Trafikimi i njerėzve, veēanėrisht i femrave ėshtė problem, megjithatė kjo ėshtė hera e parė qė policia atje ka zbuluar njė bar qė pėrdorte fėmijė.


Policia nė Kosovė po heton njė rrjet tė pėrfshirė nė organizimin e seksit me tė mitur, pas bastisjes sė njė bari nė qytetin e Pejės.

Njė oficer i policisė sė Kombeve tė Bashkuara nga Pakistani ėshtė arrestuar bashkė me katėr persona tė tjerė nga Kosova dhe Mali i Zi.

Policia beson se tė pestė ata janė anėtarė tė njė rrjeti qė mendohet se ėshtė mė i madh.

Zyrtarė tė Kombeve tė Bashkuara thanės e pas bastisjes, disa fėmijė tė moshės 15 vjeē e poshtė, tani janė vendosur nė njė vend tė sigurtė.

Njė zėdhėnės i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė tha se arrestimet janė pjesė e njė hetimi qė po vazhdon.

Trafikimi i njerėzve, veēanėrisht i femrave, ėshtė problem nė gjithė rajonin e Ballkanit, pėrfshi kėtu dhe Kosovėn, megjithatė, kjo ėshtė hera e parė qė policia atje ka zbuluar njė bar qė pėrdorte fėmijė.

Mė parė nė Kosovė, policė ndėrkombėtarė nga Amerika dhe Rumania janė hetuar me dyshimin se kanė ndihmuar nė shitblerjen e femrave pėr prostitucion.

Por nė secilin rast, ata janė dėrguar nė vendin e tyre pa u pėrballur me ndonjė akuzė.

Botuar: E enjte, 12 qershor 2003 - 12:39 CET




"ca nuk te degjojne veshet, kemi shkuar aq poshte saqe shesim femije per copa dollari'