Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 82

Tema: Qėllime

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Qėllime

    Asnjehere nuk kam arritur te shpegoj parashikueshmerine e disa situatave te cilat te habisin me perpikmerine ne te cilen zhvillohen. Im ate thote se gjithcka ndodh ne kete bote ndodh per nje arsye te mire, e une mendoj se ai ka te drejte. Nuk eshte aspak e veshtire te gjesh dicka te mire ne te perditshmen, mjafton te impenjohesh pak. Qekur kam filluar te shoh anen pozitive te gjerave, mendoj se edhe vete jam bere njeri me i miri. I mire deri ne kocke sic thote Luiza, nje grua plake qe jeton ne te njejten shkalle me mua, kuptohet per nje arsye te mire te cilen une nuk jam perpjekur ta gjej deri me sot.
    Sa interesante do te ishte sikur njerzit ti bashkangjitnin gjithckaje qe ndodhte nje arsye ne varesi te asaj qe ata ishin a benin. Sikur kjo te ishte e vertete atehere per nje klloun gjithcka qe ndodhe, ndodhe per te qene qesharake. Une meqense nuk jam klloun nuk e kam aftesine per te pare qesharaken le te themi tek nje kastravec qe rritet, apo tek dy turtuj qe puthen, por jam i sigurte se nese do te pyesnit nje klloun ai do tju kishte thene qindra gjera qesharake, e tju kishte bere te shkriheshit gazit.
    Luiza gjithmone e me shume flet me fraza filmash, aq sa une tashme e di sec do thote pa e hapur gojen fare. Kur psh dy fqinjet tane zihen e bertasin me te madhe, Luiza do te vendosi duart ne mes, do te ngrere koken lart, e me qendrimin e nje kauboji do te thote me nje ze te cilin e ben te cjerr me qellim qe ti ngjaj sa me shume personazhit qe ka nder mend "Ej gringo, ky eshte topi me i madh i mu,tit qe me kane pare syte" e pastaj perseri me ate te ecuren prej te forti do te me afrohet e do te me godas ne supe per te me thene me te njejtin ze te cjerre "le te shkojme e te lagim gurrmazin me nga nje birre". Ok Klint i them une per humor, ndersa ajo hyn ne shtepine e saj me ate te ecuren qesharake qe e ben te duket sikur i ka shpetuar ne poture.
    Qellon te pyes veten se kush eshte arsyeja qe Luiza flet me sentenca filmash, por nuk kam mundur ta gjej pergjigjen. Im ate ka gjithmone nje pergjigjeper situata te tilla. Njehere kur une ia ktheva se nganjehere gjerat ndodhnin pa asnje arsye ai rrudhi vetullat dhe mu pergjigj "Fakti qe ti nuk e shikon Marsin nuk do te thote qe ai nuk ekziston" . Nuk fola, edhe pse zakonisht do te kisha gjetur ndonje klishe per te thene edhe une dicka. Ky njeri per nje qellim qe eshte krejt i panjohur per mua beson se gjithcka ndodh per nje qellim te caktuar, e une per nje tjeter qellim nuk e merrja mundimin ta bindja ne te kunderten.
    Sa e ndihmon njeriun fakti i njohjes se arsyes se ndodhjes se gjerave??? Nuk mund ti pergjigjesha kesaj pyetjeje, por mund te thosha se do te ndihesha shume me mire po te dija arsyen qe e shtyu Megin te me linte.
    Une nuk shikoja asnje qellim te mire kundrejt meje ne ikjen e saj, por ne fund te fundit ne det ka peshq edhe pse ne nuk i shohim ata.
    Pastaj ajo mund te kishte pasur nje fund tragjik po te kishte ndenjur me mua, ose edhe mund te mos kishte qene e lumtur, kush mund ta dinte. Bile edhe po ti kisha kerkuar qe ajo te vinte me mua ne Kube, ajo perseri nuk do te kishte pranuar. Cfare do te kishte thene Luiza per nje situate te tille???
    Mbase ajo do te kishte beshtyre ne te majte e do te kishte share "Bushtra qe e shker,dhefshin 100 djaje te terbuar iku e me la" pastaj do te kishte peshtyre perseri, dhe duke njomur me peshtyme baluket do te ike duke vershellyer.


    Vazh

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nuk besoj se eshte e pa-qellimshme, apo thjesht koicidence fakti qe te gjithe grate me emrin Meriman qe une njoh kane nga nje nishan ne faqe. Nuk ka se is te jete koecidence!!
    Kur ja thashe sime meje kete fakt, ajo me pa e habitur, dhe pastaj qeshi ne nje menyre te frikshme.
    "O zot ky njeri nuk eshte fare ne terezi" tha ajo dhe iku duke tundur koken. Kishte raste qe edhe vete mendoj se mund te beja dicka me te mire se te shikoja nishanet e grave, apo ta kaloja diten ne berberanen e Ligorit, e vetme berberane e qytezes sone. Atje mblidheshin te gjithe burrat te rinjte dhe nuk benin gje tjeter vec flisnin per historite qe edhe pse i kisha degjuar qindra here, perseri mund te gjeje dicka te re ne to.
    Ligori gjithmone kishte deshire te tregonte historine e xhaxhait te tij i cili kishte qethuar e rruar nje here mbretin e Spanjes. Ai do ta sillte muhabetin rrotull e rrotull e do tia nxirrte koken pikerisht tek mbreti i Spanjes. Sigurisht edhe kjo duhet te kete ndodhur per ndonje qellim te mire!
    Qe prej asaj kohe Ligori e kishte quajtur berberhanen me emrin "Huan Carlos" per nder te mbretit spanjoll. Jabanxhinjte mendonin se ajo ne fakt mund te ishte ndonje restorant tradicional spanjoll, a ndonje PUB, por nuk mund tu shkonte aspak ndermend qe ajo te ishte nje berberhane.
    Pastaj per nje qytet aq te vogel sa ky i yni nuk do te kishte pasur kuptim te kishte me shume se nje pub. Pubi i Kipit ishte mese i mjaftueshem, e per me teper nese hyje aty nuk mund te ndiheshe rehat ne asnje pub tjeter kudo ne bote.
    Kipi, pronari i pubit bente edhe baristin.
    Ai nuk ishte si te gjithe baristat e tjere, ai ishte nje psikolog ne kuptimin e tij. Kur e pyesja se si mund tia kalonte kaq mire me te gjithe klientet pavarsisht se kush mund te ishin ata, ai mu purgjigj.
    "Eshte fare e thjesht, per te kuptuar klientet bir. Pija qe zgjedhin, cigaret, cakmaku, veshja, menyra se si hyjne ne lokal, muzika qe u pelqen, vendi qe ulen, gjithcka do te thote per shume per nje barmen te mire"!
    Vazh

  3. #3
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Bravo!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Kipi mund ti kuptonte te gjithe, mund te lexonte mes syve te tyre, mund te deshifronte cdo levizje te klienteve, mund te komentonte cdo rrekellime te vrrullshme gotash, mund te nuhaste trishtimin e tyre nga tymi i paketes qe pinin, njesoj sikur po lexonte nje liber. E kisha zili per kete Kipin, dhe e urreja njekohesisht aftesine e tij per te vrare intimitetin e te tjereve, por atij aq i bente. Mjaftonte qe te ti pije vetem nje pije ne Pub-in e tij dhe ai mund te te thoshte se si ndiheshe, apo se cfare halli kishe. Atij thjesht nuk mund ti shpetonte puthuajse azgje, them pothuajse , sepse ai nuk mund te kuptonte kllounet. Ata ishin te vetmit njerez te cilet ai nuk mund ti lexonte. "Te jesh klloun eshte cmenduri, e te jesh klloun i cmendur eshte fat "thoshte Kipi kthente me fund nje gote raki dellinje, dhe heshtete. Une nuk e dija se pse thoshte gjithmone keshtu, por sigurisht ai e bente kete per nje qellim te mire. Qekur e shoqja e kishte lene per te shkuar pas nje kllouni ai kurre nuk kishte pranuar te linte kllounet te paguanin. U jepte per te pire aq sa donin, dhe kur ata beheshin gati per te paguar, ai thjesht mbushte nje gote me raki dellinje e kthente me fund dhe thoshte me nje qetesi te admirueshme "jane te paguara".
    E shoqja kishte qene grua e forte, dhe kohe me pare kur Kipi kishte zene shtratin nga nje semundje e rende ajo e kishte mbajtur Pub-in hapur dhe kishte punuar si mashkull. Ishin te shumte ata qe thoshin se Kipi do te vdiste, por ajo nuk e dha veten, i sherbeu atij me perkushtim, dhe punoi si skllave per ta mbajtur biznesin hapur. Kur Kipi u be mire dhe iu kthye punes, pikerisht atehere kur ata i kishin treguar botes se sa njerez te forte ata ishin , ndodhi ajo qe ndodhi. Kllouni erdhi ne Pub nje te diele ne mbremje. Ishte i ri, me sy te medhenj, e me floke te dendur. Leshoi torben perpara banakut, porositi nje dopio rum, dhe teksa filloi ta pinte me gllenjka te vogla sikur te ishte zonjushi i kerkoi kipit nje cigare.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Gabimet ortografike, pjelle e padurimit dhe perteses per te lexuar ate qe kisha shkruar

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Djali ishte i fuqishem si dem, i bukur si femer, pinte rum si zonjushe, dhe nuk mbante cigare, e per me teper ishte nje klloun. Fakti qe nuk mbante cigare edhe pse e pinte ate, te bente te mendoje se ishte njeri i paqendrueshem, pa karakter, mendoi per nje sekonde Kipi, por duke e ditur qe ai ishte klloun nuk donte te merrte persiper rrezikun e analizave. Keshtu qe u mjaftua me kaq, ndersa ai i heshtur i hodhi me teper se nje veshtrim te paqellimshem salles.Pastaj Kipi beri ate qe bente me cdo klient te ri qe vinte ne tavernen e tij. I ofroi te sapoardhurit nje gote raki dellinje, por per cudi Klouni e refuzoi.
    Une nuk pi alkol tha kllouni, dhe ktheu perseri qetesisht goten e rumit.
    Kjo nuk e habiti Kipin.
    Ne fund te fundit ai ishte nje klloun, e prej tij mund te prisje gjithcka.
    Pastaj askush nuk kujton azgje, bile as Kipi nuk do te kujtoi se si rrodhi ajo nate. Mengjesii dites tjeter nuk ishte dhe aq i zakonshem. Luiza ishte e para qe e mori vesh se ate e kishte braktisur e shoqja, dhe nuk nguroi te thoshte shprehjen e rradhes qe nje dreq e di se nga c'filem e kishte marre.
    Im ate nuk beri asnje koment mbi kete ngjarje, e as une nuk pata guximin ta ngacmoja ne lidhje me ate teorine e tij mbi qellimet.
    Gjithsesi une mendova se Kipi nuk kishte vdekur per te pare te shoqen ta braktiste. Te gjithe kishin menduar se ai do te vdiste, por askujt nuk i kishte shkuar nder mend se e shoqja do te kishte ikur pas nje kllouni per te lene gjithcka kishte ngritur ne jeten e saj.
    Pastaj gjithmone ka nje liste te gjate arsyesh qe na shtyjne te bejme gjera qe ne me te shumten e rasteve na duken te pa-qellimshme, por qe e verteta eshte krejt e ndryshme.
    Kipi e hapi barin edhe ate dite kur e shoqja e la.
    I dukej sikur do te kishte humbur gjithcka nese nuk do te kishte hapur barin. Aty erdhen te gjithe klientet e perhershem, bile aty pas mesnate gjerat u kthyen ne normalitet te plote sa pati nga ata qe e kishin harruar ate qe kishte ndodhur. Edhe ligori beri cberi gjeti nje moment te pershtatshem per ta permendur ate historine e Mbretit te Spanjes.


    vazh

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ajo qe me ka cuditur gjithmone eshte menyra se si kthehen tek une te humburat.
    Pikerisht atehere kur une mendoj se jam cliruar nga pesha e ndonje kujtimi qe cmendurisht me ka renduar pikerisht atehere do te ndodhe dicka jo e zakonshme per te ma rikujtuar ate.

    Mozi bente be e rrufe se ja kishte shitur shpirtin djallit per nje monedhe te vjeter qe i ati padrejtesisht ja kishte sekuestruar per tia shtuar koleksionit te tij. Kjo nuk me habiti fare.
    Ishin te paket ata njerez te cilet vazhdonin ende te kishin aftesine per te me habitur.
    Mozi nuk e kishte patur asnjehere kete aftesi, bile as i jati me ate koleksion pa-fund monedhash nuk ja kishte dale te me habiste.
    Qellimisht qesha me deklaraten e Mozit, ndersa ai ne hall me kerkonte nje rrugdalje per ta ndihmuar te rimerrte shpirtin e tij.
    Nese dikush do te me kishte pyetur se kush ishte ndryshimi midis tij dhe nje foke deti, do ta kisha pasur te veshtire ti jepja nje pergjigje. Ai rrinte cdo dite ne barin e Kipit, pinte birre te ftohte, pir'dhte pa teklif ne sy te te pranishmeve, dhe kur ishte ne humor behej i bezdisshem me ato shakate e tij te pa-kripa.
    Doja ta ndihmoja Mozin, por duket se forca e kontrates se lidhur mes tij dhe diallit shkonte pertej cdo fuqie njereore, e per pasoj mua nuk me ngelej vec ta shikoja me keqardhje, e ta ngusheloja me nje got birre. Ai e pranoi birren, e piu me nje fryme, gromesiu, dhe me nguli syte e zinj, te vegjel, ssikur donte te me thoshte te lutem me ndihmo.
    Njehere me duket se e kisha takuar edhe une djallin.
    Nuk kishte azgje te jashtezakonshme ne pamjen e tij qe te bente te mendoje se ai ishte djalli, e megjithate pas asaj eksperience e cila nuk zgjati me shume se nje gjysem ore une besoj se e kam takuar diallin.
    Ndihesha tmerresisht i kthjellet, i afte per te pare gjerat deri ne thelb te ekzistences se tyre.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Qetesia me te cilen ai bente fjogo tabute dhe ia servirte ato ne menyren me te besueshme e me te pranueshme edhe moralistit me te cmendur, menyra se si i kerkonte gjerat, me nje lloj kembengulje imponuese qe shoqerohej nga nje buzeqeshje qe i mbulonte tere fytyren por qe nuk mund ti prekte as edhe nje grime shprehjen e syve, shkelqimi i atyre syve te cilet nuk mund ti kuptoje asnjehere se mbi c'objekt a fytyre ishin fokusuar,
    energjia me te cilen fliste, dhe heshtete, te qeshurat e pashkaka qe kalonin ne bucima konvulsime, arsyetimet e rrema te cilat ai i mbushte me fjale dhe shprehje te korrura kushedi se nga c'fushe imagjinate, e mbi te gjitha erresira qe rreflektonte qellimi i tij i huaj ,i panjohur, frike-ndielles, qe mistershem te shtynte ta injoroje e perqafoje me te njejten forca, me bene te besoja se ai, dhe vetem ai ishte djalli!
    Kuptohet qe Kipi do te kishte thene shume me shume se une per te, por une nuk kisha marre guximin ta pyesja. I vura qellim vetes ta harroja, dhe ashtu bera. Nuk e kisha cuar fare ne mend ate takim per nje kohe goxha te gjate, dhe mund te them se kisha arritur ta harroja, e nganjehere edhe ta konsideroja si dicka qe nuk kishte ndodhur kurre vecse brenda kokes sime, ne nje nga ato skutat e mistershme te trurit ku e pandergjegjshmja sajon krijesa te frikshme per te kenaqur tekat e saj, e per te goditur muret e trurit prej nga shkeputen suva enderrash te frikshme si kjo e imja.
    Por ja qe nje dite te bukur, pikerisht kur une besoja se e kisha vrare perfundimisht kete makth, Mozi vjen e me thote se ia
    kishte shitur shpirtin djallit, duke i dhene nje goditje elektrike kujteses sime, e duke me sjelle kaq qarte perpara syve fytyren e njeriut per te cilin une mendoja se ishte djalli.

  9. #9
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    vazhdon?
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    sigyrisht

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turizmi nė Shqipėri: 1 milion turistė nė sezonin veror tė 2012
    Nga Eglantina_A nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 24-09-2012, 16:17
  2. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 06:11
  3. Po shfrytėzohet procesi negociator pėr qėllime partiake?
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-07-2006, 04:24
  4. Perdorimi i psikiatrise per qellime politike ne Shqiperi
    Nga wittstar nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-08-2004, 11:34
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •