ja sec shkruan ky gazetari i kohes jone...

    ". Per ekspertet e grupit Task-Force, projektligji "Per mbrojtjen e konkurrences" duhet te konsiderohet si nje nga ligjet baze ne sistemin ekonomik liberal.

    Nuk e kuptoj se si mund te jete nje sistem skonomik liberal kur aty fut hundet shteti per rregullime?!
    Si nje qeveri sociale mund te perdori nje sistem liberal?!
    Tjeter Si mund te quhet nje sistem liberal kur aty nuk behet fjale fare per uljen e taksave?!

    Gazetaret e sotem kane arritur kulmin e SKANDALITETIT.

  2. #2
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Liberal nuk do te thote anarki.
    Shteti duhet te "fute hundet" qe c'ke me te. Shteti nuk ben rregullime, por nderhyn me ane te ligjeve per te ruajtur ekuilibrin dhe konkurencen e lire. Ai nuk duhet te lejoje qe vetem nje kompani te kontrolloje tregun per nje prodhim apo sherbim te caktuar, se dihen pasojat.
    Nga ana tjeter ligji per konkurrencen, nuk ka te beje me taksat. Ma merr mendja se duhet te kete ligj tjeter mbi sistemin e taksave ne Shqiperi
    Megjithese e gjitha kjo qe po flasim eshte dicka ne teori, se ne praktike ndodh ndryshe, ashtu si me shumicen e ligjeve shqiptare, qe ekzistojne ne leter dhe qe nuk zbatohen ne praktike.
    I paskan nderruar emrin ligjit tani. Me perpara quhej "Antimonopol" tani quhet "I konkurrences".
    .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Nuk e dij se sa ky ligj do te funksionoje ne Shqiperi tani per tani. Edhe une e kam njeohur te jete ligji kunder monopilit sepse konkurrenca sjell gjithnje zhvillim ekonomik nese ajo eshte e kontrolluar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    EEEEEE kush e kontrollon kete , " Ky eshte ligji e une jam Maliqi"

  5. #5
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sistem liberal nuk do te thote anarki, por qe shteti te lejoje te vendosi tregu ose me mire kerkesa. Kur shteti fut hundet ajo nuk mund te quhet "baze e ekonomise liberale".
    Kjo ishte nje vrejtje e imja kundrejt gazetarit.

    Ndersa per qeverine kisha rezervat e mija ne momentin ku flitet se nje qeveri socialiste (sic eshte ajo jona) qe ka ndermend te qeverisi me ekonomi liberale.(?!)
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Re: Konkurenca, Tani Mbrohet Me Ligj

    Postuar mė parė nga mariglennora
    Nuk e kuptoj se si mund te jete nje sistem skonomik liberal kur aty fut hundet shteti per rregullime?!
    Si nje qeveri sociale mund te perdori nje sistem liberal?!
    Tjeter Si mund te quhet nje sistem liberal kur aty nuk behet fjale fare per uljen e taksave?!

    Gazetaret e sotem kane arritur kulmin e SKANDALITETIT.
    Mariglennora, bie dakort me ju tek pyetja e pare.
    Per te dyten, qeverite perdorin c'fare do te punoje ose nga c'fare do perfitojne. E gjejnje gjithnje nje shfajesim.
    E treta, thjesht s'ka zgjidhje. Taksat jane te domosdoshme.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Taksat jane te domosdoshme, por ekonomia liberale perdoret per nje arsye: shtytje te zhvillimit ekonomik, si dhe, liri ne treg. Nje treg ku taksat arrijne gjysmen e cmimit te produktit, nuk eshte treg i lire, packa se propagandohet si i tille.

    Shteti ka shume menyra te mbledhjes se te ardhurave buxhetore. Nuk jane vetem taksat mbi produkte apo mbi ekonomine e prodhimti per shembull, por doganat, taksat mbi te ardhurat, taksat mbi pronen etj.

    Nje shtet i ka disa faza te ndryshme te realizimit te te hyrave buxhetore. Ka fazen e planifikuar, fazen reale, dhe fazen e aplikuar. Faza e planifikuar paraqet ate qe shteti apo qeveria planifikon te mbledhi nga taksat, faza reale paraqet mbledhjet reale, qe dergojne tek faza e trete, ajo e aplikuar. Aplikuar, ne kuptimin, aplikimi i politikave monetare dhe taksave qe i pershtaten emergjences dhe nevojave buxhetore per nje vit fiskal.

    Konkurenca por edhe pamundesia e shtetit te jete pronare e ndonje kompanie apo nderrmarrjeje duhet te mbrohet me ligj. Kur shteti ve monopolin, ai shtet, eshte i destinuar te zvarritet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Para disa ditesh.. nje tregetar fierak u vra ne qender te Tiranes, si rezultat i konkurences, kurse sot degjuam se nje tjeter biznesmen korcar u gjet i vrare ne nje hotel kinez...

    kete "konkurence" te mbroje qeveria.. se shqiptaret ne kete pike kane ngelur akoma ne epoken e gurit...
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  9. #9
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Mjer kush punon dhe prodhon artikuj qe jane monopol te politikaneve apo sherbetoret e tyre,se te bejne te flasesh me vehte dhe te detyrojne te mbyllesh ndermarjen.Sapo kam kaluar nje kontroll te imet nga istitucionet e shtetit,tatim taksat. ne vend qe te shkojne tek vellai i nje deputeti qe i fut raftet me kile,vijne dhe na bejne neve analize kosto(si ne kohen e Enverit). Jam gjobitur vazhdimisht ne vend qe te lavderohem per punen qe kam bere deri tani duke punesuar 25 vete.dhe kam zhvilluar traditen shqiptare te artizanatit.Per mendimin tim te gjitha ligjet behen per te forcuar pozitat e ligjvenesave(deputeteve).Ata ligje qe behen gjoja per ne ,ngelin vetem ne leter.

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ke te drejte! Ato ligje ngelin vetem ne leter.

    Eshte pune qe kush ka me shume leke qe te influencosh gjerat sipas menyres qe do.

    Mjere ata qe punojne me kredi nga banka, them une.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi mbrohet e forcohet duke mbėshtetur nacionalistėt
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 18:55
  2. Konkurenca televizive, politika dhe klanet
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 20:26
  3. Konkurenca e Azise Qendrore:
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 07:11
  4. VB konkurenca ne DB
    Nga Mr_Johns nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2004, 20:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •