Gjatė operacionit Parajsa, u arrestuan 57 anėtarė tė organizatės mafioze shqiptaro-italiane, sė cilės i janė kapur nė total 2000 kg drogė
Policia fqinje pretendon se i ka shpėtuar vetėm ish-diplomati Drini Bello dhe krahu i djathtė i bosit tė Sacra Corona Unita, Paquale Orlando
Itali, 114 akuza, 59 anėtarėve tė organizatės italo-shqiptare
Ened Janina
Banda italo-shqiptare e trafikut tė drogės nė Brindizi ėshtė shkatėrruar krejtėsisht. Nga 59 anėtarė tė bandės 57 tashmė ndodhen nė prangat e policisė ndėrsa dy tė tjerė kanė mundur qė tė largohen. Dy tė larguarit janė ish-funksionari i ambasadės shqiptare nė Romė, Drini Bello, ose njė person me pasaportėn e tij, dhe Pasquale Orlando, krahu i djathtė i bosit tė Sacra Corona Unita nė zonėn e Brindizit, Vito Di Emidio. Shqiptari Bello nuk ėshtė arrestuar nga policia italiane sepse gėzon ende imunitet diplomatik dhe prej mė shumė se njė viti ai ėshtė rikthyer nė Shqipėri. Sipas burimeve tė policisė vendase, Bello mbrohet nga konventa e Vienės e 24 prillit tė vitit 1963 qė parashikon marrėdhėniet konsullore dhe diplomatike ndėrmjet shteteve. Nė rast se nuk do tė ekzistonte kjo koventė ne do ti kėrkonim autoriteteve shqiptare arrestimin e tij. Dyshohet se ai ka qenė njeriu i shėrbimit sekret shqiptar nė ambasadėn nė Romė,- deklarojnė zyrtarėt e policisė italiane. Ndėrkohė, pėrsoni tjetėr qė i ka shpėtuar arrestimit, italiani Pasquale Orlando, ėshtė njė nga vrasėsit mė gjakėsorė tė organizatės. Tashmė policia dhe prokuroria italiane ka ngritur akuzat pėr tė gjithė anėtarėt e organizatės italo- shqiptare. Nė total 59 tė akuzuarit duhet tė pėrgjigjen pėr 114 akuza duke filluar nga krijimi dhe organizimi i organizatės mafioze e deri tek ato mė tė thjeshtat. Hetimi pėr kėtė organizatė gjigante ka filluar qė mė 19 gusht tė vitit 2000, nė zonėn e Casalabates. Nė atė kohė u kapėn njė ton drogė dhe u arrestuan katėr trafikantėt shqiptarė. Pas tyre nė prangat e policisė ranė edhe Marcello Gionfalo, 26 vjeē, Luigi D'Errico, 46 vjeē; Vincenzo Molfetta, 27 vjeē; Franco Di Mastrodonato, 29 vjeē; Maria Carmela Convertini, 42 vjeē; Michele De Leonardis, 49 vjeē dhe shqiptari nga Vlora, Eduard Gaēe. Nuk kaloi shumė kohė dhe nė prangat e policisė ranė edhe gjashtė shqiptarė tė tjerė. Deri nė 24 prill tė kėtij viti policia italiane kishte arrestuar dalėngadalė pjesėn mė tė madhe tė anėtarėve tė organizatės kriminale. Nė kėtė datė ishte shėnuar edhe mbyllja e hetimeve pėr dosjen e trafikut tė drogės nė zonėn e Brindizit. Qė nga kjo datė anėtarėt e tjerė tė organizatės kishin rėnė nė qetėsi. Ata kishin kujtuar se policia nuk kishte arritur qė ti zbulonte dot. Qetėsia e tyre zgjati deri para dy ditėsh kur uniformat blu italiane organizuan operacionin Paradise ku kryen edhe arrestimet e tjera. Gjatė gjithė kėsaj kohe policia ka pėrgjuar telefonat celularė tė tė gjithė anėtarėve tė organizatės. Nga pėrgjimet e policisė ka dalė nė skenė edhe emri i Drini Bellos. Ajo ka dokumentuar edhe tė gjitha rastet kur kjo organizatė ka trafikuar drogė nga Shqipėria nė Itali. Sipas materialeve qė ndodhen nė dosjen hetimore tė Prokurorisė sė Leēes, droga ka zbarkuar nė Itali pėr herė tė parė mė 19 gusht tė vitit 2000, nė zonėn e Casalabates. Rastet e tjera janė 18 nėntor tė vitit 2001nė zonėn e Andranos; mė 20 shkurt tė vitit 2002 nė Cerano; mė 22 dhe 25 shkurt tė vitit 2002 nė Otranto dhe nė Frigole; mė 10 prill 2002 nė Cerano; 17 prill 2002 nė Apani; 19 dhe 24 prill 2002 pėrsėri nė Cerano. Nė tė gjithė kėto zbarkime janė bllokuar nė total rreth dy mijė kilogram drogė, 20 klandestinė, dy gomone si dhe janė arrestuar shtatė trafikantė droge dhe katėr korrierė me makinė. Sipas policisė, dyshohet qė tė ketė pasur edhe zbarkime tė tjera por vetėm kėto janė zbuluar. Madje nė njė rast skafistėt janė detyruar nga kreu i organizatės, bosi i Sacra Corona Unitas nė zonėn e Brindizit, qė tė transportonin nė drejtim tė Shqipėrisė njė italian tė shpallur nė kėrkim nga policia.
Sipas materialeve tė policisė italiane, fillimisht gjithēka kontrollohej nga bosi i Sacra Corona Unitas nė zonėn e Brindizit, Vito Di Emidio, i cili pas arrestimit u kthye nė njė informator tė policisė. Gjatė kohės sė mbretėrimit tė tij, banda italo- shqiptare, kishte kryer njė numėr tepėr tė madh veprash penale. Ata kishin vjedhur me forcė njė numėr tė madh tregtarėsh vendas. Vjedhjet kryheshin zakonisht natėn, duke thyer dyqanet me leva hekuri ose me armė dhe flakė oksigjeni, kur ato ishin tė blinduara. Pas arrestimeve tė dy ditėve mė parė, policia ka sekuestruar edhe makinėn me tė cilėn kryheshin vjedhjet, njė Alfa Romeo 164 me ngjyrė tė zezė. Ndėrkohė, policia italiane ka konfirmuar faktin se ėshtė ndaluar dhe 24- vjeēari Erion Bello nga Vlora, student nė Romė pėr jurisprudencė, i cili mėsohet se ėshtė vėllai i ish-diplomatit Drini Bello.
ZBARKIMI I DROGĖS
19 gusht 2000, nė Casalabate
18 nėntor tė vitit 2001 nė Andrano
20 shkurt tė vitit 2002 nė Cerano
22 dhe 25 shkurt tė vitit 2002 nė Otranto dhe nė Frigole
10 prill 2002 nė Cerano
17 prill 2002 nė Apani
19 dhe 24 prill 2002 pėrsėri nė Cerano
REZULTATI
Policia ka bllokuar rreth 2 mijė kilogram drogė,
Janė kapur 20 klandestinė,
Janė sekuestruar 2 gomone
Janė arrestuar 7 trafikantė droge
Si dhe janė kapur katėr korrierė me makinė
Krijoni Kontakt